FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një album për zonjat e filmit shqiptar

2 posters

Shko poshtë

Një album për zonjat e filmit shqiptar Empty Një album për zonjat e filmit shqiptar

Mesazh nga ADMIN Thu Mar 19, 2009 4:24 am

Një album për zonjat e filmit shqiptar
Aktoret që bënë historinë e kinematografisë shqiptare, ato që krijuan personazhe që spikasin sot e kësaj dite, përfshihen në një album kinematografik
Oliverta Lila


Nga filmi i parë deri te më të fundit. Femrat që i dhanë jetë, zë dhe imazh kinematografisë shqiptare, renditen në faqet e një albumi fotografik. Është një udhëtim në kohë, në role dhe në njohjen e kontributeve që këto aktore kanë lënë pas. Gjen mes tyre Loken e "Tokës sonë", Donikën e "Skënderbeut", Nënë Pashakon e "Yjet e netëve të gjata", nënën e "Njeriut me top", Ollgën e "Zonjës nga qyteti", vajza te "Malet me blerim mbuluar", Marigonë e "Përrallë nga e kaluara"... Lista e personazheve vazhdon edhe më tej. Janë 54 aktore të moshave të ndryshme. Marie Logoreci, Besa Imami, Esma Agolli, Tinka Kurti, Marika Kallamata, Drita Pelingu, Violeta Manushi, Roza Anagnosti, Mimika Luca, Margarita Xhepa, Liza Vorfi, Pavlina Mani, Yllka Mujo, Rajmonda Bulku, Hajrie Rondo e deri tek aktoret e reja Ermela Teli, Luli Bitri, Eni Jani, për të përfunduar me Arta Dobroshin. I titulluar "Aktoret e filmit shqiptar", albumi është realizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Ishte menduar si një dhuratë për 8 Mars, në ditën e femrave, por për probleme të botimit nuk është arritur që promovimi të bëhej këtë ditë. Albumi do të prezantohet të premten, më datë 20 mars, në orën 11:00 në Teatrin Kombëtar, në një ceremoni ku do të jenë të ftuara vet aktoret (ato që ende janë në jetë) që kanë bërë historinë e kinematografisë për personazhet femërore. Një montazh me rolet protagoniste të tyre do të sjellë në kujtesë aktoret shqiptare. Albumi, i realizuar me fondin vjetor që i është vënë në dispozicion për botime AQSHF-së, është më tepër një kujtesë vizuale për rolet më të spikatura. Për secilën aktore janë shënuar vetëm pak rreshta biografi dhe filmat në të cilat ka interpretuar, të renditura sipas rendit kronologjik. Pjesa tjetër janë një apo dy foto të mëdha nga role të spikatura të tyre. Mes tyre ka edhe ndonjë fotografi që nuk është parë shpesh, për vet kufizimet e kohës. Të tilla janë fotot e Margarita Xhepës në filmin "Vitet e para" përkrah Sandër Prosit dhe regji të Kristaq Dhamos. Të gjitha janë nxjerrë nga Arkivi i Filmit. Është një album modest, qoftë në materialin jetëshkrimor apo atë fotografik. Sipas nëndrejtorit të AQSHF-së, Flori Slatina, ky botim, i cili do të gjejë shpërndarje të gjerë, synon më së shumti një edukim kinematografik të brezave të rinj. Sipas tij, ndodh shpesh që të rinjtë njohin emrin e aktoreve, pa mundur të bëjnë lidhjen e duhur me imazhin e tyre. "Është shënuar vetëm filmografia e tyre. Ne kemi botime të tjera që ofrojnë një njohje më të gjerë të kinematografisë, aktoreve dhe aktorëve shqiptarë. Ky album synon më shumë brezin e ri", shprehet Slatina. Përzgjedhja e aktoreve sipas Slatinës është bërë në bazë të vlerave dhe kontributeve dhe peshën që kanë pasur në kinematografinë shqiptare. Një pjesë e aktoreve, kryesisht ato të brezit më të hershëm, kanë edhe meritën kryesore në filmin shqiptar. Disa të tjera kanë pasur role të dyta, por me personazhe që kanë spikatur e kanë lënë gjurmë te publiku shqiptar. Në album, aktoret janë vendosur sipas një rendi kronologjik të viteve të shfaqjes së tyre në filma. Pas prezantimit, albumi "Aktoret e filmit shqiptar" do të shpërndahet falas nëpër shkolla dhe në aktivitete të tjera që Arkivi i Filmit organizon me nxënësit. Një pjesë e mirë do të shkojë edhe për Akademinë e Arteve në Tiranë. Ky është albumi i tretë që realizohet pas kontributit të pjesshëm të AQSHF-së në albumin për operatorët Ilia Terpini dhe Saim Kokona. Botimi për Kokonën, i njohur për xhirimet në një sërë filmash si "Beni ecën vet", "Apasionata", "Radiostacioni", etj., do të promovohet pas rreth një jave.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një album për zonjat e filmit shqiptar Empty Re: Një album për zonjat e filmit shqiptar

Mesazh nga arberia Thu Mar 19, 2009 7:23 am

Gje shume e bukur te ngresh ne piedestal keto artiste qe i kane dhene jete kinematografise shqiptare nder vite.
eshte nje brez artistesh te paarriteshme deri me sot ne Shqiperi.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi