BB: Projekti per bregdetin shqiptar, skandaloz
2 posters
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: KRYESORE
Faqja 1 e 1
BB: Projekti per bregdetin shqiptar, skandaloz
Drejtuesit me te larte te Bankes Boterore pranuan se jane bere gabime serioze lidhur me nje projekt per zhvillimin e nje zone bregdetare ne Shqiperi dhe thane se Banka po leviz me shpejtesi per te permiresuar procedurat dhe ndihmuar familjet ne fshatin Jale, shtepite e te cilave u prishen gjate zbatimit te projektit.
Ata thane se Banka nuk mund te lejoje qe kjo te ndodhe perseri. Ne nje komunikate per median, presidenti i Bankes Boterore, Robert Zoellick, tha se qe nga menaxhimi i projektit baze e deri te komunikimet me Bordin dhe me Grupin e Inspektimit, veprimet e Bankes me kete projekt kane qene skandaloze.
Bordi i Bankes shqyrtoi dje nje raport dhe plan veprimi pas hetimeve te ndermarra nga nje grup i pavarur inspektimi per projektin ne Shqiperi. Hetimi rreth Projektit per Menaxhimin dhe Pastrimin e Integruar te Zones Bregdetare ishte kerkuar nga familjet qe u demtuan nga prishja e ndertesave ne Jale ne prill te vitit 2007. Raporti pranon se u bene gabime serioze ne pergatitjen dhe mbikeqyrjen e projektit, si dhe ne komunikimin me Bordin e Bankes Boterore.
Ne baze te Planit te Veprimit, do te ndermerren nje sere masash me mbeshtetjen e Bankes Boterore. Sipas Bankes, ato perfshijne rishikimin ligjor rast pas rasti te prishjeve te banesave ne zonen e projektit, caktimin e nje vezhguesi te pavarur per monitorimin e ketij procesi dhe pagimin e ndihmes juridike per rishikimin e secilit rast per te cilin jane bere ankesat. Plani parashikon gjithashtu paketa ndihmash per personat e varfer te prekur nga shkaterrimet, duke e llogaritur kete ndihme qe nga koha kur u prishen shtepite.
Bordit te Bankes do t’i raportohet pas tre muajsh lidhur me perparimin e bere. Projekti ishte miratuar me 21 qershor 2005, nje vit pasi qeveria shqiptare i kerkoi Bankes Boterore mbeshtetje per hartimin e nje kornize qe do ta lejonte vendin te zhvillonte ne menyre te qendrueshme zonen e tij bregdetare.

Re: BB: Projekti per bregdetin shqiptar, skandaloz
Po ne vende te tjera ku kooperon Banka Boterore e i ka ndodhur ndonje gje e tille
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Re: BB: Projekti per bregdetin shqiptar, skandaloz
Qeveria e konsideron te mbyllur debatin per skandalin e Jalit dhe kerkon ndjesen e opozites. (UPDATE)
Nderkohe Partia Socialiste u mbeshtet ne deklaraten e Bankes Boterore te nje dite me pare dhe e cilesoi ate vetem si fillimin e zbardhjes se aferes korruptive, ku eshte perfshire qeveria dhe strukturat e saj.
“Nese do te kishte sadopak pergjegjshmeri, ju duhet te kerkonit falje per te gjithe trillimet dhe genjeshtrat qe keni bere”, u shpreh ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.
Nderkohe nenkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Brace deklaroi se hetimi po sapo ka nisur dhe ceshtja nuk mund te konsiderohet e mbyllur.
Per te dyja palet komunikata per shtyp e Bankes Boterore ka qene e qarte megjithese ne drejtime te kuderta.
“Askush nga qeveria apo anetaret e zbatuesve te projektit nuk hetohet per korrupsion. Eshte shume e lehte qe te hedhesh balte mbi maxhorancen”, u shpreh Olldashi.
Ndersa deputeti socialist, Taulant Balla, theksoi se paneli i Inspektimit ne BB eshte nje strukture qe ben vetem inspektimin, ndersa ne Shqiperi duhet te nise hetim i mirefillte per ceshtjen.
Nje dite me pare Banka Boterore permes nje deklarate pranoi se me projektin per zhvillimin e nje zone bregdetare ne Shqiperi jane bere gabime serioze. Robert Zoellick president i saj, tha se “që nga menaxhimi i projektit bazë e deri te komunikimet me Bordin dhe me Grupin e Inspektimit, veprimet e Bankës me këtë projekt kanë qenë me shume se skandaloze”.
Si reagim i Bankës për të ndrequr gabimet e bëra sipas deklarates se saj per shtyp, është hartuar një plan veprimi me një seri masash: rishikimin ligjor rast pas rasti të prishjeve të banesave në zonën e projektit, caktimin e një vëzhguesi të pavarur për monitorimin e këtij procesi dhe pagesën e ndihmës juridike për rishikimin e secilit rast për të cilin janë bërë ankesat.
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: KRYESORE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi