FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shfuqizohet ligji "antimafie"

Shko poshtë

Shfuqizohet ligji "antimafie" Empty Shfuqizohet ligji "antimafie"

Mesazh nga ADMIN Wed Feb 25, 2009 4:30 am

Shfuqizohet ligji "antimafie"
Prokuroria reagon ashpër: Skandal i madh! Nuk duhet të hyjë në fuqi
Sokol Çobo


Një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë, që mban datën 25 janar 2007, ka sjellë pështjellim në drejtësinë shqiptare. Sipas vendimit, kriminelëve dhe organizatave kriminale u sekuestrohet pasuria vetëm pasi ka filluar procedimi penal. Por, shpëtojnë organizatat kriminale që janë nën hetim. Kjo frazë interpretohet ndryshe nga gjykatësit dhe ndryshe nga prokurorët. Këta të fundit deklarojnë se Gjykata e Lartë ka përcaktuar me vendimin unifikues se personave nën hetim nuk mund t‘i sekuestrohet pasuria. Pra vetëm nëse ka filluar procedimi penal. Ndryshe mendojnë gjyqtarët, duke analizuar vendimin e Gjykatës së Lartë. Sipas tyre, kjo frazë interpretohet se sekuestrimi i pasurisë fillon pasi të jetë kryer identifikimi i personit konkret. Gjykatësit deklarojnë një shembull sipas të cilit nuk mund të sekuestrohet një pallat pa identifikuar më parë pronarin.


Vendimi

Në fakt, vendimi i Gjykatës së Lartë thotë se: "Kolegjet e Bashkuara vlerësojnë se, masat parandaluese pasurore të parashikuara nga ky ligj (ligji antimafie), në parim, mund të gjejnë zbatim pasi ka filluar një procedim penal, ashtu edhe pas përfundimit të tij. Zbatimi i tyre është i lidhur me ekzistencën e të dhënave të mjaftueshme, pra të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen nga personi i dyshuar të njërës prej veprave penale të treguara në nenin 3 të ligjit nr.9284, datë 30.09.2004, apo edhe me vërtetimin e fajësisë së tij për kryerjen e këtyre veprave penale". Pra, sipas gjykatës, këto masa zbatohen ndaj pasurisë së një personi të dyshuar, i cili, si rregull, i është nënshtruar apo i nënshtrohet hetimit a gjykimit për kryerjen e këtyre veprave penale. Madje, në këto raste, kur ka të dhëna të bazuara për kryerjen e një veprimtarie kriminale - të veprave penale të lartpërmendura - masat parandaluese pasurore gjejnë zbatim jo vetëm ndaj personit të dyshuar, por edhe ndaj familjarëve, të afërmve e personave të tjerë të tretë të lidhur me të, sipas kritereve dhe kushteve të caktuara në këtë ligj të posaçëm.

Në fakt, dispozita e mësipërme e marrë nga vendimi unifikues i datës 25 shtator 2007, sipas prokurorisë shpëtojnë nga konfiskimi i pasurisë disa organizata kriminale. Prokuroria deklaron se vendimi është një skandal në drejtësinë shqiptare, i cili ka shfuqizuar një nga ligjet më të mira siç është ligji "antimafie" për shkatërrimin e dhjetëra organizatave kriminale. Prokuroria deklaron se vendimi unifikues nuk duhet të hyjë në fuqi, pasi i jep të drejtë shumë personave të përfitojnë.


Person i dyshuar

Kolegjet e Bashkuara vijnë në përfundimin se personi i dyshuar dhe personat e tjerë kanë barrën e provës për të justifikuar origjinën e ligjshme të pasurisë së tyre, për të provuar mungesën e lidhjes së pasurisë me cilësimin si produkte të veprave penale a investim të tyre dhe, vetëm për "personat e tjerë" të provojnë se, jo vetëm nga pikëpamja formale, por edhe në fakt, nuk jemi përpara zotërimit në çdo mënyrë të këtyre pasurive prej personit të dyshuar. "Por, për zbatimin e drejtë të ligjit, mbështetur në hetimet e kryera, edhe prokurori ka detyrime për të parashtruar kërkime të motivuara dhe prova mbështetëse përpara gjykatës" thuhet në vendim. Nga ana e saj, gjykata duhet të sigurojë zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor, të kryejë një hetim të gjithanshëm dhe të plotë, për dhënien e një vendimi të mbështetur në prova dhe në ligj.



Sekuestro edhe kur personi

që i zotëron është i pafajshëm

Në zbatim të normave materiale e procedurale penale, gjykata që shqyrton një çështje penale, me dhënien e vendimit të dënimit dhe, kur janë rrethanat, edhe në rast të një vendimi për pushimin e çështjes apo të pafajësisë, mund të urdhërojë konfiskimin e pasurive. Masa e konfiskimit jepet nëse vërtetohet se ka një lidhje shkakësore, logjike e kronologjike, ndërmjet pasurisë që konfiskohet dhe veprës penale të kryer.



Origjina e pasurisë

Pra, në ndryshim nga procedimi penal, gjykimi parandalues mbështetet në dyshime të arsyeshme, prova të mjaftueshme e prezumime, duke iu ngarkuar personit të dyshuar dhe personave të tjerë barra e provës për të vërtetuar ligjshmërinë, për justifikimin e origjinës së pasurisë.



Vlerësimi i pasurisë

Në interpretim dhe zbatim të drejtë të ligjit, në rastin kur rezulton se personi i dyshuar zotëron një numër pasurish, masa preventive pasurore nuk vendoset vetvetiu mbi të gjitha pasuritë e tij, por çmohet e vendoset për secilën prej tyre dhe vetëm për ato që, nga hetimi dhe gjykimi, rezulton se nuk u justifikohet origjina, prejardhja e ligjshme.



Gjykata

Për gjykatën nuk mund të jetë i mjaftueshëm thjesht përfundimi se ekziston mospërputhje ndërmjet të ardhurave të personit të dyshuar dhe pasurive të fituara prej tij, për të çmuar se të gjitha pasuritë duhet të sekuestrohen dhe konfiskohen.


Gjyqtarët

Kolegjet e Bashkuara arrijnë në përfundimin unifikues se gjykimi i kërkesave për vendosjen e masave parandaluese sipas ligjit nr.9284, datë 30.09.2004, realizohet në Gjykatën për Krimet e Rënda nga gjyqtari i vetëm në Shkallë të Parë dhe trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë në Shkallë të Dytë.


Jo gjykatë civile

Gjykata civile nuk mund të ketë juridiksion dhe kompetencë për gjykimin e masave parandaluese sipas ligjit nr.9284, datë 30.09.2004. Ky ligj nuk ka për objekt çështje të së drejtës civile, konflikte mbi marrëdhëniet pasurore e personale jopasurore mes subjekteve të së drejtës (civile), pra nuk trajton zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile, administrative, etj.


Autonomia

Kolegjet e Bashkuara arrijnë në përfundimin se, procedimi parandalues është autonom në raport me procedimin penal. Procedimi preventiv mund të fillojë, vazhdojë e përfundojë, si gjatë ashtu edhe pas përfundimit të një procedimi penal.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi