FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"BIG BROTHER"

4 posters

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Mon Mar 23, 2009 7:15 pm

Ani: Jam ndarë para tre muajsh me të dashurën
Banorët e rinj, në natën e parë brenda shtëpisë së "Big Brother" kanë rrëfyer diçka nga vetja


Më të rinjtë e shtëpisë "Big Brother 2", Ani dhe Anjeza kanë qenë në qendër të diskutimeve. Banorët kanë dashur të mësojnë më shumë rreth tyre. Arjoni dhe Bjordi kanë shprehur se e pëlqejnë fizikisht Anjezën, të cilën Adelajda e ka parë që në fillim si një rivale të mundshme në raport me Bjordin. Vëmendjes së banorëve nuk u kanë shpëtuar as nominimet dhe loja e kësaj jave.

S‘e prisja të ndihesha mirë"

Anjeza, banorja më e re e shtëpisë së "Big Brother" duke biseduar me Qetsorin, Bjordin dhe banorë të tjerë, ka thënë se nuk e priste të ndihej kaq mirë. Sipas Qetsorit, fillimi është shumë i rëndësishëm dhe banorët e tjerë e kishin në dorë t‘i bënin të sapoardhurit të ndiheshin mirë ose jo. Anjeza ka shtuar se duke pasur parasysh faktin që ajo sapo i kishte njohur, po ndihej vërtet shumë mirë. Qetsori i ka thënë gjithashtu se do të kishte edhe gërricje edhe përplasje, por këto do të vinin më vonë, i rëndësishëm, sipas tij, ishte fillimi i mirë.

"S‘e prisja të mos nominohesha!"

"S‘e prisja të mos nominohesha!"- i ka thënë Dritani Adelajdes. Ajo ka shtuar se e dinte që do të ndodhte kështu. Dritani ka shtuar se nuk u beson fjalëve dhe Adelajda e ka aprovuar, por ka shtuar se u beson shikimeve dhe veprimeve. Ajo që nuk prisnin të dy ishte nominimi i Adit. Për sa i përket Aidës, Dritani ka thënë se me sa dukej, ajo duhet ta kishte ngatërruar me Qetsorin apo ndonjë tjetër, sepse në momentin që ajo kishte ndryshuar sjellje karshi tij, pa ndonjë shkak e në momentin që kishte bashkëpunuar me persona për të cilët kishte kërkuar mbështetjen e tij për t‘i nominuar, ky ishte një minus shumë i madh. "Ky është servilizëm!"- ka thënë ai. Adelajda i ka thënë se i bëhej qejfi që ai, më në fund, e kishte kuptuar atë që ajo ishte lodhur aq shumë që t‘ia shpjegonte.

"Këto të mirat na kanë dalë murgesha!"

Anjeza, me paraqitjen e saj, duket që ka tërhequr vëmendjen e djemve të shtëpisë. Duke diskutuar për të, Arjoni dhe Bjordi kanë thënë se ishte vërtet e mirë. "Por këto të mirat na kanë dalë murgesha!" - ka thënë Arjoni. Bjordi ka vazhduar duke thënë se edhe Mesidën me të cilën ai arriti të krijonte afërsi, ia mori Aida. Të dy djemtë kanë diskutuar në lidhje me femrat, raportet që kishin jashtë me to dhe nevojën që ndienin për afërsinë e tyre brenda shtëpisë, kjo e parë jo në aspektin seksual, por në kënaqësinë dhe në të ndjerin mirë që u dhuronte qëndrimi afër me to.

Ani tregon për veten

"Na trego ndonjë gjë për veten"- i ka thënë Aida Anit. Ani ka treguar se deri para 3 muajsh kishte qenë i lidhur, por e kishte kuptuar që gjithçka kishte përfunduar kur "ajo" nuk i kishte telefonuar për t‘i uruar ditëlindjen. Më pas ai ka thënë se kishte qenë shumë i lidhur me prindërit dhe fillimisht kishte qenë shumë e vështirë për të të qëndronte larg tyre dhe shtëpisë, por, më pas, kur kishte filluar shkollën, ishte mësuar. Gjithsesi, ai ende nuk mund të qëndronte asnjë ditë të vetme pa folur në telefon me ta. Ai ka thënë se po aq i lidhur ishte edhe me të vëllain, i cili i kishte vënë edhe emrin. Ai ka treguar se në familjen e tij ishin gjashtë fëmijë, dy vëllezër dhe katër motra. Ai ka shtuar se dikur e vuante shumë të qenurit ndryshe, por tani nuk e kishte më problem. "Unë e kam jetën përpara!" - ka thënë ai. Ani ka treguar se kur kishte mbaruar tetëvjeçaren, e kishte lënë shkollën, sepse nuk donte ta vazhdonte më tej, por kishin qenë prindërit që e kishin futur me zor në të mesme. Por ajo që nuk e kishte pritur asnjëherë ishte të fillonte punë. Ai ka treguar se e njihnin dhe e thërrisnin Dj Çerri, por edhe Dj Ani.

"Bëhu Lirita!"

Sipas Liritës, Qetsori po shfrytëzon një moment dobësie të sajin, një moment kur ajo nuk ndihet mirë, për ta sulmuar. Në fakt, gjatë gjithë mbrëmjes ajo ka qëndruar e mërzitur për këtë e madje edhe ka qarë. Dritani i ka thënë që këto gjëra nuk zgjidhen duke u mërzitur, ajo duhet të bëhet e fortë. "Bëhu Lirita!"- i ka thënë ai. Edhe Aida është munduar ta qetësojë Liritën, ndërsa ajo qante, jashtë, në oborrin e shtëpisë. "Nuk dua të qash!"- i ka thënë ajo, sepse loja e tillë ishte dhe tillë ishin dhe ata. Sipas Liritës, disa banorë e kanë marrë lojën shumë seriozisht dhe e harrojnë anën njerëzore.

"Nuk dua që historia të përsëritet!"

"Nuk dua që historia të përsëritet!"- i ka thënë Adelajda Bjordit, duke iu referuar afrimit të tij me Mesidën, më pas largimit dhe sjelljes së saj me Adelajden. Ajo ka thënë se nuk donte që e njëjta gjë të ndodhte edhe me Anjezën. "Nuk është pak herët për të ma thënë këtë?" - e ka pyetur ai Adelajden që ia ka kthyer se ishte më mirë herët sesa vonë. Ai i ka thënë se nëse do të mund të afrohej me Anjezën, do të afrohej dhe nëse ajo do të merrte inat Adelajden, ai nuk kishte ç‘të bënte, sepse i binte që, për hatër të saj, ai të mos krijonte relatat që donte. Adelajda i tha se ajo nuk i kishte kërkuar kurrë të mos afrohej me të tjerët apo me Mesidën. Ai ishte i lirë të afrohej edhe me Anjezën, por nëse afrohej shumë, shumë, atëherë ai duhet të largohej prej saj. "Ti bëhu pak më dinake dhe mos bjer viktimë prapë!" - i ka thënë ai.

Anjeza tregon për veten

Anjeza ka thënë se dita e saj fillon me vajtjen në shkollë, çdo ditë në orën tetë. Pasi mbaronte mësimin, shkonte në parukerinë ku punonte, punë të cilën e linte diku rreth orës dhjetë të mbrëmjes. Ajo ka thënë se parukerinë e kishte pasion, kishte hyrë në kurs që pas përfundimit të shkollës tetëvjeçare. Anjeza ka treguar se punonte për pasion, por patjetër edhe për të ardhurat, me të cilat ndihmonte familjen, por kryente edhe studimet. Pas pune, pinte ndonjë kafe të shkurtër me shoqërinë. Lidhur me këtë Adi i ka shprehur vlerësimin e vet, pasi ajo ishte një nga ata persona, që bëjnë edhe shkollën edhe punën. "Nëse është kështu si thua, bravo të qoftë!" - i ka thënë ai. Ajo ka thënë se fundjavave i pëlqente të dilte dhe vendet që preferonte të frekuentonte ishin Karaoke Bar. Anjeza ka thënë se nuk kishte ndonjë shoqëri shumë të zgjeruar, por një grup shoqesh të mira. Ajo ka thënë gjithashtu se i pëlqen shumë të kërcente dhe të këndonte. Të parën e bënte mirë, por të dytën, pavarësisht se i pëlqente shumë, nuk kishte zërin e duhur.

"Më pëlqeve këtë javë!"

Dritani i ka thënë Bjordit se nëse më përpara ishte i lëkundur në opinionin që kishte për të, tani mund të thoshte se sidomos këtë javë, i kishte pëlqyer. Për këtë i kishte shërbyer të shihte sesi ai i përballoi debatet dhe sesi kishte reaguar kundrejt disa banorëve të shtëpisë. Bjordi e ka falënderuar Dritanin dhe i ka thënë se i bëhej shumë qejfi që ai mendonte kështu. Ndërsa Adelajda i ka thënë se i dolën fjalët e saj, që Bjordi nuk ishte ashtu si mendonte Dritani në fillim, por ishte shumë i mirë. "Fjalët i merr era, veprimet ngelen, - i ka thënë ai Adelës. Unë pata nevojë për ty për t‘i thënë Bjordit atë që mendoja!".

"Tjetër thonë, tjetër bëjnë!"

Dritani ka thënë se ai, Bjordi dhe Republika janë të vetmit që kanë ngelur pa u nominuar dhe këtë javë do të ishin në qendër të vëmendjes, nga gjithë banorët e tjerë. "Fakti që janë gjashtë të nominuar, - ka thënë Dritani, -do të thotë që njerëzit tjetër thonë aty brenda e tjetër bëjnë këtu jashtë!". Ai ka thënë se në dukje ata shkonin të gjithë mirë, dy konfliktet e vetme të hapura kanë qenë "Zysha"- Aida, Mesida dhe Adi-Aida. Sipas Bjordit, kjo tregon falsitetin e banorëve. Ai ka shtuar se gjëja e parë që do të bënte nesër ishte të zbulonte se kush nga banorët e kishte nominuar Adin. Sipas tij, Adi nuk duhet të ishte nominuar, mendim me të cilin u bashkua edhe Dritani. Sipas këtij të fundit, hëpërhë, nuk kishte asnjë arsye për të nominuar Adin.

"Do të bëj një tatuazh për Evën!"

Dritani ka thënë se do të bënte një tatuazh në kurriz, një shprehje që kishte lidhje me dashurinë, por që ai nuk ua tregoi banorëve të tjerë. Ai tha se do t‘ia dedikonte Evës, sepse viti që kishin përpara do të ishte një vit "lëvizjesh të mëdha" dhe se ajo ishte personi ku ai kishte drejtuar të gjitha ndjenjat e tij. Dritani ka thënë se disa gjëra nuk i kupton kur je jashtë, ndërsa kur je i izoluar gjithçka ndryshon.

"A mund të ndihet Moza xheloze?"

"A mund të ndihet Mimoza xheloze në lidhje me ardhjen e Anjezës në lojë?"- ka pyetur Qetsori banorët e tjerë. Sipas Arjonit, Moza nuk i ka këto komplekse, ndërsa sipas Bjordit ajo thjesht jeton jetën e vet. Dritani e ka shtruar pyetjen në të kundërt, sikur të ishte Anjeza ajo që të bëhej xheloze për Mimozën, por të gjithë kanë qenë të mendimit se ishte tepër herët për të gjykuar mbi këtë. Qetsori ka shtuar se Mimoza do të japë shumë këtë javë. Sipas tij ajo është një tip i veçantë, ndërsa sipas Bjordit ajo është spontane dhe nuk i bën gjërat me llogari apo të përdorë "strategji". "T‘i paska kripur trutë Moza!" - i ka thënë Qetsori atij. Ai ka shtuar se megjithatë, nuk do të donte që të ishte Mimoza që do të dilte, por Lirita.

"Dritani po gabon rëndë!"

Duke biseduar me Arjonin, Qetsori i ka thënë atij se Dritani po gabonte rëndë, sepse po sforcohej të ishte korrekt, të ishte i rregullt, të çohej në orar e shumë të tjera. Por, sipas tij, asnjë nga banorët nuk po e vinte re këtë. Ai ka shtuar se nëse ai gatuante se e kishte hobi apo pasion, Dritani zgjohej herët për garë. Qetsori ka shprehur gjithashtu edhe frikën se Tani mund të shkonte deri në fund të lojës, pa u nominuar asnjëherë. Sipas mendimit të tij, dalja nga shtëpia, kësaj jave do të diskutohej mes Liritës dhe Mimozës, nëse kjo e fundit nuk do të dinte të luante siç duhej.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Fundi i lojës për Liritën

Mesazh nga ADMIN Sun Mar 29, 2009 5:36 pm

Fundi i lojës për Liritën
Gratë e Kavajës, letër Adelës


Sfida e fortë mes Adit, Aidës, Mimozës, Qetsorit, Adelajdës dhe Liritës ka përfunduar. Publiku nga shtëpia, edhe këtë javë, vendosi. Aida la shtëpinë e "Big Brother", duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 70 mijë eurosh. Emocionet dhe surprizat e mëdha nuk kanë munguar edhe natën e mbrëmshme në spektaklin e madh të "Big Brother Albania". Për Adelën, një letër dhe një buqetë me lule, për Aidën, një vizitë nga mikesha e saj e ngushtë dhe leximi i ditarit të saj në studio, për Arjonin, një takim me mamanë brenda shtëpisë së "Big Brother" e një zarf që ruan një surprizë... Nata e mbrëmshme e "Big Brother" ka ofruar për publikun në studio dhe atë që e ndiqte përmes ekranit, një spektakël të vërtetë.

Aida dhe ditari

Arbana e ka prezantuar si një nga konkurrentet që publiku ka filluar ta njohë e ta dojë. E megjithatë, jo rrallëherë brenda shtëpisë, ajo është përplasur me banorët e tjerë. Shumë herë ka qenë në kandidim, duke arritur përherë të mos largohet. Ka ditur të tregohet e fortë dhe shpesh ka reaguar shpejt, por... nuk është vetëm kjo që e bën të veçantë Aidën. Historia e saj është pak e komplikuar e, megjithatë, ajo ia ka dalë mbanë dhe ka ecur përpara me kokën lart. Jeta e Aidës është shënuar nga shumë mungesa. Ka treguar që ka humbur nënën kur ishte fëmijë e më vonë edhe të atin. Motra jeton larg dhe i dashuri e ka lënë për të ikur në Amerikë. Ndërkaq, ajo ka shkruar edhe ditarin e saj, që i drejtohet fillimisht të vëllait, që e do shumë, e më pas shoqes së ngushtë, Junës. Shkruan se Gersi i mungon shumë, se i vjen keq që ai nuk arriti ta shohë babin që e donte shumë. Me fjalë të ndjera, dhimbjen dhe mallin për të atin e ndan edhe me shoqen, Junën. "Sa më ka marrë malli të shkoj te babi, nuk jam mësuar kaq gjatë pa shkuar atje, ta puth në foto", shkruante Aida në ditarin e saj. Arbana ka komentuar dy karakteret që ka shfaqur Aida. E ndjeshme kur shkruan për historinë personale, por luftarake në shtëpi. Kjo është komentuar si një zgjidhje e saj për ta kthyer dhimbjen në forcë e për të ecur përpara. Gjatë javës, Vëllai i Madh i ka çuar në dhomën e rrëfimit, fotot e të atit. Kanë qenë momente të trishta për Aidën. Por mbrëmë, një tjetër surprizë i ka kthyer buzëqeshjen. Juna, shoqja e ngushtë e ka pritur në dhomën e rrëfimit.

Motra e Liritës në shtëpi

Nominimi i kësaj jave e ka mërzitur sërish Liritën. Emocionet nuk u takojnë vetëm banorëve brenda shtëpisë. Të afërmit që i ndjekin nga studioja apo përmes televizionit u bashkohen përjetimeve të tyre. Për këtë arsye, motra e Liritës ka kërkuar që Vëllai i Madh të mundësonte një takim me Liritën. Nga studioja ajo është nisur drejt shtëpisë së "Big Brother". Arbana i komunikon Liritës se duhet të shkojë të marrë dikë që ndodhet në tunel. E motra, me një tavë bakllavaje në dorë, e pret atje.

Klipi i Anit dhe Anjezës

Ndonëse ata kanë një javë brenda shtëpisë, kanë treguar diçka për veten, gjatë spektaklit janë transmetuar klipet e Anit dhe Anjezës. Përshëndetjet e familjarëve i kanë emocionuar dy banorët më të rinj, veçanërisht Anin, i cili edhe është përlotur.

Për Adelën, një letër dhe lule

Guximi i saj, një vajze nga Kavaja për të marrë pjesë në show-n e madh "Big Brother", veprimet dhe mendimet brenda shtëpisë, kanë shkaktuar shumë reagime. Nga studioja, opinionisti Arjan Konomi thotë se shumë njerëz besojnë tek ajo dhe se realisht e mbështesin për kurajën dhe për faktin se ajo i çon me vendosmëri idetë e saj përpara. Gjatë spektaklit, Arbana i ka bërë të ditur Adelajdes se një mesazh surprizë kishte ardhur për të. Një tufë me lule dhe një letër e shkruar gjenden në akuarium. Një grup grash nga Kavaja i kanë shkruar Adelës një letër inkurajuese për zgjedhjen e saj, duke e nxitur të vazhdojë garën pa u stepur nga paragjykimet.

Piceria, bamirësi për Institutin e të Verbërve

Arbana u komunikon banorëve brenda shtëpisë së "Big Brother" se fitimet e realizuara nga shitja e picave me emrat e banorëve, do të shkojnë të gjitha për bamirësi. Vëllai i Madh ka vendosur t‘ia dhurojë këto të ardhura Institutit të të Verbërve, të cilët u prezantuan edhe me një klip gjatë spektaklit. Ata, pavarësisht se nuk mund të shohin televizor dhe të ndjekin në këtë mënyrë "Big Brother", gjithsesi i njohin mirë të gjithë konkurrentët brenda shtëpisë.

Prova e javës: Koleksioni "Big Brother" pranverë/verë

Në mbyllje të programit, Arbana u ka shpjeguar banorëve se prova e javës konsiston në realizimin e një koleksioni veshjesh për sezonin pranverë/verë. Ajo ka shtuar se të gjitha informacionet do të jepen të detajuara gjatë javës në vijim. Gjatë prezantimit të provës së javës ka hyrë në shtëpi edhe mamaja e Arjonit, e cila është stiliste. Ajo i dorëzon të birit një zarf me surprizën e "Big Brother". Ai mund ta hapë atë vetëm kur t‘i japi leje Vëllai i Madh. Pas përfundimit të spektaklit, banorët kanë vijuar festën në kamping me një barbeque.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga arberia Mon Mar 30, 2009 5:22 am

Per Liriten me erdhi keq qe doli por kishte rene ne nje apati,si duket stresi e mbyti,kur nuk e gjen vehten askund ,keshtu do te ndodhe.Por per mua Kosovarja nga Prishtina eshte nje vajze e gjalle dhe me shume bote,dhe me shume humor qe s'u kuptua mire nga banoret,varet se si te kap edhe Big Brother-i.
Kurse letra per Adelen nga "nje grup grash kavajase",me shume me duket se eshte nje leter e Top Channelit,per te normalizuar disi gjendjen e prinderve te saj(qe nuk po e perballojne dot ndodhjen e Adeles se tyre brenda kesaj loje,te mos harrojme qe Kavaja m.gj.s shume prane kryeqytetit tone ,eshte shume e prapambetur ne lidhje me civilizimin,ka shume fanatizem.Kjo leter do te sherbeje edhe per te mbyllur gojet e liga kavajase ,karshi kesaj vajze vetem 21 vjeçare qe theu nje tabu dhe ka bere nje hap perpara per jeten e saj duke i dhen nje shuplake te mire te gjithe atyre qe kane dashur ta diktojne jeten e saj ne nje lidhje(te gabuar sipas saj),qe ka bere qe 18 vjeç.
Te shikojme se si do te ece puna....
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Tue Mar 31, 2009 3:24 am

Xheloze? Adela ankohet për Anjezën
BIG BROTHER 2/Banorët flasin për buzët e Zhuljetës, ndërsa Qetsori habitet


Bika vazhdon të jetë e mërzitur me dy banorët e rinj, Anin dhe Anjezën, ndërsa për banorët e tjerë dita ka vijuar mes debatesh e diskutimesh nga më të ndryshmet. Mozës dhe Aidës u mungon Lirita, ndërsa Anjeza mendon se tashmë është vënë nën shënjestër prej banorëve. Ndërkaq, në një bisedë mbi transvestitët, Adela është shprehur se nuk i kupton ata njerëz dhe Bjordi i është përgjigjur: "Kur ti vetë nuk lufton për atë që do, si mund t‘i kuptosh ata që e bëjnë"!

"Nuk është vetëm lojë"

Bika tregon se kur i përmendi Bjordit emrin e Liritës, ai u mërzit e u largua. Ajo thotë se kur banorët qanë për daljen e Liritës, kush e di se sa do qajnë kur të dalë ajo. Moza tregon se dhe ajo qau dhe e bëri sepse vërtet e ndjeu. Ato tregojnë se të gjithë banorët u prekën në ato momente. Bika e kthen bisedën në tjetër drejtim dhe thotë se Sori ka të drejtë kur thotë se vetë e nxjerrin në nominim e vetë qajnë kur një banor largohet, duke treguar hipokrizi. Moza i thotë se kjo është lojë dhe ata e kanë ditur që kur janë futur se do nominojnë e do të nominohen. Bika i thotë se kështu e ka kujtuar edhe ajo më parë, por tani që e provoi, nuk i duket më lojë, por shumë ndryshe.

Bika: "Nuk i them Anjezës"

Bika është shumë e mërzitur si me modelin e flokëve, si me ngjyrën që i ka lyer. Ajo ankohet se nuk i shkojnë, se nuk i pëlqejnë dhe se i kishte më mirë në ngjyrën e zezë, si më parë. Vajzat mundohen t‘i mbushin mendjen se i ka shumë mirë dhe se i shkojnë shumë, madje dhe Arjoni i ka thënë të njëjtën gjë. Moza mendon se ajo nuk është mësuar duke i parë flokët kështu, por me kalimin e kohës do t‘i mësohet syri e ka për t‘i pëlqyer edhe vetë. Bika insiston me mendimin e saj, madje mendon t‘i lyejë ashtu si i kishte. Moza i jep idenë se mund t‘i thotë Anjezës, pasi Lirita që merrej me këtë gjë, nuk është më. "Hë, unë Anjezës? Unë i lë pa i bërë fare, se sa t‘i them asaj", thotë Bika me një ton zëri plot ironi. "Ajo nuk përshtatet, unë nuk përshtatem. Ku jam unë tip i përshtatshëm për të", ka përfunduar ajo.

"Nuk duhet të lëndohesh"

Gjatë një bisede mes Anit dhe Bikës, afrohet edhe Aida, e cila mundohet të kuptojë se për çfarë po flitej. Bika ndërkohë insiston në përgjigjen e Anit, se ku nuk përshtatet me të. Aida i thotë Bikës se nuk është e thënë që të gjithë banorët të përshtaten me njëri-tjetrin. Bika kërkon të kuptojë se ku ka gabuar në sjellje me Anin, që brenda një jave ai i thotë se nuk përshtaten, por Aida mendon se nuk duhet të jesh e keqe me dikë që të mos kesh marrëdhënie, është thjesht çështje karakteri. Ajo i thotë Bikës se nuk duhet ta marrë si lëndim apo ofendim arsyen e nominimit të Anit. Bika thotë se nuk mund të thuash për një person që nuk më përshtatet kur e njeh për një javë, por Aida mendon se kur të kërkohet kjo arsye brenda një jave, mund ta pranosh. Bika i thotë asaj se Ani bie në kundërshtim me fjalët e tij, pasi pak më parë tha se nuk e pëlqen atë dhe ndaj e nominoi.

"Më mungon Lirita"

Moza i thotë Aidës që të mos mërzitet, sepse kohët e fundit e ka vënë re shpesh këtë fenomen tek ajo. Aida ia kthen se është e mërzitur për Liritën. Moza i thotë se dhe ajo ndjehet shumë e mërzitur që doli Lirita, madje më shumë se Aida dhe shton se kur të dalin, do takohen me njëra-tjetrën. Ani i thotë Mozës që secili e vlerëson ndryshe, ndaj dhe reagimet janë të ndryshme. Moza shprehet se Liritën e ka dashur shumë, edhe pse nuk rrinte shumë me të. Sipas Aidës, ndjenjat e saj janë dyfish, pasi e ka dashur dhe ka ndenjur me të.

"Më kanë vënë nën shënjestër"

Anjeza i tregon Dritanit se ka vënë re që të tjerët kanë bërë armët gati, ndërsa ajo është në pritje dhe se dikush e ka vënë nën shënjestër. Ajo thotë se banorët po harrojnë se kjo është një lojë dhe se duhet të luajnë. Dritani e pyet se si e mendon ajo: banorët vënë përpara lojën, apo marrëdhëniet që krijojnë? Ajo i thotë se ata po vënë në radhë të parë marrëdhëniet e pastaj lojën, ndërsa ajo të kundërtën. Ajo vazhdon të tregojë se ai person që e ka nën shënjestër, tani ka filluar ta tregojë veten, por ajo ka qejf që ta ndihmojë ta nxjerrë kokën, se kur e nxjerr vetë, i ikën lezeti. "Njerëzit duhet ta tregojnë veten me stil", thotë ajo.

"Mua më imitojnë"

Duke biseduar jashtë në oborr, Anjeza i ka thënë Adelajdes të sillet pak më ëmbël me Bjordin. "Me personin që do", ka plotësuar Arjoni. Adelajda i ka thënë se e kishte gabim atë që tha dhe Arjoni ka vazhduar duke thënë se nuk mund ta pranonte që ajo t‘i thoshte se nuk e donte Bjordin. Adelajda ka shtuar se kështu janë sjellë gjithmonë me njëri-tjetrin dhe se madje kishte disa persona që ishin munduar ta imitonin sjelljen e saj, që ishin munduar të vepronin me Bjordin, ashtu siç bënte ajo. Mimoza, Arjoni dhe Anjeza, i kanë kërkuar t‘u tregojë se kush ishin këta persona, por Adelajda nuk u ka dhënë asnjë përgjigje.

"Anjeza bën si mua"

"E ke vënë re që ajo bën si unë kur është me Bjordin?", i ka thënë Adelajda Mimozës për Anjezën. Ajo ka shtuar se ndonjëherë i dukej sikur shihte veten kur Anjeza fliste me Bjordin, sepse shumë gjeste apo mimika i bënte identik si Adelajda. Mimoza ka thënë se ndoshta Anjeza ashtu e kishte mënyrën e të folurit. "Atëherë pse nuk e bën edhe me të tjerët?!", i ka thënë Adelajda. Sipas Mimozës, një vajzë, kur flet me një djalë që i pëlqen, fillon të përkëdhelet. Adelajda ka thënë se ajo nuk është nga ato femra, nuk bën ashtu. "Atëherë pse ti Bjordit i flet në atë mënyrë dhe mua jo?!", i ka thënë Mimoza.

"Bjordi është mjaltë e sherbet"

"Bjordi është fatmadh!", u ka thënë Mimoza Adelajdes dhe Adit. "Është njësh". Ajo ka cilësuar se këtë fat e kishte sidomos me femrat. "I ka blerë dhe Xhemi picën", ka ndërhyrë Adelajda. Sipas Adit, Bjordin e duan të gjitha femrat e Shqipërisë. Mimoza ka thënë se kjo kuptohej nga fakti se kur hynin femra të reja në shtëpi, shkonin menjëherë pas Bjordit. "Çdo femër që është futur... te Bjordi", ka thënë ajo, dhe ka shtuar se atëherë e kishte kuptuar që ai ishte mjaltë e sherbet.

"Do të investoja për spektaklin"

Banorët kanë diskutuar gjatë se ç‘do të bënte secili prej tyre me 70 mijë euro, nëse do të ishte fituesi i "Big Brother". Sipas Aidës, asnjë nga meshkujt e shtëpisë nuk duhet ta fitonte "Big Brother", sepse ishin tepër maskilistë dhe lekët që do të merrnin, do t‘i investonin, në ndryshim nga femrat, për maskilizmin e tyre. "Edhe unë jam dakord me ty, i ka thënë Arjoni. Asnjë nga këta nuk duhet ta fitojë". Adi ka pyetur Adelajden se çfarë do të kishte bërë ajo me 70 mijë euro dhe Adelajda i është përgjigjur se nuk e dinte. "Haram i pastë ai që do t‘i fitojë, po nuk i fitova unë!", ka thënë ajo me shaka. Ndërsa Bjordi ka thënë se, nëse i fitonte, 20 mijë eurot do t‘i mbante për vete, ndërsa 50 mijë të tjerat do t‘i investonte në fushën e spektaklit, pasi kishte vënë re se Shqipëria ishte shumë dobët në këtë aspekt. Ai dëshironte të hapte ndonjë shkollë për këtë qëllim, apo ndonjë kompani teatrore.

"Zhuljeta i kishte buzët e bëra"

"Zhuljeta i kishte buzët e bëra, qerpikët e vënë dhe vetullat e pikturuara", ka thënë Adelajda. Kjo gjë ka shkaktuar shumë habi te Qetsori, që e ka quajtur veten idiot që nuk e kishte kuptuar. "Pse nuk e kishe kuptuar ti?", e ka pyetur Adelajda. Ai ka thënë se e kishte vënë re që diçka nuk shkonte, por nuk e kishte përcaktuar dot. Adelajda ka treguar se kishte dyshuar që në fillim, por kur e kishte pyetur Zhuljetën dhe ajo i kishte thënë jo, dhe e kishte besuar. Më pas, kishte qenë Aida, që kishte përligjur dyshimet e saj. Anjeza ka thënë se nuk ishte ndonjë gjë për të mos u treguar dhe nuk e kuptonte pse Zhuljeta kishte thënë jo, kur e vërteta ishte ndryshe dhe në fund të fundit nuk kishte asgjë të keqe. Por, sipas Bjordit, nëse njeriu ka një defekt që nuk e bën të ndjehet mirë me veten dhe të tjerët, dhe ai e korrigjon që mos t‘ia shohë askush, ç‘kuptim ka të tregojë që e ka modifikuar. Më pas, debati ka kaluar në tema të tjera. Është diskutuar për transvestitët dhe opinionet apo këndvështrimet kanë qenë nga më të ndryshmet, në kufijtë mes pro-së dhe kundra.

"Nuk mund ta vlerësoj një transvestit"

"Unë e quaj për ofendim të flas me ato", ka thënë Adelajda, duke folur për transvestitët. Për Bjordin dhe Aidën ishte njësoj si ndryshimi nga bionde në brune. Ke qenë brune, nuk ndiheshe mirë si e tillë dhe bëhesh bionde. "Unë mund ta vlerësoj si njeri, ka vazhduar Adelajda, por nuk mund ta vlerësoj për atë që ka bërë". Për të, një njeri që ishte kthyer nga burrë në grua, nuk kishte asnjë vlerë. "Ti nuk e koncepton dot çfarë ndjen një njeri i tillë, i ka thënë asaj Bjordi, prandaj flet kështu". Sipas tij, Qetsorit dhe Aidës, vlerat qëndrojnë pikërisht te të pranuarit e vetvetes për atë që janë dhe mospasja turp për të dalë hapur. Adelajda ka vazhduar të thotë se ata janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me trupin e tyre, por ajo nuk mund t‘i vlerësonte për atë që bënin. "Kur ti vetë nuk lufton për atë që ti do, si mund t‘i kuptosh ata që e bëjnë!", i ka thënë Bjordi.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Wed Apr 01, 2009 5:08 pm


Bjordi ndryshon taktikë: Nuk i shkoj më Adelës nga pas
Ndërkohë që Arjoni ka shprehur edhe njëherë simpatinë për Mimozën, duke u shprehur se e shihte si "të tijën"


Nominimi i Bjordit nga Adela ka ndryshuar marrëdhëniet mes të dyve. Ai është ndjerë i nënvlerësuar, ndonëse "zysha" e penduar është përpjekur t‘i shpjegojë gjërat. Bjordi ka vendosur: "Nuk do t‘i shkoj më pas Adelës". Ajo duhet të vendosë se si duhet të shkojnë më tej gjërat. Diskutimi nuk ka ngelur vetëm mes tyre.

Adela: Bëra gabim!

Adelajda dhe Dritani diskutojnë për nominimet e së shtunës. Dritani shprehet i habitur në lidhje me nominimin e Bjordit nga Adelajda dhe thotë se arsyeja që ajo dha ishte kot. Adelajda i thotë që ajo nuk e kishte në plan që ta nominonte. Sipas saj, ajo kishte ndërmend të nominontë Aidën dhe njërin nga të rinjtë, por meqë ato kishin imunitet, ajo u vu pak në siklet. Dritani i thotë: "Na është ngushtuar rrethi!" Ajo i thotë që e kishte diskutuar me Bjordin më përpara dhe ai vetë i kishte thënë që nëse ajo do vihej në siklet mund të thoshte emrin e tij, ndërsa shton: "Bëra gabim!" Adelajda thotë që nëse Bjordi do të kishte dalë në nominim, ajo nuk do ia kishte falur vetes. Dritani i thotë që rëndësi ka kur të dalin jashtë, pasi nuk janë ato që e mbajnë njëri-tjetrin brenda, por është publiku. Ai shton: "Ndihem keq që nuk kam dalë në nominim!". Sipas tij, ai do të ndihej shumë keq nëse në momentin e parë që të dilte në nominim të ikte nga shtëpia. Adelajda thotë: "Sa herë jam në nominim i them vetes që jeto ditët, orët. Kur të jesh atje përjashta, do të shikosh televizor dhe do i thuash vetes sa budallaqe paskam qenë!"

Bika: Kam frikë!

Republika dhe Dritani qëndrojnë në kopsht dhe diskutojnë për ditët e para në "Big Brother". Republika thotë që ajo nuk e mban mend javën e parë kur kanë hyrë. Dritani i thotë që ajo javën e parë i fliste rëndë. Biseda kalon te dalja nga shtëpia. Republika i thotë: "Sa frikë kam nga kjo e shtuna!" - ndërsa Dritani i thotë që ajo nuk duhet ta marrë me frikë, pasi është publiku ai që e ka në dorë. Ajo është dakord, por shton se për të është hera e parë dhe frika është më e madhe. Sipas saj, konkurrentët e tjerë në nominim janë më të fortë, pasi janë testuar nga publiku. Dritani është i mendimit që të gjithë janë konkurrentë të fortë dhe shton: "Po nuk besove te vetja kot që hyn!"

"Mozën e ndiej timen!"

Pasi ka vallëzuar me Mimozën, Arjoni i ka thënë Aidës se Mimoza i pëlqen shumë. Aida i ka thënë se e ka të kotë. Ai ka shtuar se e shihte si të tijën, ndërsa ajo e ka pyetur nëse e kishte fjalën për brenda në shtëpi, apo kur të dilnin. Ai i është përgjigjur në të dyja rastet. "Kur e shikoj, e shikoj sikur është e imja!" - ka thënë Arjoni. Për të qenë sa më e qartë, Aida e ka pyetur nëse nënkuptonte si shoqen e tij, kur thoshte "si të tijën". Arjoni ka mohuar. Sipas Aidës, ndikonte "edhe ngjashmëria me të kaluarën", por edhe fakti i të qenit i izoluar. "Moza më vë në siklet dhe janë të rralla femrat që më bëjnë këtë efekt!" - ka thënë Arjoni, duke shpjeguar se në shumicën e rasteve ishte ai dominuesi. "Atëherë pse jo", i ka thënë Aida, duke e këshilluar gjithashtu "të mos dilte me flamur në dorë", por dhe të kishte parasysh se koha nuk luante në favor të tij. Ajo i ka thënë se deri tani ai mund të kishte bërë diçka, por sipas Arjonit ai vetëm tani po e ndiente këtë gjë. "Kudo nga hedh sytë, dua të shikoj vetëm atë, nuk më intereson asgjë tjetër!" - ka thënë ai. Arjoni ka shtuar se në përgjithësi i pëlqente tipi i femrës si Mesida, si Anjeza, si Aida, me të cilat ke çfarë të flasësh, por çuditërisht tërheqja që ndjente për Mimozën ishte "e paparë". "O Zot sa i ngjan! - ka thënë ai më pas për ngjashmërinë e Mimozës me ish të dashurën e tij, Roselën, - i njëjti flokë, i njëjti trup...!". Por, gjithashtu ka shprehur se nuk mund të ishte ky motivi kryesor i tërheqjes që ndjente, sepse do ta kishte vënë re që në fillim.

"Nuk mund t‘i vij më Adelës nga pas!"

Duke folur për faktin që Adelajda kishte nominuar Bjordin, ky i fundit i ka thënë Adit se mendon që me këtë që ka bërë, ajo i ka ulur shumë pikë vetes. Adi e ka pyetur Bjordin a ishin sqaruar ata me njëri-tjetrin dhe i ka treguar se Adelajda i kishte thënë se ai vetë i kishte thënë të thoshte emrin e tij. Sipas Bjordit, kjo nuk ishte e vërtetë, ai i kishte thënë që nëse ndonjëherë nuk do të kishte çfarë emri të thoshte, le të jepte emrin e tij, por kjo kishte ndodhur para një muaji. Adi tha se Adelajda kishte bërë shumë gabim. Sipas Bjordit, kjo ishte një gafë jo e vogël dhe e detyronte atë që të sillej ndryshe me Adelajdën. "Unë nuk mund të dal si budalla, duke u treguar gjithmonë i mirë! - ka thënë ai. Ai ka shtuar se nuk mund t‘i rrinte gjithmonë nga pas Adelës dhe ajo t‘i thoshte "ik". "Adelës i pëlqen që unë t‘i vij vërdallë e të më thotë "ik!" - pastaj sapo unë i rri larg, më vjen nga prapa gjithë ditën!" - ka thënë Bjordi. Sipas tij, ajo mund të kishte nominuar këdo nga banorët e shtëpisë, Mozën, Bikën, Adin, por jo atë, sepse gjithçka që ajo ka dhënë e ka dhënë prej tij. "Unë jam pasqyra e Adelës këtu brenda!" - tha Bjordi, duke shpjeguar se qëndrimi me të kishte nxjerrë në pah të mirat dhe të këqijat e Adelajdës. "Me këtë që ka bërë, ajo më ka nënvlerësuar shumë!" - ka shtuar Bjordi. Ai ka sqaruar se nuk e shqetësonte aspak nominimi, por arsyeja që kishte dhënë, që sipas tij, nuk ishte kot, por ishte e vërtetë. "Duhet t‘ia thuash patjetër!" - e ka këshilluar Adi. "Tani është momenti që Adela të marrë në dorë situatën dhe të luftojë për të marrë atë që do!" - ka përfunduar Bjordi.

"Si të duket Anjeza?"

"Si të duket Anjeza?" - e ka pyetur Dritani, Adelajdën. Ajo i ka thënë se i dukej e thjeshtë, nuk mund të thoshte më shumë. "Kaq është shumë pak!" - ka thënë ai dhe ka shtuar se mendonte se Anjeza vetëm e thjeshtë nuk ishte. Adelajda ka sqaruar se kur kishte thënë e thjeshtë, e kishte fjalën që përshtatej lehtë, por nuk mund të cilësonte as anët pozitive, as ato negative të Anjezës, sepse ishte shumë herët. "Seç ka diçka që nuk më bind!" - ka thënë Dritani.

"Tani e ke ti në dorë!"

"Ti je mërzitur për nominimin?" - e ka pyetur Adelajda, Bjordin. "E mendova dhe nuk është kaq e lehtë!" - i ka thënë ai. Ai i ka thënë se me këtë që ka bërë ajo e ka vënë në të njëjtin nivel me banorët e tjerë të shtëpisë, kur e vërteta nuk është aspak kështu, të paktën ai mendonte se ishte më i rëndësishëm sesa të tjerët për të. Adelajda ka pohuar dhe ka rishpjeguar se e bënte sepse e dinte që ai nuk rrezikonte. Sipas Bjordit, nominimi nuk ka asnjë lidhje, por arsyeja që ajo kishte dhënë. Ai tha se tani ndihej i detyruar të bënte atë që kishte thënë ajo: t‘i rrinte larg. Bjordi ka vazhduar, duke thënë se e kishin bërë një herë këtë bisedë, që ai nuk duhej të sillej siç po sillej, por duhet t‘i rrinte larg dhe ai kishte gabuar përsëri. "Tani e ke në dorë ti!" - i ka thënë ai Adelës. "E çfarë do të ndryshojë tani?" - e ka pyetur ajo Bjordin. "Do të rrimë si atë ditë që më ke thënë të rrimë larg" - ia ka kthyer ai, duke shtuar se kjo e kësaj të shtune ishte vetëm një gjë e vogël, por që ajo duhej ta kuptonte vetë, nuk ishte diçka që të mund t‘ia shpjegonte ai. Sipas këndvështrimit të saj, gjërat po shkonin mirë. Bjordi i ka thënë se mund të ishin mirë për Adelën, por jo për Bjordin. Siç kishte menduar ai për të, duhej të mendonte edhe ajo për të e të mos e linte të bënte figurën e injorantit apo budallait. Për më tepër, sipas tij, ajo nuk po dinte t‘u jepte gjërave vlerën e duhur. Ajo i ka thënë se e vlerësonte Bjordin, përtej shakave, apo lojës që mund të ishin duke bërë. "Pastaj gjërat duken!" - ka thënë ajo. Sipas saj, ata të dy e dinin mirë se çfarë kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ishte e nevojshme t‘i thoshin. Por, sipas Bjordit, ata nuk ishin të qartë as me njëri-tjetrin. "Atëherë ne nuk kemi një lidhje me njëri-tjetrin!" - ka thënë ai. "Nuk kemi, sigurisht që nuk kemi!" - është përgjigjur Adelajda. "Atëherë muhabeti mbaroi këtu!" - ka shtuar Bjordi. "Tani nuk është më problemi im!". Por Adelajda i ka kërkuar sqarime të mëtejshme. Bjordi i ka thënë se tani duhet të fillonte të mendonte atë që kishte, atë që donte dhe atë që duhet të bënte për ta arritur. Ajo ka përmbledhur në pak fjalë se çfarë kishte deri tani ishte hyrja në shtëpinë e "Big Brother", gjë që kishte dashur ta bënte, marrëdhënia normale me banorët e shtëpisë, shoqëria me një pjesë të tyre, gjetja e njerëzve të cilët i donte fort dhe e donin e që i respektonte, i vlerësonte dhe që e respektonin. Një prej tyre, sipas saj, ishte edhe Bjordi. Ajo që donte ishte të shkonte deri në finale, duke pasur në krah këta njerëz. "Ti nuk ke kuptuar asgjë!" - i ka thënë Bjordi asaj. Ai ka shtuar se kishte dalë shumë jashtë karakterit të tij për të dhe ajo as e kishte kuptuar, as e kishte vlerësuar. Ajo i ka thënë se kishte dy zgjedhje: të bënte të tjerët të ndihen keq, duke aluduar për familjen, ose të bënte të ndihej keq ai. Sipas Bjordit, ky ishte një konflikt pa zgjidhje, sepse ajo s‘mund të ndryshonte dot familjen e saj, e për më tepër ai nuk mund ta pretendonte këtë. Adelajda ka filluar të qajë, duke thënë se nuk i kishte të gjitha gjërat ajo në dorë, por Bjordi i ka thënë se gjithçka që kishte të bënte me jetën e saj e kishte ajo në dorë. Sipas Adelës, ajo nuk i kishte kërkuar ndonjë gjë të madhe dhe se ajo dinte të mjaftohej me kaq sa kishin. "Nuk mund të mjaftohem unë!" - i ka thënë Bjordi. Ajo i është përgjigjur se e dinte këtë dhe kishte pritur t‘ia thoshte, por ka shpresuar se ndoshta, duke menduar se ajo çfarë kishin, vlente, ai nuk do t‘i kërkonte më tepër. "Ti ke nevojë për një lidhje këtu brenda? - e ka pyetur ajo Bjordin. "Ne kemi krijuar diçka, që tani kërkon të evoluojë!" "Më thuaj çfarë do, të të them e bëj apo jo!" - e ka pyetur Adelajda Bjordin. "Ne nuk kemi relatë!" - i ka thënë ai. "Për këtë nuk mund të bëj asgjë!" - ia ka kthyer ajo. Ata e kanë ndërprerë bisedën në dhomën e gjumit për ta rimarrë sërish jashtë, në oborrin e shtëpisë.

"Duhet të luftosh njëherë këtu, pastaj jashtë"

Adelajda i ka thënë Bjordit se është ndjerë shumë mirë me të, në të gjitha rastet. Sipas Bjordit, ajo ishte ndjerë mirë, sepse gjithçka kishte ndodhur brenda kufijve që kishte vendosur ajo. "Për ty nuk janë mirë këta kufij?" - e ka pyetur Adela. "Jo! - i është përgjigjur ai. Adelajda i ka thënë se e kishte të qartë se me atë që i kishte kërkuar Bjordit të bënte, ai kishte dalë nga vetja dhe këtë e kishte bërë vetëm për të. Ajo po e kuptonte tashmë se ishte ndjerë mirë dhe ai jo. "Tani më thuaj çfarë të bëj unë që ti të ndihesh mirë! A do t‘i heqim kufijtë?". Bjordi i ka thënë se nuk mund t‘ia thoshte këtë, kjo ishte diçka që duhet ta vendoste vetë ajo. Adelajda i ka shpjeguar se edhe po të ishin jashtë, ajo do të sillej po njësoj, në mos më e larguar, sepse nuk do të kishin pasur kaq kohë për të kaluar bashkë. Sipas Bjordit, nuk mund të llogariteshin gjërat duke marrë për bazë çfarë mund të ndodhte jashtë. "Ti nuk ke kurajë t‘i ndryshosh gjërat!" - i ka thënë ai. Adelajda i ka thënë se ai nuk e kishte idenë sesa të vështirë e kishte ajo. Sipas Bjordit, nëse ajo nuk e luftonte dot këtë luftë të vogël këtu brenda, si do t‘i përballonte vështirësitë e jetës. Ai i ka thënë se kështu nuk mund të vazhdonte më, sepse ai nuk kishte pretenduar e nuk pretendonte asgjë nga ajo; kishte qenë Adela që kishte pretenduar prej tij dhe ai i kishte bërë, por nuk mund të pranonte më që "injoranca të ndërhynte në jetën e tij". "Ti e di sa njerëz duan të më puthin, të më përqafojnë këtu apo jashtë?" - i ka thënë ai.

ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga arberia Thu Apr 02, 2009 4:26 am

Adela eshte ende me paragjykime te shumta ,si e re qe eshte.me sa kam ndjekur kjo ndjen per Bjordin ,por nuk e lene"mizat" qe ka ne koke.
keshtu ,Bjordi i lodhur tashme duke e kerkuar qofte edhe nje puthje nga Adela rrezik se ftohet dalengadale karshi saj.
jane rritur ne 2 jete shume te ndryshme me njeri tjetrin.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Mon Apr 06, 2009 3:13 am


Banorët e vjetër sulmojnë të rinjtë
Historia Bjordi-Adela vazhdon


Gara ka marrë një tjetër dinamikë në shtëpinë e famshme të "Big Brother". Tre banorët e rinj, Arjani, Juna dhe Eltoni, u kanë ndryshuar planet më të vjetërve të lojës. Ata janë parë si konkurrentë të fortë dhe i kanë nxitur banorët e vjetër të harrojnë mëritë mes tyre e të krijojnë aleanca. Qetsori qëndron në krye të tyre. Por, ndërsa tre të rinjtë kanë filluar të tregojnë diçka për veten, vëmendja nuk është shkëputur mbi marrëdhëniet shumë të diskutuara brenda shtëpisë. Qetsori i ka thënë Bjordit se do të fitonte vetëm nëse do të çonte "zyshen" në shtrat, ndërsa Arjoni, pas spektaklit, nuk ka humbur kohë për t‘u afruar ndaj Anjezës.

Të nominuarit e javës

Të nominuarit e kësaj jave kanë qenë Aida, Anjeza, Bjordi, Dritani dhe Mimoza. Ndonëse i vështirë, ky moment u kthye edhe në një situatë plot të qeshura. Banorëve u është kërkuar të dalin jashtë në oborr, ku i priste Luana, një nga velinat e programit "Fiks Fare", buzë pishinës së sapohapur për banorët. Kjo ishte një surprizë për ta nga "Vëllai i Madh". Disa prej tyre nuk kanë pritur, por janë zhveshur menjëherë. Sipas rregullit, banori i nominuar duhet të hidhej brenda në ujë, por ata u hodhën vetë, pothuajse të gjithë, me përjashtim të Adelajdës. Por edhe ajo nuk arriti të shpëtojë, pasi "Vëllai i Madh" i kërkoi të bashkohej me të tjerët. Në fund, me shoqërimin e Arjonit dhe Bjordit, në pishinë u hodh edhe Luana.

Tre banorë të rinj në shtëpi

Një tjetër surprizë, jo fort e këndshme kësaj radhe, iu bë banorëve të shtëpisë nga "Vëllai i Madh". Tre banorë të tjerë i janë shtuar shtëpisë më të famshme e më të vëzhguar të Shqipërisë, Juna, Arjani dhe Eltoni. Banorët "e vjetër" nuk u dukën shumë entuziastë në lidhje me hyrjen e tyre dhe të pyetur nga Arbana, sesi e përjetuan këtë gjë, ata nuk i kursyen komentet. Por nuk mbaronte këtu. "Vëllai i Madh" kishte vendosur që banorët e rinj, Ani, Anjeza, Arjani, Eltoni dhe Juna do të flinin së bashku në një nga dhomat e gjumit dhe banorët e vjetër, në tjetrën. Por, dy prej këtyre të fundit, për mungesë krevatesh në dhomën e tyre, duhej të kalonin te të rinjtë. "Vëllai i Madh" i la ta vendosnin vetë se kush do të ishte dhe ata që u ofruan ishin Bjordi dhe Arjoni.

"Duhen koalicione të reja!"

"Duhen koalicione të reja!" - i ka thënë Qetsori, Dritanit. Ai i ka thënë gjithashtu se nuk donte të luante më kundër Dritanit, por të dy duhet të bashkoheshin kundër njërit prej djemve të rinj të ardhur në shtëpi dhe më e mira ishte, sipas tij, kundër më të dobëtit. "Duhet të bëjmë spektakël!" - ka thënë Qetsori. Sipas Dritanit ishte ende shpejt. "Duhet të luajmë kur të dalin në nominim!" - i ka thënë ai, - ti këtë javë bëj pushim, se na vdiqe!". Qetsori, që kësaj jave "ka shpëtuar" nga nominimi, i ka thënë se kur të donte e me kë të donte Dritani, atë e kishte "gati për duel". Sipas tij, banorët e tjerë "të vjetër" nuk duhej t‘u shkonin nga pas kështu siç po bënin, duhet të sillen mirë, por kaq, jo më tepër.

"Ti bën lojë të pisët!"

Duke biseduar në tavolinën e ngrënies, Mimoza, Qetsori, Dritani dhe Adelajda, kjo e fundit i ka thënë Qetsorit se ai tjetër gjë i thoshte asaj, tjetër gjë një tjetri, e tjetër gjë bënte. Sipas saj, nuk kishte aspak koherencë në veprimet dhe fjalët e tij. "Unë luaj!" - i ka thënë Qetsori. "Ti luan, por bën lojë të pisët!" - i është përgjigjur ajo.

"Mendova se do të dilja!"

Adelajda u ka treguar banorëve të tjerë, se kësaj radhe kishte menduar vërtet se do të dilte. Për të, momenti më i vështirë kishte qenë kur prisnin në tunel dhe kur kishte mbetur në fund, bashkë me Republikën, kishte menduar vërtet se do të dilte. "Më iku zemra nga vendi!" - ka thënë ajo. Më pas ka pyetur se a ishte e vërtetë që publiku kishte duartrokitur shumë kur Aida nuk kishte dalë dhe Anjeza i tha që po. "Duartrokitën shumë edhe për Aidën, edhe për Sorin!" - i tha ajo. "Atë që kam hequr unë sonte, - ka thënë Adelajda, duke iu referuar të gjitha momenteve që kishin lidhje me të gjatë spektaklit - s‘kam për ta hequr ndonjëherë!".

"Nuk më pëlqen Tirana!"

Duke i treguar për shkollën, punën dhe jetën që bën, Arjani i ka thënë Arjonit se nuk i pëlqente fare Tirana. Ai ka thënë se ndoshta arsyeja për këtë ishte se nuk kishte gjetur ende diçka që t‘ia kishte bërë më interesant qëndrimin në Tiranë, por ka shtuar se, nëse do të kishte pasur mundësi financiare e mundësi për të zgjedhur ku të jetonte, do të kishte ikur nga Tirana brenda 24 orëve. Ai ka thënë se do t‘i pëlqente të provonte Amerikën, profesionalisht, për dy-tre vitet e ardhshme.

"Nuk kemi më armiq njëri-tjetrin!"

"Ne nuk kemi më armiq njëri-tjetrin!" - ka thënë Qetsori, në vazhdën e strategjisë së re, që, sipas tij, është momenti të përdorin. Ai ka shtuar se duhej gjetur një aspekt, ku t‘i luftonin të rinjtë. Sipas Adelajdës, por edhe të tjerëve, banorët e rinj kishin mjaft nivel dhe nuk do të ishte aq e lehtë. Po sipas Adelës, ata kishin edhe përparësi të tjera, siç ishte fakti që ishin të kthjellët e të freskët, fakti që i njihnin mjaft mirë ata dhe situatat e krijuara brenda shtëpisë e po ashtu synimet që kishin. "Synime kemi të gjithë!" - ia ka kthyer Dritani. "Po, por ata janë të kthjellët, nuk kanë pesë javë në nominim!" - i është përgjigjur ajo. "Atëherë rri jashtë! Çohu dhe ik tek ata!" - është çuar në këmbë dhe ka bërtitur ai. "Duhet të luajmë fort!" - ka thënë Qetsori. Të gjithë banorët kanë qenë të mendimit se nuk ishte e drejtë që të nominonin më njëri-tjetrin, sepse kishin arritur të rezistonin kaq kohë brenda shtëpisë. "Po nuk bashkëpunuam, po nuk krijuam strategji pune, do të biem në kurth!" - ka shtuar Qetsori.

Luana magjeps banorët!

"Vëllai i Madh" ka vendosur t‘u zbulojë banorëve këtë të shtunë pishinën "e fshehur" në oborr. Bashkë me të, aty i priste Luana, velina e programit "Fiks Fare" dhe njëkohësisht një nga imazhet e DigitAlb. Banorët, si meshkujt ashtu edhe femrat, janë mahnitur prej saj dhe e kanë komentuar gjatë me njëri-tjetrin. Ata e kanë përshkruar atë si "shumë të bukur", "shumë të mirë", "shumë sensuale", si "yll", si "perfekte", e shumë të tjera. Arjani, banori i ri i shtëpisë, ka shtuar se veç të tjerave, ajo ishte shumë e qeshur dhe atij i pëlqenin mjaft njerëzit e tillë.

"Ne kemi frikë nga ty!"

"Ne kemi frikë nga ty!" - i kanë thënë Junës, banores së re të shtëpisë së "Big Brother", Arjoni dhe Qetsori. Juna ka shprehur habinë e saj për këtë dhe ka dashur të dijë pse. Arjoni i ka thënë se në përshtypjen e parë u ishte dukur shumë feministe. Juna e ka pyetur sërish nëse e kishte interpretuar këtë "feminizëm" të saj si pozitiv apo negativ dhe Arjoni i ka thënë se kjo varej nga këndvështrimet. Por thelbi ishte, sipas tij, se ajo, deri tani, pa ditur ç‘mund të sillnin ditët në vijim, mbetej interesante. Juna është dukur e kënaqur nga këto përshtypje të para të banorëve për të dhe i ka falënderuar ata.

Juna tregon për veten

E pyetur nga Arjoni se me se merrej, Juna ka thënë se bënte shumë punë. Ajo ka treguar se merrej me promovime të ndryshme, se punonte me grupet që vizitonin panairet, me të cilët bënte rolin e përkthyeses. Juna ka thënë se fliste rrjedhshëm anglisht, gjermanisht dhe italisht. Ajo ka shtuar se deri në momentet e fundit ndodhej në punë, në Gjermani, pasi i ishte dashur të mbyllte shumë gjëra para se të hynte në shtëpinë e "Big Brother". Kjo ishte, sipas saj, edhe një nga arsyet që ajo nuk i kishte ndjekur banorët në "Big Brother" dhe nuk dinte shumë për ta. Më pas, duke diskutuar me Arjonin, ajo ka treguar se punonte në një firmë që merrej me shitje këpucësh dhe këpucët që shisnin ishin prodhim italian, madje të markave më të njohura.

"Nuk e kontrollova dot situatën!"

Bjordi e ka pyetur Arjanin përse ndodhej tani në Tiranë. "Më doli situata jashtë kontrollit!" - i ka thënë ai. Arjani i ka treguar se kishte studiuar në një shkollë amerikane në Paris, për Administrim Biznesi. "Parisi është shumë komod dhe komoditeti i tij më nxori jashtë së përditshmes", ka thënë ai, duke treguar se si rrjedhojë e kësaj, pasi kishte mbaruar studimet, ishte detyruar të kthehej në Tiranë. Ai ka treguar se planet e tij ishin që të punonte gjatë natës, sepse të ardhurat kishin mbaruar dhe gjatë ditës të specializohej në profesionin e vet, por nuk ia kishte dalë mbanë, sepse nuk mund të bënte punë të rëndomta, me të cilat nuk përballonte dot as qiranë e shtëpisë.

Basti i Bjordit dhe Qetsorit

Qetsori i ka treguar Bjordit se kishte nominuar atë dhe Dritanin dhe ka shtuar se Bjordi do ta kishte të vështirë. "Po s‘çove Adelën në shtrat, e ke humbur lojën!" - i ka thënë ai, madje ka shtuar se edhe Arjoni po të mos arrinte gjë me Anjezën, rrezikonte po aq shumë. Sipas Bjordit, edhe sikur kjo të ndodhte nuk do të ndryshonte ndonjë gjë, por, sipas Qetsorit, gabohej. "E vëmë bast që unë do të arrij më lart se ty?" - i ka thënë Bjordi, Qetsorit. Por Qetsori nuk ka pranuar që ta vinin për këtë arsye, sepse, sipas tij, edhe mund të ndodhte. "Vetëm po të çosh zyshen në krevat - i ka thënë ai - do të fitosh!". "Ndërsa unë them se jo!" - ia ka kthyer Bjordi. Basti është prerë nga Juna dhe në lojë janë një apartament në Leco nga ana e Bjordit dhe 500 metra katrorë tokë në Orikum, nga ana e Qetsorit.

"Unë do të bëj injorantin!"

Qetsori ka deklaruar se taktika e tij e re e "luftës" ndaj të rinjve do të jetë roli i injorantit. Ai, ashtu si të gjithë banorët e tjerë, i ka vlerësuar si shumë inteligjentë, të përgatitur e me nivel banorët e rinj, Junën, Arjanin dhe Eltonin. Sipas tij, loja e një të zgjuari bllokohet totalisht, kur ka përpara një injorant, sepse një i zgjuar del blof përpara një injoranti. "Dhe unë ky dua të jem, një injorant!" - ka thënë Qetsori, por më pas ka shprehur dyshime nëse do ta bënte dot apo jo.


ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga arberia Tue Apr 07, 2009 2:42 am

Per Republiken m'u be qefi qe doli,pasi kaloi ne agersivitet dhe nuk e mendonte vehten ne nominim,per me teper perçmoi ate djalin xhuxh,i cili e kishte nominuar.Njeri Inatçor qe Republika.
Nuk mund te perçmosh tjetrin ne fatkeqesine trupore qe i ka dhene ZOTI.
Kurse Qetsori, po luan lojen,labi i forte
te rinjte qe hyne i dhane energji dhe fryme banoreve qe sikur,sikur kane shkuar per t"u relaksuar dhe jo per te bere lojen e 70.000 erove.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Tue Apr 07, 2009 5:39 pm

Ari: Nuk i nominoj vajzat
Qetsori, foto nudo në dush


Banorët e rinj, pak nga pak kanë filluar të rrëfejnë diçka nga jeta e tyre. Arjani ka qenë në qendër të bisedave. Banorët e shohin atë si një konkurrent mjaft të përgatitur, i mësuar me një tjetër jetë. Banorët e vjetër e kanë pyetur për jetën, punën, për fenë etj. Ndërkohë që të rinjtë janë të ndërgjegjshëm se banorët e vjetër ua kanë "frikën".

"Vajzat nuk i nominoj"

Arjani vë në dukje se situata në shtëpi është shumë e qetë për të gjithë banorët. Ai thotë se nëse vazhdojnë të sillen në këtë mënyrë, pa u "ngatërruar" pak me njëri-tjetrin apo të krijojnë konflikte të vërteta, do ta ketë të vështirë të nominojë ndonjë. Ari shton se tani për tani nuk ka ndërmend që të nominojë asnjë vajzë, sepse ato janë në minorancë dhe se në përgjithësi vajzat i ka qejf e ndihet mirë me to. Sipas tij, e vetmja herë që mund t‘i nominojë ato do të jetë nëse do të ketë përplasje me ndonjë prej tyre apo ndonjë luhatje emocionale. Anjeza dhe Adela e falënderojnë për këtë vlerësim dhe i thonë se ai është djali i parë që e ka thënë këtë gjë në shtëpi.

Adi: "Shkruaj kur jam i mërzitur"

Adi dhe Juna diskutojnë me njëri-tjetrin në lidhje me tema të ndryshme. Ata bisedojnë edhe për jetët e tyre duke treguar diçka për t‘u njohur më mirë. Juna e pyet në lidhje me poezitë që ai shkruan dhe Adi fillon t‘i tregojë për to dhe për një poemë që ka botuar pak kohë më parë. Ai shprehet se zakonisht shkruan kur nuk ndihet mirë shpirtërisht. Më pas ata fillojnë të flasin për filozofinë e jetës. Juna mendon se është më e thjeshtë ta lësh përgjegjësinë në dorë të dikujt tjetër sesa vetes, pasi është e vështirë t‘i thuash vetes se ke gabuar. Juna tregon se jeton vetëm dhe përgjegjësitë i ka marrë përsipër vetë. Sipas Adit, është më e thjeshtë për dikë që jeton jashtë shtetit të jetojë vetëm, pa familjen, ndërsa në Shqipëri është më e vështirë. Biseda e tyre vazhdon rreth jetës së ndryshme që kanë dy popujt, shqiptarët dhe gjermanët.

Të rinjtë për të vjetërit

Anjeza ka këshilluar banorët e rinj që të jenë më të kujdesshëm në bërjen e gjërave. Ajo u tregon atyre, se vetë e ka pasur shumë të vështirë në fillim t‘u tregonte banorëve të tjerë se nëse bënte ndonjë gjë si për shembull punë shtëpie e bënte se e ndiente, ndërsa ata ia merrnin si vënie në dukje për strategji loje. Juna e kundërshton, sepse asaj vetja i duket e barabartë me gjithë të tjerët, por Anjeza i thotë se në fillim dhe ajo me atë ide hyri, por banorët e tjerë filluan ta trajtojnë ndryshe. Toni e mendon këtë sjellje të banorëve si një formë mbrojtjeje. "Në momentin që ti hyn në shtëpi, je i barabartë me të gjithë pavarësisht se dikush ka më shumë kohë brenda", shton ai. Sipas tij, shanset janë të barabarta për të gjithë si për të fituar, si për të humbur. Toni mendon se është favor për ta që banorët e vjetër t‘i shohin me një lloj frike, pasi mund të merret edhe si vlerësim. Ai thotë se ata i kanë parë nga jashtë dhe janë më të përgatitur se ata brenda, sepse e dinë mirë se cilët janë pozitivë e cilët jo, cilët bëjnë intriga e sulme e cilët jo dhe këto mund t‘i shfrytëzojnë për strategji loje. Anjeza mendon se ka një ndryshim të madh të parit nga jashtë e të jetuarit në shtëpi.

Dritani: "Një nga ne djemtë do të dalë"

Adela shprehet se nëse del ndonjë nga vajzat të shtunën dhe që për të ka shumë gjasa të ndodhë, atëherë do të vijë sërish një banore e re. Dritani mendon se ka më shumë mundësi të dalë ndonjë djalë, sepse vajzat janë në minorancë dhe kështu rrezikon ose ai ose Bjordi. Adela ia kthen menjëherë që kjo nuk ka për të ndodhur, por Dritani thotë me habi se nuk e kupton këtë gjë tek ajo dhe te të tjerët. "Nuk e kuptoj se si ju për të gjithë djemtë thoni që nuk do dalin? Atëherë i bie që ju do dilni e ne do rrimë", shprehet ai. Adela kujtohet se edhe Anin nuk e nominoi njeri dhe pyet se përse nuk e nxorën. Tani ia kthen se ai nuk ka përse ta dominojë, pasi me të shkon mirë. Ajo thotë se e ndjen dhe është shumë e sigurt se as ai e as Bjordi nuk do dalin, pasi nuk ka kuptim. "Nuk ka kuptim për ty, por për të tjerët mundet", thotë ai.

"Ti nuk më mbron asnjëherë"

Adelës i vjen inat me Mozën se pas çdo konflikti që ka ajo me Aidën, ajo mban anën e saj. Moza i kthehet se kjo nuk është e vërtetë, por i bën ashtu si e sheh ajo të arsyeshme. Adi i thotë Adelës se po flet gabim tani. Sipas tij, Moza nuk ka lidhje fare me zënkat që bën ajo me Aidën. Moza nuk ka pse të zgjedhë se me kë të rrijë vetëm se ia kërkon ajo. Sipas tij, këto zgjedhje bëhen vetëm në debate shumë të mëdha. Adela këmbëngul se Moza gjithmonë e justifikon Aidën dhe ndaj ndihet e lënduar. Ajo i thotë Mozës se asnjëherë nuk i ka thënë se Aida e teproi me të, por gjithmonë mundohet të gjejë defektet tek ajo. Adela mendon se Aida po përdor mënyra shumë të ulëta vetëm për t‘i bërë keq.

Opinione për Arin

"Sa shumë që flet!" - i ka thënë Adelajda Bjordit për Arin, ndërsa ishin ulur pranë njëri-tjetrit në divan. Ajo ka shtuar se ai flet e flet pa pushim. "Çfarë mund të bëj tjetër?" - ka thënë Bjordi. "Të dëgjojë!" i është përgjigjur ajo. Ndërsa pak më vonë dhe vetëm pak metra më tutje, Anjeza i ka thënë Qetsorit se i pëlqente kur fliste Ari, jo vetëm për temat, mënyrën, por edhe për argumentet që jepte. "Ke kënaqësi ta dëgjosh!" - ka thënë ajo. Qetsori është bashkuar me mendimin e saj, duke i thënë se Ari ishte shumë i përgatitur.

"Unë jam shumë klasik!"

"Unë jam shumë klasik!"- ka thënë Ari, - Më pëlqejnë shtëpitë e vjetra, makinat e vjetra dhe për modën e vjetër!". Por, sipas Arjonit, nëse do të kishte lindur në atë epokë do t‘i pëlqenin të rejat. Ai ka thënë se ishte i lumtur që kishte lindur në këtë epokë, në një epokë tranzicioni, siç e përkufizoi ai, sepse dinin çfarë ishte të mos kishe shumë gjëra, si celulari, makinat dhe cili ishte ndryshimi po t‘i kishe. Ari u shpreh i pasigurt nëse teknologjia e sotme apo sasia e madhe e informacionit, të bënte më mirë apo keq. "Nuk e di a jam i lumtur që po jetoj në këtë epokë!" - ka thënë ai. "Ndërsa unë jam!" - ia ka kthyer Arjoni.

"Është fati ai që vendos!"

Adelajda e ka pyetur Arin nëse ai besonte në një fuqi të mbinatyrshme, pa marrë parasysh këtu besimet e ndryshme dhe ai i është përgjigjur se shpeshherë, kur gjërat apo situatat kalojnë përtej shpjegimeve të tij, apo gjen qetësi dhe shpresë në besimin e ekzistencës së botës së përtejme, ai sheh si përgjigje pikërisht praninë e një fuqie të mbinatyrshme. "Unë besoj në Zot! - ka thënë ai, -kam shumë respekt për fetë, por nuk u besoj formateve që më janë ofruar, librave që i ka shkruar dikush e m‘i jep mua t‘i lexoj!". Adelajda e ka pyetur nëse ai beson se gjërat kanë ndodhur, ndodhin dhe do të ndodhin vetvetiu, apo sepse është dikush që i komandon. Ari i është përgjigjur se ai nuk e besonte kurrë këtë, që të ishte dikush që i komandonte gjërat dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë ky dikush do të ishte fajtori për të gjitha poshtërsitë e kësaj bote. "Nëse qenka ai që na ka krijuar kështu, ose ai paska një qëllim cinik ndaj nesh, ose nuk ka ditur ta bëjë mirë!"- ka thënë Ari. Adelajda ka marrë si shembull një palë pantallona që njeriu i zgjedh vetë, i qep vetë, i shkurton nëse i mbushet mendja ta bëjë dhe i djeg apo i zhduk fare, sepse nuk i pëlqejnë më; ato janë të vetat dhe ai mund të bëjë ç‘të dojë. Në analogji me këtë ajo ka thënë: "A nuk mendon se dhe ai ka të drejtë të bëjë ç‘të dojë me ne, për sa kohë që jemi krijesa të tij?" Adelajda ka vazhduar duke pyetur nëse do të ishte më mirë dhe më lehtësuese që për gjithë ato të këqija që po kalon njerëzimi sot, që ai kishte përmendur, shkaktari të ishte dikush tjetër dhe jo njerëzit. Ai është shprehur se për sa u përkiste besimeve të ndryshme, më shumë e gjente veten më pranë fesë budiste, sepse ajo të mësonte të respektoje natyrën përreth, pasi besimi bazë i saj ishte mishërimi për 7 herë rresht në jogjallesa e gjallesa të ndryshme. Dhe sipas tij, ishte fati ai që i vendoste gjërat.

Edhe hile, edhe burrëri!

Adi ka thënë se për të fituar 70 mijë eurot, vërtet duhet hile, por njeriu duhet të tregojë edhe pak burrëri. Ai tha se ishte kjo arsyeja që ai nuk i kishte nominuar kësaj jave as Qetsorin, as Aidën, sepse atyre u duhej ta merrnin veten nga gjithë ai emocion dhe tension që kishin përjetuar për javë me radhë. "Më vjen keq për ty, - i ka thënë ai Aidës, - sepse u zgjat shumë!". "Mos të të vijë keq, - ia ka kthyer ajo me shaka, - se unë kam vendosur të hyj në "Gines"! Adi ka shtuar se po qe se Aida do të shpëtonte edhe këtë herë, pavarësisht se mund të dilte të shtunën e ardhshme, ajo do të ishte një person që kishte lënë gjurmë në këtë shtëpi. Edhe Qetsori ka qenë i të njëjtit mendim, që Aida nuk duhet të ishte rinominuar nga banorët.

Arjoni fotografon Qetsorin

Arjoni, në kuadër të fotografive të provës së javës, i ka bërë fotografi Qetsorit në dush dhe i ka lënë të kuptojë sikur e ka nxjerrë nudo. Ai ua ka treguar këtë edhe banorëve të tjerë që kanë qeshur. "Dua privatësinë time!"- i ka thënë Qetsori, që më pas ka mbuluar edhe xhamin e dushit nga frika e ndonjë fotoje tjetër. Ndërsa Adi, duke parë foton e Qetsorit, ku dukeshin vetëm shpatullat, e ka ngacmuar duke e pyetur nëse po lahej me ujë të ftohtë. "Jo!" - i është përgjigjur Qetsori, që nuk e ka kuptuar shakanë e Adit.

Je shumë fotozhenike!"

Duke parë fotot që banorët i kishin bërë njëri-tjetrit, Adelajda i ka thënë Junës se i pëlqente shumë sesi kishte dalë ajo. "Je shumë fotozhenike, mua më pëlqen shumë!"- i ka thënë ajo. Ndërsa Arjoni i ka thënë asaj(Junës), se për mendimin e tij, ajo kishte një fytyrë shumë ekspresive.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Sun Apr 12, 2009 6:43 am

Dritani bie në provën e parë. Aventurë e shkurtër për Anin
Një spektakël me emocione të forta dhe surpriza të shumta


Me të papritura dhe surpriza të shumta ka qenë i mbushur spektakli i madh i së shtunës. Ndryshe nga çdo javë tjetër, natën e mbrëmshme banorët kanë përjetuar emocione të forta. Nga shtëpia e "Big Brother" nuk ka dalë një, por dy konkurrentë. I pari, me televotimin që ka qenë i hapur gjatë gjithë javës, është larguar Dritani. Eliminimi i dytë është zhvilluar ndryshe. Moza, e shpëtuara nga 5 të nominuarit e javës, ka zgjedhur Adin si të shpëtuarin e dytë dhe përzgjedhja ka vazhduar zinxhir. Në fund, kanë mbetur katër të rinjtë në nominim: Ani, Ari, Juna dhe Eltoni. Publiku ka zgjedhur që shtëpinë e madhe të "Big Brother" ta lërë Ani.

Arjoni dhe Anjeza: E pëlqejmë njëri-tjetrin

Gjatë gjithë javës ata janë parë shumë afër me njëri-tjetrin. Madje kanë shkëmbyer edhe një puthje. Publiku është munduar të kuptojë nëse një histori dashurie po lind brenda shtëpisë. Në një lidhje me shtëpinë gjatë spektaklit, Arbana ka pyetur Arjonin dhe Anjezën nëse gjërat kishin ndryshuar mes tyre. Arjoni ka theksuar se ndjen të njëjtën gjë që ka shprehur të shtunën e shkuar, me ndryshimin e vetëm se ka pasur edhe një puthje. Anjeza, nga ana e saj, ka pranuar se e pëlqen Arjonin dhe ndihet mirë.

Ani rrëfen për dashurinë

Gjatë javës Ani ka rrëfyer dashurinë e tij për një vajzë. Në bisedat me Eltonin, ai është shprehur se e ndien mungesën e vajzës 17-vjeçare, me të cilën as ka folur dhe as nuk është takuar që prej 25 dhjetorit, ditëlindjes së tyre. Për këtë arsye, "Vëllai i Madh" kishte vendosur t‘i bënte një surprizë të bukur. Në dhomën e rrëfimit, Ani ka gjetur një album bosh, të cilin ai ia ka dhuruar më parë të dashurës së tij. Më pas, ka dëgjuar në audio përshëndetjet e së dashurës, e cila i ka thënë se do që albumin ta mbushë me foto të tij aty brenda dhe e pret jashtë.

Fotot artistike

Një nga momentet gazmore të spektaklit të madh të së shtunës kanë qenë edhe fotografitë artistike të realizuara brenda shtëpisë. Publiku, njëkohësisht dhe banorët, kanë parë disa prej tyre, duke i komentuar jo rrallë me të qeshura.

Adela dhe Bjordi

Një tjetër histori që ka shkaktuar diskutime të shumta është ajo mes Bjordit dhe Adelës. Gjatë kësaj kohe ka pasur momente të shumta afrimi, mërzitjesh, por edhe të bukura mes tyre. "Vëllai i Madh" u kishte bërë një surprizë të dyve. Në dhomën e rrëfimit, ata kanë parë së bashku një klip me momentet më të bukura që kanë kaluar gjatë këtyre javëve.

Surpriza për Qetsorin

Pas 10 javësh qëndrimi në shtëpinë e famshme të "Big Brother", një surprizë ka ardhur edhe për Qetsorin. Gjatë kësaj kohe ai ka folur vazhdimisht për familjen e tij e sidomos për shtatzëninë e bashkëshortes së tij. Arbana e fton Qetsorin të ndjekë një klip, në të cilin shihet bashkëshortja e tij, Liljana, duke bërë vizitën e shtatzënisë në klinikë. Gjatë kipit ajo i tregon se bebja që presin është një vajzë. Më pas i kërkohet Qetsorit që të ndjekë tingujt e audios dhe të gjejë nga vijnë ato. Shkon në akuarium, ku gjen Liljanën. Momente emocionuese për të dy, të cilat brenda shtëpisë marrin edhe më shumë vlerë.

Supermarket në shtëpi

Edhe këtë javë banorët nuk e kanë kaluar provën. Kjo do të thotë më pak buxhet dhe mundësi për të blerë ushqime. Kjo i mërziti pak banorët, por lajmi i mirë vjen më pas. "Vëllai i Madh" u ka sjellë në oborr supermarketin "Euromax", ku për dy minuta banorët morën dhe futën në shtëpi gjithçka mundën.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Sun Apr 12, 2009 6:44 am

“Big brother”, surpriza ne mbremjen e djeshme


"BIG BROTHER" - Faqe 2 Big-brother
Dritani dhe Ani ishin te skualifikuarit nga gara ne shtepine e “Big Brother”, largim te cilin ata dhe banoret e tjere te shtepise me te famshme te shqiptareve e kane percjelle me shume emocion.
Dhe ne kete spektakel emocionet ishin shume te forta pasi organizatoret kane ofruar shume surpriza per banoret.
Moza, e shpetuara nga eleminimi i pare ka njoftuar banoret e tjere per vendimin e “vellait te madh” dhe menyren se si do te eleminohej personi i dyte.
Kater konkurentet e rinj ne kete gare kane dale ne kandidim dhe nga televotimi qe zgjati shume pak Ani doli nga shtepia.
Qetesori eshte emocionuar sepse per here te pare ka degjuar rrahjet e zemres se vajzes se tij qe lind pas disa muajsh. Me pas ai ka takuar edhe bashkeshorten e tij.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga Ilda Wed Apr 15, 2009 3:34 am

Sa keq me erdhi per dritanin ai ishte nder personat qe dha risi per keet big brother ...mekarakterin, qendrueshmerine dhe paanshmerine e mendimeve sbesoj qe ishte vendim i drejte dhe sbesoj qe publiku e ka vleresuar kaq pak nje person me nje karakter te tille anyway ...dalja e anit besoj ishte e justifikueshme pasi spo i jepte ndonje gje te veçante Big Brother 2 ....ndersa adela eshte bo bajat fare sinqerisht se duroj dot me gjithe lajka dhe numra ..ka fillu ben dhe si interesante ...po nuk i shko nje personi te tille sjellje te tilla ....

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Wed Apr 15, 2009 4:18 am

Ari i shpreh ndjenjat Mozës: Ti më pëlqen
Ndërkohë, marrëdhënia e Adelës dhe Bjordit është diskutuar gjatë


Marrëdhënia mes Adelajdës dhe Bjordit ka qenë në qendër të diskutimeve të banorëve. Arjani ka debatuar me Adelën, duke i vënë në dukje që nuk e kuptonte qëndrimin e saj dhe duke theksuar se ajo ndoshta e bënte për lojë. Eltoni dhe Aida po ashtu kanë komentuar rreth banorëve. Ndërkohë, Arjani është shprehur hapur me Mimozën.

"U bë ‘Big Brother‘ çifti këtu"

Aida dhe Eltoni kanë diskutuar për pëlqimet brenda shtëpisë. Ai thotë për Junën: "Juna vdiq pas Adit"! Sipas Aidës, brenda shtëpisë afeksionohesh shumë shpejt me njerëzit dhe gjërat të duken ndryshe. Ajo shton: "Të duket ai, dhe nuk ka tjetër". Eltoni thotë se i vjen për të qeshur me situatat që janë krijuar në shtëpi: "Ari vdiq pas Mimozës, Juna pas Adit. U bë ‘Big Brother‘ çifti këtu". Aida shprehet se nuk e shqetësojnë këto gjëra. Sipas Eltonit, kjo gjë mund ta shqetësojë Qetsorin. Aida i thotë: "Sori ka frikën e lojës".

Toni: Të paraqitesh siç je

Aida, Ari dhe Eltoni diskutojnë për sjelljen e Mimozës, faktin që ajo thotë se nuk ka puthur asnjëherë. Eltoni thotë që ajo nuk është aq naive sa duket, dhe shton se banorët nuk i kanë thënë të vërtetën njëri-tjetrit. Ari shprehet: "Si ka mundësi që gjithë kjo vajzë e bukur të jetë manipulatore"?! Eltoni mendon se njerëzit e shfrytëzojnë pamjen për të bërë një gjë të tillë. Aida mundohet ta justifikojë, duke thënë se ndoshta Mimoza mund ta ketë problemin nga familja, që nuk shprehet hapur. Eltoni e pyet Aidën nëse ajo vërtet mendonte që banorët kanë qenë realistë brenda shtëpisë. Ajo i thotë: "Koha do e tregojë se sa realistë kanë qenë". Sipas saj, brenda shtëpisë ka dhe persona që kanë qenë realë dhe kanë thënë të vërtetën. Eltoni thotë: "Unë mendoj që është më mirë të paraqitesh siç je". Mendimi i tij bazohet në faktin që publiku që i ndjek, arrin ta kuptojë se sa realë janë.

Futboll në "Big Brother"

Banorët kanë qenë shumë pasivë për sa i përket mënyrës së argëtimit brenda shtëpisë, dhe për këtë Adi ka bërë një top me mjete rrethanore. Ai ka marrë kapelën e Qetsorit dhe i ka futur brenda një peshqir, duke e qepur më pas. Gjatë procesit të bërjes së topit, ai ka diskutuar: "Nuk kemi ardhur për të fjetur gjumë". Qetsori kujton kohën kur ka qenë i vogël dhe për topat që ishin në atë kohë. Banorët kanë organizuar një ndeshje futbolli duke u ndarë në dy skuadra. Fillimisht banorët që luajtën ishin Ari, Qetsori, Adi dhe Juna, më vonë me ta u bashkuan dhe banorët e tjerë.

"S‘më pëlqen që s‘e pranon të vëllanë!"

Qetsori i ka treguar Junës "historinë" Aida-Adela, javë pas jave. Ai ka thënë se të dyja vajzat kanë probleme jashtë shtëpisë dhe ka cilësuar se problemet më të mëdha i kishte Aida, për shkak të situatës familjare. "Por nuk më pëlqen fakti që nuk e pranon të vëllanë", i ka thënë Qetsori Junës. Sipas Junës, këto janë probleme që gjithsecili i di vetë. Ata nuk e dinin si ishte situata e mbase po ta dinin do t‘i jepnin të drejtë asaj, por Qetsori ka thënë se atij i pëlqente loja me një kundërshtar të denjë e jo me një të pashpirt.

"Komplekset po na marrin frymën"

Adelajda, Arjani, Adi, Mimoza, Qetsori, Anjeza dhe Bjordi kanë qenë duke biseduar në dhomën e gjumit. Diskutimi është zhvilluar rreth ish-banorëve të shtëpisë e kryesisht rreth Mesidës e Liritës, për sa u përkiste pozicionimeve ose jopozicionimeve të tyre në lojë dhe opinioneve të banorëve lidhur me këtë. Më pas, ata e kanë krahasuar veten me konkurrentët e "Big Brother 1". "Këtu është plot me komplekse që po na marrin frymën", ka thënë Arjani. "S‘kam ç‘të bëj. Unë kështu jam dhe pikë", ka thënë Adelajda. Adi i ka thënë se ajo duhet ta mbronte kompleksitetin e vet. Adelajda e ka pyetur Arjanin se ku i shihte ai komplekset e saj dhe ai i është përgjigjur se nisnin që te refuzimi i saj për të dalë me rroba banje. Adelajda i ka thënë se me këto komplekse ajo nuk i bënte dëm askujt, përveç vetes. Arjani ka shtuar se nuk i pëlqente aspak. Madje, sipas tij, ishte acarues edhe pozicioni i saj "tërhiq e mos e këput" dhe për këtë bënte fajtor Bjordin. Adela ka shpjeguar se ndjehej mirë me Bjordin, ashtu siç ishin dhe s‘kishte nevojë as të puthej e as të flinte në një krevat. "Pse duhet ta puth unë se doni ju?", ka thënë Adela dhe ka shtuar se edhe Bjordi ndihej me të po aq mirë. "Mua ky më ka thënë tjetër gjë", ia ka kthyer Arjani Adelajdes, që në fillim ka heshtur, pastaj ka thënë se Bjordi mund të mendonte ç‘të donte. "Mos rreziko me gjëra të pavërteta", i ka thënë Adi Arjanit. Ky i fundit ka thënë se nuk ishin aspak të pavërteta dhe ka shtuar se një marrëdhënie si të tyren, nuk e kishte parë asnjëherë. Adela e ka kundërshtuar duke i thënë se nuk duhet të kishte detyrimisht një shembull tjetër që marrëdhënia e tyre të quhej normale. "Kur të dalim që këtu, do ta kuptosh se e ke ti gabim", i ka thënë Arjani. "Unë mund ta kem gabim, por unë kështu e ndjej, ka thënë Adelajda. Për mua puthja është shumë intime". Arjani i ka thënë se më intime ishin prekjet që ata i bënin njëri-tjetrit, apo mënyra sesi rrinin bashkë, sesa një puthje. "Ti sheh atë që do të shohësh", i është përgjigjur Adela. "Unë shoh atë që duket", i ka thënë Arjani. "Ose ju po luani, dhe po luani fuqishëm", ka shtuar ai më pas.

"Nejse, faleminderit që ma the", i ka thënë Adela, duke shtuar se e vlerësonte vërtet shumë faktin që ai ia tha mendimin e tij hapur. Debati, që për një moment u duk sikur u shua, rifilloi përsëri me përfshirjen në të edhe të banorëve të tjerë. Aida tha se edhe ajo e kishte ndjerë ekzistencën e këtyre komplekseve, madje në atë shkallë sa e kishin kompleksuar edhe atë vetë. Duke ndërhyrë, Adi tha se ishte ai që e kishte bërë gabim pyetjen fillestare, që nxiti gjithë debatin dhe donte ta rregullonte, prandaj e formuloi ndryshe: "Kush është më i ndjekur, ‘Big Brother 1‘ apo ‘Big Brother 2‘"? Arjani i tha se këto ishin statistika që ai nuk i njihte, por, sipas tij, çështja ishte nëse këto realitete që ata përfaqësonin e progresonin apo e regresonin shoqërinë shqiptare. "Nëse Adela do të jetë pjesë e këtij revolucioni, le të puthet, por nëse nuk do, nuk do", ka thënë Adi. "Pse, të puthësh një njeri që do është revolucion?!", i është përgjigjur po me një pyetje Arjani. Sipas Adit, në realitetin e Adelës, ishte. Adelajda i ka thënë Arjanit se nëse ai do ta njihte historinë e saj, nuk do të fliste kështu dhe ai i është përgjigjur se, mesa dinte ai, historia mes Adelës dhe të fejuarit të saj ishte mbyllur dhe atë, po të ishte në vend të ish-të fejuarit të saj, do ta vriste më tepër ky afeksion dymujor, sesa një puthje. Aida ka ndërhyrë duke thënë se ndoshta Adela nuk i kishte mbyllur përfundimisht gjërat jashtë, por Adelajda i ka thënë se nuk ishte kështu. "Mos ndoshta në lidhjen jashtë i ka munguar ky lloj afeksioni?", ka thënë Qetsori. Edhe për Arjanin ishte pak a shumë kështu, që në lidhjen që Adela kishte pasur me ish-in e saj, i kishte munguar pikërisht afeksioni apo të ndjerit femër. "Më mirë e lëmë këtë debat tani, sepse po e personalizojmë shumë dhe e rimarrim në një moment tjetër", ka përfunduar Arjani. Më pas, në mungesë të saj, ai u ka thënë banorëve të tjerë se ai ishte pro saj dhe prandaj i fliste, sepse i vinte keq.

"Ti më tërheq"

Duke biseduar me Mimozën, Arjani i ka thënë asaj se ajo e tërhiqte shumë për nga mosha, paraqitja, tipi, por kishte edhe gjëra që ai nuk ia pëlqente, madje që i linin shije të keqe. Sipas tij, koha ishte e vetmja që tregonte realisht sesa vlente dikush për dikë dhe ata do të vazhdonin ende të qëndronin brenda e të kuptonin më shumë, por ajo që ai dinte deri tani, ishte fakti se ajo qe shumë interesante dhe atij i pëlqente. "Nga shikimi yt e kuptoj që as unë nuk të lë indiferent", i ka thënë ai Mimozës dhe ka shtuar se ai e dinte këtë, pavarësisht se çfarë do të thoshte ajo. Arjani ka thënë se ai nuk ishte tip që luante dhe sidomos me ndjenjat. "Nuk ka as moshë për të luajtur", i ka thënë Mimoza. "Në këtë shtëpi, ti je i vetmi person që më tërheq dhe më pëlqen ideja", ka thënë më pas ai. Arjani ka shtuar se e dinte që çdo femre i pëlqente të ndihej në qendër të vëmendjes, por i është lutur Mimozës që nëse ajo nuk do të ndjente asgjë karshi tij, të mos i jepte sinjale që nënkuptonin të kundërtën.

"Ari iu afrua shumë Mozës"

Arjoni dhe Sori, pasi janë zgjuar, shkojnë për të pirë kafen në kopsht. Një prej bisedave të tyre është ajo në lidhje me Arin dhe Mozën. Sori thotë se ka krijuar një përshtypje se Ari ka për t‘ia dalë mbanë ta bëjë Mozën për vete, duke treguar se natën e mbrëmshme ai i ishte afruar shumë asaj. Arjoni e pyet për sigurinë e asaj që ai i thotë dhe më pas i propozon Sorit një bast ku ai mendon se Ari nuk ka për ta kapur Mozën, të kundërtën e asaj që mendon Sori. Arjoni shprehet me siguri të plotë se përderisa ai nuk arriti të krijonte një raport me të, as Ari nuk ka për të arritur gjë. Sipas tij, Moza është një lojtare dhe po luan lojën e saj, sepse ka filluar të ndjejë rrezikun dhe tani për tani i intereson që ta luajë këtë rol. Edhe Sori e pranon se Moza di të luajë, por ai mendon se edhe Ari është shumë i shkathët dhe mund të ndodhë ndonjë gjë. Arjoni shprehet se te vajzat si Moza, që nuk kanë pasur ndonjë lidhje më parë me djem, është edhe më e vështirë që të ndodhë diçka.

Puthje dhe përqafime

Bjordi shkon tek Adela, e cila qëndron shtrirë në krevatin e saj, me rrobëdesham veshur, duke bërë tualetin e mëngjesit. Ajo i uron një ditë të mbarë dhe e puth në faqe. Ata bisedojnë për gjëra të përgjithshme dhe gjatë gjithë kohës puthen e përqafohen. Bjordi dhe Adela qëndrojnë në intimitet për minuta të tëra, duke shkëmbyer puthje e përqafime të shumta. Adela shprehet se nëse Arjoni dhe Anjeza do të bënin si ata në ato momente, askush nuk do t‘i kishte thënë asgjë, ndërkohë ata (Bjordin dhe Adelën) nuk i lënë rehat me komente. Ata vazhdojnë t‘i dhurojnë puthje e përqafime njëri-tjetrit dhe të dy duken të lumtur.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga arberia Wed Apr 15, 2009 5:48 am

Ndjenja midis Bjordit dhe Adeles me duket e sinqerte dhe uroj te vazhdoje lidhja edhe kur te dalin nga loja.
Kurse ky labi,Arjoni dhe Anjeza nuk kane ndjenje fare vetem rrine per hit te lojes
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Thu Apr 16, 2009 4:17 am

Moza i ankohet Adelës: Do kemi shumë probleme jashtë
Refuzimi i Adelës ndaj Bjordit është kthyer në motiv batutash dhe shakash brenda shtëpisë


Dënimi që "Vëllai i Madh" u ka dhënë banorëve, duke i lidhur në grupe për dore, është kthyer edhe në një moment argëtimi. Më pas gjithçka i është kthyer normalitetit. Çiftet kanë pasur mundësi që të rrinë bashkë, ndërsa të tjerë kanë diskutuar mbi nominimet, personat që mund të dalin këtë të shtunë dhe ata që mund të shkojnë në finale.

"Nuk je loja ime"

Juna ngacmon Sorin në lidhje me lojën që bën ai me banorët e tjerë, duke nënkuptuar edhe veten. Sori ia kthen se ajo nuk bën pjesë në llogaritë për lojën e tij për të shtunën. Ajo interesohet se cila është loja e tij për momentin dhe ai i përgjigjet se nuk e ka menduar akoma, sepse nuk e ka të sigurt nëse rri apo jo. Gjithsesi, ai thotë se duhet të mendojë për tri lojëra, duke bërë llogaritë për secilin që mund të dalë. Sori shton se me atë ende nuk i ka ardhur koha për të luajtur, të paktën deri të shtunën, sepse e mendon diçka të hershme të nxjerrë të rinjtë në lojë, pasi mund të rrezikojë vetë, por për gjatë ditës ai mendon se ata kalojnë kohën duke shkëmbyer biseda, debate, lojëra e në këtë mënyrë duke ndihmuar Sorin.

Për Kavajën

Adela i tregon Junës, Eltonit dhe Arit për qytetin e saj, Kavajën. Ajo tregon se Kavaja është një qytet shumë i qetë, që nuk ndodh asgjë e keqe, ku vendet për t‘u argëtuar janë të pakta, por që në tërësi është një qytet i bukur, sidomos në verë. Adela tregon se njerëzit që jetojnë atje e bëjnë jetën pak të vështirë, sepse merren më shumë me punët e të tjerëve sesa të vetat. Ajo merr si shembull historinë e saj e të Bjordit dhe thotë se e di shumë mirë që e paragjykojnë. Sipas saj, edhe nëse prindërit e saj nuk e paragjykojnë apo gjykojnë, janë të tjerët që u thonë atyre fjalë për të. Adela thotë se të gjithë e dinë që ajo me Bjordin nuk po bën asgjë të keqe, përveç gjërave të bukura, por që në Kavajë ajo gjykohet edhe për këto.

Adela për jetën e saj

Adela i tregon Eltonit një pjesë nga jeta e saj. Ajo i tregon për prindërit, familjen me të cilën jeton, dashurinë me Gonin dhe se si i ka përjetuar ajo të gjitha këto. Ajo emocionohet dhe tregon duke qarë se sa dëshirë të madhe kishte që të ndryshonte diçka në jetën e saj, sepse nuk ndihej e lumtur. Adela tregon se gjithnjë ishte përpjekur e munduar të ndryshonte diçka te të tjerët, por pa arritur në rezultate pozitive. Më pas, ajo mendoi që të ndryshonte diçka në veten e saj, në jetën e saj dhe të paktën këtë gjë arriti ta bënte e ndihet krenare për këtë. Adela thotë se si ajo ka shumë vajza të tjera, të cilat nuk e kanë guximin që ta ndryshojnë jetën e tyre si ajo dhe për këtë i vjen shumë inat, por e kupton se sa e vështirë është. Eltoni mendon se veprimet e Adelës, duke i bërë publike, kanë për të ndikuar në mendimet e atyre vajzave e të paktën ka për t‘u kujtuar pikërisht për iniciativën që mori dhe arriti diçka pozitive.

"Do kemi probleme"

Mimoza i thotë në konfidencë Adelës se kur të dalin jashtë të dyja do të kenë për të sqaruar problemet e tyre. Adela e pyet përse, por ajo mundohet që fjalët t‘ia lërë me nënkuptim dhe Adela, që duket sikur i di problemet e Mozës, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë ajo. Moza i thotë që të mos e përmendi dhe se më hapur do të mund të flasin kur të jenë jashtë. Ato bisedojnë dhe diçka tjetër me shenja.

Anjeza: Jam shumë mirë me Arjonin!

Arjoni dhe Anjeza, duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit, diskutojnë për nominimet. Për Arjonin nuk ka rëndësi nominimi, por që t‘ia kalojë sa më mirë me Anjezën. Ai thotë: "Do na ‘masakrojnë‘ me pyetje përjashta, nëse do të vazhdojmë apo jo!" Ajo mendon që është ende herët për t‘u bërë kjo pyetje. Ai mbështet mendimin e saj dhe shton: "Kjo është e bukur, se është tani këtu dhe kaq!" Ajo thotë që nuk e kishte menduar që do ndihej me një person kaq mirë sa me Arjonin dhe thotë: "Jam shumë mirë!" Anjeza shprehet se ka dëshirë që Arjonin ta njohë edhe jashtë, pasi gjërat janë më ndryshe.

Dënim për banorët

"Big Brother", duke parë që Ari ka përsëritur disa veprime që bien ndesh me rregulloren, vendos t‘u japë të gjithë banorëve një dënim. Ky vendim ka ardhur për të gjithë, për arsye se banorët jetojnë në grup dhe zgjedhjet e njërit i pësojnë dhe i gëzojnë në grup. Dënimi konsiston në lidhjen me litarë me njëri-tjetrin në grupe prej katër dhe tre vetash. Ata janë të detyruar që të spostohen në grupe, për të koordinuar gjithçka dhe nuk lejohen absolutisht që të zgjidhen nga litarët, qoftë edhe për të përdorur tualetin, apo për t‘u shtrirë. Banorët u ndanë në grupe të përcaktuara nga "Big Brother". Grupi i parë përbëhej nga Ari, Adelajda, Aida dhe Qetsori. Grupi i dytë ishin Adi, Anjeza, Bjordi dhe Mimoza. Në grupin e tretë ishin Eltoni, Juna, Arjoni. Në momentin që banorët janë vënë në dijeni të dënimit, ata i kanë thënë Arit: "Ta kemi borxh!" Gjithsesi, ata e morën me shumë sportivitet këtë dënim, duke u shprehur që do jetë argëtuese për ta. Arjoni bën batuta me Anjezën duke i thënë: "Imagjino kur të gatuaj unë dhe Sori, do jemi 10 veta në kuzhinë!" Ari u thotë banorëve: "Në këtë mënyrë rritet ndjenja e komunitetit!" Të gjithë banorët bëjnë batuta me Arin. Bjordi i thotë: "Po ti nuk ndihesh as fajtor!" Ky dënim ka krijuar shumë situata komike me banorët.

"Mendonim që do e fitonte Tani"

Arjoni, Junida dhe Eltoni preferojnë të qëndrojnë shtrirë duke diskutuar për banorët. Eltoni kujton Dritanin dhe thotë që ai e kishte parandier se do dilte ai. Arjoni thotë që ata nuk e imagjinonin që mund të dilte Dritani dhe shton: "Ne mendonim që Tani do ishte fituesi i ‘Big Brother‘"! Juna e pyet se pse kishte këtë mendim. Ai i thotë që ishte një perceptim i tij, pasi mendonte që sjellja e tij ishte brenda parametrave të një personi që mund ta fitonte. Ajo vazhdon duke e pyetur: "Kush mendon që mund të dalë?" Sipas mendimit të tij, personat që mund të dalin janë ai ose Qetsori. Ajo i thotë se nuk do të ndodhë dhe shton: "Për mendimin tim çiftet shikohen më me dëshirë!"

Lirohen nga litarët

"Big Brother" e konsideroi dënimin të kryer, duke vendosur që ato të lirohen nga litarët. Arjoni sapo është liruar ka shkuar për të puthur Anjezën, ndërsa Bjordi e ka marrë Adelajdën në krahë. Banorët e tjerë kanë vazhduar të kërcejnë. Arjoni ka marrë litarët që banorët ishin të lidhur dhe ka kërcyer. Edhe banorët e tjerë janë bashkuar me të duke kërcyer me litar. Adela i tregon Bjordit momente nga dënimi. Ajo i thotë që Qetsori në momentin që ajo donte të flinte, kërkonte kos vetëm për ta çuar atë nga gjumi.

"S‘e shoh Adelën me syrin e Aidës!"

"Unë Adelën nuk e kam parë kurrë me syrin e Aidës!" - ka thënë Arjoni. Sipas tij, ajo ka qenë shumë aktive, ka marrë pjesë në debate, ka dhënë dhe ka mbrojtur mendimin e saj. Ai ka thënë se ua kishte thënë edhe të tjerëve këtë. Madje, ai nuk arrinte ta kuptonte urrejtjen që mund të kishin të tjerët ndaj Adelës. Anjeza ka thënë se edhe ajo nuk mund ta shihte si të ngushtë apo të cekët, siç e përkufizon Aida. Edhe për mendimin e saj Adela kishte dhënë shumë në këtë lojë. "Aida e sulmon shumë keq Adelën!"- ka thënë Anjeza, duke shtuar se nuk kishte dëgjuar kurrë që Adela t‘i fliste Aidës, siç i fliste kjo e fundit asaj. "Adela e ka anashkaluar dhe i ka thënë gjëra shumë të sakta", ka thënë ajo. Anjeza ka shtuar se Adela ishte e drejtpërdrejtë dhe nuk bënte thashetheme. "Unë kam shumë respekt për Adelën", ka thënë Arjoni, "pavarësisht se nuk më intereson t‘ua shpreh të gjithëve!"

"Puthja e zyshes, provë jave!"

Adi, Juna, Bjordi, Ari, Qetsori dhe Adelajda janë mbledhur në dhomën e gjumit, duke biseduar e duke shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin. Ndërkohë, Ari dhe Eltoni e kishin lidhur Adin me litar dhe mundoheshin ta tërhiqnin. Më pas e kanë lidhur këmbën e tij me të Bjordit. Banorët kanë vazhduar shakatë e tyre. Ari dhe Adi, duke përdorur mikrofonat, kanë bërë sikur flisnin në telefon. Më pas Adi ka thënë një shprehje që i ka bërë të gjithë të qeshin me lot e Adelën të ulet përtokë nga të qeshurat: "Kjo puthja jote o zyshe, ka për të na u bërë provë jave!"

"Nuk më dridhet më zemra!"

Duke biseduar në dhomën e gjumit, Adi ka thënë se zemra e tij e kishte përfunduar ciklin e të dridhurit përpara një femre, nuk dridhej më. Objektivat e tij ishin tashmë që të ndërtonte diçka të bukur për të ardhmen, pasi siç edhe ai tha, "dyert e pleqërisë avash-avash po afroheshin". "E vërtetë është!" - i ka thënë Qetsori dhe ka shtuar se çështja ishte të dilnin të gjithë mirë nga kjo situatë, duke iu referuar lojës në "Big Brother".

"Po hapesh shumë! Mbaje veten!"

"Ke filluar të hapesh shumë! - i ka thënë Mimoza, Arit, që nuk donte të largohej nga krevati i saj. Mbaje veten!". Mimoza ia ka përsëritur disa herë Arit që të largohej nga krevati i saj, sepse donte të flinte, por ai nuk ka dashur të largohej dhe i thoshte asaj se do të flinte aty. Pas insistimeve të shumta të Mimozës, ai, më në fund, ka pranuar dhe është larguar.

Largësi dhe afërsi

Arjoni dhe Anjeza qëndrojnë larg njëri-tjetrit këtë mëngjes. Ata ndodhen të dy në kopsht, por jo bashkë. Të dy duken të menduar dhe sikur u ka ngelë qejfi. Arjoni e fton Anjezën që të ulen bashkë. Ai e puth dhe e përqafon si për t‘i uruar mirëmëngjes. Sërish ata nuk duken aq të afruar sa më parë. Anjeza e pyet se çfarë ka dhe ai i tregon se është i mërzitur. Ai interesohet se si ka fjetur dhe është zgjuar ajo larg një personi që dëshiron ta ketë afër dhe Anjeza i përgjigjet se nuk është ndier mirë. Ajo e kupton se ai është i mërzitur me të dhe i thotë se ai nuk e ka kuptuar se çfarë donte t‘i thoshte ajo mbrëmë me fjalët që i tha. Të dy sqarohen për keqkuptimin e krijuar dhe puthen e përqafohen me dashuri.

"Më jep oksigjen!"

Mimoza qëndron në kuzhinë duke ngrënë mëngjesin. Afër saj shkon Ari, i cili e mbush me komplimente për bukurinë e saj. Ari ishte ai që e zgjoi Mozën nga gjumi duke e puthur e përkëdhelur. Ai i thotë se e pëlqen shumë kur ajo ngrihet nga gjumi, me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj. Edhe Sori i thotë se e ka këshilluar Mozën që të mos përdorë më tualet në mëngjes, sepse ajo është e bukur vetë, madje ai e krahason atë me një kukull. Ari vazhdon ta puthë e përkëdhelë atë. Moza i thotë që të largohet, por ai ia kthen se duhet ta puthë që të zgjohet e të marrë pak oksigjen prej saj.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga arberia Fri Apr 17, 2009 6:35 am

eeehhh,Ari s'ka si ta beje me te bukur qendrimin ne BB,duke u marre me Mozen,kosovaren e bukur.Por eshte pa lidhje fare me te,Moza 19 vjecare dhe Ari 35 vjec,dhe Moza qe s'do te orononcohet me Arin ,per nje lidhje te mundeshme.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Mon Apr 20, 2009 3:51 am

Mimoza nuk beson: Dashuri mes Bjordit dhe Adelës? Jo
Tatuazhet janë kthyer në një argëtim të madh për banorët e shtëpisë më të madhe


Ari, Juna, Qetsori dhe Arjoni janë katër të nominuarit e kësaj jave. Banorët kanë diskutuar gjatë pas spektaklit për nominimet. Arjoni dhe Anjeza kanë komentuar sidomos dyshimet që janë hedhur mbi ndjenjat për njëri-tjetrin, ndërsa janë zbavitur me bërjen e tatuazheve, një surprizë e Vëllait të Madh.



Banorët bëjnë tatuazhe

"Big Brother" u ka dhënë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mundësinë për të bërë tatuazhet, për të cilat flisnin aq shumë. Ata kanë diskutuar gjatë se çfarë tatuazhi të zgjidhnin e në ç‘pjesë të trupit ta "aplikonin". Përgjatë gjithë natës, ata kanë bërë me radhë, secili tatuazhin e vet, me përjashtim të Adelajdes dhe Arjanit. Arjoni dhe Anjeza i kanë bërë tatuazhet në të njëjtin vend. Ai i ka qëndruar pranë asaj gjatë gjithë kohës, për shkak të dhimbjeve të lehta që ajo ndiente. "Sa keq që nuk ishte dhe Aida!"- ka thënë Qetsori- Ajo kishte shumë qejf ta bënte një!". Mëngjesi i së dielës i ka gjetur banorët me një tjetër kujtim nga kjo eksperiencë, kësaj here, në trupin e tyre.

Adi bën tatuazh

I pari nga banorët që ka bërë tatuazh, ka qenë Adi. Ai ka zgjedhur të tatuojë në trupin e tij inicialet BBL, "Big Brother Loku". Fillimisht ai ka dashur ta shkruajë me shkronja kineze, por më pas ka zgjedhur një prej sugjerimeve të specialistëve që Vëllai i Madh kishte futur në shtëpi, për këtë qëllim. Në fakt, ky nuk ishte tatuazhi i parë i Adit. Në trupin e tij ai, ashtu si një pjesë e banorëve, ka edhe tatuazhe të tjerë.

Tatuazhi i Mimozës

Pas Adit, radha për të bërë tatuazh, ka qenë e Mimozës. Qetsori e ka pyetur nëse do ta bënte të përkohshëm atë apo të përhershëm dhe ajo ka thënë se kishte zgjedhur ta bënte të përhershëm. Ajo ka qenë e sigurt në zgjedhjen e tatuazhit që do të bënte, por e pasigurt për vendin. Fillimisht, Mimoza ka zgjedhur ta bëjë në krahun e djathtë, por specialistja i ka këshilluar të majtin. Anjeza i ka thënë të mendohej mirë, sepse ajo vetë ishte penduar që e kishte bërë në krah. Edhe Qetsori i tha të njëjtën gjë. Ai i sugjeroi se më mirë do të ishte ta bënte nga pas, në shpatullën e majtë. Vendi që përfundimisht Mimoza zgjodhi të bënte tatuazhin, edhe nën këshillën e specialistëve, për shkak të formës së tij, ishte në pjesën e pasme të shpatullës së djathtë.

"Më erdhi keq që iku Aida!"

Eltoni është shprehur se ndiente keqardhje për largimin e Aidës nga shtëpia e "Big Brother". "Më erdhi shumë keq që iku Aida!"- i ka thënë ai Arit, Junës dhe Adit. Edhe Ari ka thënë të njëjtën gjë, ndërsa Adi është shprehur se ndihej mirë që nuk e kishte nominuar këto dy herët e fundit, se ndryshe mund të ndihej paksa fajtor. Sipas Eltonit, të vjen keq për këdo që del, por kur krijon edhe një lidhje më të fortë sesa me banorët e tjerë, atëherë keqardhja që ndien, është detyrimisht më e madhe.

Tatuazhet janë pjesë e personalitetit!

Arjani ka thënë se ai nuk donte të bënte një tatuazh me inicialet e "Big Brother". "Nuk po ndiej ndonjë përkatësi!" - ka thënë ai. Sipas Arit, një tatuazh, ishte diçka shumë e rëndësishme, për të cilën duhet të mendoheshe mirë para se ta bëje, pasi ishte diçka që nuk zhbëhej më. Veç kësaj ai i kishte tre të tjerë në trupin a tij. Më pas Ari ka shtuar se nuk mund të tatuonte inicialet e "Big Brother", kur nuk e dinte fare se çfarë shije mund t‘i linte në fund kjo eksperiencë, apo çfarë ndikimi mund të kishte në jetën e tij. Juna i tha se në këtë rast, ai mund të zgjidhte të bënte një tatuazh të përkohshëm, që për 20 ditë fshihej, gjë që Arit iu duk e volitshme. "Atëherë po e bëj!" - tha ai.

"Dua t‘ju vij në dasmë!"

Në dhomën e akuariumit, ku banorët bënin tatuazhet, Qetsori i ka ngacmuar sërish Bjordin dhe Adelën, duke i pyetur nëse ishin puthur apo jo dhe kjo i fundit i ka thënë se edhe sikur ta bënin, atij nuk do t‘ia tregonin. "Ç‘na ka gjetur!" ka thënë ajo. Në vijim, Qetsori u ka thënë se kishte shumë qejf të vinte në dasmën e tyre. "Pse, kam luajtur mendsh unë të martohem me Bjordin! - i ka thënë atij Adela me shaka, - Je në terezi ti apo jo?".

"Ti je një femër shumë e pastër!"

"Më vjen keq që nuk arrij ta shpreh atë që ndiej!" - ka thënë Anjeza, duke biseduar me banorët e tjerë. Ajo i është referuar faktit që ndjenjat e saj për Arjonin ishin vënë në dyshim. Sipas Arit, ajo, që e dinte çfarë kishte bërë gjatë javës dhe që duhet t‘i kishte pritur këto pyetje, duhet të kishte menduar sesi t‘u përgjigjej. Gjithmonë sipas tij, do të kishte qenë më mirë që ajo të kishte thënë se ndiente një afeksion, një tërheqje, pasi "Dashuri‘ ishte fjalë e madhe. "Kështu do t‘ua kishe mbyllur gojën të gjithëve!" - i ka thënë ai. "Ti je shumë femër e pastër!"- i ka thënë Adi Anjezës. Ai e ka këshilluar atë që të mos ngarkohej kaq shumë emocionalisht. Anjeza ka thënë se të paktën, sot do të flinte e qetë, sepse e kishte kuptuar sesi e shihte këtë situatë motra dhe e ëma e saj, që për të ishin dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës. "Nuk e njoha!" - tha ajo për motrën katër vjet më të madhe se ajo e më pas shtoi se mendonte se do t‘i vinte dikush tjetër.

"E prisja nominimin!"

Arjani, duke biseduar me Eltonin dhe Bjordin ka thënë se e priste nominimin. Edhe Eltoni është shprehur po ashtu, që e priste që Arjani do të nominohej. Bjordi ka thënë se për mendimin e tij, nominimi ishte vlerësim dhe se banorët nominonin ata, të cilëve ua kishin frikën. Sipas tij, duhej parë edhe ana publicitare e kësaj gjëje, pasi nëse ishe i nominuar, do të komentoheshe më shumë. Arjani ka thënë se edhe atij i pëlqente kjo, pasi ai ishte banor i ri dhe ndoshta nuk ishte aq i njohur, kështu që ky ishte momenti që të bëhej. Veç kësaj, ai ka shtuar se më në fund ajo që i kishin thënë Arjoni dhe Qetsori, kishte ndodhur. "Më kanë thënë uro të mos biesh në nominim me ne, - ka treguar ai, -tani ndodhi dhe unë jam i kënaqur!".

Moza: "Nuk mendoj se duhen!"

"Unë nuk mendoj që Bjordi e do Adelën apo që Adela e do Bjordin!"- ka thënë Mimoza, duke biseduar me Anjezën dhe Adelajden. Sipas saj ata do t‘i kuptojnë ndjenjat e tyre, nëse janë të vërteta ose jo, vetëm kur të dalin nga shtëpia e "Big Brother". Anjeza ka thënë se ishte më se e kuptueshme, që kur të ishin jashtë do të ndiheshin ndryshe. Në lidhje me marrëdhënien mes Bjordit e Adelës, ajo ka thënë se për Bjordin dallohej qartë që ndiente diçka, ndërsa për Adelën ishte në dilemë. "Ai bën shumë për ty, - i ka thënë ajo, kurse ti nuk bën të njëjtën gjë!". Adelajda është shprehur e sigurt për dashurinë e tij ndaj saj, duke sjellë si provë fjalët që ai i kishte thënë të ëmës gjatë spektaklit. Vëllai i Madh u ka mundësuar një bisedë Bjordit dhe mamasë së tij, gjatë së cilës ai i ka pohuar se e donte Adelën. Këtë gjë Bjordi ia ka treguar edhe asaj. "Bjordi po mos ta ndiente, nuk do ta thoshte kurrë!" - i ka thënë ajo Anjezës. Edhe Anjeza edhe Adelajda kanë thënë se s‘mund të flitej për dashuri, pasi sipas Adelës, nesër-pasnesër, ata do të dalin që këtu dhe do të shkojnë secili në shtëpinë e vet. Ajo ka shtuar se gjithsesi, ajo Bjordin e donte fort. Ndërsa Anjeza ka thënë se ndihej shumë mirë me Arjonin, por nuk mund të thoshte që kjo ishte dashuri.

Pëlqimi duhet të jetë reciprok!

Duke diskutuar me Qetsorin dhe Mimozën, Ari ka përsëritur atë që kishte thënë pak ditë më parë, që Adela ishte më tërheqëse se Mimoza. Por, sipas tij, duke parë alternativat brenda shtëpisë, ai mund të merrej vetëm me Mozën. Më pas ai ka shtuar se pëlqimi duhet të ishte reciprok dhe se gjërat ndërtoheshin dyshe. "Por unë nuk mund të pëlqej dikë që s‘më pëlqen!" - ka thënë ai.

"E dija bebe, doli shejtan!"

Qetsori e ka pyetur Arin nëse Mimozën e pëlqente vetëm nga ana e jashtme, apo edhe nga diçka tjetër. Ari ka thënë se ai te një femër vlerësonte sinqeritetin dhe Mimoza i dukej shumë e pasinqertë. "Tani, po zbuloj që qenka goxha e zgjuar!" - ka thënë ai duke shtuar se mungesa e sinqeritetit mund të justifikohej fare mirë me këtë dhe me mënyrën që ajo kishte zgjedhur për të luajtur. "Ca kohë e mendoja bebe, por tani na doli shejtan!"- ka thënë Ari. Edhe Qetsori ka thënë se kishte vënë re zgjuarsinë e saj dhe e kishte respektuar. "Ti je inteligjente kur luan, kur nuk luan je pasive!" - i ka thënë Mimozës ai dhe ka shtuar se ky kishte qenë motivacioni që kishte dhënë kur kishte nominuar Mimozën. Mimoza i ka thënë se para dy ditësh i kishte thënë se e kishte nominuar për tjetër arsye. Sipas Qetsorit, ai në vend të saj, në moshën e saj, do të kishte luajtur ndryshe. Ai ka thënë se një mundësi si kjo e saj, që të ishte 20 vjeç dhe të ishte në "Big Brother", ishte një rast i papërsëritshëm. "Kjo jetë që bën ti, është jeta ime!" - i ka thënë ai duke sqaruar se i takonte atij që ishte i martuar dhe me fëmijë, që të sillej ashtu dhe jo asaj. "Por nëse ti e ndien kështu, vazhdo!" - ka thënë Qetsori. "Ajo nuk e ndien kështu, por kështu i duhet!" - ka thënë Arjani.

"Është normale të puthësh!"

"Një që të do, t‘i fal gabimet!"- i ka thënë Qetsori Mimozës. Diskutimi ka lindur në lidhje me faktin që Mimoza kishte deklaruar se s‘kishte puthur asnjë mashkull, kur në të vërtetë ishte puthur me Polin. Ajo e ka justifikuar fshehjen e këtij fakti me karakterin e saj të fortë dhe atë që asaj nuk i pëlqen t‘i tregojë këto gjëra. Qetsori i ka thënë se nuk kishte bërë asgjë të keqe. Sipas tij ishte më se normale të puthje dikë që të pëlqente. Ai ka shtuar se Poli nuk do të mërzitej as sikur ajo të puthte dikë tjetër.

"S‘është koha për ndjenja!"

Arjoni, Adelajda, Bjordi dhe një pjesë e banorëve të tjerë kanë diskutuar jashtë, në oborrin e shtëpisë, në lidhje me nominimet që kishin bërë, arsyet që kishin dhënë, momente të ndryshme gjatë spektaklit apo lojën që po bëhej brenda shtëpisë. Sipas Arjonit, në këtë pikë që kishte ardhur loja, nuk kishte më vend për ndjenja, por për veprime të llogaritura me kujdes, që si qëllim kishin qëndrimin sa më gjatë brenda shtëpisë. Sipas Adelës kishte akoma kohë për këtë dhe në pikën që ndodheshin nuk mund të bënin ende llogari të sakta. "Ti afër tani ke vetëm Bjordin, - i ka thënë Arjoni Adelajdes, - Adin dhe Mimozën i ke miq, por në fakt i ke konkurrentë!".
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Tue Apr 21, 2009 4:12 am


Bjordi dhe Adela, puthje pa fund: Të shijojmë momentin!
BIG BROTHER 2/ Banorët: Lidhja mes tyre nuk është reale


Çifti Bjordi-Adela vazhdojnë të jenë në qendër të bisedave ndërmjet banorëve. Ka nga ata që nuk besojnë në dashurinë e tyre. Edhe vetë Adela e ka ndier se shumë banorë nuk e kanë qejf. Adela pyet veten dhe Bjordin se çfarë mund të ketë që nuk shkon tek ajo që të tjerët e marrin inat apo nuk e pëlqejnë.

"Ndihet mungesa e Aidës"

Adela shprehet se ndihet mungesa e Aidës në shtëpi, sepse ajo bënte zhurmë. Ajo bisedon me Anjezën për raportin vajza-djem në shtëpi dhe se ato janë në minorancë. Anjeza, duke u nisur nga ky raport, mendon se këtë javë ka për t‘u larguar një nga djemtë. Adela ka krijuar përshtypjen se këtë javë do të iki Juna. Anjeza mendon se edhe kjo javë do të jetë shumë interesante dhe e fortë. Adela shprehet se ndihet shumë e qetë, pasi nuk është në nominim dhe nuk ka stresin e largimit.

"Vazhdo të qeshësh!"

Adi uron që Juna të vazhdojë të qeshë si çdo ditë tjetër edhe tani që është në nominim. Ajo ia kthen se nuk e ka fare problem këtë gjë dhe se i mjafton që dikush ta bëjë të qeshë dhe ajo qesh. Adi vazhdon të thotë se dëshiron që të kalojnë çdo ditë mirë dhe se qejfmbetjet që krijohen në shtëpi, mbeten aty ose më së shumti të qartësohen në momentin që dalin. Ai mendon se gjithsecili do të zgjedhë se me kë do ta vazhdojë shoqërinë, por e rëndësishme është që mes të gjithëve të ketë një shoqërim pas daljes. Sipas tij, javët sa vijnë e ngarkohen më shumë dhe mund të ndodhë që të ketë përplasje. Juna shprehet se nuk ka frikë nga nominimi, sepse ka nominuar dhe e kanë nominuar. Ajo mendon se e rëndësishme është të nominosh dikë me një arsye të duhur e të rëndësishme, por pa u kapur me sferën personale.

"Jam i lumtur kështu si jam"

Arjoni thotë se i pëlqeu surpriza që i bënë si atij edhe Anjezës që takuan motrat e njëri-tjetrit. Ai shprehet se iu bë qejfi më shumë për Anjezën, sepse fjalët që i tha motra e tij, duhet ta kenë qetësuar, sepse nëse ata të dy do të ishin njohur jashtë, do ta kishin më të lehtë. Anjeza kuptoi që nga familja e saj ka mbështetje dhe tani ndihet më e lehtësuar për lidhjen e saj me të. Ajo thotë se habitet që disa njerëz e kanë vënë në dyshim ndjenjën e saj për Arjonin, sepse nëse do të ishte një lojë, ajo nuk do ta fuste veten në këtë stres. Arjoni mendon se kjo gjë është normale për njerëzit që i shohin, sepse ata nuk e njohin ndjenjën e tyre. Ai shprehet se e bezdis fakti kur të tjerët duan detaje që ta konceptojnë këtë si lidhje, duke mos u lënë atyre lirinë për ta shprehur se si e ndjejnë. "Ne nuk mund t‘i bindim me asgjë. Unë jam i lumtur kështu si jam", thotë ai. Edhe Anjeza nga ana e saj thotë të njëjtën gjë.

Ndarje si mikesha

Adela dhe të tjerët bisedojnë për momentin kur u largua Aida. Ata mendojnë se të dyja bënë një gjest shumë njerëzor, duke u përqafuar me njëra-tjetrën. Adela tregon se në momentin që u dha vendimi, i erdhi shumë keq për Aidën. Ajo thotë se nuk do që të jetë hipokrite, sepse vetë e ka nominuar gjatë gjithë kohës, por në ato momente u ndje më shumë keq për të sesa e gëzuar për veten. Sipas saj, Aida u tregua shumë e fortë dhe madje buzëqeshi në ato momente, ndërsa ajo filloi të qajë. Aida i kishte thënë që të mos qante, sepse do të qante dhe ajo dhe gjatë përqafimit, qau vërtet. Adela citon fjalët e fundit që i tha Aida apo dhe ato që i tha ajo, duke nënkuptuar se jashtë do të ishin mike.

"Nuk duhen konceptuar si çifte"

Juna dhe Eltoni bisedojnë për çiftet që janë krijuar në shtëpi dhe se i shohin të tjerët ata. Eltoni thotë se ata shihen dhe trajtohen si çift edhe nga banorët e tjerë dhe nëse diskutohet për njërin do të diskutohet dhe për tjetrin. Juna mendon se kjo nuk duhet të jetë, sepse ata kanë ardhur vetëm dhe si të tillë duhen trajtuar, të paktën ajo ashtu i trajton. Sipas saj, vetëm njëri do të fitojë. Eltoni thotë se nëse do të ishte jashtë, nuk do t‘i mbante të dy në shtëpi; njërin do ta nxirrte. Në rastin e Bjordit dhe të Adelës, ai thotë se Bjordin do ta mbante, sepse është një person tip, i zgjuar, i lezetshëm, ka logjikë, bagazh. Juna mendon se me Bjordin mund të bisedosh për gjithçka, sepse ka njohuri, tjetër mentalitet, eksperiencë tjetër. Eltoni vazhdon me mendimin e tij se Bjordi i pëlqen, ndërsa Adela jo dhe pyet se çfarë ka gjetur ai tek ajo. Juna i përgjigjet se ajo është çështje tjetër dhe janë zgjedhjet e Bjordit ato se për çfarë ka ardhur e çfarë do të tregojë. Ajo shprehet se nga Adela i pëlqen që të dëgjojë mendime, por Eltoni thotë se ajo ka gjithmonë të njëjtat mendime. Juna e mendon ndryshe; sipas saj, Adela thotë gjithmonë mendimin e parafolësit, duke mos dhënë asgjë nga vetja te të tjerët.

"Ari do të më nxjerrë keq"

Moza i tregon Adelës se e ka marrë inat Arin, pasi ai përpiqet që ta nxjerrë gjithmonë keq në sy të publikut apo të të tjerëve. Ajo i tregon për një rast. Moza i thotë edhe se ai e kishte pyetur për Polin dhe i kishte thënë asaj se ajo mashtronte të tjerët duke thënë që nuk ishte puthur me Polin, ndërkohë që ishte e kundërta. Moza ia kishte treguar të vërtetën. Adela e pyet nëse vërtet janë puthur, sepse ajo nuk ia kishte treguar asaj dhe se nga e dinte Ari. Moza i thotë se Ari e ka mësuar që jashtë këtë gjë, sepse jashtë është bërë e ditur. Ajo tregon se fillimisht nuk kishte dashur të merrej vesh, por më pas e kishte pranuar. Adela i tërheq vërejtje se atë e ka pyetur gjithmonë për puthjen e saj me Bjordin, ndërsa ajo nuk i kishte treguar asgjë për veten. Moza ia kthen se puthja e saj ka ndodhur jashtë dhe se nuk kishte përse t‘ia tregonte askujt, sepse fundja dhe Adela nuk i ka treguar asgjë për jetën jashtë. Adela qesh dhe i thotë që të bëjë atë që i thotë zemra dhe Arit të mos i japë më asnjë shpjegim.

"Dashuria e tyre është lojë"

Eltonit i vjen keq që doli Aida. Ai shprehet se më shumë rëndësi ka një puthje sesa loja që bëjnë banorët e tjerë. Sipas tij, ata ngelen thjesht figurantë që së shpejti do t‘u vijë radha për të dalë. Arjoni thotë se ata janë të qetë e do të qëndrojnë ashtu tërë javën, ndërsa ai, Toni dhe të tjerët do t‘u duhet të flasin gjithë kohën që të arrijnë të qëndrojnë në shtëpi. Eltoni analizon lojën e Adelës dhe shprehet se ajo luajti bukur me mentalitetin, lotët e krokodilit dhe një puthje që zgjati shumë, një manipuluese e zonja. Ai mendon se lidhja e saj me Bjordin nuk është reale dhe mendon se ata e luajtën këtë lojë deri sa nxorën Aidën dhe më pas u puthën lirshëm, duke bërë kështu për budallenj të gjithë banorët dhe publikun. Arjoni habitet se përse vetëm atij dhe Anjezës iu hodh hipoteza se po bëjnë lojë, ndërsa Adelës dhe Bjordit nuk i kanë thënë kurrë asgjë, madje është trajtuar gjithmonë si diçka e bukur dhe romantike.

Pse më marrin inat?

Adela pyet veten dhe Bjordin se çfarë mund të ketë që nuk shkon tek ajo që të tjerët e marrin inat apo nuk e pëlqejnë. Ajo thotë se e rëndësishme është se ata që duan, mund ta njohin vërtet se si është. Ajo sjell si shembull Liritën, e cila i ka thënë se më parë ka menduar ndryshe për të, por që më pas ndryshoi mendim duke u shprehur se Adela është njeri i drejtë. Adela thotë se e ka nominuar Liritën, sepse e dinte që edhe ajo e kishte nominuar. Ajo thotë se Bjordin banorët e pëlqejnë, ndërsa atë e keqkuptojnë gjithnjë dhe e nominojnë që mos ta kenë në shtëpi. Adela vazhdon të pyesë se çfarë ka që të tjerët nuk e pëlqejnë, si për shembull Juna që ka dy javë në shtëpi dhe e ka marrë inat.

"Nuk ia fal Adit!"

Qetsori ka biseduar me Arjonin, mbi sjelljen e Adit, në lidhje me paktin që kishin bërë ai, Adi dhe Pavlini, për të mos nominuar njëri-tjetrin, pakt të cilin Adi e kishte thyer. Qetsori ka thënë se nuk ia falte dot Adit këtë që kishte bërë, pasi kishte qenë ai që e kishte kërkuar. Qetsori tha se tashmë do ta nominonte çdo herë. Sipas Arjonit, kjo tregonte në një farë mënyre, karakterin e Adit dhe çfarë ishte në gjendje të bënte ai për të fituar. "Ai rrezik nominon dhe Bjordin që e ka shok, nëse nuk e ka nominuar dhe s‘do t‘ia dijë fare!". Sipas Qetsorit, ata vërtet ishin në një lojë, ku atij i pëlqente të luante dhe luante fort, por kishte disa parime që nuk duheshin shkelur. "Këtë ia kam borxh Pavlinit!" - ka thënë ai.

‘Ti je bërë xheloze!"

"Që ditën e parë, nga gjithë shtëpia, mua Bjordi më pëlqeu!" - i ka treguar Adela Mimozës, në prani të tij. Mimoza i ka thënë se e kishte kuptuar shumë mirë këtë gjë, pikërisht kur ajo vinte dhe e pyeste nëse e pëlqente apo jo Bjordin dhe i thoshte të mos e lëndonte e nëse nuk ndiente gjë t‘ia thoshte. Adela i është përgjigjur se ato fjalë ia kishte thënë pasi në atë kohë Bjordi i kishte thënë diçka në lidhje me të (Adelën) në dhomën e rrëfimit. "Çfarë xhelozeje!" - e kanë ngacmuar Adelën, Mimoza dhe Bjordi. Mimoza ka thënë gjithashtu se xhelozia e Adelës kishte arritur kulmin në periudhën e afrimit të Bjordit me Mesidën. "Të gjithë e kemi vënë re që je bërë shumë xheloze!" - i ka thënë Mimoza.

"Adela ka prindër të mrekullueshëm!"

Bjordi dhe Adi kanë folur në dhomën e gjumit për bisedën që kishte bërë Bjordi me të ëmën, të shtunën, gjatë spektaklit. "A i kishte takuar mamaja jote njerëzit e Adelës?" - e pyeti Adi Bjordin. Bjordi iu përgjigj që po. "Më tha që janë njerëz të mrekullueshëm!" - i tregoi ai Adit, - Por Kavaja është ajo që është!". Më pas ai i ka treguar edhe sesi, nga emocionet, e ëma ishte hutuar dhe kishte filluar të fliste italisht.

"Jetoje tani!"

Pas fjetjes së gjithë banorëve të tjerë, Adelajda dhe Bjordi kanë vazhduar të qëndrojnë bashkë, duke u puthur e duke u përqafuar. "A do të doje gjë tjetër këtë moment?‘ - e ka pyetur Bjordi Adelajden. Ajo ka mohuar. "Përqendrohu tani, këtu, shijoje tani dhe ky do të jetë momenti më i bukur!" - i ka thënë ai -Nesër është një ditë tjetër!". Pas rreth dy orësh, ata i ka zënë gjumi në krahët e njëri-tjetrit.

ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 8:00 pm

Tashmë në Kavajë, e dinë të gjithë. Pjesëmarrja në reality show e konkurentes, Adelajde Ljushka, i ka kushtuar asaj divorcin nga bashkëshorti, Agron Ljushka. Nusja e familjes kavajase, ishte bërë pjesë e aplikimit në emisionin Big Brother pa dijeninë e pjesëtarëve tjerë te familjes së bashkëshortit. Madje, sipas babait të Agronit, as bashkëshorti i saj nuk dinte gjë për aplikimin.
“Ajo e ka bërë çdo gjë në kokën e saj pa na pyetur fare. Të them të drejtën ne si familje na ka vrarë shumë opinioni publik, pasi Kavaja është vend i vogël, - na thotë babai i Agronit, ish-vjehrri i Adelajdes, Azemi.
Po nëse ajo do tregonte a do rridhnin gjërat ndryshe? Azemi thotë:
“Edhe nëse ajo do të na kishte treguar që dëshiron të marrë pjesë në një emision të tillë, përsëri ne nuk do të ishim dakord, por do t’i thoshim që nuk është gjë e mirë pjesëmarrja në atë emision dhe se këtë duhet ta vendosë me burrin e saj që është edhe djali ynë”.
Babai i Agronit, na tregon se si rrodhën ngjarjet që prej ditës kur djali i tij mori vesh që nusja ka aplikuar në Big Brother.
“Kishim vënë re që djali nuk ndjehej fare mirë, rrinte gjithë kohës i mërzitur, por nuk shprehej se ku qëndronte problemi. Një ditë erdhi dhe më takoi në qendër të qytetit dhe më tregoi gjithçka. Të them të drejtën u zhgënjeva shumë nga sjellja e nuses, por prapë mendova që kjo do të kalonte. Kur kjo u shtrua për diskutim në familje dhe morëm një përgjigje negative nga Adelajdia, atëherë e pamë që ishte një situatë që po e çonte martesën e tyre drejt dështimit”.
Duke qenë kavajas të vjetër, familja e Agronit, është ndier keq. “Na ka trishtuar së tepërmi kjo histori, pasi unë një djalë të vetëm kam dhe të vijë nusja e të na bëjë qendër të vëmendjes së botës për keq, kjo nuk është e drejtë.” Kështu e quan Azemi gjendjen e krijuar që kur nisi diskutimi brenda familjes e deri kur kjo u bë publike dhe e morën vesh të gjithë njerëzit.
Kur familja Lushkja e pa të pamundur që ta bindë Adelajden për të mos marrë pjesë në Big Brother, atëherë Agroni filloi ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, duke kërkuar divorcin.
“Bisedimet nuk bënin më punë, pasi nusja e kishte vendosur të bëhej e famshme”-thotë Azemi. “Djali im nuk mund të pajtohej me këtë mendim. Shfaqi shenja xhelozie me të drejtë, sepse ata u martuan me dashuri. Nuk është se ja dhamë ne të familjes nusen dhe midis tyre nuk kishte bashkëbisedim apo mospërputhje karakteresh”.
Aktualisht Agroni është në punë si shofer tek zjarrfikësja e qytetit të Kavajës dhe njëkohësisht ndjek studimet e larta për inxhinjeri-mekanike.
Që prej kohës kur ka ndodhur ndarja me bashkëshorten Adelajden, ai shfaqet pak në publik, pasi i duket sikur opinioni po e dënon. Kanë nisur të qarkullojnë fjalët se ata u ndanë se Agroni luante shumë me lojëra fati, që pinte alkool, por miqtë e tij e kanë quajtur njeri shumë të rregullt.
Sipas të atit i vetmi qëllim i ndarjes së Agronit me Adelajden ishte pjesëmarrja e saj në këtë emision. - Ne e dinim fare mirë që e gjithë dynjaja do të merrej me muhabetin tonë, duke na bërë biografinë sa herë që të shihnin nusen e djalit tim në televizor - na përcjell me pamje të mërzitur Azemi.
Shekulli
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Mon Apr 27, 2009 12:29 pm

Moza: Dashuria me Polin? Jemi puthur vetëm një herë
Moza është shprehur se ka qenë fanse e Polit gjatë kohës kur ai ishte pjesë e "Big Brother"


Arjoni dhe Eltoni në këtë fillimjave vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së banorëve të "Big Brother", edhe pse u larguan nga shtëpia prej eliminimit të dyfishtë në spektaklin e së shtunës mbrëma. Asnjë nuk e priste të dilte Arjoni, edhe pse Anjeza i ka rrëfyer Junës se gjatë gjithë javës kishte parandjenjën se ai do dilte. "Nuk ia thosha, se më vinte keq. Më duket sikur unë jam shkaku", është shprehur ajo.

Policët e "Portokallisë" në shtëpi

"Vëllai i Madh" ka dashur t‘u bëjë banorëve të shtëpisë një tjetër surprizë. Kanë qenë kësaj radhe policët e spektaklit të famshëm të humorit "Portokalli", që kanë hyrë në shtëpinë e "Big Brother". Ata i kanë pritur banorët në zonën e kampingut si policë të vërtetë. Pjesa më e madhe e banorëve, që i njihnin ata, kanë qeshur, ndërsa disa të tjerë, si për shembull Bjordi, janë trembur disi. Ata kanë qëndruar gjatë në shtëpinë e "Big Brother", duke e mbushur atë me të qeshura dhe humor. Banorët dhe policët kanë kënduar së bashku këngën që këta të fundit, kishin shkruar për ta.

"S‘e prisnim të mos nominoheshim!"

"Shpëtove ti!" - i ka thënë Adelajda, Qetsorit, ndërsa bisedonin jashtë në oborrin e shtëpisë, së bashku me policët e "Portokallisë". "Ishte e paparashikueshme!" - ka thënë Qetsori. Edhe Ari ka thënë pak a shumë të njëjtën gjë. Duke ua shpjeguar situatën edhe policëve, ai dhe Qetsori u kanë treguar atyre habinë në momentet që Arbana lexonte emrat e të nominuarve. "Nuk e prisnim të mos nominoheshim!" - kanë thënë ata, duke shtuar se kishin kujtuar se mos nuk e kishin dëgjuar mirë, apo ishte fjala për ndonjë ngatërrim.

"Më duket sikur jam unë shkaku!"

Junida i ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë Anjezës së trishtuar nga dalja e Arjonit. Ajo i ka thënë të mos mërzitej dhe të mundohej t‘i merrte gjërat pozitivisht. Prania e policëve të "Portokallisë" brenda shtëpisë së "Big Brother" sikur ia largoi fillimisht mendjen, por më vonë, pas largimit të tyre, kur shtëpia ra në qetësinë dhe rutinën e përditshme, ajo shpërtheu në lot. "Je e mërzitur apo të vjen inat?" - e ka pyetur Juna, ndërsa bisedonin të dyja vetëm, të ulura jashtë në oborrin e shtëpisë. "Të dyja!" - i ka thënë Anjeza. "Më duket sikur e ndjeja që do të dilte! - ka shtuar ajo më pas. Juna, duke u përpjekur ta ngushëllojë, i ka përmendur faktin që Arjoni ishte në Tiranë. Më pas Juna ka shtuar se prandaj ishte e kotë të përpiqeshe të bëje lojëra apo llogaritje, pasi gjërat ishin të paparashikueshme. "Nuk më besohet që ka ikur Arjoni!" - ka thënë Anjeza, - më duket sikur jam unë shkaku!".

"Nuk e kuptuam që do të dilte!"

Duke treguar përshtypjet e momentit që kishte kuptuar se ishte Arjoni ai që do të linte shtëpinë e "Big Brother", Anjeza ka thënë: "U mpiva komplet!". Kësaj here, "Vëllai i Madh" ka zgjedhur që banori që do të largohej, në ndryshim nga herët e tjera, të ishte ai që do të hynte i pari në shtëpi, te pjesa e banorëve të panominuar. Anjeza dhe gjithë të tjerët, në analogji me rastet e mëparshme, kishin menduar se Arjoni ishte "i shpëtuar". Por kur e kishte parë të merrte zarfin dhe xhaketën e kishte kuptuar se kishte ndodhur komplet e kundërta. Ajo dhe banorët e tjerë kishin ngelur disi të hutuar e të shtangur nga loja e paparashikueshme e "Vëllait të Madh". "Nuk i thamë dot asgjë njëri-tjetrit!" - tha Anjeza.

"E ndjeja që do të dilte Arjoni!"

Në vijim të bisedës me Junën, Anjeza i ka treguar asaj se gjatë gjithë javës kishte përjetuar ndjesinë se kësaj here Arjoni do të dilte. Ajo ka thënë se nëse të shtunën e kaluar nuk e kishte pasur këtë frikë, kësaj here e kishte parandier. "Nuk doja t‘ia thosha Arjonit, sepse nuk doja ta mërzisja!" - ka thënë ajo. Ajo i ka treguar gjithashtu se pavarësisht kësaj, në momentin kur katër të nominuarit kishin shkuar në zonën e kampingut, duke u ndarë prej tyre, ajo kishte menduar se ai që do të dilte do të kishte qenë Ari dhe jo Arjoni.

"Qetsori kishte nevojë për pushim!"

Duke biseduar në lidhje me nominimet, Arjani dhe Qetsori kanë ngacmuar Adin, duke qenë se ai ishte në kandidim kundër katër vajzave të shtëpisë. Ndërkohë, për veten, Qetsori është shprehur se ishte i lumtur që nuk kishte dalë. "Ti mirë që s‘dole, por as nuk u nominove!" - i ka thënë Arjani. "Kishte nevojë për pak pushim!" - ka thënë Mimoza. "Si është puna me femrat!" - ka shtuar më pas Arjani, - e treguat veten se kush ishit, luftë me njëra-tjetrën dhe të katërta në nominim!".

"Rrezikova Mozën, për Anjezën!"

"Nominova Mozën që të ruaja Anjezën!" - ka thënë Adi në prani të të gjithë banorëve të mbledhur në zonën e ndenjes. Ai ka shtuar se nuk donte ta nominonte Mimozën, por e kishte rrezikuar atë për të mbrojtur Anjezën, por mesa dukej Anjeza i mbante inatin e Arjonit dhe prandaj ajo, nga ana e saj, e kishte nominuar. Anjeza ka ndërhyrë, duke thënë se ajo nuk ecte me idetë e të tjerëve dhe nuk mbante inatin e askujt. "Ti Mozën e ke si gocën tënde dhe për mua ke bërë gabim që e nominove!" - i ka thënë Arjani. Sipas këtij të fundit, veprimi i Adit nuk kishte sens.

"Nuk gatuaj për strategji!"

Në bisedë me banorët e tjerë, Qetsori u ka thënë se atij i pëlqente dhe e quante për detyrim t‘u shërbente të tjerëve. "Nuk kam gatuar për strategji!" - ka thënë ai. Adelajda i ka thënë se të paktën ajo asnjëherë nuk e kishte vënë në dyshim. Qetsori ka thënë se ai do të vazhdonte ta bënte, sepse, veç të tjerave e kishte edhe hobi, por as ai nuk donte të ishte jashtë vëmendjes, prandaj e mira do të ishte që me të, në kuzhinë, të qëndronin edhe disa banorë të tjerë.

"Eltonin e mendoja ndryshe!"

"Më vjen keq që doli Eltoni!" - ka thënë Ari, duke biseduar me Qetsorin dhe banorët e tjerë. "Ai ishte i paparë!" - ka thënë Qetsori, duke shtuar se në fillim i ishte dukur tjetër tip Eltoni, por kur kishte vënë re sesi ishte në të vërtetë, që nuk mbante mëri apo nuk i ngelej hatri, kishte ndryshuar mendim për të dhe e kishte pëlqyer.

"Sa i fortë Arjoni!"

"Sa i qetë Arjoni, sa i fortë!" - i ka thënë Adelajda, Anjezës, Junës dhe Bjordit. Bravo i qoftë!". Ajo ka shtuar se po të kishte qenë në vendin e tij, do të kishte hyrë brenda duke qarë. Duke parë Anjezën të mërzitur ajo i ka thënë se Arjoni ishte tani me njerëzit që donte dhe duke e parë atë, thoshte që Anjeza kot mërzitej.

"Do të nxjerr jashtë ata që duhet të dalin!

Anjeza është shprehur se këtë javë do të punonte që të nxirrte nga shtëpia ata që ajo mendonte se duhet të kishin dalë prej kohësh. "Do të punoj këtë javë që ata që duhet, të dalin jashtë!" Në fund, ajo ka shtuar se shpresonte ta arrinte këtë, pa dalë vetë e para.

"Tani po e ndiej lojën!"

"Sot po e ndiej lojën!" - ka thënë Anjeza, duke diskutuar me Junën dhe Qetsorin. Ajo ka shtuar se kishte një muaj brenda shtëpisë së "Big Brother" dhe sot po e provonte për herë të parë këtë ndjesi. Ata, që të tre, kanë qenë të mendimit se në fazën ku ndodheshin, loja ishte jashtë mase interesante. Sipas Qetsorit, nuk mund të parashikohej se kush do të fitonte, pasi kushdo mund të fitonte, qoftë nga banorët e vjetër, qoftë nga banorët e rinj. Sipas Qetsorit, tani ata po luanin siç ishin në të vërtetë. "Tani kemi dalë nga guaska!" - ka thënë ai.

"Kam qenë fanse e Polit!"

"Kam qenë fanse e Polit!" - i ka treguar Mimoza, Adit. Ajo ka shtuar se e pëlqente shumë gjatë kohës që e ndiqte në "Big Brother". "Kur doli jashtë, gjeta një mënyrë, nëpërmjet internetit, që të komunikoja me të!". Pas kësaj, siç tregon Mimoza, ishin bërë shumë shokë. Kur Polin, pak kohë më vonë e kishin ftuar në Kosovë, ajo ishte takuar për herë të parë me të dhe takimi kishte ndodhur në një diskotekë. "E pëlqeva shumë kur e pashë dhe gjithashtu edhe ai më pëlqeu mua!" - ka vijuar Mimoza tregimin e saj. Më pas ata ishin takuar edhe disa herë të tjera. Ajo ka thënë se ata nuk kishin një lidhje shumë të ngushtë. "Vetëm një puthje kemi pasur, asgjë tjetër!" - ka thënë Mimoza. Ajo ka shtuar se të dy e pëlqenin njëri-tjetrin dhe se ajo i vlerësonte shumë fjalët që ai i kishte shkruar. "Të njëjtat gjëra mendoj dhe unë për të dhe e përqafoj shumë!" - ka përfunduar ajo.

"Arjoni të ka dashur shumë!"

Anjeza i ka thënë Qetsorit, se Arjoni e "kishte pasur shumë xhan" këtë të fundit dhe e shprehte gjithandej me të gjithë. "Aq sa mua më vinte shumë inat që e shprehte dhe i thosha ‘mos thuaj që e do aq shumë!‘". Qetsori ka thënë se ndoshta Arjoni e donte më shumë nga ç‘e donte ai, por sipas Anjezës ata të dy e donin njëri-tjetrit, pavarësisht se kush e shprehte më shumë. Adela ka ndërhyrë duke thënë se Qetsori kuptohej kë donte e kë jo, pavarësisht se mundohej ta fshihte. "Arjoni e ka kuptuar vetë sa dhe kur", ka thënë Qetsori.

"Harruat të më nominoni"

Sori dhe Ari ngacmojnë njeri-tjetrin për faktin se asnjë prej tyre nuk doli në nominim. Sori thotë se ai nuk doli se ndoshta ka ndryshuar formula e nominimeve nga banorët, ndërsa për Arin i vjen çudi, sepse ai ka folur shumë gjatë javës së kaluar, duke u bërë i bezdisshëm. Ari ia kthen se ndoshta këtë gjë do publiku. Ata fillojnë të flasin edhe për momentin e largimit, ku Sori, sikur ta dinte, i thoshte Arjonit që t‘i puthte djalin kur të dilte, ndërsa Junën e pyeste nëse do fliste ende me Arin që ta përdorte si motiv për nominimet. Ata qeshin me batutat e tyre. Sori vazhdon të ngacmojë të tjerët se asnjë prej tyre nuk e nominoi, sepse kujtonin se e kishin nominuar të tjerët, duke e harruar kështu fare. Adi ia kthen se kjo tregon që ata nuk bëjnë pakte me njëri-tjetrin, ndërsa Ari i thotë se vërtet mendonte se Sori e kishte të sigurt nominimin e ndaj nominoi të tjerë. Ari shprehet se më e vështirë do të jetë kur të eliminohet ndonjë prej tyre një javë para finales.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Wed Apr 29, 2009 6:17 pm

"Big Brother 2", Mimoza përplaset me banorët
Sori, protagonist me provokime


Kryefamiljarja e re, Mimoza, duket se ka pasur përplasje me banorët e shtëpisë së "Big Brother". Pasi ka ndarë punët, ajo u ka kërkuar të çohen e t‘i bëjnë ato, sepse në këtë mënyrë tregonin respekt për të dhe rolin që ka marrë përsipër këtë javë.

"Po më befasoni!"

Mimoza është e acaruar në lidhje me punët e shtëpisë. Ajo debaton me Adelajdën në lidhje me to. Adelajdës nuk i pëlqen mënyra e saj e të folurit dhe i thotë që ta ulë zërin kur flet me të. Mimoza i kthehet duke i thënë që edhe ajo i ka bërtitur dhe nuk i ka thënë asgjë. Adelajda i thotë që ajo e mban veten si person i qetë, por po e tregon ndryshe veten. Mimoza i thotë që është e vërtetë që ajo është e tillë, por jo në rastin kur dikush e ngacmon. Ajo thotë: "Po më befasoni të gjithë!" Adelajda mendon se fakti që vetëm Moza është e habitur tregon që ajo ka ndryshuar dhe jo të tjerët. Mimoza vazhdon debatin duke i ngritur zërin Adelajdës dhe i thotë që debati për punët tregon që ajo nuk e respekton. Adelajda e kundërshton, duke i thënë që nëse do të ishte siç e mendonte ajo, nuk do i fliste qetë.

"Nuk duhet të kalosh kufijtë!"

Anjeza dhe Junida qëndrojnë në dhomë duke diskutuar për jetën brenda "Big Brother". Junida shprehet se i pëlqen koncepti i lojës nga ana psikologjike. Anjeza mendon që në këtë lojë provohet se sa "mban" njeriu. Izolimi merr një tjetër vlerë kur je me njerëz mendon Junida, por problemi i vetëm qëndron në aftësinë e komunikimit midis njerëzve, shton ajo. Ndërsa thotë se "nuk duhet të kalosh kufijtë!" Anjeza tregon që është një person i qetë dhe nuk i kalon kufijtë e durimit. Junida e këshillon duke i thënë që ajo duhet të merret me veten e saj, por duke mos cenuar asnjë.

Një kartolinë për Arjanin

Arjani ka marrë një surprizë nga "Big Brother". Ai është thërritur në dhomën e rrëfimit, ku gjeti një foto të babait me një dedikim. Një shok i babait i kishte shkruar Arjanit të "Big Brother" se po nderon tironsit e vërtetë! Pasi ka dalë nga dhoma e rrëfimit, personit të parë që ia ka treguar ka qenë Bjordi. Ai shikon foton dhe i tregon për babanë e tij, duke i thënë që ka qenë një figurë e rëndësishme artistike. Më pas, ai ua ka treguar edhe banorëve të tjerë foton. Junida, pasi ka parë foton, i ka thënë që ajo ishte kartolinë. Arjanit i pëlqeu shumë surpriza dhe kartolinën e vendosi te koka e krevatit të tij.

Adela në Itali

Adi, duke diskutuar për daljen nga "Big Brother", fillon ngacmon Adelajdën në lidhje me Bjordin. Ai fillon të fantazojë sikur Adelajda shkon në Itali te Bjordi, por nuk di rrugët. Ai e pyet Bjordin se çfarë do të bënte. Bjordi i thotë me shaka që do e linte të humbte rrugën. Ajo i thotë se në rastin e supozuar do të merrte në telefon tezen e saj. Ata vazhdojnë duke fantazuar situata sikur ajo shkon në Itali, por është pa lekë. Adelajda e pyet Bjordin se sa larg është shtëpia e tij nga aeroporti. Bjordi i thotë 1 javë larg dhe bëjnë batuta për mjetet që mund të shkojë Adelajda te shtëpia e tij. Ajo i thotë: "Po pse budallaqe jam unë që të shkoj në Itali, të mos më presë Bjordi dhe t‘i shkoj në shtëpi?!" Ata vazhdojnë të bëjnë batuta me Adelajdën.

"Jemi në siklet kur nominojmë!"

Arjani, Adi dhe Bjordi qëndrojnë në kopsht duke diskutuar për nominimet. Ari është i mendimit që duhet të ketë debate brenda në shtëpi, pasi kanë rënë në monotoni. Ata diskutojnë për finalen. Bjordi thotë që kanë arritur në një pikë ku janë në siklet gjatë momentit të nominimit. Ai mendon që këtë javë do eliminohet një banor, ndërsa javën tjetër dy. Adi mendon se është e vështirë. Ai vazhdon duke thënë që banorët duhet të zgjedhin vetë dhe shton: "Unë nuk dua të ndikoj tek asnjeri!"

"Jemi bashkë në lojë"

"Ka ardhur koha që unë edhe ti të luajmë bashkë", i thotë Sori, Adit. Ata kanë vendosur që të diskutojnë për mënyrën se si veproi Adi kundrejt Pavlinit. Adi është treguar i gatshëm që këtë bisedë ta zhvillojnë në ato momente, por Sori dëshiron që ta zhvillojnë dy ditë më pas, në kuadrin e lojës. Sipas tij, ata duhet të fillojnë të nxjerrin në pah mendimet e tyre reale për njëri-tjetrin. "Unë të kam sulmuar duke të të mbrojtur dhe këtë ta kam thënë", ia bën të qartë Adi, Sorit mënyrën e lojës së tij. Sori shprehet se i di vlerat e Adit, por nuk është i sigurt nëse Adi i di vlerat e tij. Adi ia kthen se për sa janë brenda në lojë, janë mirë, ndërsa se çfarë do të ndodhë kur të dalin, është tjetër gjë dhe do të jenë të dy që do ta vendosin nëse do ta ruajnë miqësinë apo jo. Të dy fillojnë të flasin hapur për lojën që bën secili. Ata mendojnë se për çmimin duhet të luajnë deri në fund si kundërshtarë dhe t‘i japin dorën njëri-tjetrit në çdo rast. Adi shpreh edhe njëherë motivin e tij të lojës, që brenda kësaj ligësie, për të fituar atë çmim, ai do të tregojë edhe pak mirësi. Ai tregon se e vlerëson si një protagonist në lojë Sorin. Edhe Sori mendon të njëjtën gjë për Adin dhe shprehet se e kupton mënyrën se si ai luan, por, sipas tij, Adi nuk e di se çfarë ka shprehur ai në rrëfim kundrejt tij, ka folur mirë apo keq, dhe shton se ka qenë shumë real dhe i sinqertë në lojën që po bën. Për Adin, sinqeriteti në lojë tregohet kur krijon edhe miqësi, ndërsa Sori nuk ka asnjë mik. "Unë kam zgjedhur të jem vetëm", thotë Sori.

"Tjetër the, tjetër bëre"

Në mes të bisedës ndërhyn edhe Adela, e cila kapet pas fjalëve të Sorit që po bën lojë të sinqertë. Ajo i kërkon atij t‘i shpjegojë se përse para disa javësh, kur ata diskutuan në lidhje me lojën që po bënin të dy, Sori i kërkoi asaj që të nxirrnin në nominim banorët që nuk e kishin provuar kurrë nominimin e në të vërtetë, nxori atë dhe Aidën. Sori i tregon se atë javë, ajo dhe Aida ishin bërë të padurueshëm për të dhe për gjithë shtëpinë, duke treguar kështu nga vetja anët e tyre më negative. "Ju jeni ngrënë me njëra-tjetrën aq shumë, sa unë ju urreja dhe thjesht doja të dilte njëra prej jush, sepse nuk ju duroja dot më, pa pasur preferencë se kush". Ai shprehet se të dy në bisedën që patën, nuk bënë asnjë pakt mes tyre, por thjesht lanë të nënkuptohej diçka. Sori thotë se nuk dëshiron të futet në këtë histori, sepse mbi të gjitha mes tyre nuk kishte asnjë pakt; nëse do kishte pakt, atëherë ajo do kishte të drejtë t‘i kërkonte sqarime. Adela i thotë se nuk po i kërkon sqarime, sepse realisht nuk kishin asnjë pakt, por thjesht i dha një shembull që ai ka devijuar nga loja e sinqertë. Ata mbyllin bisedën duke parë që rreth tyre vijnë dhe banorët e tjerë.

Adela: Sori mashtroi

Bjordi pyet Adelën se si nisi ky diskutim mes saj dhe Sorit. Ajo i tregon se në momentin që Sori u shpreh se po bënte lojë të sinqertë, ndërhyri që t‘i jepte një shembull ku ai po luante pisët e duke treguar që Sori kishte mashtruar. Bjordi e mendon ndryshe. Sipas tij, ai nuk ishte mashtrim, sepse Sori ka një mijë mënyra për ta treguar këtë gjë. Adela insiston se thellë-thellë ishte mashtrim dhe se nga publiku u duk keq, pasi duartrokitën kur ajo e nominoi, me arsyen se ai po bën lojë të pisët. Sipas saj, ato se çfarë thotë Sori më pas, janë justifikime dhe nuk është e rëndësishme që ai ta kuptojë, por publiku.

"Aleanca nuk të bën lojtar të keq"

Biseda mes Sorit, Arit dhe Adit vazhdon edhe në kopsht. Arit i vjen keq që Sori deri dje e ka pranuar që ka marrë rolin e të keqit, ndërsa tani e kundërshton. Sori shprehet se ndryshojnë bisedat kur bëhen seriozisht si kjo e tanishmja dhe ndryshojnë kur bëhen në kontekstin e shakasë. "Brenda shakasë ka edhe të vërteta", ia kthen Ari. Ai shprehet se Sori ka bërë gjithmonë rolin e protagonistit provokator. "Ku është e keqja në këtë mes?" - pyet Sori. Ai thotë për veten se është provokator, aktiv, i bezdisshëm, por jo që Ari ta klasifikojë tek "i keqi". Ari thotë se po e klasifikon në këtë mënyrë në kontekstin e lojës. Sori mendon se nuk është e drejtë që ta mendojë ashtu vetëm se ai është përpjekur të bëjë aleanca dhe diskutime për nominimet, por për Arin, në një lojë këto gjëra vihen re. Sori fillon t‘i shpjegojë Arit se ka diskutuar me Arjonin në lidhje me nominimet dhe këtë gjë e ka bërë për një arsye shumë të fortë: që të jetë edhe ai protagonist në lojë. Ai tregon se këto lloj diskutimesh janë bërë kur ai gatuante me të dhe e ka bërë këtë gjë që të kishte vëmendjen e kamerave, duke u nisur nga një shprehje e Bjordit që thoshte se nuk i laj enët, sepse ashtu nuk më shikon njeri. Sipas Sorit, nëse do të gatuante vetëm, edhe pse këtë gjë e bën me kënaqësi, askush nuk do dëshironte ta shihte kur të tjerët mund të ishin duke bërë diçka më interesante se ai. "Dua të jem protagonist në lojë e në të njëjtën kohë edhe të gatuaj", thotë ai. Sori tregon gjithashtu se këto "aleanca të jashtme" me Arjonin ishin sa për efekt loje, sepse në realitet, si njëri dhe tjetri bënin atë që mendonin se ishte më e drejta për t‘u bërë, nisur nga mendimet personale.

Ari: Të gjithë jemi për lekët

Ari shkon në dhomë te të tjerët dhe komenton diskutimin ndërmjet Adit dhe Sorit. Sipas tij, ai ishte një debat pa lidhje dhe që të tilla gjëra nuk mund të diskutoheshin. Ari shprehet se i duket absurde që të krijohen aleanca, apo të flitet kaq shumë për lojën, kur lojën realisht e ka tjetër kush në dorë. "Këtu është të kalosh ditën bukur, por në të njëjtën kohë dhe të luash". Edhe Adela është dakord me të, se edhe ajo jeton ditën dhe nuk luan si të tjerët. Ari fillon të komentojë edhe faktin që Sori i kishte kërkuar aleancë për nominim. "Të gjithë jemi për lekët, por nuk duhet diskutuar kaq shumë", thotë Ari. Ai vazhdon të tregojë dhe disa fragmente nga biseda dhe i komenton ato.

"Dua një karikaturë prej teje"

Juna interesohet për pikturat dhe vizatimet e Adit. Ai tregon se kur ka qenë i izoluar, filloi ta praktikonte këtë gjë fillimisht duke kopjuar e më pas kuptoi se kishte aftësi në këtë gjë. Adi thotë se ka kopjuar konturet, ndërsa dritëhijet i ka bërë vetë, duke u perfeksionuar dita ditës. Juna i kërkon që t‘i bëjë edhe asaj një karikaturë të tillë, si për kujtim dhe Adi pranon që t‘ia bëjë, por duke e vënë në dijeni se nuk është shumë i aftë. Juna i thotë se e rëndësishme është që t‘ia bëjë ai. Anjeza e komplimenton për atë që i ka bërë Anit, sepse i duket shumë e bukur.

"Ki kujdes nga Sori!"

Bjordit duket sikur i ka mbetur qejfi që Adi dhe Sori nuk e pranuan në bisedën e tyre gjatë mbrëmjes së djeshme. Megjithatë, ai e këshillon që të ketë kujdes me ato që po bën. "Gjërat nuk po shkojnë mirë", i thotë ai nën zë Adit. "Mos dil nga vetja jote!" - vazhdon me këshillat Bjordi. Adi i thotë se mbrëmë ishte ai që e ftoi Sorin për të biseduar dhe se gjithashtu ai nuk e di se për çfarë kanë biseduar ata. Bjordi i kërkon Adit që të mos ia marrë për keq këto që po i thotë, sepse ia thotë se shqetësohet për të. Ai e pyet atë se si shkoi biseda dhe Adi i tregon se mori atë që deshi nga ajo bisedë.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga arberia Thu Apr 30, 2009 2:21 am

duket sikur jane te dashur me shoqi shoqin por ne brendesi e ruajne njeri tjetrin ta kapin bllof dhe t'ja vene ne dukje ,duke i nxjerred keshtu te metat e secilit.Loja ka fillu me u bo interesante,shume aktiv dhe shume pozitiv po me duket Arjani,çun Tirone.Ta thote cope ne sy dhe ka shume bagazh,studenti per menaxhim biznesi ne Amerike.Edhe M oza ka fillu me u degju neper shpi pa ju dridh qerpiku.S'me pelqen kur bertete ,s'ka lidhje pamja e saj me zerin qe ngre.Interesante me duket edhe lidhja qe sa vete e forcohet ,mids Adeles dhe Bjordit.
te shohim si do te veje me tutje.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Mon May 04, 2009 8:54 pm

Moza: E mërzitur për Polin, por nuk dorëzohem
Adela: Nuk e fal Bjordin, nëse...


Imuniteti i Anjezës, nominimi i Adelës, Mozës dhe Sorit... Surprizat e spektaklit janë diskutuar gjatë nga banorët. Mimoza është shprehur e habitur se përse Poli nuk kishte ardhur ta priste nëse do të dilte. Ndërsa Adela është shprehur e lodhur duke qenë çdo javë në nominim.

"Mendova se do dilja"

Adi është i mërzitur që Moza ka dalë në nominim. Ai mendon se gaboi që nominoi Mozën një javë më parë, kur duhej të nominonte Anjezën. Ndërsa fakti që Anjeza ka imunitet këtë javë, ndikoi që ai sërish ta nominonte Mozën. Sipas tij, nëse nuk do të ishte kjo situatë, dy emrat e tij për nominim ishin Sori dhe Anjeza. Edhe Adela mendon se imuniteti i Anjezës u prishi planet. Ajo shprehet se ndjehet e lodhur që çdo të shtunë është e nominuar. Adela tregon se në momentin kur Bjordi doli në oborr që të përshëndetej me të nëse dilte, e mendoi vërtet se kjo gjë mund të ndodhte. "Përjetova shumë emocione", thotë ajo. Adi i jep kurajo dhe i thotë se ka ecur shumë mirë deri tani. Sipas mendimit të tij, edhe nëse del një javë para finales, ajo sërish duhet ta mendojë se ia ka dalë mbanë. Adela e falënderon, por thotë se është lodhur shumë për të arritur deri në këtë fazë.

"I nominuar, reagon keq"

Adi i kërkon Sorit të sqarohen për një fjalë të pamenduar mirë nga ana e këtij të fundit. Sori ia kthen se mënyra se si i kishte folur Adi, i ishte dukur tendencioze dhe kjo si rezultat i kushteve në të cilat ndodhet, ku çdo gjë mund t‘i duket si e tillë. Adi i thotë se sa herë që Sori është në nominim, do t‘i kundërpërgjigjet keq. Sori justifikohet me përjetimin e nominimit, por Adi e kundërshton duke i vënë në dukje se këtë sjellje e ka vetëm me të e jo me të tjerët. Ai e këshillon se nëse diçka nuk shkon mirë mes tyre, t‘ia thotë. Sori i përgjigjet se kur të tjerët janë në nominim, ai nuk ngacmon asnjë, ndërsa kur është vetë në nominim, të tjerët, duke përfshirë dhe Adin, janë të prirur t‘i bëjnë atij pyetje dhe ngacmime. Adi i thotë se nuk e ka ngacmuar asnjëherë me ndonjë qëllim dhe se gjithmonë këto lloj bisedash kanë qenë reciproke. Por Sori beson se po sillet me të si me të tjerët dhe sipas tij, çdo gjë është në rregull.

Ari: "Më mirë të nominohesha"

Ari dhe Sori, ndërsa luajnë pingpong në kopsht, bisedojnë edhe për daljen apo jo në nominim të njërit dhe të tjetrit. Sori, i habitur që Ari nuk doli sërish në nominim, e pyet se si e komenton ai këtë gjë, pasi ai mendon se mund të jetë i preferuari i vajzave. Ari shprehet se Moza mund ta ketë nominuar sepse kur doli nga dhoma e rrëfimit, nuk e pa në sy si të tjerët. Ai thotë se në këtë pikë që ka arritur loja, asgjë nuk duhet marrë si sulm personal, sepse respekti mund të tregohet edhe jashtë shtëpisë. Edhe Sori e pohon këtë mendim dhe shton se me gjeste të vogla në shtëpi mund të tregojnë vlerat e vërteta, por duke bërë ndërkohë edhe lojën. Ari komenton edhe mbi imunitetin e Anjezës, pas vlerësimit të publikut në favor të saj. Ai mendon se ky fakt i bëri ata që të mos kishin mundësi ta nominonin, pasi për ta ishte shënjestra e parë. Sori mendon se vërtet lojën e zhvillojnë ata brenda në shtëpi, por vlerësimi i takon publikut duke marrë në konsideratë çdo karakteristikë të tyre. Për Arin, më e rëndësishme do të ishte të dinte vlerësimin e publikut sesa faktin e të mos qenit në nominim.

Moza: "Nuk e kuptoj përse"

Gjatë gjithë mbrëmjes, Moza ka qëndruar e mërzitur për atë që i tha Arbana në lidhje me Polin. Arbana i tha se siç kishte ardhur Arjoni për Anjezën, ashtu kishin ftuar edhe Polin të vinte nëse ajo do të dilte nga shtëpia gjatë spektaklit, por Poli nuk kishte ardhur. Moza, konfuze mbi ato që i tha Arbana, shprehet se nuk e kupton këtë gjë. "Ai e di përse nuk erdhi", përsërit ajo.

"Ndjehem e lodhur nga nominimet"

Adela shprehet se ndjehet e lodhur që është çdo javë në nominim. "Çdo të shtunë kaloj shumë siklet", thotë ajo. Adela mendon se edhe javën tjetër do jetë në dyshen e fundit para se të jepet vendimi, sepse çdo javë kështu i ka ndodhur. "Do të përgatitem paraprakisht, sepse e di që do të ndodhë përsëri", thotë ajo. Bjordi shprehet se nuk dëshironte që ajo të ishte e nominuar këtë javë. Edhe Adela nuk e dëshironte këtë gjë. "Ja që ndodhi", përfundon ajo bisedën e mërzitur.

Moza: "Nuk do të dorëzohem"

"Nuk e mendoja që do rrija kaq gjatë këtu", thotë Moza për veten. Ajo thotë se mendonte që do dilte herët nga loja, ashtu sikurse dhe i kishin thënë shumë persona të tjerë. Anjeza i kujton se ajo do festojë ditëlindjen me ta, gjë që e priste me shumë dëshirë. Moza shpreh dëshirën për të shkuar deri në finale dhe për këtë do përpiqet me të gjitha forcat e saj. Anjeza i jep kurajo dhe i thotë se mund të lexojë letrën e Polit që të marrë zemër për të vazhduar, ashtu siç ka bërë këto ditë. "Nuk do dorëzohem", thotë Moza. Anjeza tregon se për të, fakti që nuk u largua këtë mbrëmje i jep shumë forcë për të vazhduar përpara, pasi dhe ajo mendonte se lojës së saj i erdhi fundi. Ajo e krahason këtë mbrëmje me një finale dhe shprehet se kjo ishte finalja për të.

"Objektivi im është Adi"

Ari dhe Bjordi diskutojnë për finalen. Sipas Arit, është e vështirë që të dalësh pas një kohe qëndrimi të gjatë në shtëpi. Ai mendon se për këdo që do dalë një javë para finales, do të jetë e vështirë, sidomos për dikë që ka ndenjur tre muaj duke kaluar shumë sfida dhe vështirësi. Bjordi thotë se nga tre të rinjtë, vetëm ai arriti të qëndrojë ende. "Nuk e di pse kam kaq siguri, por jam shumë i qetë", shprehet Ari. Edhe Bjordi thotë se i duket vetja më pak i rrezikuar nga të tjerët, edhe pse kjo mund të interpretohet si mendjemadhësi. Ai shton se nga kjo nuk e ka frikë nominimin. Bjordi mendon se këto ishin nominimet e fundit të tyre, por Ari i thotë se nuk i dihet se si realizohet spektakli i së shtunës tjetër dhe ndaj nuk mund ta dinë. Për Bjordin është çlirim, jo se mendon se është shumë afër finales, por sepse nuk ka më emra dhe arsye për të thënë. "Objektivi im është Adi tani", thotë Bjordi. Ai diskuton edhe për Adelën dhe mendon se do të ishte padrejtësi nëse do dilte ajo dhe do qëndronte Juna. Sipas tij, Adela ka tre muaj në shtëpi dhe nuk ka sulmuar njeri, madje atë e kanë sulmuar të gjithë. "Nëse do dilte Adela, do kisha dalë bashkë me të, ose do kisha bërë namin këtë javë në shtëpi", përfundon Bjordi.

Buxheti i javës

Pas një mëngjesi plot argëtim, banorët tashmë të relaksuar në oborr, fillojnë mendojnë për buxhetin e javës. Bjordi është kurioz të dijë se si do të bëhet buxheti i kësaj jave duke qenë se nuk kanë as kryefamiljar. Megjithatë, për të nuk është problem nëse Qetsori merret me këtë punë. Dhe menjëherë fillojnë llogaritjet, duke pasur në vëmendje që edhe provën e javës e kanë fituar vetëm 50 për qind. Anjeza i fton të gjithë banorët brenda shtëpisë të marrin pjesë në llogaritjen e buxhetit javor. Zarfin me udhëzimet e lexon Qetsori, i cili e lexon letrën me nota humori dhe e shton tekstin nga vetja. Por, përveç humorit fillojnë dhe debatet mbi blerjet. Është Ari me Qetsorin ata që grinden për blerjen e djathit. Debati për buxhetin e javës vazhdon.

Ngacmime mbi lidhjet

Të mbledhur në sallon, banorët fillojnë ngacmimet mbi lidhjet. Adela tregon në një farë mënyre xhelozinë e saj ndaj Bjordit. Ajo thotë se nuk do t‘i vinte aspak mirë nëse do të merrte vesh ndonjë lidhje të Bjordit jashtë. Anjeza, Moza dhe Adi e ngacmojnë duke i thënë se tashmë fotografia e Bjordit mund të jetë nëpër muret e gjimnazisteve. Për Adin, Adela me Bjordin e kanë treguar që duhen. Adela thotë që për ta humbur një njeri është kollaj, por për ta mbajtur gjithmonë pas vetes është e vështirë. Ajo shton se është e gatshme të durojë disa gjëra për personin e afërt. Adi është i të njëjtit mendim. Adela vazhdon mendimin duke theksuar se nuk lidhet me njeri nëse nuk ka ndjenjë. Biseda devijon te tradhtia. Adi thotë se Anjeza duket tip që nuk do ta vriste shumë tradhtia e Arjonit nëse do ta merrte vesh, ndërsa me Adelën është krejt e kundërta. Adela pohon dhe shton se tradhtia e Bjordit, nëse do të ndodhë, do ta vriste shumë, duke mos harruar të përmendë edhe sakrificat që ka bërë ajo për Bjordin. Këtu ndërhyn Ari, duke i thënë se ato sakrifica ajo i ka bërë për veten e saj, se ishte dëshira dhe kënaqësia e saj dhe jo thjesht për Bjordin. Ajo këmbëngul se po të ishte për të, do të vazhdonte tërhiq e mos këput dhe vetëm kur të dilte nga shtëpia do të krijonte një lidhje me Bjordin.

Debati mes Qetsorit dhe Adelës

Qetsori ngacmon me shaka Adelën, duke i vënë në dukje se nëse do të jenë bashkë me Bjordin, do t‘i kalojnë pushimet verore shumë këndshëm. Ngacmimet vazhdojnë si nga ana e Qetsorit, ashtu edhe nga ana e Arit, të cilët qeshin me ironi dhe mundohen të përfshijnë edhe Bjordin në lojë, por ai qëndron ftohtë, dhe me seriozitetin e tij tregon që nuk i pëlqen biseda e nisur. Ari hedh idenë se do hapin baste mbi kohëzgjatjen e lidhjes së Adelës me Bjordin deri në gusht ose më gjatë, madje ata nuk ngurrojnë të vendosin edhe koeficientet e fitimit, si dhe të llogarisin edhe martesën. Ari thotë që ai ka shpirt anglezi dhe i pëlqen të verë bast mbi çdo gjë. Dashje pa dashje në bisedë përfshihet edhe Bjordi. Ai u thotë Arit me Qetsorin të mos bëjnë analizën e njërës anë të medaljes dhe pikërisht anës negative. Mund të ndodhë që ai përfundimisht të dashurohet pas Adelës, të martohet dhe të krijojë familje. Këtë gjë asnjë nuk e di me siguri. Marrëdhëniet mes Adelës dhe Qetsorit acarohen. Asaj nuk i duket aspak e drejtë loja e Qetsorit, duke i shprehur se i duket mungesë respekti dhe shumë fyese që ai po vë bast për lidhjen e saj. Qetsori thotë se ai është tip që vë bast mbi çdo gjë, edhe nëse do të ishte jashtë, ai përsëri do të vinte bast mbi lidhjen e saj me Bjordin. Debati vijon me tone të larta. Adela i thotë se ajo nuk i prek njerëzit në sedër dhe as i vë në siklet për çmimin e madh. Debati vijon mbi respektin e ndërsjellë që sipas Adelës, Qetsorit i mungon totalisht.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga arberia Tue May 05, 2009 4:40 am

hehe kavajsja me pelqeu me reagimin qe i beri Sorit(lojtarit te forte),duke e sjelle lojen e dabatit ne in teres te saj
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga ADMIN Tue May 12, 2009 4:27 am

Sori: Pse jam xheloz për mamatë
BIG BROTHER 2/ Shakatë e "banoreve" të reja. Bjordi: Ndjehem në siklet


Të përzgjedhura për t‘u bërë pjesë e një eksperience të veçantë, mamatë e banorëve janë përshtatur mjaft mirë në shtëpi. Madje ata kanë filluar t‘i shikojnë ato si "konkurrente" që kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Antoneta, e ëma e Bjordit, në emër edhe të gjithë mamave të tjera, ka bërë kërkesën që fituesi të organizojë një udhëtim turistik posaçërisht për to.

Debat mes Antonetës dhe Qetsorit

Mamaja e Bjordit i vë në dukje Qetsorit disa tipare të karakterit të tij lidhur me debatet që ai bën. Ky mendim i saj mbështetet edhe nga Bjordi, i cili shton se nëse mamaja e tij do të ishte futur në "Big Brother", padyshim do ta kishte fituar dhe do të ngacmoheshin përherë me Sorin, sepse ajo është natyrë luftarake dhe nuk do të dëshironte që Sori ta njihte atë aspekt të karakterit të saj. Mamaja e Bjordit i thotë Sorit që teleshikuesit i njohin më mirë nga sa njohin ata njëri-tjetrin. Më pas ata nisin një debat mbi egoizmin dhe mëshirën. Duket se asnjëri nuk i lëshon pe tjetrit. Bisedojnë mbi situata të ndryshme në shtëpi. Më pas të dy flasin mbi jetët e tyre.

Pas një dreke të mrekullueshme, Ari me Bjordin dalin në oborr. Ari e pyet nëse mamatë do dalin sot apo nesër nga shtëpia. Bjordi nuk e di me siguri, por mendon se mund të dalin nesër. Gjithsesi ata e kanë pak merakun e debateve që mund të zhvillohen me mamatë, por Ari e qetëson duke i thënë se debatin do ta moderojnë ata dhe nuk do t‘i lënë t‘u dalë situata nga duart. Më pas flasin për ngjashmëritë që kanë me mamatë e tyre. Bjordi thotë që i ngjan të ëmës, por ajo është karakter më i fortë se ai. Ari nuk është dakord, duke i thënë se ai tani është ende shumë i ri, por kur të rritet do t‘i dalë më në pah fortësia e karakterit. Adi thotë që e ka parë në disa raste karakterin luftarak të Bjordit, si te gara me makina. Ai është i mendimit se është inati dhe egoizmi që e shtyn personin të ecë në jetë, njësoj si në sport. Adi thotë që nëse nuk do jesh egoist, nuk mund të jesh dot një lider. Biseda vazhdon mbi arrogancën e njerëzve, si dhe situatën në Shqipëri.

Udhëtim për nënat finaliste

Të ulur në oborr, mamaja e Bjordit bën publike një kërkesë, që me sa duket kanë rënë dakord edhe mamatë e tjera. Ato bëjnë kërkesë që banorët t‘u dhurojnë një udhëtim jashtë, ekskluzivisht për mamatë. Sori pyet se ku do të kishin dëshirë ato të udhëtonin? Më pas shton se nuk do të influencohet nga banorët e tjerë dhe do t‘u bëjë një udhëtim me avion privat çarter. Pasi u mor premtimi i Qetsorit mbi udhëtimin, nëse do të jetë ai fituesi i çmimit, biseda vazhdon rreth vendeve turistike që mund të shkojnë mamatë e finalistëve.

"E dija që në finale do ishim ne"

Bjordi hap bisedën lidhur me finalen dhe tregon se që më parë e ka parashikuar se në finale mund të ishin këta persona që janë tani. Disa prej banorëve shprehen se pak a shumë e mendonin kështu, por siguri për mendime të tilla asnjë nuk kishte. Sori bën shaka me Bjordin dhe e pyet nëse e kishte parashikuar që do të vinin dhe pesë banoret e reja dhe ai i përgjigjet se e parashikoi vetëm pesë minuta para se ato të hynin në derë. Sori tregon se i bëri përshtypje që po përgatitej dhoma tjetër ashtu siç ishte më parë, por nuk ia merrte mendja se mund të vinin banorë të rinj, për më tepër familjarë të tyre.

"Na mungon Moza"

Djemtë ndodhen të vetëm në dhomën e gjumit. Edhe pse janë shtrirë për të fjetur, bisedat mes tyre nuk mungojnë. Ata nuk harrojnë të kujtojnë banoret e fundit të eliminuara dhe disa pjesë nga spektakli. Ata kujtojnë Mozën me batutat dhe të qeshurën e saj karakteristike dhe shprehen se e ndjejnë mungesën e saj. Bjordi kujton kur ajo u përball me Tanin dhe përgjigjen e saj që shkaktoi shumë të qeshura te publiku, sepse tha që ka bërë të njëjtat gjëra si ai. Sipas tij, ishte Moza ajo që shkaktoi eliminimin e Tanit, pasi ai u përball me të gjatë javës që ishin të dy në nominim dhe Moza ia ktheu duke i thënë se po merrej me të sepse ajo ishte më e vogla. Ata vazhdojnë të qeshin duke kujtuar edhe batutat mes tyre. Sori thotë se Adi binte shpesh dakord me mendimin e Mozës për ndonjë bisedë, ndërkohë që ajo mund të ishte në gjumë, ose nuk merrte pjesë fare në bisedë.

"Jam xheloz për mamatë tona"

Ndërsa djemtë presin të flenë gjumë, në dhomën e nënave të tyre dëgjohen të qeshura dhe alegri. Sori i thotë me shaka Arit se tashmë vëmendja iku nga ata dhe u përqendrua tek ato. Për Arin, ato mund të konkurrojnë për famë njësoj si ata, sepse tani janë bërë shumë të njohura. "Ah mor Ari, kush e kishte parashikuar kështu!", thotë Sori duke qeshur dhe shton se ndjehet xheloz për nënat e tyre, sepse po argëtohen pa masë në shtëpi. Të njëjtën bisedë bëjnë edhe Bjordi me Adelën, të cilët ndodhen në kuzhinë. Adela shprehet se mamatë e tyre po bëjnë vërtet spektakël. "Janë të papame, njësha", shton Bjordi.

Mamatë, grupe rivale

Adela shprehet për mamatë se nuk do ishte keq nëse ato do rrinin edhe disa ditë, ndërsa për Bjordin nuk do ishte as keq, as mirë. Adela kënaqet kur mendon se finalja e "Big Brother" është me mamatë në shtëpi. Bjordi mendon se edhe pak kohë dhe ato do fillojnë nga debatet me njëra-tjetrën, ndërsa Adela shton se do ndahen në grupe rivale dy nga dy. Bjordi i thotë me të qeshur se sido që të ndodhë me to, prapë Adela do jetë ajo që ato do kenë inat. "Si gjithë femrat e tjera, por edhe unë do t‘i eliminoj një nga një", ia kthen Adela.

"Po më qëndron pranë"

Bjordi ndjehet në siklet nga prania e mamave në shtëpi, sidomos nga mami i Adelës. Adela e qetëson dhe i thotë të mos ndjehet ashtu, sepse mamaja e saj nuk është tip që i vë të tjerët në siklet, madje në këto momente është ajo që ndjehet më shumë në siklet sesa të tjerët. Ajo i thotë Bjordit se sa herë ai flet me të, ndryshon mimikën e fytyrës dhe duket që ndjehet shumë në siklet. Bjordi ia kthen se ndjehet në faj, por ajo i thotë se gjërat i ka bërë ajo, por Bjordi insiston se është treguar shumë naiv dhe kjo gjë e bën të ndjehet kështu. Adela tregon se e kishte pyetur të ëmën se përse kishte ardhur dhe ajo i ishte përgjigjur se nuk donte ta linte vetëm. "Do isha ndjerë shumë keq nëse do kishin ardhur të tjerat dhe mami im jo", thotë Adela.

"Më pëlqen mami jot"

Adela tregon se mami i vet nuk i ka dhënë asnjë informacion nga jashtë, veçse ka takuar të gjithë banorët e eliminuar. Ajo tregon përshtypjet e mamasë së saj dhe thotë se të gjithë i janë dukur shumë të mirë. Adela i ka kujtuar se një pjesë të tyre i kishte kundërshtarë, por e ëma e ka këshilluar se ata ishin sa për lojë, ndërsa jashtë, kur t‘i njohë realisht, ka për të pasur marrëdhënie shumë të mira me të gjithë. Bjordi thotë se mami i saj paska thënë fjalë të mira për të gjithë dhe uron që dhe për lidhjen e tyre ta konceptojë në këtë formë. Adela mendon se kjo gjë është ndryshe, sepse këto kanë të bëjnë me tjetër aspekt, nderin. Ata bisedojnë edhe për mamin e Bjordit dhe Adela shprehet se ajo e ka provokuar në disa raste. Bjordi i thotë se ajo e ka tipin të tillë, por Adelën e do. Për Adelën, është më mirë një sjellje e tillë, sesa të shtiret. "Më pëlqen", shprehet ajo. Bjordi e komenton sjelljen e së ëmës si një mënyrë për të parë se sa e fortë është Adela.

"Nominimet e mamave

Mamatë e banorëve flasin për nominimet e tyre që kanë bërë në dhomën e rrëfimeve përballë Vëllait të Madh. Mami i Bjordit shprehet se ka nominuar mamin e Adelës, me motivin se rri shumë në kolltuk, nuk është aktive dhe nuk merr pjesë në debate. Mami i Sorit tregon se e kishte nominuar Antonetën si konkurrente të fortë. Adela dhe Bjordi vetëm qeshin me batutat e mamave dhe thonë se i kanë imituar mirë. Sori i thotë mamasë së tij të mos mërzitet nëse del, sepse dihet që nominimet e para janë të padrejta. Ari vjen dhe u thotë se ato po i nxjerrin jashtë loje ata dhe nëse ishte vendosur që ato të dilnin, me këtë që po ndodh nuk kanë për të dalë më. Antoneta vazhdon të tregojë historinë e nominimit të banoreve të reja, ku në nominim dolën mamaja e Adelës dhe mamaja e Sorit. Mira, e cila bënte rolin e Arbanës, i udhëzonte për vazhdimin e spektaklit, ku dy të nominuarat do të shkonin te zona e tunelit dhe bëri lajmërimin për një eliminim të dytë. Mamatë vazhdojnë të tregojnë me radhë historinë, ndërsa banorët e vërtetë nuk pushojnë së qeshuri.

"Këtu është ndryshe"

Adela dhe mamaja e saj rrinë në dhomë bashkë. Adela e shikon që ajo është pak në siklet dhe e pyet se si ndjehet. Mami i saj i përgjigjet se e vënë në siklet kamerat dhe ndjehet më mirë kur nuk e shohin të tjerët. Adela përpiqet ta qetësojë. Ajo e pyet se si i duket tani që po jeton vetë në këtë shtëpi. Sania i thotë se i duket ndryshe, por shumë mirë. Adela i thotë se nëse ajo nuk do ta kishte provuar, nuk do ta kishte besuar atë, sado që të përpiqej t‘ia shpjegonte mënyrën e jetesës aty. Mamaja e Adelës vazhdon të qëndrojë si mbi gjemba, sado që Adela bisedon me të, por përgjigjet e saj janë shumë të shkurtra. Adela e pyet nëse i rrihet më brenda në shtëpi, por mamaja e saj e mohon duke lëvizur kokën. Adela ia kthen me të qeshur se të gjithë luftojnë të futen brenda, ndërsa ajo kërkon të dalë jashtë.

Në siklet prej mamave

Banorët e vërtetë ndjehen jo shumë në formë që mamatë e tyre po bashkëjetojnë me ta. Atyre u duket sikur vëmendja është më shumë e përqendruar tek ato, sesa tek ata. Shpesh herë me shaka e vënë në dukje këtë gjë. Edhe bisedat mes tyre janë pak të vakura dhe shpesh futen nëpër bisedat e mamave të tyre. Sikletin e fëmijëve e kanë vënë re edhe mamatë, por për ta bërë situatën më të këndshme, nuk mungojnë dhe ngacmimet mes tyre. Ato u thonë banorëve se po i pret një surprizë e madhe të premten, gjë kjo që mamatë e kanë bërë me fjalë për t‘i ngatërruar ata. Përveç mamit të Adelës, mamatë e tjera duket sikur janë rehatuar mirë në shtëpi dhe nuk duan të ikin. Ato shprehen se edhe banorët ndjehen mirë mes tyre, madje disa kanë shprehur dëshirën për të ndenjur ende. Por këto i thonë sa për të ngacmuar banorët, dhe shtojnë se edhe kur e thonë këtë gjë, banorët e pranojnë me gjysmë zëri dhe me kokën ulur.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"BIG BROTHER" - Faqe 2 Empty Re: "BIG BROTHER"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi