Turqia do te jete aleat i forte per Forcen e Sigurise se Kosoves
FORUM SHQIPTAR :: HISTORI :: KOSOVA
Faqja 1 e 1

Turqia do të vazhdojë të ndihmojë ndërtimin dhe avancimin e FSK–së, tha sot në Prishtinë, shefi i divizionit për plane në Ministrinë e Mbrojtjes të Turqisë, gjeneral major Erdal Ozturk, gjatë një takimi që pati me ministrin e FSK-së, Fehmi Mujota. Ndërkaq, ministri Mujota tha se gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke shtuar se brenda afatit të paraparë do të dilet edhe me emrat udhëheqës të saj.
Vetëm pak orë pas përfundimit të misionit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës i cili i hapi rrugën krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ministrin e kësaj force e vizitoi një delegacion ushtarak nga Turqia. Delegacioni i kryesuar nga gjeneral major, Erdal Ozturk, solli në Prishtinë mbështetjen dhe fjalët më të mira të shtetit turk për këtë forcë.
Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, tha se numri i vendeve mike që e përkrahin FSK-në është në rritje. Ai tha se ka marrë zotimin e zyrtarëve turq se vendi i tyre do të jetë aleatë i fortë për FSK–në në të ardhmen.
“Morëm premtimin nga zyrtarët turq se së shpejti do të lidhim një memorandum mirëkuptimi dhe se roli i oficerëve turq në të ardhmen do të ndikojë shumë në cilësinë e FSK-së”, ka thënë Mujota.
Për arsye të orarit të ngjeshur të takimeve zyrtari turk nuk ka mundur të prononcohet për media, por që ministri Mujota duke përcjellur mesazhin e tij tha se shteti turk është përkushtuar që FSK-ja të jetë aleate dhe partnere e NATO-s në të ardhmen.
Burimi: RTK

Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
Similar topics
» Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka cilësohen pishtarë të lirisë së Kosovës
» Turqia ne BE, polemika Obama - Sarkozy
» Rehn: Kosova s’do te jete vrima e zeze e rajonit
» Myslimanët e moderuar të Kosovës
» Pavaresia e Kosoves, mberrijne deputetet serbe
» Turqia ne BE, polemika Obama - Sarkozy
» Rehn: Kosova s’do te jete vrima e zeze e rajonit
» Myslimanët e moderuar të Kosovës
» Pavaresia e Kosoves, mberrijne deputetet serbe
FORUM SHQIPTAR :: HISTORI :: KOSOVA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi