Turqia ne BE, polemika Obama - Sarkozy
Faqja 1 e 1
Turqia ne BE, polemika Obama - Sarkozy
Obama deklaron ne sumitin e prages USA-UE se "Turqia duhet te hyje ne BE, nese Europa e ben nje gje te tille do te ishte nje senjal inkurajues drejt vendeve muslimane". Por nuk ka vonuar qe te vije replika e presidentit frances Nikolas Sarkozy, ne nje interviste per kanalin francez TF1 ka deklaruar se, "kam qene gjithmone kunder aderimit te Turqise ne BE dhe gjithmone do te jem".
Kunder aderimit te Turqise ne BE eshte edhe Gjermania dhe kjo ka qene edhe arsyeja qe dje ne sumitin e NATO-s Turqia ka tentuar qe te veje veton e saje kunder presidentit te ri te NATO-s kryeministrit danez Rasmusen, me pretekstin e karikatuave te disa gazetave daneze mbi profetin Muhamed te pak viteve me pare. Nder te tjera Sarkozy deklaroi se, "pozicioni im ndaj aderimit te Turqise ne BE nuk ka ndryshuar dhe nuk do te ndryshoje" por ajo qe spikat me shume eshte se "pjesa me e madhe e vendeve te BE-se e mendojne si une" shtoi Sarkozy.
Nga ajo qe arrihet te perceptohet nga politika e BE-se Turqia ne Europe nuk do te hyje kurre, nese per vendet e Ballkanit ekzistojne projekte bile edhe limite kohore per aderimin e tyre ne BE , per Turqine nuk kemi as edhe nje spiral shprese. Jane te shumte analistat dhe politologet qe e parashikojne nje gje te tille, ne modestine time edhe une kam qene nje nder ata, kyte mund t'a konfermojne te gjithe ata qe kane pasur mundesine te lexojne shkrimet e mija.
Dhe ky hezitim nga vendet e Europes nuk eshte vetem per faktin se Turqia eshte nje vend musliman, por mbi te gjitha per probleme demografike. Sot Europa ka nje rritje shume te minimalle demografike, dhe nga ane tjeter Turqia ka nje rritje te jashtezakonshme te popullsise. Dhe problemi nga demografik pas pak vitesh do te shendrrohej ne politik. Do te shendrrohej ne politik per arsye se ne Parlamentin Europian numeri i parlamentareve(deputeteve) per ç'do vend vendoset ne baze te popullsise dhe keshtu pas 10-20 vitesh do te kishim nje parlament qe do te kishte me shume parlamentare nga Turqia se sa nga Gjermania apo Franca.
Dhe me pak fjale do te kishim nje Europe me shumice muslimane ne strukturat drejtuese te saje.
gerrard73- admin
- Numri i postimeve : 45
Points : 49
Reputation : 0
Registration date : 27/01/2009
Similar topics
» Barack Obama betohet sot si president i SHBA
» Obama: Terheqja nga Iraku, ne gusht te 2010-es
» 40 mije agjente sigurie per Obama Day
» NATO, Obama takohet me Schaffer
» Obama: Jemi ne fillimin e fundit te krizes
» Obama: Terheqja nga Iraku, ne gusht te 2010-es
» 40 mije agjente sigurie per Obama Day
» NATO, Obama takohet me Schaffer
» Obama: Jemi ne fillimin e fundit te krizes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi