FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat

2 posters

Shko poshtë

Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat Empty Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat

Mesazh nga ADMIN Fri Jun 05, 2009 3:48 am

Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat
U mbulua nga tonelata mbeturinash për 200 lekë. Rrëfimi
ARDI HOTI


Një ngjarje e tmerrshme, e paimagjinueshme për Shqipërinë që pretendon BE-në, ka ndodhur dje pasdite në Shkodër. Një 15-vjeçar ka mbetur i vdekur, i mbuluar nga tonelata plehrash në fushën e grumbullimit të mbeturinave në periferi të qytetit. Gjithçka, vetëm për 200 lekë.

Viktima, për shkak të kushteve të mjerueshme ekonomike, gërmonte prej pesë vjetësh në fushën e plehrave për të nxjerrë prej aty kanoçe dhe mbetje të tjera metalike, të cilat i shiste për të siguruar të ardhura për familjen. Sipas dëshmisë së dhënë për gazetën nga një shok i tij, dëshmitar okular në vendngjarje, gjithë ngjarja ka zënë fill kur viktima ka vënë re një kartëmonedhë 200 lekëshe teksa shkarkohej nga makina dhe ka nxituar për ta marrë, por ndërkohë grumbulli i mbeturinave i ka rënë përsipër, duke i marrë jetën.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 18.30 në lagjen "Mar Lula" pranë Varrezave të Dëshmorëve, ku grumbullohen mbeturinat e qytetit. Viktima quhet Besmir Ujka, 15 vjeç, banues në fshatin Bardhaj. Ai kishte shkuar te vendi i grumbullimit të mbeturinave disa orë para se të ndodhte ngjarja, së bashku me motrën, duke mbledhur sende të ndryshme, që më pas i shisnin për të ndihmuar familjen. Mësohet se familja e viktimës përbëhej nga babai, emigrant në Greqi, nëna e papunë dhe dy motra më të vogla. Familja Ujka jeton në kushte tepër të rënda ekonomike, që kanë detyruar fëmijët që çdo ditë, nga mëngjesi deri në darkë, të gjejnë bukën e gojës në fushën e plehrave.

Dëshmitari okular i kësaj ngjarjeje, Sokoli 13-vjeçar, tregoi dje për gazetën detajet e ngjarjes së rëndë: "Ishim me Besmirin dhe motrën e tij. Kishim kohë që po gërmonin te mbeturinat për të gjetur hekur, kanoçe, lekë të humbura e sende të ndryshme, pasi kështu jetojmë, duke gërmuar mbeturinat. Vajtëm te shkallët e Varrezave të Dëshmorëve për të luajtur, pasi nuk kishim gjetur asgjë dhe kur pamë që erdhi makina e mbeturinave vrapuam drejt saj. Kështu bëjmë sa herë vjen makina. Për të parë nëse kishte sjellë ndonjë gjë për ne, u afruam kur filluan të shkarkoheshin plehrat. Kur makina nisi shkarkimin, Besmiri vuri re dymijë lekë të vjetra dhe thirri: U një dymijëlekëshe, po e marr! Vrapoi për ta marrë, por ndërkohë plehrat që po shkarkoheshin e zunë dhe mbeti i mbuluar nga mbeturinat sa hap e mbyll sytë. Në këtë moment makina u largua, pasi siç duket nuk e ka vënë re dhe unë me motrën e Besmirit filluam të bërtasim ‘Ndihmë! Ndihmë!‘. U munduam ne vetë ta nxirrnim, por nuk mundëm, pasi kishte shumë mbeturina. Më pas erdhën ca banorë të lagjes që na dëgjuan duke bërtitur. Edha ata nuk mundën ta nxjerrin Besmirin nga plehrat. Më vonë erdhi një fadromë që hoqi mbeturinat dhe nxori trupin e shokut. Nuk më besohej. Nuk e kuptova se si ndodhi aq shpejt".

Sapo mbaroi bisedën me ne, Sokoli u fut përsëri në grumbullin e plehrave dhe filloi të gërmonte, edhe pse aty sapo kishte gjetur vdekjen shoku i tij. "Unë po vazhdoj, se duam të hamë bukë. Jemi një familje e varfër, prindërit janë pa punë dhe dua t‘i ndihmoj", tha Sokoli.



Fusha e plehrave


Fusha e grumbullimit të mbeturinave te Varrezat e Dëshmorëve, sipas Bashkisë së Shkodrës nuk përdoret më për këtë qëllim. Ky deklarim i bashkisë u bë kur shoqatat e veteranëve ngritën zërin për atë që e quajtën "përdhosje" të dëshmorëve. Por ngjarja tragjike e pasdites së djeshme vërtetoi se aty jo vetëm hidhen mbeturinat, por një numër familjesh të varfra të Shkodrës e kanë këtë fushë plehrash të vetmen mundësi jetese



Policia: Shoferi nuk pa gjë


Policia e Shkodrës bëri të ditur dje se ka shoqëruar në komisariat shoferin e makinës së plehrave, Agron Zenelaj. Shoferi është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Burimet policore sqaruan gjithashtu se nga hetimet e para është konkluduar se drejtuesi i makinës së plehrave nuk ka pasur dijeni se pas makinës, në momentin që po shkarkoheshin plehrat, ka pasur fëmijë
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat Empty Re: Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat

Mesazh nga arberia Tue Jun 09, 2009 2:35 am

llahtari Mad
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat Empty Re: Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat

Mesazh nga arberia Tue Jun 09, 2009 2:37 am

arberia shkruajti:llahtari Mad,po nuk ka te beje me Shqiperine qe do te hyje ne Europe,mos ti politizojme gjerat.Kudo mund te ndodhe edhe ne Amerike ndodhin te tilla tmerre,edhe me keq.Mjer ke ze kjo menxyre.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat Empty Re: Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat

Mesazh nga ADMIN Tue Jun 09, 2009 4:19 am

ke shume te drejte arberia
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat Empty Re: Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi