FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndotet rëndë liqeni artificial

2 posters

Shko poshtë

Ndotet rëndë liqeni artificial Empty Ndotet rëndë liqeni artificial

Mesazh nga ADMIN Thu May 14, 2009 4:45 pm


  • Ndotet rëndë liqeni artificial Peshk



    TIRANE- Një katastrofë e vërtetë mjedisore ka ndodhur në dy ditët e fundit në hapësirën ujore të Liqenit Artificial në Tiranë. Individë të papërgjegjshëm, ende të paidentifikuar, kanë zbrazur të dielën në mesnatë në liqen, lëndë me bazë acide të dyshimtë, e cila ka dëmtuar pothuajse të gjithë sipërfaqen e rezervuarit. Pushues dhe peshkatarë amatorë, bujtës të rregullt të liqenit, thanë dje për gazetën "Shekulli" se e gjithë kjo mynxyrë mjedisore është konstatuar fillimisht nga ata vetë, mëngjesin e ditës së hënë. Ata rrëfejnë se në ditën e parë të javës, liqeni ka qenë i mbushur në të gjithë bregun e tij, me një lëndë të çuditshme me ngjyrë pane dhe gur kali, e cila mbante erë të rëndë që të çante hundët. Banorët e përhershëm të liqenit, nuk ditën të thonë se për ç'lëndë bëhej fjalë, por u shprehën jo pak të shqetësuar se dëmi i shkaktuar në liqen ishte i madh. Gëzimi, amator peshkimi, tregoi se, "në fillim, lënda e hedhur në liqen qëndronte në masë të trashë, në formë pelte, në brigje, më pas era e përhapi në të gjithë hapësirën liqenore. "Nuk e dimë kush e ka bërë. Shokë të mi më thanë që ishte një bot ndërtimi, që zbrazi materiale në liqen, por se sa e vërtetë është nuk di të bëj me faj njeri", - thotë 50 vjeçari i dëshpëruar.
    Katastrofa mjedisore nuk i shpëtoi dje edhe vëmendjes së instancave shtetërore. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, u pa vetë në digën e liqenit duke vështruar ndotjen masive në rezervuar. Ai e konsideroi aktin e pashembullt të ndotjes së Liqenit Artificial, si një shtazëri të vërtetë. Z. Shalsi urdhëroi të gjithë instancat në varësi të bashkisë që të kryenin matjet përkatëse, si edhe të gjendej fajtori që shkaktoi katastrofën në liqen. Në lëvizje u vu dje edhe dikasteri i Shëndetit Publik. Shqetësimi i parë që ata ngritën ishte ndotja bakteriale e liqenit, dyshim i cili u hodh poshtë pas matjeve të para të kryera. Specialistë të shëndetit publik, me në krye drejtorin e DSHP-së, Gjergj Ndoja, morën nga liqeni kampionë të materialit të hedhur, nga ku do të nxirret më tej edhe përbërja e saj. Riza Çerepi, përgjegjës i Parkut Kombëtar, informoi dje për gazetën "Shekulli" se, me gjithë kërkimet për gjurmë të mundshme, ende nuk ishte bërë e mundur të gjendej subjekti, i cili ndoti liqenin. Ai konfirmoi se dyshimet e para hidhen mbi një bot ndërtimi, që thuhet se u përket pallateve në ndërtim përreth zonës, ndërkohë që hodhi poshtë mundësinë që ndotja të kishte ardhur nga pishinat rrotull liqenit.
    Ndotja, gjallesat në liqen në rrezik

    Ajo që ende nuk dihet është shkalla e vërtetë e gjëmës që mund të ketë ndodhur në liqen. Pjesa e vetme që shikohet është ajo sipërfaqësore, ndërkohë që dëmi që mund t'u jetë shkaktuar gjallesave nënujore është ende për t'u parë. Peshkatarët thonë se kanë dy ditë që kanë hedhur kallamat në liqen dhe pak prej tyre mund të kenë kapur peshk. Më i rrezikuari nga ndotja e madhe mund të jetë Karasi, një peshk i vogël, që më shumë se për mishin e tij, gjuhet për sport, çka mund të sjellë largimin e peshkatarëve amatorë, nga oazi i tyre i vetëm i qetësisë, Liqeni Artificial. Një nga peshkatarët rrëfen se si këtë radhë një ndotje e tillë nuk është parë kurrë. "Në liqen ka shumë probleme, po si këtë herë nuk kemi parë. Kanë hedhur edhe klor për të larguar peshqit, por që liqeni të ndotet në këtë masë, kjo është hera e parë",- thotë peshkatari. Dëme kanë pësuar edhe lokalet që popullojnë bregun e liqenit. Ditën e djeshme, vizitorë që zgjedhin liqenin si vendpushimi, kanë preferuar të qëndrojnë larg oazit të tyre të qetësisë. Era e rëndë e materialit të panjohur të hedhur në liqen, ka bërë që klientët të ndërrojnë destinacion. Dritan Laci
    Shekulli
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndotet rëndë liqeni artificial Empty Re: Ndotet rëndë liqeni artificial

Mesazh nga arberia Fri May 15, 2009 2:29 pm

shkaktaret e ketij demi kaq te madh ekologjik ne Liqenin e Tiranes ,per mua t'i shkojne urgjent drejtesise dhe te pergjigjen dhe denohen per c'ka kane bere.keta jane kriminele me te vertete Evil or Very Mad
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndotet rëndë liqeni artificial Empty Re: Ndotet rëndë liqeni artificial

Mesazh nga arberia Fri May 15, 2009 2:30 pm

dhe jane drejtuesit e bashkise se tiranes ,me edi ramen ne krye,te pashpirt
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndotet rëndë liqeni artificial Empty Re: Ndotet rëndë liqeni artificial

Mesazh nga ADMIN Fri May 15, 2009 4:40 pm

Keta kriminela duhet te vehen perpara pegjegjsise ligjore
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndotet rëndë liqeni artificial Empty Re: Ndotet rëndë liqeni artificial

Mesazh nga arberia Tue May 19, 2009 7:53 am

para ca vitesh(kur ne krye te bashkise se Tiranes ishte Edi Rama),me urdher te tij u hap porta e ketij liqeni ,nga Blendi Gonxhe(mos gaboj ishte n/kryetar i bashkise) dhe u permbyten shume familje te Tiranes se Re.U mblodhen specialistet me te mire hidroenergjetike qe ka Shqiperia dhe nuk e di por mezi u mbyll porta e liqenit.ky blendi gonxhe çau ferren dhe iku jashte Shqiperise dhe nuk i hyri asnje gjemb ne kembe.Tani nuk paska roje Bashkia per te ruajtur kete park kombetar Shocked .Atehere them se e kane bere me qellim ta thajne dhe ta kthejne ne shesh ndertimi pasi nuk i le makuteria per leje ndertimi keta bashkiake kriminele....
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndotet rëndë liqeni artificial Empty Re: Ndotet rëndë liqeni artificial

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi