FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasja e deputetit, skema dhe pistat

2 posters

Shko poshtë

Vrasja e deputetit, skema dhe pistat Empty Vrasja e deputetit, skema dhe pistat

Mesazh nga ADMIN Mon May 04, 2009 7:07 pm

Vrasja e deputetit, skema dhe pistat
Detaje të reja mbi ekzekutimin e Fatmir Xhindit. Prokuroria firmos përgjimet e para. Policia ofron 250 mijë euro për informatorin: Si e qëll


Deputeti socialist, Fatmir Xhindi, është qëlluar me nëntë plumba. Tre plumba i ka marrë në shpatullën e majtë, një plumb nga veshi i majtë i ka dalë në ndarjen mes vetullave, tre plumba i kishte në bark dhe dy në gjymtyrët e poshtme dhe të sipërme, me të cilat mendohet se është mbrojtur pas rrëzimit në tokë. Ky ka qenë konkluzioni i ekspertizës mjekoligjore pas këqyrjes së kufomës. Burime nga grupi i ekspertizës thonë se tre nga plumbat, deputeti i ka marrë përballë, teksa ka parë ekzekutorin. "Tre plumba të tjerë mendohet se kanë bërë rikoshet në tokë dhe më pas janë pozicionuar në sipërfaqen e barit, pranë vendit të ngjarjes". Për vendin e ngjarjes policia ka thënë se ishte plotësisht i dëmtuar. Nëntë gëzhojat dhe tre plumbat janë prova e vetme që është gjetur në vendin e ngjarjes. Policia ka konstatuar në afërsi të vendit ku u vra deputeti një sipërfaqe të vogël bari që ishte përthyer, për të cilën dyshohet se ka marrë formë të tillë pas qëndrimit mbi të të një personi. Thuhet se personi ka qëndruar për më shumë se gjysmë ore mbi sipërfaqen e barit duke pritur.

"Trupi i deputetit ishte pothuaj i mbledhur në barelën që e transportoi nga makina drejt sallës së operacionit. Dukej qartë që kishte marrë shumë plumba. Ishte i mbuluar nga gjaku". Kështu thanë për "Shqip" mjekët e urgjencës së Fierit që ishin në shërbim natën e kaluar. Dy orë pas vdekjes, trupi i tij është transportuar për në morgun e qytetit. Aty, ai u është nënshtruar ekspertizave mjekoligjore.

Sipas dëshmive të mbledhura ditën e shtunë, 49-vjeçari Xhindi ka qenë në disa rrethina të Roskovecit si dhe në qytetin e Fierit. Në këtë të fundit, rreth orës 14:00, ai është takuar me Ervin Koçin, një anëtar i PS-së lokale. Koçi ka thënë për gazetën "Shqip" se "në Fier piva kafe jo shumë të gjatë me të. Si përherë, shkëmbyem batutat e zakonshme me Fatmirin. Ishte shumë i qetë dhe nuk më dha të kuptoja se diçka e shqetësonte". Pas ndarjes me Ervin Koçin, deputeti është takuar po në Fier, për pak minuta me një të njohurin e tij dhe më pas ka udhëtuar për në drejtim të qytezës së Roskovecit. Mësohet se ai është ndalur për një kafe në fshatin Verbas dhe më pas, së bashku me të vëllain, ka shkuar drejt ullishtave që kishin në Kurjan. Në këtë fshat, Xhindi që shoqërohej nga njëri prej vëllezërve, ka qëndruar rreth dy orë, për t‘u kthyer më pas në Roskovec, ku e priste familja. Në rrugën afër shtëpisë, në një lokal të lagjes, ai ka pirë kafe me të vëllain, të cilit i ka thënë se "dua të pi kafe me tre miq të mitë. Ik më përpara në shtëpi dhe më pas flasim". Këtu duket se nis skenari i errët i ekzekutimit mafioz të Fatmir Xhindit. Në pritje të tre personave me të cilët ai ka konsumuar kafen e fundit, mësohet se ai ka takuar një banor të zonës, të cilit i ka kërkuar një korrëse bari. Xhindi i ka hipur sërish makinës për të bërë vetëm pak metra rrugë dhe ka hyrë në portën e shtëpisë, ka zbritur prej makinës dhe teksa tentonte të mbyllte portën është përballur me ekzekutorët, të cilët e kanë thërritur në emër dhe më pas e kanë qëlluar. Fatmir Xhindi e kalonte pjesën më të madhe të kohës në Roskovec, që është zona e tij elektorale. Ai kishte hyrë aq shumë në jetën e zonës që përfaqësonte, sa merrte pjesë në çdo gëzim dhe hidhërim të banorëve. Mësohet se deputeti kishte qenë në Tiranë një ditë përpara vrasjes.

Rrëfimet


Të afërmit tregojnë detaje të natës së vrasjes: Dëgjuam krismat, por nuk pamë njeri


Familjarët: Kemi dyshimet

tona për autorët e vrasjes


Zhurma e një arme automatike kallashnikovi ka thyer qetësinë e qytezës së vogël të Roskovecit, mbrëmjen e së shtunës. Breshëria e gjatë e një karikatori të plotë ka bërë që pjesëtarë të fisit Xhindi, të cilët prej vitesh banojnë pak metra larg Unazës së qytetit të Roskovecit, të dalin të alarmuar nga shtëpitë e tyre dhe të përballen me skenën tragjike. Trupi i vëllait të tyre, deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi, i përgjakur, dergjej në portën e shtëpisë.

"Ishte ora 21:15. Televizori po jepte sport. Dëgjuam krismat, që ishin fare pranë. Dolëm menjëherë. Në portën e shtëpisë, që ishte gjysmë e hapur, shumë pranë makinës së tipit "Kia" me targa TR8100K, qëndronte i shtrirë dhe i përgjakur Miri, ashtu siç e thërrisnim. Nuk mbaj mend se çfarë bëra. Di që vetëm ulërita dhe iu afrova Mirit". Këto janë fjalët që vëllai i deputetit, Fadili, ka thënë për vizitorët e shumtë që vinin të ngushëllonin familjen e tij në këtë ditë zie për ta.

Ai thotë se nuk pa njeri kur doli te dera. Por familja e deputetit të vrarë ka dyshimet e saj për autorët e krimit dhe këto dyshime do t‘i bëjë publike në ditët në vijim, pasi të bëhen të gjitha nderimet për të vdekurin.

Pas kësaj, të afërm të shumtë të fisit Xhindi me tre automjete, një prej të cilave ajo e deputetit, janë nisur në drejtim të spitalit rajonal të Fierit. Rrugës për në spital, makinat që ecnin me shpejtësi janë përballur me postbllokun e parë policor, të cilit nga xhami i është komunikuar për ngjarjen e ndodhur. Rreth orës 21:35, trupi i Fatmir Xhindit është vendosur në sallën e operacionit të repartit të kirurgjisë të spitalit të Fierit, por mjekët kanë konstatuar se ishte shumë vonë dhe deputeti kishte ndërruar jetë. Të afërmit, të cilët në makinë kishin dalluar që trupi i Xhindit ishte ende i ngrohtë, kanë shpresuar në shpëtimin e 49-vjeçarit dhe kur janë përballur me lajmin e kobshëm kanë reaguar duke thyer ç‘të mundnin, xhama dhe dyer të spitalit, duke krijuar një situatë të nderë. Asnjë person që nuk ishte i afërm i deputetit nuk është lejuar dhe nuk ka mundur t‘i afrohej sallës së operacionit. Ndërkohë, në katin e parë të spitalit kanë qëndruar forca të shumta policore, si dhe drejtuesit më të lartë të pushtetit vendor në Fier. Vetëm pak minuta më pas, vëmendja është përqendruar në Roskovec, aty ku ndodhet familja e 49-vjeçarit. Morti është hapur në familjen e të vëllait, pak pas ngjarjes së rëndë dhe marrjes së lajmit të kobshëm nga spitali.

Policia sapo ka mbërritur, ka rrethuar vendin e ekzekutimit si dhe rrugën e shkurtër që të shpinte për në banesën dykatëshe të deputetit Xhindi. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 12 gëzhoja arme automatike që më pas ka rezultuar se ishin qitur nga një kallashnikov. Me familjarët që ndodheshin në banesë, policia nuk ka mundur të shkëmbejë shumë fjalë. Pas rrethimit dhe menaxhimit të vendit të ngjarjes, një urdhër i menjëhershëm ka bërë që uniforma të shumta policie të rrethojnë jo vetëm qytezën e vogël, por të ngrihen postblloqe të shumtë edhe në rrugën nacionale Roskovec-Fier dhe Fier-Berat.

Uniforma të shumta janë nisur në drejtim të fshatit Kurjan, ku deputeti kishte qenë para se të kthehej në shtëpi. Zona e Kurjanit që ndodhet rreth 6 kilometra larg Roskovecit ka qenë nën kontroll qysh një orë pas ngjarjes nga policia.

Cilët janë Xhindët


Familja dhe pasuria

e deputetit të vrarë


Fatmiri ishte i dyti, mes shtatë vëllezërve. Të afërmit thonë se babai i tij, Faslliu, e ka pagëzuar me emrin Fatmir, pasi ai qysh në minutat e para të lindjes dukej shumë i qetë. 49-vjeçari, para ‘90, ka punuar për shumë kohë si mësues i lëndëve të historisë dhe gjeografisë dhe më pas drejtor shkolle. Fisi i Xhindëve konsiderohet në zonën e Roskovecit si fisi i djemve, pasi të gjithë ata që mbajnë këtë mbiemër lindin djem. Edhe vetë deputeti kishte tre djem: Andin, Amarildon dhe Albanin. Me bashkëshorten e tij, Xhemilen, ai ka lidhur jetë pas një dashurie shumë të fortë. Andi vijon arsimin e lartë në Tiranë në degën mjekësi, kurse i dyti, Amarildo, vazhdon studimet në Rumani, po për degën e mjekësisë. I vogli, Albani, është në shkollën e mesme të përgjithshme "Bazat e Shkencës", shkollë jopublike në qytetin e Fierit. Të tre djemtë e Fatmirit kanë pasur rezultate të mira në mësime dhe nga bashkëmoshatarët e tyre konsiderohen si persona që nuk krijojnë distancë. Nga gjashtë vëllezërit e deputetit Xhindi, dy janë emigrantë prej shumë vitesh, njëri në Itali, ndërsa tjetri në Greqi. Vëllezërit e tjerë jetojnë në Roskovec dhe Kurjan, në vendlindje. Pronat e vëllezërve Xhindi janë vetëm disa hektarë ullishta në Kurjan, të cilat ata i punojnë së bashku. Në emër të vëllezërve Xhindi në Roskovec është një farmaci, të cilën e drejton njëri prej tyre.





Masat
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vrasja e deputetit, skema dhe pistat Empty Re: Vrasja e deputetit, skema dhe pistat

Mesazh nga Orfe@ Mon May 04, 2009 7:39 pm

CEREMONIA
Vrasja e deputetit, skema dhe pistat Imgp6605


ROSKOVEC- KURJAN- Komuna Kurjan e Roskovecit, vendlindja e deputetit socialist, Fatmir Xhindi, është shndërruar dje në kryeqytetin shqiptar, teksa e gjithë politika, por edhe mijëra qytetarë të thjesht, kanë marrë pjesë në varrimin e deputetit të vrarë dy ditë më parë.

Një karvan i gjatë makinash nga e gjithë Shqipëria ka shoqëruar gjatë gjithë rrugës trupin e deputetit që prej 12 vitesh përfaqësonte atë zonë të varfër.

Një minutë heshtjeje ka qenë preludi i kësaj ceremonie, e cila vazhdoi me përcjelljen e trupit të pajetë drejt varrezave të fshatit Kurjan, 7 km larg Roskovecit, fshati i lindjes së të ndjerit Xhindi, por dhe vendi ku ai shërbeu për katër vjet (1992-1996) si kryetar komune.

Arkivoli është mbajtur dorë më dorë nga qytetarë dhe deputetë të shumtë. Trupi pajetë i deputetit i është dorëzuar familjes rreth orës 06.45 të mëngjesit të djeshëm. Ai ndodhej në spitalin e Fierit, ku ishte shpënë që në momentin e vrasjes.


Në orën 13.00, arkivoli me trupin e pajetë të deputetit Fatmir Xhindi është dërguar për t'i bërë nderet e fundit në Pallatin e Kulturës të Roskovecit. Mijëra njerëz që kishin mbushur rrugën kryesore të qytetit të Roskovecit kanë hyrë në sallën e këtij pallati duke bërë homazhe.

Më pas, rreth orës 15.00, arkivoli i shoqëruar nga deputet të PS-së është vendosur përballë Pallatit të Kulturës, ku është përshëndetur nga Kryetari i PS-së, Edi Rama, të afërm të deputetit dhe njerëz të njohur prej tij.
Orfe@
Orfe@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 23
Points : 63
Reputation : 4
Registration date : 22/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vrasja e deputetit, skema dhe pistat Empty Vëllai i deputetit: Fatmirin e thirrën në pritë

Mesazh nga Orfe@ Mon May 04, 2009 7:44 pm

Lavdërim Xhindi, ka rrëfyer dje se vëllai i tij, nuk kishte pasur konflikte apo presione përpara vrasjes
Vrasja e deputetit, skema dhe pistat 03052009369


"Sapo parkoi makinën dhe u fut në shtëpi, dikush e thirri dhe ai doli për të parë se kush e kërkonte


TIRANE- Lavdërim Xhindi, vëllai i deputetit të vrarë Fatmir Xhindi, ka udhëtuar gjithë natën e së shtunës nga Volosi i Greqisë, ku jeton dhe punon për të mbërritur pranë familjes së tij në Roskovec të Fierit, ku gjithashtu banonte edhe vëllai i tij më i vogël, deputet në Parlamentin e Shqipërisë, Fatmir Xhindi.

Burri i thinjur që tashmë ka kapërcyer të 50- at, ka gjetur një çast për të rrëfyer natën e të shtunës, kur është nisur nga Greqia sapo ka marrë vesh për një problem që kishte pasur i vëllai.

Ai tregon se nga komunikimet që ka pasur me vëllezërit dhe të afërmit e tjerë ka dëgjuar se dikush e kishte thirrur nga jashtë përpara se të ndodhte ngjarja. Ndërkaq ai rrëfen se deri sa ka mbërritur pranë familjes nuk ka pasur dijeni mbi faktin se ishte vrarë vëllai i tij Fatmiri, por i ishte thënë se vëllai i madh nuk ishte mirë.

"Më morën në telefon dhe më thanë se vëllai i madh ishte pak keq dhe se bëja mire të vija në Shqipëri". Xhindi është munduar të tregojë momentet e vështira të familjes së tij, të të shtunës në mbrëmje.


Z. Xhindi si e keni marrë vesh vrasjen e vëllait tuaj Fatmirit ?



Unë jetoj dhe punoj në Greqi prej shumë vitesh. Në profesion jam ekonomist por kam emigruar herët dhe atje kam punuar prej kohësh. Mbrëmë ndodhesha në shtëpi dhe më morën në telefon nga shtëpia, për të më thënë se vëllai i madh nuk ishte mirë. "Vëllai i madh, nuk është mirë.

Bën mirë të vish në Shqipëri,- më tha vëllai i vogël që më mori në telefon. Sapo më tha këtë llaf, unë menjëherë u bëra gati dhe u nisa, për të ardhur, pasi nuk e dija si do shkonte situata. Por aspak nuk po mendoja se situata do të ishte akoma edhe më e rëndë. Kurrë nuk e mendoja që të kishin vrarë Fatmirin.


E morët vesh kur mbërritët ?



Po. Në mëngjes ndoshta nga ora pesë, unë mbërrita në Roskovec pashë që kishte dhjetëra uniforma policie dhe shumë njerëz që lëviznin rrugëve. Kur mbërrita në shtëpi pashë se diçka nuk shkonte.

Aty kuptova se diçka më tepër e rëndë duhej të kishte ndodhur se sa ajo që më kishin thënë në fillim. Aty më thanë që ishte vrarë Fatmiri. Gjithçka mund të kishte ndodhur, por nuk arrij ta besoj edhe tani që Fatmiri është vrarë dhe nuk jeton më.


Policia ka thënë se ai është qëlluar nga afër, kur sapo kishte parkuar makinën. A keni dijeni si ka ndodhur kjo ?



Nga sa më kanë thënë vëllezërit dhe të afërm të tjerë, dje pasdite Fatmiri kishte qenë në fshat tek ullinjtë. Ishte njeri që nuk kishte problem të punonte dhe dje kishte prerë barin e ullinjve në fshat në Kurjan.

Si kishte mbaruar atje, kishte ndaluar tek lokali i Bujar Kukalit, ky këtu në majë të fshatit dhe kishte pirë një kafe me ca njerëz. Si kishte mbaruar kafen kishte zbritur poshtë në Roskovec. Ai kishte zbritur nga makina dhe më pas ka shkuar për të hyrë në shtëpi. Nga sa di unë ai kishte hyrë në shtëpi dhe dikush e paska thirrur. Por nuk e di saktësisht.

Sapo e kanë thirrur, Fatmiri kishte dalë për të parë se kush e kishte thirrur, dhe ka dalë te makina e kishin qëlluar. Më pas kishin dalë kunata, djali i Fatmirit dhe vëllai tjetër Iliri, që kishte shkuar atje. Ata kishin parë se ai ishte qëlluar me armë zjarri disa herë.


Policia ka nisur hetimet e saj për zbardhjen e motiveve të ngjarjes dhe autorët e mundshëm të krimit, a ka pasur ndonjë konflikt Fatmiri pasi flitet si pistë kryesore ajo e motiveve të pronësisë ?


Kategorikisht as Fatmiri, e as ne si familje, nuk kemi pasur probleme pronësie. Këtë jua them me bindje sepse gjithçka që ne kemi marrë e kemi marrë në bazë të ligjit të vitit 1991. Pavarësisht kësaj, dua të them se edhe tokat që kemi marrë sipas ligjit ne i kemi i kemi marrë po në ato prona që kemi pasur në aktete tona të pronësisë pra sipas kufijve të vjetër.


A keni dijeni për konflikte të tjera, apo vëllai juaj të ketë shfaqur shqetësim kohët e fundit apo më parë ?


Edhe për këtë ne si vëllezër asnjëherë nuk kemi pasur të dhëna apo informacione që ai të ishte konfliktuar me njerëz të ndryshëm, për shkak të detyrës apo për shkaqe të tjera që lidhen me punën apo me jetën e tij private. Edhe për kërcënime, ai nuk na ka folur asnjëherë. Vetë natyra e tij, si njeri nuk të bënte që të shkoje për ta kërcënuar apo për t'i bërë shanatazhe. Kjo na e shton akoma më tepër brengën dhe dhimbjen e humbjes së tij.
Orfe@
Orfe@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 23
Points : 63
Reputation : 4
Registration date : 22/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vrasja e deputetit, skema dhe pistat Empty Re: Vrasja e deputetit, skema dhe pistat

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi