FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjale te urta

Shko poshtë

Fjale te urta Empty Fjale te urta

Mesazh nga Ilda Mon Jan 19, 2009 8:57 am

Fjale te urta

Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët

Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë dëshirën e tij

Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët

Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven

Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë

Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga zemra

Ai që është në fuqi bëhet se din çdo gjë

Ai që han hudër nuk e ndien erën e vet, por ia ndijnë të tjerët

Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hijë gjithmonë

Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton

Ai që ka, don edhe ma

Ai që me indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist

Ai që kërcënohet, rrallëherë hakmirret

Ai që ngutet, çdoherë vonohet

Ai që premton shumë, bën pak

Ai që s'bindet, nuk din të komandojë

Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend

Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok,as si kolegë,as si bashkëpunëtor e as si fqi

Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin

Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua

Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet

Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet

Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër

Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon

Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun

Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall

Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël

Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve

Amerika të jep një thele dhe të merr një pelë

Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të drejtë

Ara me viça s'lavrohet

Ariu nuk rron duke lëpirë shputat

Armiku i vjetër kurrë stë bëhet mik i mirë

Armiku, kur mori pendën në dorë, si deshi shkroi

Armikut mos ia trego të vërtetën

Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre

As hasmin mos e pafsh pa punë

As me miq e as me anmiq, gojën mos e fëlliq

As ujë mos pi në krua të pushtetit

Ashtu qoftë e sherr mos qoftë

Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja

Atë derë që s'e çel çelësi, e çel paraja

Atë punë që s'e bën dot vetë, mos kërko t'i gjesh të metë

Atë që nuk e don thuaji: "Të pafsha pa punë"

Atje ku fle uji, është më i thellë

Atje ku thonë se ka dredhëza më shumë, merre shportën e vogël

Babai që len djalin e mirë pas, nuk vdes

Babanë e mirë nderojë, babanë e keq duroje

Bajrami i vogël s'falet para t'madhit

Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit

Bashkimi bën fuqinë, ndasia ligështinë

Bëj gosti, që të provosh mikun

Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta

Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh

Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën

Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë

Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi