FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

vrasesi i ngadalshem-DUHANI

Shko poshtë

vrasesi i ngadalshem-DUHANI Empty vrasesi i ngadalshem-DUHANI

Mesazh nga Orfe@ Sun Apr 26, 2009 4:28 pm

vrasesi i ngadalshem-DUHANI Stopsmoking

Vrasësi i ngadalshëm


Kudo që shkojmë, kudo që jemi, njerëz të punësuar apo jo, të vjetër ose të rinj mbushin lokalet, duhani është bërë i pranishëm në shoqërinë tonë, një shok i keq, i bezdisshëm, por mbi të gjitha i rrezikshëm.

Sot në vendin tonë, ashtu si edhe në botë statistikat flasin për një barazim të përdorimit midis dy gjinive.
Po t`i pyesësh njerëzit për dëmet që sjellin këto dy vese (pirja e duhanit dhe alkoolit në përgjithësi) ata përgjigjen se i dinë dëmet, por prapë vazhdojnë të pijnë duhan edhe alkool.
Orfe@
Orfe@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 23
Points : 63
Reputation : 4
Registration date : 22/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

vrasesi i ngadalshem-DUHANI Empty Re: vrasesi i ngadalshem-DUHANI

Mesazh nga Orfe@ Sun Apr 26, 2009 4:30 pm

Ç’ është duhani?

Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-të fishohet. Kryesisht, te pirësit e duhanit, mosha kur shfaqen simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeç dhe prej saj njeriu mund të përfundojë me një ndërhyrje të mundshme kirurgjikale. Duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronshit azmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Këta persona, kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasira mesatare.

Sot, bota aplikon lloj-lloj strategjish për të luftuar përdorimin e duhanit dhe të alkoolit. Shpenzojnë sasi të mëdha parash për reklama kundër tyre, nxjerrin ligje për mos përdorimin e tij në vende publike, apo për mos përdorimin e alkoolit përpara moshës 21-vjeç, krijon të ashtuquajturën Ditë Botërore kundër duhanit, siç është ajo e 31 majit. Por, ç`ndodh në të vërtetë? Sa më shumë para që shpenzohen për reklama kundër duhanit, aq më shumë rritet përdorimi i tij. Duhani dhe alkooli janë të dëmshëm jo vetëm për shëndetin e përdoruesve, por edhe për xhepin e tyre.

Duhanpirësit i bëjnë dëm edhe personave që gjenden rreth tyre. Bashkëshortja e një duhanpirësi është 30% më e rrezikuar për kancer se ajo e një që nuk pi duhan.

vrasesi i ngadalshem-DUHANI 0606253600
Orfe@
Orfe@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 23
Points : 63
Reputation : 4
Registration date : 22/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

vrasesi i ngadalshem-DUHANI Empty Re: vrasesi i ngadalshem-DUHANI

Mesazh nga Orfe@ Sun Apr 26, 2009 4:32 pm

Efektet e duhanit

Pirja e duhanit shkakton afro 25 sëmundje të ndryshme, nga ato kroniket e deri te vdekjeprurëset. Po përmendim disa prej tyre:
1. Kanceri i gojës dhe i faringut
2. Kanceri i laringut
3. Kanceri i ezofagut
4. Kanceri i mushkërive
5. Kanceri i pankreasit
6. Kanceri i veshkës, uretrës dhe i fshikëzës urinare
7. Trombozën venore cerebrale (CVT)
8. Dështimin koronar arterial
9. Dilatacionin e aortës
10. Arteriosklerozën
11. Emfisemën kronike



Këto sëmundje nuk shkatohen vetëm te duhanxhinjtë, por edhe te njerëzit që i rrethojnë ata, të cilët ndryshe mund t’i quajmë duhanxhinj pasiv.
Ky mund të sëmuret nga të njëjtat sëmundje që shaktohen te duhanxhinjtë aktivë, por në një masë më të vogël.
Femrat që përdorin duhanin kanë më shumë rrezik, pasi efektet kalojnë te fëmijët

Ja disa nga efektet negtive që ka duhani te fëmijët, nënat e tyre janë përdoruese të rregullta të tij:

1-Te gratë shtatzëna, duhani shkakton abortin në 60% të rasteve
2. Rreziku nga anomalitë e bashkëlindura është 40% më i madh të ato që përdorin duhanin
3. Rreziku i sëmundjes së gjoksit dhe alergjitë është 65% më i madh te këta fëmijë
4. Rreziku i Sindromit të Vdekjes së Befasishme të Foshnjës (SIDS) është 50% më i madh
5. Lindje të parakohshme
6. Lindja e foshnjës me peshë të vogël
7. Zhvillimi jo i plotë i mushkërive
8. Vdekja e befasishme e fëmijëve në moshën e re
9. Inflamacionet e veshit të mesëm dhe të sistemit respirativ

vrasesi i ngadalshem-DUHANI 2053yo6
SHKAQET E PIRJES SË DUHANIT
Pasimi i prindërve dhe shoqëria e keqe
Përcjellja e dobët e familjes dhe çrregullimi i saj
Shtypjet e ndryshme shpirtërore
Mos interesimi për shkaqet e pirjes së duhanit
Mundësia e lehtë për të arritur deri te cigarja, si dhe në anën tjetër mundësia e lehtë për ta bartur dhe fshehur atë.


SHKAQET E VAZHDIMIT TË PIRJES SË DUHANIT
Argumentimi i vazhdueshëm me dëshirë të dobët
Shmangia e vazhdueshme nga tema për dëmet e tij
Mosqortimi ndaj konsumuesit të duhanit
Ekzistimi i disa shembujve në shoqëri, të cilat nxisin thithjen e duhanit, si për shembull: mjeku, babai, etj.
Justifikimi me atë se gjenden persona në moshë më të madhe se ai, të cilët ishin konsumues të duhanit, që kanë shëndet të mirë.
Ç’duhet të bëjmë?

•Të refuzojmë të jemi duhanxhinj pasivë

•Të luftojmë për të drejtën tonë

•Të marrim ajër të pastër

•Të mos heqim dorë nga pjesa jonë e përgjegjësisë

• Të mos lejojmë pirjen e duhanit në hapësira publike
• Të informojmë çdo duhanxhi për të drejtën tonë për frymëmarrje të pastër
• Të tentojmë të ndalojmë prindërit nga pirja e duhanit në praninë e fëmijëve të tyre

O Allah, a i urrejmë me të vërtetë fëmijët tanë deri në atë masë…?! Ku është ajo nënë që do të sakrifikonte jetën e saj për hir të fëmijëve të saj? A është e mundshme që nëna ka arritur në këtë shkallë të indiferencës? Ku është babai që i do fëmijët e tij apo baballarët janë bërë vetëm burimi për prodhimin e parave?! A është normale që babai të mbysë fëmijën e tij?



Megjithatë, shumë njerëz mundohen t'i largohen atij, por dorëzohen shumë shpejt, duke thënë se iu mungon vullneti. Në fakt, atyre iu mungon besimi në Zotin, në Allahun e Madhëruar, i cili shprehet qartë: “Njeriut i ndalohet të përdorë substanca që e dëmtojnë atë.”

Në qoftë se njeriu, kushdo qoftë, do të ketë një besim të pastër tek Allahu i Madhëruar dhe do të zbatojë me përpikëri, nënshtrim ato detyrime që Allahu i Madhëruar na ka caktuar për të mirën tonë, atëhere kjo do të ishte e mjaftueshme që askush të mos i afrohej duhanit.
Orfe@
Orfe@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 23
Points : 63
Reputation : 4
Registration date : 22/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

vrasesi i ngadalshem-DUHANI Empty Re: vrasesi i ngadalshem-DUHANI

Mesazh nga Orfe@ Sun Apr 26, 2009 4:34 pm

Studim mbi dëmet e duhanit mes grave
vrasesi i ngadalshem-DUHANI 2424624202a3e8a81264

Lënia e duhanit mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve. Një studim i kryer mes grave që pijnë duhan tregon se lënia e tij pakëson dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundje vdekjeprurëse brenda 5 vjetëve të ardhshëm.
Liz Rajlli filloi të pijë duhan që kur ishte 15 vjeç. Ajo nuk e dinte se ky ves do të zgjaste për 30 vjet. Por më pas e kuptoi se nëse do të vazhdonte të pinte duhan, me siguri do të vdiste prej tij.

Kohët e fundit, shkencëtarët morën në shwyrtim se sa shpejt mund të pakësohet rreziku ndaj problemeve të shëndetit kur gratë lënë duhanin.
Mjekja Stacey Kenfield pranë shkollës për shëndetin public në universitetin e Harvardit thotë se ajo dhe kolegët e saj arritën në përfundimin se për disa sëmundje nuk duhet kohë e gjatë që gratë të shohin rezultatin pozitiv dhe të mirat që vijnë nga lënia e duhanit.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim gjendjen e rreth 100 mijë grave nga viti 1980 deri më 2004 dhe krahasuan numrin e vdekshmërisë nga sëmundje të ndryshme mes atyre që pinin duhan edhe atyre që e kishin lënë atë, me grupin e grave që nuk kishin pirë asnjëherë duhan. Rezultatet e vëzhgimeve treguan një pakësim të madh rrezikut të vdekjes menjëherë sapo grate linin duhanin.

Mjekja Kenfielld thotë se brenda 5 vjetëve pas lënies së duhanit, u vu re një pakësim prej 21 përqind i rrezikut të vdekjes nga kanceri i mushkërive dhe një pakësim prej 50 përqind në rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të zemrës.

Studimi tregoi gjithashtu se 20 vjet pas lënies së duhanit rreziku i vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare pakësohej edhe më shumë. Sipas studimit, rezultatet e të cilit u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, kur organizmi pastrohet nga karcinogjenet që hyjnë në trup nëpërmjet tymit të cigares, organizmi është në gjendje të riparojë veten.

Liz Rajlly, e cila e la duhanin në vitin 2002, thotë se pas kaq shumë vjetësh është në gjendje të marrë frymë lirisht. Tani ajo këshillon gratë e tjera që të lënë duhanin.
Orfe@
Orfe@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 23
Points : 63
Reputation : 4
Registration date : 22/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

vrasesi i ngadalshem-DUHANI Empty Re: vrasesi i ngadalshem-DUHANI

Mesazh nga Orfe@ Sun Apr 26, 2009 4:35 pm

vrasesi i ngadalshem-DUHANI 203067f520
Orfe@
Orfe@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 23
Points : 63
Reputation : 4
Registration date : 22/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

vrasesi i ngadalshem-DUHANI Empty Re: vrasesi i ngadalshem-DUHANI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi