FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krim misterioz ne Lushnje

2 posters

Shko poshtë

Krim misterioz ne Lushnje Empty Krim misterioz ne Lushnje

Mesazh nga ADMIN Tue Mar 31, 2009 3:17 am


Vritet dhe digjet bashkë me shtëpinë
Krim misterioz në Lushnjë. Shkrumbohet 40-vjeçari, shpëtojnë tri vajzat. Rrëfimi tronditës i së miturës
Matilda Troka


Ekzekutim misterioz në Lushnjë. Një 40-vjeçar nga fshati Gradishtë është vrarë me armë zjarri në dhomën e tij të gjumit, nga persona ende të paidentifikuar, të cilët më pas i kanë vënë flakën shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës. Policia lokale ka arritur në përfundimin se shtëpisë i është vënë flaka për të fshehur krimin, ndërkohë që nga ky veprim është vënë në rrezik jeta e tri vajzave të viktimës, të cilat ishin në gjumë në një dhomë tjetër. Të afërmit e viktimës dhe policia kanë menduar fillimisht se bëhej fjalë për një zjarr aksidental, që i kishte marrë jetën të zotit të shtëpisë. Zjarri është konstatuar rreth orës 01.30 të mëngjesit të djeshëm. Vajza 13 vjeçe e Bujar Krasniqit ka dhënë alarmin te shtëpia e xhaxhait, që ndodhet fare pranë me shtëpinë e djegur. Të afërmit dhe banorë të tjerë të fshatit Gradishtë janë munduar të shuajnë flakët, ndërsa rreth orës 03.00 në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe policia. Shumë shpejt është mësuar se Bujari 40 vjeç kishte gjetur vdekjen në dhomën e tij të gjumit, ku sipas ekspertëve kishte qenë vatra fillestare e zjarrit. Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjës, rreth orës 04.00 të mëngjesit. Si fillim policia ka menduar se ai ka gjetur vdekjen nga djegia prej zjarrit, por pas dëshmisë së marrë prej vajzave të tij ka hedhur dyshimet e para për një zjarr të qëllimshëm, me objektiv vrasjen e Bujar Krasniqit. Vajza e madhe e Bujarit, Era 13 vjeçe, tregoi se kishte parë një burrë me maskë në shtëpi dhe kjo e ka shtyrë policinë t‘i thellojë hetimet. Më pas, ekspertët mjekoligjorë kanë konstatuar dy plagë plumbash në trupin e 40-vjeçarit. Plumbat, gjurmët e të cilëve janë gjetur më pas edhe në murin e shtëpisë së djegur, mendohet se janë të një pistolete me silenciator. Në bazë të informacioneve të para ka rezultuar se familja Krasniqi nuk ka pasur ndonjë hasmëri. Për këtë arsye, hetimet janë shtrirë në pista të tjera, si ajo e konflikteve për shkak të biznesit dhe te jeta intime e viktimës. Burimet policore thanë se viktima merrej me tregtimin e pesticideve dhe nuk përjashtohet mundësia që për shkak të këtij aktiviteti të ketë pasur konflikte për borxhe, apo për çështje të tjera. Hetuesit kanë vlerësuar seriozisht edhe faktin që Krasniqi udhëtonte shpesh në Greqi, ku mund të ketë kryer edhe aktivitete të paligjshme. Ndërsa, për sa i përket jetës private të viktimës, policia po mundohet të mbledhë të dhëna për ndonjë lidhje të mundshme jashtëmartesore të tij, çka mund të shpjegojë vrasjen me kaq egërsi. Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, krerë të lartë të Komisariatit të Lushnjës kanë nisur që nga mesdita e së hënës hetimin intensiv të kësaj ngjarjeje. Drejtori Shemsi Premçi tha për gazetën "Shqip", se "trupi i viktimës është dërguar në Tiranë për ekspertiza të mëtejshme. Kemi marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit. Po punojmë. Ende nuk kemi një pistë të qartë, por hetojmë në shumë pista". Deri në mbrëmje në polici ka qenë bashkëshortja e viktimës dhe vajza Era, e cila ka dëshmi të qarta të ngjarjes.

Dëshmitë e të afërmve të Bujar Krasniqit: Shtëpisë iu vu flaka pas vrasjes


Vajza e mitur: Një burrë me

maskë i vuri zjarrin dhomës sonë


Në të gjitha shtyllat e rrugës që kalon përmes fshatit Gradishtë ishte vendosur dje lajmërimi i vdekjes së Bujar Krasniqit. Ndërsa me dhjetëra policë ndodheshin në rrugë, duke pyetur banorë të ndryshëm. Shtëpia e 40-vjeçarit ndodhet në qendër të fshatit, në afërsi të disa magazinave të kooperativës së dikurshme. Shtëpia njëkatëshe ishte ndërtuar para pesë vjetësh nga Bujari, pas shpërnguljes së tij nga një fshat fqinj, Babunja. Prej së largu dallohen njerëzit me të zeza, ndërkohë që burra të shumtë kishin mbushur sheshin përpara shtëpisë së viktimës dhe vëllait të tij, Muharremit. Në shtëpinë e Bujarit vetëm pak sende kishin shpëtuar nga zjarri. Xhemal Krasniqi, djali i xhaxhait të Bujarit, është i gatshëm të flasë për gazetën. Ai tregon se "zjarri ka rënë në orën 01.30 të mëngjesit. Bujari ka qenë i vetëm në dhomë. Më parë atë e kanë qëlluar me dy plumba. Shenjat e plumbave u gjetën më pas nga policia në murin e dhomës. Mbi trupin e Bujarit ishte vendosur dollapi me rroba, të cilit i kishin vënë flakën". Era, vajza e madhe e çiftit Krasniqi, vetëm 13 vjeçe, ka qenë e para që ka dalluar zjarrin. Ajo ka treguar për të afërmit dhe policinë se "një burrë ka dalë me një rrobë me flakë nga dhoma e babit dhe i është afruar dhomës ku flinim ne, tri motrat. Ai burri ka hedhur rrobën e ndezur në dhomën tonë dhe është larguar". Era, vajza 13-vjeçare, mësohet se ka dalë nga shtëpia dhe ka kërkuar ndihmë te shtëpia e xhaxhait, Muharremit. Ky ka mundur të shpëtojë dy vajzat e tjera binjake, vetëm 4 vjeçe. Pastaj banorët janë përpjekur ta shuajnë zjarrin. Policia dhe zjarrfikësja kanë ardhur me vonesë, edhe për shkak të rrugës. Të afërm të familjes tregojnë se Marjana, bashkëshortja e viktimës, së bashku me djalin 8 vjeç, Pëllumbin, ishin nisur për në Pogradec paraditen e së dielës. Ajo është kthyer dje paradite, së bashku me të afërm të saj.


ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krim misterioz ne Lushnje Empty Re: Krim misterioz ne Lushnje

Mesazh nga arberia Tue Mar 31, 2009 3:31 pm

Ngjarje te tilla te dhimbeshme,ndodhin ende..... Mad Mad Mad
agresori duhet te vihet para drejtesise dhe te marre maksimalisht denimin e merituar.Te ndejerit t'i prehet shpirti ne paqe.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krim misterioz ne Lushnje Empty Re: Krim misterioz ne Lushnje

Mesazh nga ADMIN Tue Mar 31, 2009 6:25 pm

Duhet te gjejne kriminelet patjeter
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krim misterioz ne Lushnje Empty Re: Krim misterioz ne Lushnje

Mesazh nga arberia Wed Apr 01, 2009 4:00 am

Patjeter do ta gjejne,kam besim tek policia sot.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krim misterioz ne Lushnje Empty Re: Krim misterioz ne Lushnje

Mesazh nga arberia Thu Apr 02, 2009 2:40 pm

e kishte kapur policia kete agresor,thjesht kishte bere krimin per te vjedhur rehat.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krim misterioz ne Lushnje Empty Re: Krim misterioz ne Lushnje

Mesazh nga ADMIN Thu Apr 02, 2009 5:29 pm

Sa i poshter ,shume mire merite POLICIA
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krim misterioz ne Lushnje Empty Re: Krim misterioz ne Lushnje

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi