FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria në BE, bashkë me Serbinë

2 posters

Shko poshtë

Shqipëria në BE, bashkë me Serbinë Empty Shqipëria në BE, bashkë me Serbinë

Mesazh nga ADMIN Mon Mar 30, 2009 4:27 am

Shqipëria në BE, bashkë me Serbinë
Një nga mbështetësit më të fortë të zgjerimit paraqet "hartën e rrugës". Frattini: Por statusin e kandidatit fillimisht do ta marrë Mali i Zi


Shqipëria duket se nuk është asnjë hap më para se Serbia në rrugën e integrimit me BE-në dhe për më tepër, është edhe prapa Malit të Zi, vendi që vitin e kaluar përdorte Shqipërinë për të lobuar për ratifikimin e MSA-së së vet në vendet e ndryshme të BE-së. Lajmin e dha dje agjencia italiane ANSA, e cila citon ministrin e Jashtëm italian, Franco Frattini, duke folur gjatë takimit informal të ministrave të Jashtëm të BE-së, që u zhvillua në Hluboka të Republikës Çeke.

Një mbështetës i fortë i zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit, Frattini paraqiti "hartën e rrugës". Sipas tij, "brenda vitit 2010 duhet të hyjë në fuqi marrëveshja e liberalizimit të vizave, duhet të mbyllen bisedimet e anëtarësimit me Kroacinë dhe duhet t‘i jepet statusi i kandidatit Malit të Zi. Fqinji ynë verior e ka bërë kërkesën për statusin e kandidatit, ndërkohë që Shqipëria nuk e ka bërë ende".

"Pas Malit të Zi është radha e Serbisë dhe Shqipërisë", tha Frattini, i cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA. Vetëm pas vitit 2010, Shqipëria pritet të marrë statusin e kandidatit, bashkë ose afërsisht në të njëjtën kohë me Serbinë.

Qeveria shqiptare po këmbëngul të dorëzojë kërkesën për të marrë statusin e kandidatit para zgjedhjeve të këtij viti, kundër këshillave të të gjithë zyrtarëve të BE-së për ta lënë për një kohë tjetër. Përveç faktit që Brukseli dëshiron të shohë ecurinë e zgjedhjeve para se të japë statusin e kandidatit, edhe situata e brendshme politike nuk është e përshtatshme për një hap të tillë.

Sipas Frattini-t, BE-ja ka shumë më tepër të humbasë nga mosintegrimi i Ballkanit sesa nga integrimi i tij. "Ne rrezikojmë fytyrën në këtë çështje", u shpreh ai. Të gjithë ministrat e jashtëm rikonfirmuan se mbështesin zgjerimin, por analistët vlerësojnë se pas anëtarësimit të Kroacisë, ka shumë gjasa që zgjerimi i BE-së të ndalojë deri rreth vitit 2020.

Renditja e Shqipërisë krahas Serbisë vlerësohet se është një masë politike e politikbërësve evropianë, të cilët me këtë rast mendojnë të zgjidhin edhe konfliktin historik mes shqiptarëve dhe serbëve.


Ndryshim datash

Ndërsa Frattini përmend vitin 2010 si afati i liberalizimit të vizave, Ministria e Jashtme e Shqipërisë e afroi me një vit. Sipas ministrit Lulzim Basha, "liberalizimi do të kryhet brenda këtij viti". Qeveria shqiptare beson se është e mundur që liberalizimi të ecë me hapa të shpejtë, për shkak se presidenti i BE-së, José️ Manuel Barroso, mbyll mandatin këtë vit dhe dëshiron që ta realizojë liberalizimin para mbylljes së mandatit. Por, pavarësisht datave të shpallura, asnjë marrëveshje konkrete nuk është nënshkruar.


Ndihmë për Ballkanin Perëndimor

Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, në takimin informal të Hluboka-s, ministrat e BE-së ranë dakord të japin 150-250 milionë euro ndihma për Ballkanin Perëndimor.

"Ministrat e Punëve të Jashtme, të pranishëm në këtë takim, diskutuan edhe mbi krizën financiare dhe ekonomike. Në këtë kontekst, duke u bazuar edhe në argumentet dhe kërkesat që ministrat e rajonit shprehën gjatë mëngjesit të punës me zv/kryeministrin çek, Aleksandër Vondra, u ra dakord për një paketë ndihme prej 150-250 milionë eurosh në mbështetje të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor", njoftoi në një deklaratë Ministria e Jashtme.

Takimet informale të ministrave nuk përdoren për nënshkrim marrëveshjesh.


"Ngecja" e zgjerimit

Që nga viti 2003, kur u ra dakord për zgjerimin e BE-së me dhjetë vende kandidate, BE-ja ka ecur pak ose aspak në rrugën drejt pranimit të vendeve të tjera. Ndërkohë, shumë forca kundër zgjerimit janë zhvilluar brenda BE-së. Franca ka miratuar një ligj, me të cilin garanton qytetarët e vet se çdo anëtarësim i ri pas Kroacisë, do të kërkojë miratim me referendum nga populli francez. Një legjislacion që vlerësohet se ka për synim bllokimin e Turqisë, mund të djegë edhe vendet e Ballkanit rrugës. Sipas "The Economist", bllokimi i projektit të Kushtetutës Evropiane, si dhe bllokimi së fundmi i Traktatit të Lisbonës, i cili është zëvendësues i Kushtetutës, ka djegur edhe për së paku një dekadë tjetër integrimin e Ballkanit. Sa për Shqipërinë, Marrëveshja e Stabilizimit dhe Anëtarësimit parashikon dy faza nga pesë vjet secila në përafrimin e vendit me BE-në. Pas fazës së parë, do të shihet nëse Shqipëria do të anëtarësohet, apo do të kalojë edhe pesë vjet të tjera në pritje. Si pasojë e bllokimit të planeve të zgjerimit, disa politikanë evropianë, mes të cilëve është edhe Frattini, kanë zgjedhur të punojnë për liberalizimin e vizave si një mjet që do t‘i mbajë afër ballkanasit.


Basha: Liberalizimi i vizave, brenda 2009-ës

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, kërkon liberalizimin e vizave për Shqipërinë nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Qëndrimi i kryediplomatit shqiptar u bë publik në takimin informal të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua në Çeki. Shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, ka marrë edhe njëherë mbështetjen e të pranishmëve për aplikimin dhe statusin e vendit kandidat për në BE dhe optimizmin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e vendet e Ballkanit Perëndimor. Temat kryesore të këtij takimi ishin ecuria e proceseve të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, procesi i liberalizimit të vizave, situata ekonomike dhe mbështetja financiare që Komisioni Evropian do të japë në këtë drejtim, si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit rajonal. Zyra e shtypit të Ministrisë sonë të Jashtme bëjnë me dije se Presidenca Çeke e BE-së, vendet anëtare dhe Komisioni Evropian ndanë me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të rajonit vullnetin e tyre të përbashkët për sa i përket domosdoshmërisë së liberalizimit të plotë të regjimit të vizave për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. "Mbështetur në të dhënat paraprake të misioneve faktmbledhëse, përfaqësuesit e Presidencës, të vendeve anëtare dhe komisionit shprehën optimizëm të matur për përmbylljen me sukses të procesit të heqjes së vizave për Ballkanin Perëndimor brenda vitit 2009", është shprehur Basha.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria në BE, bashkë me Serbinë Empty Re: Shqipëria në BE, bashkë me Serbinë

Mesazh nga arberia Mon Mar 30, 2009 4:55 am

Nuk jam ne dijeni se pse Shqiperia nuk e paska bere kerkesen per antaresim ne BE.
Por perderisa nuk e ke bere rri e prit kur te thone me te medhenjte se s'ke ç'ben pavaresisht nga deshira e madhe sidomos tani ne prag te zgjedhjeve.
me i madhi duhet degjuar ,apo jo Laughing
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi