FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fraza Dashurie

5 posters

Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Fraza Dashurie

Mesazh nga Ilda Tue Jan 20, 2009 5:10 am

Fraza Dashurie


Per ty e dashur shume po mendoj dhe as nje cast nuk mundem te te harroj. Pse keshtu po ndodhe as vet nuk po e kuptoje,
ndoshta bukuria jote aq shume po me terhek sa qe per ty mund te fale edhe kete jete.

Perse sonte yjet nuk shkelqejne! A thua edhe ata mungesen tende e ndjejne !
Te lutem mendo pak per mua dhe ne zemren tende ruaj pake vend per mua!!

Po ti ku me je, ne enderr a me sheh?
Kur ika vec ty te mbarta me vete se nuk e dija se sa ore zgjaste rruga nga Dashuria ne Dashuri.
Kur ika ndjenjat nuk i zhvesha dot, si lekurat vitaminoze te portokallit.
Ku jam? Ku je? Nuk e di !!

Pse erdhe kaq vone?! Pse erdhe kaq vone tek une, kur gruri u korr e ne fushen e thare mbeti vetem kashta?

Pse erdhe kaq vone?! Pse erdhe kaq vone tek une, kur edhe dera e fundit u mbyll. Dhe dimri te la perjashta?

Pse kjo Zemra ime kerkon dashuri prej teje? Te lutem kthehu perseri dhe rri pergjithmon pran meje!

Pse me rrah shpejte zemra kur flas me ty, pse me rrjedh loti kur mendoj ne ty?!
Pse nje here nuk mu afrove pse buzen tende nuk ma dhurove?! A e din se te mbaj mall, a e din sa me mungon.
Ah shpirte, eja me ledhato, eja me doren tende me lemo.

Pse moj vajze te mbaj ne zemer, si me hyre keshtu ne shpirt?! Si mendjen ma ke terhjek?!
Pse ne mua nuk ka me hapesire por vetem ty aty te ndi? Do te kalon koha, do te rrenohet gjithesia,
do te perfundon jeta por ti nga une do te mbetsh ajo, gjithe e verteva.

Pse te desha ty ?! Sepse ti prure tek une thesarin e rinise sime qe une e kisha kycur.
E kycin e kisha fshehur,harruar e humbur diku. Si munde ta gjesh ti?

Por ti shume shpejt shkove te gjitha i harrove. Tash te pres ketu qe te jesh me mu.

Rrija neteve pa gjume, mendoja per ne, per fjalet qe thoshe dhe kete se di perse.

S`arrija te kuptoja pse kaq shume te doja. Nuk e kuptoja pse nuk flija dhe ne shtrat te mendoja.

S’besoj se do te lendohesh shume, ti ende s’din c’eshte dashuria, ndaj s’munde ta kuptoje dot , prushin e ndjenjave te mija.

S’kam besuar se me ik si era, s’kam menduar te jetoj pa ty, s’besoj se erdhi pranvera derisa s’pushojne te lotojne keta sy !

S’kam dashur kurre te te lendoj se te kam dashur sa s’ka me, po ti me iken me largohesh, ndaj dhe une ika e po te le.

Shiko syte e mi dhe do te gjesh dashurin. Qendro pran meje dhe do te fale lumturine.

Shume e rende jeta pa ty, s’me ndalen lotet ne sy. Zemrat tona me s’bashkohen as keto plage me nuk sherohen.
Nese keto rreshta i lexon, shkrimin tim e dikton, vetem ne mua pak mendon, dhe e din se zemra ime ende te don!!

1+1=2 te dua vetem ty! 5+5=10 te dua per jete! 1-1=0 ment mi morre sherro! Ndaq me plus ndaq me minus, ndaq pjestim,
ndaq barazim te dua shum o Shpirti im!!

Deri kure ne vuajtje, deri kure ne vetmi, deri kure kjo zemra ime do te vuaj per ty !

Dhe nese kam lene dicka tek ti, nje ndjenje te vogel dashurie apo respekti, te lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote.

Dy lule qelin ato here do kur do thahen,por zemrat tona kurr nuk do te ndahen.

Nuk premtoj te te dua perjete sepse asgje ne kete bote nuk eshte e perjetshme,
por premtoj qe nuk do te heq dore nga dashuria per ty nje cast para se perjetesia te mbaroje..

Dy zogje jemi nje shpirt e kemi,me vjen shume keq e dashur qe afer s jemi.

Dy syte e mi rrjedhin vetem lot ngase jemi larg njeri tjetrit dhe s`te pergdhel dot.
Zemra ndjen dhembje dhe me s`ndjen gezim ngase ti me mungon ne krahrorin tim.

Eh, sa e sa ore e dite me ikin duke te menduar ty,
neteve perpilitem dhe ndjej shterngimin ne zemer lotet me rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime,
atehere lotet teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time.

Edhe pse je larg edhe pse je larguar me sy nuk te shohe me zemer te dua,
po te pres me vuajtje e me vaj,dashurin ton ne zemer e mbaj!

E kam nje deshire, oh sa eshte e thjeshte me ti puthe buzet tjeter s’kisha deshte.

Edhe pse tani ne jemi larg njeri tjetrit,une perseri te dua dhe ashtu do mbetet !

Kur mbi varrin tim fillon punimi, kur mbi koken time fillon vajtimi, kur mbi varrin tim vendohet kurora,
atehere dije e dashurse per jete te harova!

Sa mundem te shoh, syte e mi ty do te kerkojne, sa mua me rrah zemera, ty do te kujtoj!

Sonte shoh nje dore qe s’me bindet, shoh dy sy qe te kerkojn,
ty e dashura ime dhe ndjej nje zemer qe ndoshta s’me perket mua,
ndjej dashuri qe me perbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin,
gjakun, nervat dhe cdo qelize te qenies time.

Dashuri ,dashuri, nuk thuhet kote se fillon me puthje dhe mbaron me lote!

Ta fali si kujtim shpirtin tim. Nese shpirti s te mjafton ta fali syrin qe per ty loton.
Me lot ne faqe me lot ne sy , me zemer te helmuar mendoj vetem per ty.

Gjithenje te kujtoje ,kurr s te harroje se nga zemra ime nuk mundem qe te largoje .

Jam une qe te therras me ze te shurdher dhe vuaj brenda vetes kete dashuri. TE DUA me shpirt.

Kur te ndihesh vetem dhe te mos kesh qetesi vere doren ne zemer per mua pak mendo ulu prane dritares dhe henen shiko
atehere une nga larg do te ndieje se vertet me do,
tek dritarja do vrapoj ngre koken dhe henen shikoj dhe atje larg ne qiell ne largesi do te bashkohen shikimet tona plot dashuri.

Le te fryje er’ e ftohte, s’ka c’me ben dimeri mua: Dashuria me mban ngrohte, se pushtoj ate qe dua.

Me ta dhuru nje lule ,lule ti je vet. Me ta dhuru nje puthje nuk mundesh me fjet.
Une te them te dua e ti s me beson, pyte zemren time ajo te tregon !

Me ty me qeshte zemra edhe kur ajo qante, me ty me ngrohte dielli edhe kur biente shi.
Ty te besoja edhe kur me genjejshe.Me ty bisedoja edhe kur enderroja !!!

Me duket sikur te gjitha fjalet para teje jane te kota! Dhe dal nga kjo gjendje,
e bie perseri, e si mund te jem i qete kur ne zemer je ti?! Prandaj shko moj vajze, shko ti prej ketej, largohu…

Mos mendo se te kam harru, mos mendo se tjeter du, mos mendo se zemren time tjeter kush ka me gezu.

Ne kete nate te qete pran dritares qendroje,shiqoje yjet ne qiell dhe per ty mendoje.

Ne lule me ere putheshim ngahere, dhe si burr’ e grua losnim nene ftua.

Ne endrren time ishim vetem ne te dy. Une qe u dashurova ne ty,
por ti kete nuk e kuptoje sepse ishe large meje�Desha te afrohna por ti u largove prej meje.
Sa u zgjova prej gjumit ti ishe ike diku ku nuk te gjeja ty.

Nese do te me marr malli per ty do ta gjej, ta shuaj ne skutat e kujtimeve te mija qe i ruaj te pastra.

Nese e don Bukurin, ateher mos me duaj mua, sepse ka tjer qe jan me te bukur se une. Nese e don menqurin,
ateher mos me duaj mua, sepse ka tjere qe jan me te menqur se une. Nese e don pasuri, ateher mos me duaj mua,
sepse ka tjer qe jan me te pasur se une. Por nese e don dashurin, ateher duam vetem mua,
sepse nuk ka asnje qe te dashuron me shum se une!

Nese ngjyra me mungon do ta prejsha gishtin tim e me gjak qe me pikon do ta shkruaja kete kujtim.

Nese per mua mendon nje e-mail ma dergon. Nese me zemer me don thirrem ne telefon,
zerin ta degjoj dhe te tregoj qe shume te dashuroj, kurr nuk te harroj!

Ngado qe e hedh doren te parfytyroj se te prek. I prek ato floke tua te gjata,
ate trup te bukur mendoj se jam i ulur mbi preherin tend dhe ngadale me perkedhel.

Nuk me duhet kjo jete nuk me duhet kjo rini, kur s’te kam afer meje gjithmone do te vuaj per ty!

Puthjet me te embla ti mi ke dhurua, jeten ty ta fala kur me the te dua.

Sa e embel eshte jeta, sa e embel eshte rinija por me e embla qenka dashurija !

Te lutem shko pa lot ne sy, te lutem shko se s jam per ty! Te lutem shko koken mos e kthe,

mos me shiko me se ti vet me pare nuk deshte me. Dashuria jone u zhduk si dielli ne perendim,te lutem shko se me s ka kthim !!.

Te jetosh cdo cast kur nje pjese e qenies tende jeton larg dhe aq me keq kur e di qe s’te perket aspak.
E c’rendesi ka per mua, vec ekzistences tende!?

Te veshtira jane ditet kur syri loton, zemra nuk e gjene ngase ka shume large ate qe shume e don !

Ti ndoshta imagjinon cdo te thote te duash dikend ne heshtje, ne kete largesi te mallkuar,
te mendosh dhe te kalosh ditet pergjysem.

Une do te dua deri ne perjetesi vetem ty dhe kete fjale do ta mbylli brenda ne shpirtin dhe kurre s’do ta tradhetoj veten time.

Puthjet jane fjale qe nuk genjejne kurre!

Cfare eshte tjeter nje puthje: Vec nje apostrofe e kuqe mes fjaleve TE DUA!

Mund te harrohet fytyra e te dashurit por asnjehre puthja e tij!

Te duash eshte te zgjedhesh, te puthesh eshte sigla e zgjedhjes!

Puthje te njejta nuk ekzistojne, cdo puthje ka shijen e vet!

Nje puthje krijon nje histori te bukur dashurie, por poezia eben te pafund!

Jane te embla fjalet e tua por jane me te embla puthjet qe i vodha buzeve te tua!

E cfare eshte nje puthje? Nje sekret i thene ne goje, nje cast te pafund qe ka feshferimen e nje blete midis luleve.

Eshte me e lehte te japesh nje puthje se sa ta harrosh ate.

Qetesia e nje puthje vlen me shume se 1000 fjale.

E shkruajta te dua ne rere, e fshine dallget, e shkruajta ne qiell, e fshine rete, e shkruajta ne zemer, do mbetet perjete.

5 petale formojne nje lule, 5 gishta formojne nje dore, 5 shkronja formojne TE DUA!

Me dashuro, me nje dashuri te zjarrte si deshira per te jetuar e per te vdekur; me dashuro me nje dashuri te embel si lenda qe nderton endrrat: eshte gjithcka qe kerkoj ti!

Te dua, pa ditur si, kur dhe nga! Te dua pa paragjykime dhe mendjemadhesi. Keshtu te dua, sepse nuk mundem te te dua ndryshe!

Midis endrres dhe realitetit nuk ka asnje ndryshim, sepse ti di te besh realitet gjithcka qe kam enderruar!

Jam nje pike vese ne mengjesin pranverore, Do rreshqas po me mbajte ne dore, Po me le ne diell, do avullohem, do tres, E me lejo te lutem ne zemren tende te jetoj, te mbes.

Shkronjat fillojne me ABC � Numrat fillojne me 123 � Notat fillojne me DO RE MI � Dashuria fillon me UNE edhe me TI!!!

Me mire te humbesh jeten per urrejtje, se sa te largosh vdekjen ne pritje te dashurise tende!

Pash nje lule dhe mendova: erdhi pranvera…Pash shiun dhe mendova: Dikush atje lart po qan…Pash trishtimin ne syte e nje femije dhe mendova: Ndoshta ka nevoje per ngrohtesi…Dhe me vone te pash ty dhe ne fund e kuptova se kam akoma nje arsye per te jetuar.

Edhe zogjte e qiellit ndaluan, kur…pane syte e tu…dhe, ne nje hapesire pezull ne kohe…harruan te fluturojne!

Nese do ta dije sa shume te dua do te ulje syte qe te mos shihje sa me ben te vuaj.

Largesia eshte armiku i vertete i te dashuruarve…por eshte dhe ajo qe me shume nga te gjithe na ben te ditur se sa duhemi…

Nje dite i dashuri im me pyeti nqs e dija cdo te thoshte melankoli? Dhe une iu pergjigja: ” eshte personi qe me ben shoqeri kur nuk je ti afer meje ”

Pash ne qiell qe mungonte nje yll, u ktheva mbrapa dhe te pash ty.

Nese nje dite do te me thuash “nuk te dua me”, nuk do te te detyroj te me duash, por do te jem i lumtur qe kam jetuar me ty gezime dhe dhimbje. Nese do te shohesh nje pike loti ne fytyren time, nuk do te jete dhimbje por kujtimi i dashurise sone.

Si hena je i bukur, je i mrekullueshem, je i vetem. Si hena ndricon me pranine tende gjithcka qe rrethon. Si hena do te shihja per ore e ore bukurine tende deri sa te zhdukej pertej boshllikut dhe te prisja deri sa te shfaqesh serisht, te imagjinoj afer meje, me driten e syve te tu qe ndricojne te mite, por je kaq larg, pothuajse i paarritshem.

Qesh me gervishjet e dashurise, ai qe nuk ka provuar asnjehere nje plage te saj.

Po fle…te shoh, me deshiren tende per te bere shaka, buzeqeshjen tende tek buzet e tua…kthehesh drejt meje…me qesh..me perkedhel fytyren..isha ne zemren tende, nuk mund ta besoja!!! Nje susurime me zgjoi dhe me beri te ditur se ishte thjesht nje enderr, me zemren te mbushur gjithe dashuri perqafoj jastekun fort duke shpresuar te kthehem serish tek ajo enderr…duke shpresuar qe nje dite te behet realitet.

Me duaj per ate qe jam ne te vertete, per momentet e mia te cmendurise per, diskutimet e mia shume serioze, me duaj per sinqeritetin tim, per oren time, me duaj kur te provokoj, por mbi te gjitha me duaj sepse te dua edhe une!

Nje person nuk eshte i rendesishem se sa hapesire ze ne zemren tende, por per boshllekun qe ze kur nuk eshte me.

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga ADMIN Tue Jan 20, 2009 3:13 pm

U sa prekse dhe sensetive qenkan po thuaj te gjitha kto
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga Ilda Tue Jan 20, 2009 3:25 pm

hmmmmmmmmmm

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga ADMIN Tue Jan 20, 2009 3:30 pm

Ilda nga zemra i ke keto? apo !
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga Ilda Tue Jan 20, 2009 4:19 pm

hahah o the boss se mos mendosh qe i kam shkruar une aman hehehehheh

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga Elizabella Tue Jan 20, 2009 6:05 pm

uuuuuu sa te bukura kto
Elizabella
Elizabella
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 35
Points : 5
Reputation : 0
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga arberia Wed Jan 21, 2009 1:08 am

Ata ,qe i kane thene,
patjeter brenda kan'rene
ne t'emblen dashuri
ne ndjenjen pa kufi
sa bukur eshte te duash
fjale t'embla t'i thuash
dit'e nate ta mbash ne duar
me puthje t'zjarrta mbuluar....
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga Ilda Wed Jan 21, 2009 3:39 am

ueee sa e bukur kjo poezia komplimenta arberi Smile

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga arberia Wed Jan 21, 2009 3:45 am

Posa qe te pashe
syt e tu,ngjyre deti
Mendja ime e gjore
tek ty mbetiShpirtin me ty e lodha
deri sa te takova...
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga arberia Wed Jan 21, 2009 3:57 am

Me veshtrimin si shigjete
ma ngrite zemren perpjete
Mos moj vajze,mos me mundo
shpirtin tim mos pervelo
Ç;di te besh me mua te gjore
kur t'i prek faqkat me dore
kur me afsh,buzkat t'i puth
zemra ime digjet prush
Kurre s;do nginjemse veshtruari
trupin tend te praruar
Kurre s'do rrest se dashuruari
une i marri,i perveluari. Sad
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga ADMIN Wed Jan 21, 2009 4:13 am

Sa meshkuj ne bote zgjohen me poezi per dashuri ,faleminderit dhe komplumente
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga arberia Wed Jan 21, 2009 4:23 am

Kush di te zgjohet....hahaha
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga ADMIN Wed Jan 21, 2009 4:26 am

Very Happy Very Happy
arberia shkruajti:Kush di te zgjohet....hahaha
Very Happy Very Happy
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga arberia Wed Feb 11, 2009 3:01 am

Djaloshi i bukur,pse po rri strukur?
Mos valle mendon,vajzen qe dashuron?
vajzen e vogel dhe te mire
me shpirt te paster dhe te dlire...
Pse druhet t'i afrohet
e t'i thote te dashurohet
Te dashurohet e ta mbaje ne gji
Kete princeshe,e ket hyjni
te rrine s'bashku ne dashni
gjith jeten ne lumni
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga ADMIN Thu Feb 12, 2009 9:26 pm

Aq sa me shume dashurojme, aq me pak mund ta shprehim. (Proverb angle

Dashuro dhe ben ate qe te pelqen ty. (S. Agostino)

Dashuria eshte gjysma e fesë. (V.Hugo)

Te dashurosh domethene ta transmetojsh lumturine tende ne lumturine e
tjetrit. (G.W.von Leibnit

Te dashurosh domethene te zgjedhish, puthja eshte vula e zgjedhjes.
(Anonime)

Dashuroni, dashuroni, gjera tjerat jane te pavlera. (La Fontaine)

Dashuria dhe kollitja nuk mund te fshihen. (Ovidi)

Dashuria shikon jo me sy, por me shpirt… (Shakespeare)

Dashuria nuk eshte te shikuarit njeri tjetrin; te shikuarit se bashku
ne nje drejtim. (A.deSaint-Exupery)

Dashuri , dashuri, cfare skllaverie. (La Fontaine)

Ta definojsh dashurine eshte e pamundur! (Giacomo Casanova)

Te pasurohemi me dallimet tona reciproke. (Paul Valery)

Puthjet e marra lehte, harrohen lehte. (Proverb anglez )

Puthje te njejta nuk ekzistojne, cdo puthje ka shijen e vete. (Anonim )

Puthjet: fjale qe nuk mund te shkruhen. (Anonim )

Puthje. Aguliçe ( lule ) ne kopshtin e perkdheljeve. (P.Verlaine)

Puthja eshte: dashuri, besnikeri, miqesi, pasion, adhurim dhe embelesi.
(Anonime )

Cka eshte kenaqesia, pos nje dhimbje jashtzakonisht e embel. (Heinrich
Heine)

Dashuri eshte cdo gje, kjo eshte krejt cka dijme per dashurine. (Emily
****inson)

Cdo njeri qe dashuron...beson ne gjera te paarritshme. (Elizabeth
Barret Browning)

Ata qe jetojne nga dashuria, jetojne nga perjetesia. (Emile Verhaeren)

Posa te pashe u dashurova. E ti buzeqeshe sepse e dije. ( )

Elena e embel , me ben te perjetshem me nje puthje; buzet e saja
thithin shpirtin tim: shiko po fluturon. (Marlowe)

Aty ku shkojne syte vullnetarisht, atje shkon edhe zemra, as kembet nuk
vonojne per t´iu bashkangjitur. (Carlo Dossi)

Eshte me e preferueshme te kesh dashuruar dhe ta kesh humbur
dashurine, se sa te mos kesh dashuruar kurre. (Lord Tennyson)

Puthja eshte poezia me e madhe e dashurise. (Anonim )

Puthja eshte premtimi i shkruar ne buze. (Anonim )

Zemra ndjen, koka konfrontohet. (Chateaubriand)

Parate jane si grate: per t´i mbajtur duhet kujdesur per to!
(F.Bourdet)

Une i kuptoj puthjet e tua, e ti te miat ?… (Shakespeare, Henriku IV)

Lumturia eshte e fshehur kudo: mjaftojme te germojme. (Anonime )

Xhelozia lind me dashurine, mirepo nuk vdes me ate. (F. de la
Rochefoucauld)

Arsyeja e shendoshe dhe dashuria jane armiq te perbetuar.. (Corneille)

Dashuria eshte dobesia me fisnike e shpirtit. (J.Dryden)

Dashuria eshte poezia e ndjenjave. (Honorè de Balzac)

Dashuria nuk ka moshë, ajo eshte gjithmone ne lindje e siper. (Anonim

ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga LULJETA Fri Feb 13, 2009 6:50 pm

une nuk di as nje vetem po i lexoj shume te bukura keto
LULJETA
LULJETA
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 17
Points : 8
Reputation : 0
Registration date : 10/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fraza Dashurie Empty Re: Fraza Dashurie

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi