“Garantoni zgjedhjet per Keshillat Studentore”
Faqja 1 e 1

Përmes një peticioni të firmosur nga 800 studentë të Fakultetit të Mjekësisë, këta të fundit i janë drejtuar rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, që të reflektojë me urgjencë, lidhur me zgjedhjen e Këshillave Studentore, proces ky që sipas ligjit duhet të përfundojë në fund të këtij muaji.
“Përpjekja për të mohuar të drejtën kushtetuese të më shumë se 33 000 studentëve të Universitetit të Tiranës për t‘u shprehur me votë për përfaqësuesit e tyre, në Këshillat Studentore, është tërësisht e paligjshme dhe vjen në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, thuhet në peticionin e dërguar rektorit Kule. Studentët e Mjekësisë theksojnë më tej se “çdo motiv ose arsye konsiderohet thjeshtë dhe vetëm një justifikim aspak i denjë për të mohuar të drejtën e studentëve për t‘u shprehur me votë”. Ata kanë kujtuar se demokracia funksionon pikërisht sepse e drejta themelore për të zgjedhur e për t‘u zgjedhur është e garantuar për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim. “Është rasti që ju të demonstroni se praktika e dhunimit të votës së lirë, manipulimit të zgjedhjeve dhe mohimit kategorik të së drejtës kushtetuese për të votuar janë të huaja për Universitetin e Tiranës dhe Rektoratin po aq sa janë të huaja jo vetëm për studentët firmëtarë të këtij peticioni, por edhe për të gjithë studentët e tjerë dhe mbarë shoqërinë shqiptare”, i janë drejtuar ata rektorit Kule. Sipas tyre, ky do të ishte edhe kontributi më i mirë si rektor për autonominë universitare, demokracinë e brendshme dhe depolitizimin përfundimtar të strukturave të zgjedhura studentore.
Në krye të këtij peticioni, studentët nënshkrues shprehen se “në Fakultetin e Mjekësisë, prej një viti po ushtrohet dhunë studentore e justifikuar me zgjedhjet për Këshilla Studentorë të 10 janarit të vitit të shkuar, zgjedhje në të cilat u dhunua e drejta kushtetuese e shumicës së studentëve të fakultetit tonë për t‘u shprehur me votë. Ky proces i parregullt u pasua me legjitimimin që ju si Rektor i UT-së i njohët kandidatit të atëhershëm Qamil Dika, që manipuloi jo vetëm zgjedhjet në këtë fakultet, por edhe ato të Këshillit Kombëtar të Studentëve për përfitime personale absolutisht të paligjshme”. Studentët më tej kanë shprehur shqetësimin për fatin e zgjedhjeve, që pritet të zhvillohen edhe këtë vit. “Ndaj, shtojnë ata në peticionin për rektorin Kule, ne vendosëm t‘iu drejtohemi ju personalisht për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt dhe të monitoruar, si dhe brenda afateve kohore që përcakton rregullorja e zgjedhjeve në universitete, ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë si dhe Statuti i Universitetit të Tiranës, i cili megjithëse i paplotë është miratuar në parim”.
Burimi: Gazeta Shqip

Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
Similar topics
» Publicitet Zgjedhjet, provim per ne BE
» Myslimanët, në gjyq për zgjedhjet
» ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009
» SHBA paralajmëron: Kujdes me zgjedhjet
» Euronews, kronike per zgjedhjet e 28 qershorit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi