FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marquez dhe Nobeli i tij magjik

2 posters

Shko poshtë

Marquez dhe Nobeli i tij magjik Empty Marquez dhe Nobeli i tij magjik

Mesazh nga Ilda Mon Jan 19, 2009 3:34 pm

Marquez dhe Nobeli i tij magjik

Në fjalimin e shkurtër që mbajti kur i dorëzuan çmimin prestigjioz “Rómulo Gallego”, për veprën e tij “Njëqind vjet vetmi”, Gabriel García Márquez tha se “gjithnjë kishte besuar se shkrimtarët nuk janë në këtë botë për të marrë çmime…”, dhe se “çdo çmim është një rrezik për ta”.

Por në të vërtetë kur ai botoi historinë magjike të Macondo, çdo gjë u kthye për të në një dënim, dhe ai gjithnjë e më shumë filloi të fliste për vetmi të tmerrshme...

Dhe në fakt kjo ishte vetmia e suksesit, të cilën ai e përshkruan: “e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një njeriu që nuk ka ndjeshmëri për suksesin në letërsi, dhe për më shumë kur ai jeton në një kontinent të pamësuar me suksesin, është të botojë një roman që shitet si salçicet. Ky është rasti im. Unë nuk kam dashur kurrë të shndërrohem në një spektakël, urrej televizionin, kongreset e letërsisë, konferencat dhe jetën intelektuale”.

Por për të ende nuk kishte mbërritur më e keqja.

Në kthesë e priste çmimi Nobel me gjithçka që ai mban mbi vete. Dhe e gjitha kjo për një burrë të ndrojtur, një kitarist të mirë, që gdhinte netët, sa sedentar aq dhe nomad, që asnjëherë nuk di të firmosë mbi një letër të bardhë (autografët i vendos vetëm mbi libra) dhe që kurrë nuk i pëlqejnë udhëtimet me avion sepse shpirti mbërrin mbas trupit.

“Jam një nga qëniet më të vetmuar që kam njohur, dhe një nga më të trishtuarit, megjithëse duket e pabesueshme kur edhe në kulmin e gëzimit sytë i kam të trishtuara”, është shprehur ai.

Macondo i “Njëqind vjet vetmi”, atëhere ishte një fshat me 20 shtëpi, ndërtuar në një breg lumi me ujë të kthjellët që rridhte mbi gurë të bardhë dhe të mëdhënj si vezët parahistorike.

Si për t’i dhënë emër të gjitha këtyre gjërave lindi më 6 mars të 1927 Gabriel García Márquez, një nga 16 fëmijët e një punonjësi poste në Aracataca (Kolumbi). Në atë vit Luis Buñuel kishte realizuar Un perro andaluz dhe Federico García Lorca kishte botuar Romancero gitano. Federico kishte thënë “Shkruaj që të më duan”. Disa vite më vonë, García Márquez do të shtonte dhe pakëz: “Shkruaj që të më duan më shumë miqtë e mi”, përmes së cilës linte të kuptonte se miqësia për të ishte një dhunti si letërsia dhe po kështu ishte dhe revolucioni kuban, edhe këngët e Rolling Stones edhe Bolero.

Për miqësinë Gabo ka një koncept mafioz, të cilin ai vetë e ka pohuar: “Thonë që unë jam një mafioz, sepse kuptimi im i miqësisë është i tillë sa që rezulton pak si i gangsterëve: nga njëra anë miqtë e mi dhe nga ana tjetër pjesa tjetër e botës, me të cilën kam pak kontakt”. Ai që ka shumë gjëra për të çmuar, çmon se nuk ka humbur dy ose tre miq në jetën e tij të gjatë. Më i njohuri është ndoshta Mario Vargas Llosa, djali i dytë i të cilit mban emrin e tij, Gabriel.

Mes miqve të Gabos figurojnë disa nga emrat më me influencë të planetit. Eshtë proverbiale miqësia e tij e vjetër me liderin kuban Fidel Castro, një miqësi që shkon më larg. Ai e ruan fort besnikërinë ndaj komandantit dhe revolucionit kuban, pa ju bërë vonë se shumë intelektualë dhe artistë, që një ditë e mbështetën fort revolucionarin e Kubës, përfunduan si renegatë të çështjes së tij marksiste.

Por Gabo njeh gjithashtu gazetarinë, të cilën e ka ndarë me letërsinë gjatë të gjithë jetës së tij. Vetëm ajo, sipas tij, i ka dhënë ndërgjegjen politike, një ndërgjegje politike që e ka çuar gjithnjë ne azil politik, dhe që e ka bërë të figurojë në listat e zeza të Departamentit të Emigracionit të SHBA, pavarësisht se është shkrimtari hispan më i lexuar dhe pavarësisht se është doctor honoris causa i Universitetit Columbia (Nju Jork).

Megjithëse e urren pushtetin ai ka lidhje më kryetarët e shteteve dhe kryeministrat e gjysmës së botës. Jo rrallë herë bën rolin e ndërmjetësit mes njërit dhe tjetrit. Kur 100 vjet vetmi mbushi 30 vjet, Organizata e Shteteve te Amerikës organizoi një takim me Presidentin Klinton.

Nga botimi i veprës së tij më emblematike, që më pas mori Nobelin në Letërsi në 1982, ka mundësi që ai të jetë shkrimtari më i përkthyer, më i lexuari, më me influencë dhe më i famshëm i shek. XX ; ndoshta edhe një nga më të pasurit.

“Njëqind vjet vetmi” është përkthyer në më shumë se 35 gjuhë të botës dhe llogaritet që gjatë 40 viteve të legjendës së tij të jenë shitur më shumë se 40 milionë kopje.

Romani mitik i García Márquez doli në dritë në 30 maj 1967 nga Shtëpia Botuese Sudamericana në Buenos Aires, një nga shtëpitë botuese më prestigjioze në Amerikën Latine. Tirazhi i parë ishte 8 000 kopje, tirazh që Gabos iu duk një ekzagjerim, por që mbaruan për 15 ditë. Një botim i dytë prej 10 000 kopjesh e la shtëpinë botuese pa letër...(!) dhe për gati dy muaj në Amerikën Latine nuk flitej gjë tjetër veçse “Njëqind vjet vetmi”, ndërkohë që njerëzit nuk mund ta blinin atë në librari.

García Márquez kishte botuar deri atëherë, “Sytë e qenit blu” ,”Gjethurinat”, “ Koloneli nuk ka kujt ti shkruajë”, etj, libra të cilat ishin zhdukur nga tregu i librit për shkak të kërkesave të mëdha; ishte një shkrimtar i njohur në qarqet e letërsisë. Jetonte me gazetarinë dhe shkruante në të gjitha gjinitë: intervistë, artikuj, opinion, kronikë, reportazh, investigim...

Ai ishte gazetar i El Espectador të Bogotasë, i dërguar special në Europë dhe korrespondent në Nju Jork i Prensa Latina, agjencia e lajmeve kubane. Ai bile arriti të drejtonte në Meksikë dy revista rozë, pikërisht kur ishte gati për të filluar redaktimin e veprës së tij mjeshtërore.

Në Paris ai njohu gjithashtu edhe burgun. Një natë policia e ngatërroi me një algjerian dhe përfundoi në një rajon policie. Por kjo eksperiencë i shërbeu për të hyrë në kontakt me Frontin e Çlirimit Kombëtar të Algjerisë.

Në Meksikë i mbrojtur rreptësisht nga një grup miqsh, Gabo mundi të mbyllej në vetvete për gjatë 18 muajve për të rikrijuar botën magjike të fëmijërisë së tij.

Historia e librit të tij më të famshëm “Njëqind vjet vetmi”, fillon në mars të 1952 kur Gabo udhëtontë me nënën e tij në Aracataca, fshati i tij i lindjes. Ndoshta kur u ndodh përballë gërmadhave të asaj shtëpie të madhe dhe shumë të trishtuar , ku kishte kaluar vitet e para të jetës së tij me një motër që hante dhe, një gjyshe që përcaktonte të ardhmen dhe të një gjyshi që e torturonte hija e një njeriu që kërkonte ta vriste, pikërisht atëherë ai ndoshta mendoi për herë të parë të linte pas botën poetike të fëmijërisë së tij.

Nga ajo ditë, Macondo, filloi të marrë trup dhe jetë në mëndjen e tij. Hija e gjyshit të tij nga nëna, kolonel Nicolás Ricardo Márquez Mejía, figura me e rëndësishme e jetës së tij, e ndihmonte që të administronte çdo gjë me të cilën ai do të fillonte të ngrinte botën e tij magjike...

García Márquez ka thënë shumë herë: “Eshtë shumë e vështirë që në romanet e mia të mos gjesh gjëkafsh që nuk ka lidhje ne realitetin”. Dhe realizmi i tij është magjik sepse është real.

Do të ishte udhëtimi në Aracataca me nënën e tij, kur ndjeu gjithë vetminë e Amerikës Latine dhe kur kuptoi se kishte mbërritur momenti që të mbyllej me fantazmat e tij për të krijuar Macondo.

Muaj më vonë Gabo do të dilte nga vetmia në sukses. Por ja që pavarësisht suksesit ajo (vetmia) vazhdon dhe vazhdon ta ndjekë. Eshtë një vetmi me të cilën ai bashkëjeton prej 40 vjetësh. Ndoshta do të jetë kjo vetmi çmimi që Gabriel Garcia Marquez duhet të paguajë për pavdekësinë.

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marquez dhe Nobeli i tij magjik Empty Re: Marquez dhe Nobeli i tij magjik

Mesazh nga arberia Mon Jan 19, 2009 3:45 pm

E kam lexuar ethshem ,romanin e Garcia Marquezit,100 vjet vetmi.Ky roman ka nje fantazi moskokeçarese dhe potence figurative.Ky roman te le pershtypjen sikur eshte zanafilla e vete natyres.me te vertet eshte nje roman mbreselenes.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi