Opozita ka shtyrë nisjen e protestave deri në mbylljen e negociatave që po vijojnë
Faqja 1 e 1

Oferta e re e Partisë Socialiste lidhur me hetimin e 28 qershorit 2009 duket se është integruar si pjesë e axhendës së komunikimit të partnerëve ndërkombëtarë me qeverinë e Sali Berishës. E vendosur në tryezë vetëm pak kohë më parë, drafti i ri i opozitës ka dhënë fryte të reja në pikëpamje të pozitës negociuese, për sa kohë që ajo po artikulohet prej shumëkujt si një zgjidhje ideale e krizës. Kështu, burime pranë qeverisë shqiptare bëjnë të njohur se dje, një seri ambasadorësh të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë kanë zhvilluar takime kokë më kokë me Kryeministrin Sali Berisha, të cilit i kanë kërkuar që të pranojë ofertën e opozitës. Edhe pse nuk bëhet e ditur përmbajtja e takimeve, fakt mbetet se angazhimi i partnerëve ndërkombëtarë dhe kancelarive europiane po përqendrojnë presionin te personi i Sali Berishës që mban aktualisht të paktën përgjegjësinë për një përgjigje ndaj lëvizjes më të fundit të kundërshtarit të tij Edi Rama. Nuk është e rastit që ky i fundit, sapo ka bërë publike propozimin e ri, ka nënvizuar se ai vjen në përputhje të plotë me Rezolutën e fundit për Shqipërinë nga ana e Parlamentit Europian. Në këtë kuadër presioni pranë qeverisë shqiptare është thjesht një pjesë e politikës së ndjekur për të shmangur një qëndrim të prerë, i cili do të vendoste komunitetin ndërkombëtar të rreshtuar në linjat e brendshme të politikës shqiptare dhe jo mbi palët. Për më shumë, që sikurse është bërë e njohur tashmë, statusi i ri i Shqipërisë, si një vend më afër Bashkimit Europian e bën politikisht të “patakt” imponimin e huaj. Megjithatë, nisur nga përvoja e deritanishme dhe qëndresa e fortë e Kryeministrit Sali Berisha, shoqëruar me manovra dhe alibi të suksesshme, është me vend të mendohet se opozita ka në dorë një kartë të re që mund të ulë në tryezë shumicën. Kështu, burime nga selia rozë bënë të ditur se edhe vetë protestat janë shtyrë për shkak të “negociatave me komunitetin ndërkombëtar”, sikurse shtohet se hedhja e hapave të rinj do të vijojë pas pritjes së një reagimi të Berishës ndaj mesazheve të fundit të diplomatëve të akredituar në Tiranë. Ajo që ka vlerë politike është fakti se oferta e re e Partisë Socialiste ka krijuar një koniunkturë të re edhe në marrëdhëniet me partnerët në Bruksel, të cilët po ndiejnë tanimë “absurditetin” e një krize politike, që në thelbin e vet ka vetëm një shpjegim: zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Nga kjo pikëpamje, miratimi i Brukselit për të hetuar zgjedhjet, të cilat vetë i ka certifikuar, është një hap i madh përpara që e detyron shumicën qeverisëse të njohë problemin që ekziston me procesin e elektoral të qershorit 2009. Edhe pse është ende shpejt për të pritur një draft të ri për krizën nga PE-ja, i cili do të ishte një formë ultimatumi, mbetet e qartë se aktualiteti politik ka vendosur kushte shumë të forta për zgjedhjet e ardhshme lokale të 8 majit 2011. Kështu, klima e 28 qershorit, konstituimi i zgjedhjeve të shkuara si çështja kryesore për gati 2 vjet, e vendosin qeverinë shqiptare në rrethana të një legjitimiteti të cunguar rëndë. Një refuzim kategorik dhe në çdo kohë për t’u përballur me të vërtetën e kutive, pavarësisht të drejtës për procedurën, në vështrimin politik po i jep PS-së një përparim të dukshëm në moralin e saj si opozitë që kërkon garanci shtesë për procesin e ardhshëm. Kështu është thuajse e pamundur të mendohet një ripërsëritje e ritualit të kontestimit elektoral në Shqipëri, pasi përndryshe sfida e integrimit do të tejkalonte energjitë më maksimale të një vendi, që është i vetmi që vuan problemet me zgjedhjet.

Similar topics
» Diplomati me droge, reagon ashper opozita
» Cekia propozon deri ne 550 trupa ne Kosove
» I ftohti polar, deri ne fund te shkurtit
» Topi dhe Berisha, dje vizita në Varrezat e Dëshmorëve. Sot shkon opozita

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi