FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U grindën për pëllumbat, vret shokun

2 posters

Shko poshtë

U grindën për pëllumbat, vret shokun Empty U grindën për pëllumbat, vret shokun

Mesazh nga ADMIN Wed Nov 24, 2010 6:10 am

U grindën për pëllumbat, vret shokun

Ngjarja në Sovjan të Korçës. Autori i krimit plagosi rëndë edhe nipin e tij


Krimi trondit sërish Korçën. Një vrasje për motive banale ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Sovjan. Një 34-vjeçar nga fshati Zvirinë ka mbetur i vdekur në vend kur është qëlluar me automatik dhe një tjetër person është plagosur rëndë. Vrasja ka ndodhur në banesën e autorit, 41-vjeçarit Arben Dautllari. Sipas policisë, ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 18.00 të pasdites së djeshme, por policia është njoftuar më vonë nga banorët e fshatit. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Në oborrin e banesës së 41-vjeçarit Dautllari është gjetur i pajetë Petraq Burnazi nga fshati Zvirinë, i cili ishte qëlluar me armë zjarri.
Sherri


Ngjarja ka ndodhur kur mes autorit dhe viktimës kishte pasur një sherr për motive banale. Autori i krimit, Arben Dautllari, kishte qenë në fshatin Zvirinë, ku pasi kishte konsumuar pije alkoolike kishte debatuar dhe ishte grindur me viktimën Petraq Burnazi, me të cilin kishte njohje prej kohësh. Ata janë zënë fillimisht në lokal dhe sipas hetimeve ka rezultuar se autori dhe viktima kanë debatuar për disa pëllumba. Më pas 41-vjeçari Dautllari është kthyer në fshatin e tij në Sovjan. Ka qenë Petraq Burnazi që ka ardhur në fshatin Sovjan me një motor për të sjellë në shtëpinë e tij nipin e vrasësit, 26-vjeçarin Marsel Dautllari. Ky i fundit kishte shkuar në Zvirinë me xhaxhain e vet, por për shkak të sherrit, në nerva e sipër xhaxhai kishte ikur nga lokali dhe e kishte lënë atë me Petraq Burnazin. Nipi i vrasësit jetonte në shtëpinë ngjitur me xhaxhain e vet.
Vrasja


Petraq Burnazi ka sjellë me motor 26-vjeçarin për ta lënë në shtëpi, por kur ka hyrë në oborrin e Dautllarëve sherri ka rifilluar sërish me Arbenin. Nën efektin e alkoolit dhe ndërsa ziheshin ende për pëllumbat, Arben Dautllari, që nuk ka pranuar të sqarohet, ka hyrë në shtëpi dhe ka dalë prej andej me një armë automatike tip kallashnikov. Ai ka qëlluar në drejtim të dy personave që gjendeshin në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërsa ka dashur të vrasë Petraq Burnazin, ai ka qëlluar me armë edhe mbi nipin e tij 26-vjeçar. Dy personat kanë vrapuar për të dalë nga shtëpia, por Arbeni ka qëlluar me breshëri dhe Petraq Burnazi ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa 26-vjeçari Marsel Dautllari është plagosur rëndë. I plagosuri është dërguar për në spitalin e Korçës nga babai i tij, ndërsa viktima ka mbetur në oborrin e shtëpisë.
Vrasësi


Autori i krimit, sipas policisë, ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer vrasjen. Pak minuta pas ngjarjes ai ka marrë një mjet me targa greke për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga ana e policisë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive banale, megjithatë autori njihej si person problematik në zonë. Policia ka bllokuar edhe armën tip kallashnikov që është gjetur në banesën e autorit.












ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

U grindën për pëllumbat, vret shokun Empty Re: U grindën për pëllumbat, vret shokun

Mesazh nga ADMIN Wed Nov 24, 2010 6:14 am

Sa turp!!!!
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

U grindën për pëllumbat, vret shokun Empty Re: U grindën për pëllumbat, vret shokun

Mesazh nga arberia Wed Nov 24, 2010 6:34 am

Pika ju rafte Mad
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

U grindën për pëllumbat, vret shokun Empty Re: U grindën për pëllumbat, vret shokun

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi