Skenderbeu apo Leke Dukagjini
Faqja 1 e 1
Skenderbeu apo Leke Dukagjini
Skenderbeu apo Leke Dukagjini
» Dërguar më: 07/11/2010 - 13:41
Lajme te ngjashme
Flamurtari ngjitet i dyti, disfatë e Skënderbeut
• Datë: Nov 08, 2010
Nga Rezana Konomi
1.
Kur Shqipëria ishte përfshirë, në vitet 1997-1998, në debatin e madh për hartimin dhe, me pas për miratimin e Kushtetutës së Re, - e cila është aktualisht në fuqi në vendin tonë, - duke diskutuar një ditë me një konstitucionalist të njohur francez për këtë problem, pa pretenduar se ishte njohës i mirë i realitetit dhe historisë shqiptare në përgjithësi, ai më foli për atë që rëndom, në rrethet e konstitucionalisteve quhet “Baza parimore e së Drejtës Kushtetuese”. Sipas tij, referimi i vazhdueshëm që ne shqiptarët i bëjmë në mënyrë, pothuajse adekuate përvojave botërore në shumë çështje dhe, në rastin konkret proceseve të hartimit dhe aplikimit të dokumentit themeltar të shtetit, nuk mund të quhet një defekt që të çon në rrugë të gabuar.
Përkundrazi. Gjithmonë sipas tij, duke pasur parasysh mungesën tonë të theksuar të përvojës së hartimit të një kushtetute që tenton t’i afrohet dhe t’i përshtatet sa më shumë tendencave aktuale globale të demokratizimit, në thelb, kjo tendencë e shfaqur haptaz nga hartuesit e Kushtetutës, nuk ka se si të çojë në rrugë të gabuar. Por nga ana tjetër, ekstremizimi i saj, deri në ate pikë, e cila filloi të quhej me të drejtë si një ksenomani akute, vlerat e ekzagjeruara të së cilës u kthyen në tabu dhe në pikë referimi, sa herë që dikush tentonte të kritikonte diçka në përmbajtjen e dokumentit për të cilin po flasim, do të çonte, siç edhe ka çuar në të vërtetë, jo vetëm në dëmtimin e origjinalitetit të legjislacionit që derivon prej këtij dokumenti dhe në krijimin e një imazhi të përçudnuar të vendimmarrjes nga vetë shqiptarët, por, çka është më e keqja, krijon edhe precedentin e rrezikshëm të dëmtimit të vlerave të vetë Kushtetutës në përgjithësi.
Duke parë se reagimi im ishte jo pak i impresionuar nga ky konkluzion, konstitucionalisti francez tha atë që, në fakt edhe pa e thënë ai e kishim dëgjuar shpesh nga lektorët tanë të nderuar në vitet e Fakultetit, por që siç ndodh rëndom, e kishim lënë mënjanë, së bashku me shumë postulate të tjera të referuara gjatë kohës së studimeve: “Kushtetuta nuk është vetëm një dokument juridik, ekzistenca e domosdoshme e të cilit imponon hartimin dhe aplikimin e të gjitha ligjeve të tjera që rregullojnë jetën e një vendi. Ajo është gjithashtu një dokument me vlera të mëdha politike, por edhe shpirtërore. Dhe në këtë kontekst, ajo nuk mund të hartohet pa marrë parasysh institucionet shpirtërore historike të popullit për të cilin po shkruhet”, më tha miku francez. Në fakt, këtë mendim e dëgjova edhe disa ditë më vonë nga një tjetër konstitucionalist shqiptar (që të jem e sinqertë, debatet që bëheshin ato ditë për këtë temë ishin kaq të shumta dhe të kudogjendura, sa që nuk po më kujtohet me saktësi se cili ishte shqiptari që e referoi këtë ide në një nga diskutimet e tij televizive) dhe nuk mund të them se si juriste nuk më ngjiti kjo ide. Megjithatë, gjithmonë në kuadrin e sinqeritetit artikullshkrues, asnjëherë nuk e pata menduar se këto sinteza të mbetura diku në një qoshe të ndërgjegjes sime profesionale do të kërkonin të ridilnin në dritën e një analize më gjakftohtë se sa ajo që imponon një periudhë e mbushur me debate, thënie dhe kundërthënie, siç ishte logjikisht, periudha e viteve 1997-1998, e mbushur, - siç mbahet mend, - edhe me tensione të tjera të mbarsura nga evenimente të tjera me gjurmë të thella në historinë e Shqipërisë.
2.
Të gjitha m’u kujtuan, teksa lexoja një ditë një pjesë të Kanunit të Skënderbeut, i cili në një farë mënyre është, si të thuash, një lloj pararendësi i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Nuk dua t’u rikthehem edhe një herë karaktereve që kanë pasur kanunet e ndryshme, të njohura në jetën shpirtërore dhe juridike të trevave të ndryshme të Shqipërisë, që nga ato për të cilat jemi mësuar të flasim rëndom si “zona të Kanunit” dhe deri tek ato që në një farë mënyre nuk quhen më si të tilla, siç është Labëria në jug të Shqipërisë apo ndonjë tjetër. As që të bëjmë një analizë etnike dhe, pse jo, edhe letrare të këtyre dokumenteve, sepse këtë e kanë bërë para nesh mjeshtra të vërtetë të fushave përkatëse, duke menduar se nuk na mbeten shumë gjëra për të thënë në këtë domen. Duke qenë gjithmonë “robe” e formimit tim juridik dhe duke pasur si pasojë e kësaj gjithmonë tendencën e vështrimit dhe analizimit të gjërave në sensin e së Drejtës, përcaktimi i konsitucionalistit francez filloi të ngacmojë mikrokozmosin tim analitik. Me saktësisht ajo që ngacmoi sensin e analizës ishte pjesa kur Skënderbeu, i cili njihet edhe si hartuesi i këtij kodi zakonor (Kanunit) fliste për mënyrën e aplikimit të këtij Kanuni dhe format e ruajtjes së Drejtësisë së zbatimit të tij. Nuk mund të entuziazmohemi pa të drejtë dhe të lëshojmë pa doganë terma të tilla si “gjenialiteti i admirueshëm duke pasur parasysh kohën kur është shkruajtur”, “largpamësia e heroit tonë kombëtar” etj. Pa dashur të hyj në analiza që as nuk janë objekt i këtij shkrimi, por, as që bëjnë pjesë në sferën e kompetencave të mia, mund të them se dokumenti, të cilit po i referohem ka me të vërtetë vlera të padiskutueshme për kohën dhe se çdo analizë tjetër e ekzaltuar, më tepër i dëmton, se sa i evidenton këto vlera. Ajo që dua të them më këtë rast është se, ky lexim, më nxiti t’i rikthehem edhe një herë leximit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, i cili, siç dihet, jo vetëm që ishte më i plotë, si “profesionalisht”, ashtu edhe historikisht, por edhe pati dhe vazhdon të ketë shtrirje shumë herë më të gjerë, në kohë dhe në hapsirë, se sa pararendësi i tij skënderbejan.
Analizimi i shpejtë i të dy dokumenteve, jo mbi baza të thella krahasimore, por thjesht me një shpejtësi më tepër kureshtare se sa shkencore, të bind se, nëse Kanuni i Lekës, si “Kushtetuta” e vetme shqiptare për shumë e shumë shekuj me radhë, arriti të sigurojë këtë jetëgjatësi dhe autoritet të padiskutueshëm në jetën e pjesës më të madhe të trevave të Shqipërisë, të denjë për t’u pasur zili edhe nga ligjet e shtetit modern shqiptar, kjo erdhi si rezultat e respektimit të asaj që, në kohët moderne dhe me terma modernë, konstitucionalistet e huaj, por edhe ata shqiptarë e quajtën, në një farë mënyre “karakteri i universal i Kushtetutës”.
3.
Në Kanunin e Skënderbeut, një nga pjesët më të rëndësishme është ajo që flet për familjen dhe fisin si forma më e universalizuar e saj. Në fund të fundit, pa pretenduar se ky konkluzion vjen si rezultat i një analize të thellë dhe shkencore, tani për tani do të thosha se ky është edhe thelbi i këtij Kanuni, që tentoi të bëhej ligji i parë i shkruar shqiptar, në një pjesë të territorit të banuar nga vetë shqiptarët. Ndoshta kjo mund të jetë temë e ndonjë shkrimi tjetër, që edhe mund ta hedhë poshtë këtë konkluzion, por e ritheksoj, as kam pretenduar dhe, as qe mund të pretendoj se ky shkrim është një analizë, qoftë edhe e cekët shkencore. Më shumë se kaq do të më pëlqente ta quaja thjesht një refleksion për atë që shpesh është quajtur e Drejta Zakonore Shqiptare.
Për t’u rikthyer atje ku u nisëm. Nëse tek Kanuni i Skënderbeut, familja dhe fisi paraqiten si baza e pakundërshtueshme e gjithë jetës dhe insitucioneve shpirtërore të popullsisë shqiptare (në të vërtetë, një element të tillë, jo më pak të tonalizuar e gjejmë edhe në shumë popullsi të tjera të trevave ballkanike të kohës), vetë hartuesi i këtij kanuni nuk mund të thuhet se e shpiku një gjë të tillë në kohën kur jetonte, apo, thjesht e konstatoi atë, ndonëse nuk ishte formuluar më parë. Natyrisht, pa dokumente të shkruara në këtë formë kaq klasike, siç mund të jetë një kanun, këtë shenjtëri e gjejmë shumë e shumë shekuj më parë, për të mos folur për ligjet e ndryshme romake, apo bizantine, nën influencën dhe forcën e të cilave shqiptarët kishin jetuar, të ndarë, ose të grupuar. E pra, nëse do të flisnim për ndonjë gjenialitet (ndonëse, më duhet të pohoj se kjo fjalë, në këtë domen duket pak si e ekzagjeruar për heroin tonë kombëtar), në rastin e Skënderbeut hartues të Kanunit të tij, ky konsiston në respektimin e traditës dhe “mbajtjen para syve të institucioneve shpirterore dhe historike të popullit për të cilin e shkruajti”. Kjo bëri që Kanuni i Skënderbeut të shërbejë si një bazë e fortë krijuese për Kanunin e Lekë Dukagjinit, i cili, në thelb i dha atij (Kanunit të Skënderbeut) një formë shumë më të plotë dhe më të qëndrueshme duke e pasuruar me elemente të rinj shumë herë më fuqizues dhe mbështetës në kuptimin e jetëgjatësisë.
Në pamje të jashtme, Kanuni i Lekës e nxori jashtë loje atë të Skënderbeut dhe ia arriti aq mirë kësaj sa që, ndonese pagëzuesi i tij (Leka) mori përsipër sfidën e madhe të konkurrencës me emrin më të madh të shqiptarëve në të gjithë historinë e tyre (Skënderbeu), në këtë fushë ia doli mbanë për bukuri, duke u imponuar si hartuesi i vetëm i Kodit me influent Zakonor Shqiptar.
4.
Do të ishte e tepërt të flitej me termat e sfidës dhe të “konkurrencës” midis dy emrave, por besoj se lexuesi do të më kuptojë drejt kur përdora këtë figuracion, të cilin e bëra thjesht për të konkluduar atë që prej kohësh, si për shumicën e shqiptarëve është kthyer në një pyetje munduese, stërmunduese madje: “Përse ligjet e shteteve moderne që u instaluan në Shqipëri që në kohën e Mbretit Zog dhe deri me sot, nuk kanë arritur t’i imponohen me influencën e tyre, influencës së Kanunit”?
Madhështia e emrit që e përfaqëson atë, Lekë Dukagjini, si një nga cilësimet më krenarindjellëse të shqiptarëve, kudo që janë, nuk mund të jetë argumenti i vetëm, po të mbahet parasysh se vetë emri i Lekës, në këtë fushë, “konkurroi” dhe arriti të “fitojë” ndaj emrit tjetër, shumë më të madh se sa ai, pra Skenderbeut. Madje, pyetja që u shtrua pak më lart bëhet edhe më torturuese kur, sidomos në këta 20 vitet e fundit, emri i Kanunit asociohet me një nga pjesët më të diskutuara të tij, Gjakmarrjen që po bën kërdinë në shumë familje shqiptare, sidomos në Veri të vendit, por jo më pak edhe në Kosovë. Nuk më takon mua që të bëj analizën e kësaj pjese të Kanunit, origjinën, zhvillimin, vendin që ajo zë në korpusin kanunor, si dhe impaktet e saj në vetë aplikimin e Kanunit dhe në bjerrjen e autoritetit të tij moral, të paktën në pjesën intelektuale të shoqërisë shqiptare në të dy anët e kufirit shtetëror. Kjo është një tjetër çështje që më mirë se kushdo tjetër mund ta bëjnë etnologët ose historianët. Si juriste, ajo që më intereson është vazhdimësia institucionale e këtij kodi zakonor dhe aftësia e tij për t’u imponuar edhe në kushtet e shoqërisë moderne, dhe nën goditjet e atij që pak më lart e quajtëm “bjerrje e influencës”, si pasojë e procesit të gjakësimit të tij, deri në atë pikë, sa që, me pa të drejtë, sot, për shumicën e njerëzve Kanun, do të thotë vetëm Gjakmarrje.
Ndoshta në ndonjë shkrim të ardhshëm do të merremi edhe me analizën e legjislacioneve, kryesisht kushtetuese që u munduan të zëvendësojnë Kanunin integralisht. Nëse do ta bënim sot, jo vetëm që do të harxhonim shumë kohë, por edhe nuk do të ishim në gjendje t’i shkonim profesionalisht deri ne fund. Ajo që na imponohet ta themi sot është së Lekë Dukagjini ia doli të imponohej me Kanunin e tij, sepse iu referua thelbit të Kanunit të Skënderbeut, duke pasuruar në shumë elementë përbërës atë vetë, ndërkohë që legjislacionet moderne të shteteve shqiptare, në pjesën më të madhe të tyre nuk kanë arritur ta fitojnë ende sfidën me Lekë Dukagjinin (ndonëse do të ishte po aq e gabuar, sikur të mendonim edhe se e kanë humbur atë), sepse në procesin formues të tyre, nuk i janë referuar farë atij. Në këtë pohim, mund të konsiderohen edhe përjashtime, disa të tilla u shfaqën sidomos në legjislacionet e kohës së Mbretërisë, të cilat pikërisht për këtë shkak dhanë jo pak rezultate të pëlqyeshme, ndërkohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë në proceset që vijuan, si gjatë kohës së regjimit komunist, ashtu edhe në atë që pasoi në periudhën e pas viteve ’90.
5.
Të përpiqesh të përjashtosh tendencat moderne nga institucionet shpirtërore shqiptare është po aq kriminale, sa edhe qesharake. Në fund të fundit, kjo nuk mund të bëhet as me urdhër, as me vendime, qofshin këto edhe juridike. Gjithësesi të krijosh një legjislacion të tërë, madje ta ripunosh atë, në përputhje me kërkesat e natyrshme të kohës dhe me ritmin që ajo imponon në të gjithë dimensionin e saj, pa marrë parasysh “universin etnojuridik” të popullsisë që përgatitet të adoptojë legjislacionin e ri modern, do të thotë ta vrasësh këtë legjislacion, pa e lindur ende. Në fund të fundit, siç thonë romakët e lashtë: « Ex nihil, nihil fit ». (Nga hiçi lind vetëm hiçi).
Nuk dua të jap këtu këshilla se si mund të bëhet kjo, në mënyrë që edhe legjislacioni i ri modern të fitojë qytetarinë shqiptare, pa mohuar vlerat shpirtërore tradicionale të krijuara dora-dorës në shekuj. Jo vetëm sepse është një temë shumë e gjerë që ka nevojë për një debat të thellë dhe të studiuar me kompetencë nga njerëz me të vërtetë kompetentë, por edhe sepse kjo është e pamundur të bëhet në pak radhë dhe vetëm në fushen e jurisprudencës. Sa për ilustrim do të doja vetëm të theksoja se parimin që përmenda në fillim të këtij shkrimi, atë të respektimit të karakterit universal të Kushtetutës, nuk e shpiku kolegu francez, as e transmetoi kolegu shqiptar gjatë debateve përkatëse. Një vështrim i shpejtë, pse jo, le ta quajmë edhe thjesht sipërfaqësor, i disa kushtetutave të konsideruara si model për mbarë njerëzimin të bind për vlerat e padiskutueshme të referimeve kombëtare dhe tradicionaliste, ose siç mund ta quanim ndryshe “etnojuridike”. Amerikanët, ndonëse një komb i ri, iu referuan pothuajse “ad litterum” karakteristikave “etnike” të atyre që bënë Luftën e Pavarësisë, libertanizmit të tyre, etjes për të qenë të lirë dhe larg tradicionalizmit monarkist anglez, duke krijuar në këtë mënyrë traditën e tyre “etnike”, e cila përbën edhe thelbin e Kushtetutës së këtij vendi, deri edhe në ligje të tilla të paimagjinueshme për konceptin tonë shqiptar dhe europian në të njëjtën kohë, siç është e drejta për të mbajtur armë etj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kushtetutën franceze, pa qenë nevoja të japim këtu shembuj për “vetnosin” që iu imponua asaj etj.
Përfundimisht, për t’u kthyer atje ku u nisëm, kam përshtypjen se Kanuni, në tërësinë e tij, nuk do të ishte kaq i shfytyruar dhe frikëndjellës, në fund të fundit, nuk do të kishte këtë influencë që ka sot në institucionet shpirtërore shqiptare, madje në pjesën më të përgjakur të tij, nëse nuk do të ishte tentuar largimi i tij me dhunë nga struktura qendrore e legjislacionit modern shqiptar.
Ka shumë elementë të tij, duke filluar para së gjithash, atje ku e ka zanafillën vetë procesi i gjatë shumë shekullor i etnoformimit shqiptar, “familja dhe të drejtat fisnore”, të cilat imponohen paradoksalisht edhe sot, në epokën moderne, tendenca kryesore e së cilës është, sipas shumicës së psikologëve, “prishja e strukturës klasike familjare”. Nuk dua të debatoj me ta, por, sidoqoftë duke vështruar thellë në strukturën etnike dhe etike shqiptare, pa pretenduar të shkoj deri në fondacionin e saj, sepse më është realisht e pamundur, kam të drejtë të shtroj pyetjen: “A kanë me të vërtetë të drejtë”?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi