FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDSH letër ambasadorit evropian për lirinë e medieve

Shko poshtë

PDSH letër ambasadorit evropian për lirinë e medieve Empty PDSH letër ambasadorit evropian për lirinë e medieve

Mesazh nga Ilda Mon Jan 19, 2009 3:10 pm

PDSH letër ambasadorit evropian për lirinë e medieve


Me anë të një letre dërguar ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere Partia Demokratike Shqiptare ka dhënë tone të ashpra ndaj mediumeve në Maqedoni që bojkotojnë punën dhe aktivitetin e kësaj partie

Zëdhënësi i kësaj partie, Adriatik Imeri pasi që ka realizuar takim zyrtarët e BE-së dhe i ka dorëzuar letrën e reagimin ka shprehur kritika ndaj disa mediave duke i vlerësuar ato si shkelëse të mendimit ndryshe dhe alternativ.

Kritikat e PDSH-së me tone të ashpra janë përcjellë ndaj Radiotelevizionit të Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe. “Programi në gjuhën shqipe ndjek hap pas hapi çdo ngjarje të oponentëve të kësaj partie që janë pjesë e qeverisë, ndërsa në të njëjtën kohë nuk munden të ndjekin as edhe një pres konferencë të PDSH-së”, theksoi Adriatik Imeri.

Sipas PDSH-së, terri mediatik në Maqedoni për çdo dite po bëhet më i madh.

“PDSH-ja deri sot nuk ka reaguar pasi kemi pritur që të mos ndryshoj diçka në këtë drejtim. Propaganda e cila bëhet në këto mediume është kundër PDSH-së, dhe që është më e keqja çdo tentim apo reagim i PDSH-së ndaj dukurive devijuese edhe anti shqiptare që janë duke ndodhur në Maqedoni, ku BDI është drejtpërdrejtë e kyçur, apo ndonjë mendim tjetër alternativ kritik ndaj Qeverisë, Programi në gjuhën shqipe e shtrembëron realitetin dhe i jep krah tjetër”, theksohet në letrën e PDSH-së drejtuar ambasadorit evropian duke shtuar se “PDSH vlerëson mundin që japin gazetarët dhe kontributin e tyre për informim të drejtë dhe adekuat”.

Ne letrën drejtuar Fuere, PDSH-ja shpreh shqetësimin për gjendjen aktuale të mediave në Maqedoni pasi që partitë në pushtet kërcënojnë apo bëjnë presione të ndryshme vetëm e vetëm që të mos jenë të prezantuar në këtë medium.

“Mediat në Maqedoni nga propaganda e qeverisë së Maqedonisë nuk mund lirshëm të shprehin ndonjë mendim kritik ndaj tyre, pasi që ata ‘ndëshkohen’ nga ky institucion në mënyra të ndryshme si mosdhënia e reklamave dhe kampanjave të qeverisë e të tjera”, theksoi Imeri, duke kërkuar mbështetjen e ambasadorit evropian Ervan Fuere.

Ai theksoi se partia e tyre ngelet me shpresë se me ndërhyrjen e evroambasadorit Fuere do të mund të kontribohet në zhvillimin e demokracisë dhe mediave në Maqedoni.

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi