FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TE MJERET

2 posters

Shko poshtë

TE MJERET Empty TE MJERET

Mesazh nga ADMIN Mon Jun 21, 2010 4:26 am

Brizida Gjikondi

Qershor 2010, mbetëm qesharakë, mbetëm majmunët e Evropës, kamikazët e vetvetes. Epshi për pushtet shtazarak..dhe hakmarrja primitive ndaj njëri-tjetrit, mbetet pazari i vogël që mban peng prej shekujsh vlerat e mbarë një kombi. Duke kaluar dje përpara Muzeut Kombëtar, më vrau sytë dhe shpirtin tim të lodhur tashmë, një skelë gjigante që mbulonte mozaikun historik që në gjenezë të këtij Muzeumi, skelë e cila natyrshëm mbulonte punimet dhe modifikimet e radhës që do t’i bëjmë ne, kamikazët e vetvetes gjithçkaje që ka të bëjë me të shkuarën tonë, të hidhur apo të lavdishme, ne përjetësisht do “rrnojmë veç me tregue..”. Shqipëria tashmë po kalon etapën tragji-komike të radhës: shkatërrohet, mohohet, poshtërohet, gjithçka e ngritur më parë nën flamujt e një Shqipërie dixhitale në pritshmëri. Askush ndër njerëzit e ndriçuar të këtij vendi s’pranon te kuptojë se ç’po bëhet realisht me Shqipërinë. Një sistem mafioz i heshtur, tashmë i strukturuar po mirëfunksionon në shtyllat bazë të një shteti që veç shtet i së drejtës nuk është. Drejtësia, pronësia, dinjiteti kombëtar, biznesi, shëndetësia, turizmi, arsimi, mediat, shoqëria civile etj, janë veç hallka të një pazari të madh mafioz, pazar i cili fillon në mënyrë hierarkike, nga titullarët e lartë, deri tek sportelet e ndyra të korrupsionit ordiner në themel të shtetit. Të gjithë “idhujt e rremë të radhës” dinë gjithçka për njëri-tjetrin, por të gjithë kanë ngrënë të njëjtën çorbë, ndaj heshtja konvertohet realisht në flori. Edhe “Pishtarët e Demokracisë” përpos komunistëve janë shitur tashmë, pishtari i tyre është fikur në ujërat e qelbura të politikës korruptive, pasi, ndoshta, dhe gjeneza e tyre luftarake logjikisht s’do ketë qenë për Demokracinë e vërtetë, por për zili dhe pushtet grabitqar i kamufluar me idealizma profane.. .Populli...,thjesht mish për top, si përherë. Në çdo dekadë Shqipëria prodhon kriza vetasgjësuese, duke bërë ta mallkojnë, të parët, bijtë e saj të ndriçuar, të fundit Judat e saj, të cilët si çakejt kërkojnë fajësinë tek shoqi-shoq. Në këtë situatë, ku i pari i vendit është dhe manipulatori më i madh i së vërtetës dhe agresori më i madh i qetësisë së shpirtrave të shqiptarëve; në këtë situatë, ku askush s’prodhon asnjë produkt e asnjë vlerë pozitive për këtë vend veç agresionit vëllavrasës; në këtë situatë, ku opozita ngjason më shumë me një lozonjare mendjelehtë që ha pareshtur çorbën, që po vetë ka gatuar, trishtimi dhe zymtësia mpin çdo ëndërr dhe ambicie bazike për të ecur përpara si gjithë Evropa. Në një Shqipëri, ku Ramizi “trimërohet mbas vdekjes së shokëve” dhe tregon “trimëritë” e tij diabolike në kalimin e Ylberit, nga komunist në demokrat alla Gorbaciov; në një Shqipëri, ku Nano i majtë sponsorizon dhe shitet për Berishën për të blerë NATON, për inat të Edit; ku Meta i tund palmën e pabesisë gjithkujt që i rri pranë, duke ja bërë gropën e helmit dhe intrigës, edhe në zyrat e Evropës veç që të mbajë piacën dhe pazarin e tij të vogël; në një Shqipëri, ku Rama lindi djathtas shkoi majtas, por nuk është i majtë dhe ku mirëbesimet e këshilltarët e tij materialistë dhe foshnjarakë e kanë hedhur përherë në humnerën e kaosit dhe mendjelehtësisë, që për fat të keq nuk kanë sjellë pasoja veç mbi të; në këtë Shqipëri është fatkeqësi të jesh shtetar i radhës. E vërtetë e hidhur! Edhe ne shqiptarët e shekullit të ri nuk bëmë hapin e madh për të tejkaluar në vlera progresive të parët tanë. Ismail Qemali do mbetet vetmitar në ëndrrën e tij shtetare. Pavarësisht agresorëve të historisë dhe Muzeumeve, në histori nuk hyhet me dhunë, as nga dera e pasme hileqare. Duke mbyllur këto rreshta te trishta, duke u betuar që s’kam arsye pse të prek më penë me dorë, duke nëmur perëndinë që më bëri grua në një vend maskilist dhe anadollak si Shqipëria, përpiqem që ditët me diell dhe netët me hënë t’i përndjek, si një europiane në pritshmëri, pavarësisht se dhe uji që pi është monopol mafioz, edhe mediat që shoh dhe mielli i bukës që ha, po ashtu... por më duhet të hesht, si skllave e bindur...është kompromis mbijetese, dhe maksimumi i rebelizmit tim të lodhur dhe nëpërkëmbur, do trupëzohet në bojkotim votimi. Unë dënoj me bojkot. Le ta lexojnë “idhujt e rremë të radhës”, edhe bojkotin tim !!!
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE MJERET Empty Re: TE MJERET

Mesazh nga arberia Tue Jun 22, 2010 7:36 am

moj ti qenke me mjerane se te mjeret qe po na shkruan,pesimiste....
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi