FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Europa dhe frika nga multikulturalizmi ideologjik

Shko poshtë

Europa dhe frika nga multikulturalizmi ideologjik Empty Europa dhe frika nga multikulturalizmi ideologjik

Mesazh nga ADMIN Thu Mar 18, 2010 4:01 pm

Europa dhe frika nga multikulturalizmi ideologjik


Nga Vladimir Bruçaj


Eurabia, shkruante shkrimtarja italjane Oriana Fallaci kur fliste per Europen. Europa e kujt eshte, e europjaneve apo e islamikeve, ironizonte ajo por jo edhe aq. "Islami eshte i moderuar deri atehere kur ndezet fitili. Atehere, shperthejne shekuj te tere urrejtje, dhune dhe zilie drejt perendimit". Oriana Fallaci e mendonte pikerisht keshtu. Krenaria ka qene merita e saje, zemerimi i vetmi limit. Koncepti "falaccian" qe Islami i moderuar nuk ekziston, gjen ç'do dite e me shume perkrahje ne opinionin publik europjan. Idea se Europa mund dhe eshte duke shkuar drejt multikulturalizmit, i tremb europjanet. Multikulturalizmi ne nje fare menyre ka ekzistuar gjithmone ne shoqerite europjane, por po te shikojme disa vende si Zvicera, jane dashur shekuj qe t'i vilen frytet kesaj bashkejetese, ku mbi te gjitha ka qene shume i ndryshem me multikulturalizmin qe Europa pergaditet te perballet. Multikulturalizmi zviceran ka qene nje multikulturalizem etnik dhe jo fetar. Nuk duhet ne asnje menyre te krahasohet multikulturalizmi qe ekzistonte ne disa vende, me multikulturalizmin si ideologji, si predikim te fragmentimit dhe te ndarjeve ne geto kulturale. Multikulturalizmi qe ka ekzistuar ne Europe, ka qene nje multikulturalizem i vertete, ndersa multikulturalizmi ideologjik eshte nje predikim qe shkaterron pluralizmin. Bile jane te shumte ata qe ngaterrojne pluralizmin me multikulturalizmin. Te qenurit ndryshe ka qene kal beteje per te gjitha vendet demokratike perendimore, ku diversiteti mes kulturash te ndryshme eshte matja e barometrit te demokracise. Por nuk eshte multikulturalizmi qe e valorizon keto vlera, eshte pluralizmi simboli i te qenurit ndryshe, respektimi i te drejtave te njeriut dhe e drejta e besimit. Eshte e gabuar teoria se ne Europe jetohet ne shoqeri multikulturale, apo kjo eshte e ardhmja e paevitueshme e Europes. Aktualisht jetohet ne shoqeri pluraliste, te afta(deri tani) per te administruar mjaft mire etrogjenitetin kultural.


Nje fenomen tjeter qe nuk duhet bere konfuzion eshte edhe konfliktualiteti mes popujve ne baze te etnise dhe te ideologjise fetare. Konfliktet etnike fatkeqesisht jane konflikte te hershme dhe te perjetshme, qe kane ndodhur edhe ne boten perendimore, por edhe ne vendet islamike. Nuk eshte besimi i perbashket fetar qe mund te evitoje luftera mes popujve te ndryshem. Lufta mes Iranit(pers) dhe Irakut(arab) na deshmon se, besimi i tyre i perbashket islamik, nuk ke qene ne gjendje te ndaloje nje lufte dhjetevjeçare mjaft te pergjakshme. Ashtu si besimi i perbashket krishtere, nuk ka qene ne gjendje te evitoje dy luftera boterore. Besimet fetare mund te bashkejetojne ne paqe eskluzivisht vetem ne ato raste kur injorohen me njeri - tjetrin, shembull perfekt eshte bashkejetesa fetare ne Shqiperi.


Franca dhe Anglia aktualisht jane duke u perballuar me gjeneraten e trete te femijeve te muslimaneve, te lindur dhe rritur ne Europe, europjan te padiskutueshem, po te mos ishte per besimin e tyre fetar. Nje gjenerate qe paradoksalisht rritet me nje fryme konservatore te te besuarit, duke praktikuar anen radikale te islamit, gjithmone duke shpresuar se islami ka edhe anen e moderuar. Fakti qe e denon islamin eshte se, jane vetem emigrantet islamik qe shkaktojne perplasje kaq te medha kulturash, po te shikojme emigrantet kinez apo edhe ata indian, jane me se te integruar ne shoqerite europjane, gjithmone duke ruajtur traditat dhe besimin e tyre fetar. Si rrjedhoje te ketyre fakteve nuk jane te pakte ata studjues dhe politkan qe konsiderojne islamin nje fenomen te pakontrollueshem, invaziv, monoteist e teokratik, qe pas nje shekulli pergjumje eshte zgjuar duke u ndezur me nje shpejtesi te frikshme. Shpresa qe mund te europjanizohetj, mbetet thjeshte nje iluzion.


Atehere, duke pare se duhet bashkejetuar lind pyetja se, kush eshte islami i vertete? Shume intelektual musliman qe jetojne ne Europe pershpjetojne te na shpjegojne se nuk eshte islami i vertete ai qe predikohet nga fondamentalistat. Problemi eshte se fjala e ketyre intelektualeve vlen vetem atehere kur duhet te dialogojne me te tjeret, me jo muslimanet, ndersa tek islamiket, aty ku duhet te vleje, ata nuk jane te mirepritur, nuk jane te perfillur. Natyrisht qe ekziston edhe islami i moderuar, ndoshta eshte pjesa e konsiderueshme e muslimaneve, por qe mbetet gjithmone ne anonamitet, i pafuqishem per t'u perballur me radikalet, qe ne kyte menyre jane ata qe vendosin rregullat, ku dhe si duhet vepruar, nese duhet dialoguar apo jo. Ne te kundert me te gjithe popujt europjan, perfshire edhe popullin shqiptar, ku nuk jane drejtuesit fetar ata qe diktojne jeten dhe menyrat e te se jetuarit, ne shoqerite islamike jane pikerisht ata qe ndikojne drejtepersedrejti ne jeten e popullit qe natyrisht besimi duhet te jete njejte dhe homogjen per te gjithe njerzit. E drejta islamike eshte e stabilizuar me ligj nga shekuj te tere, nga drejtuesit islamik dhe predikohet ç'do dite neper Xhamia, gje qe ndodh ne te gjitha vendet europjane. Ne Europe, Xhamite e shumta nuk jane thjeshte vende ku besimtaret luten, por shtepia e vertete e tyre, aty gjejne atdheun, dhe e vetmja edukate qe ata marrin eshte ajo islamike. Kjo shpjegon faktin se radikalizmi islamik eshte shume me forte ne Europe se ne vendet e Afrikes veriore.


Sipas profesorit te njohur italjan Giovanni Sartori, "nuk nevojitet te lexojme Kuranin por te shikojme historine per te vertetuar se eshte i pamundur integrimi i islamikeve ne shoqerite demokratike europjane. Pyetja eshte historike, nga viti 36 pas Krishtit deri ne ditet tona, kemi pasur nje rast te vetem qe provon integrimin e islamikeve o te pakten nje pershtatje etiko-politike me vlerat e sistemit politik, ne nje shoqeri jo islamike? Fatkeqesisht pergjigjeja eshte JO". Ndersa politikani po italjan Francesco Rutelli pak kohe me pare deklaronte se: "Multikulturalizmi eshte nje rruge pa rrugedalje, dhe projekti italian nuk eshte ky. Do te jemi nje shoqeri multikulturale, por vime nga njezet e tete shekuj te dominimit romak, njezet shekuj Krishterim, gjashtembedhjete shekuj pushtimesh, tre shekuj iluminizem , nje gjysem shekulli me Kushtetute moderne. Nese ndokush mendon se besimi i tije fetar, e autorizon te injoroje te gjitha keto, gabohet shume rende dhe duhet percjellur jashte vendeve tona. Ata qe duan te respektojne te gjitha keto, duhet te behen qytetar italjan, eshte ne te miren tone, do te ishte ne te miren e tyre

http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/13649/
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi