Nënë Tereza nderohet me këngë, teatër e art pamor
Faqja 1 e 1
Nënë Tereza nderohet me këngë, teatër e art pamor
Nënë Tereza nderohet me këngë, teatër e art pamor |
» Dërguar më: 19/10/2009 - 11:46 |
Shën Tereza e shqiptarëve". Me këtë emërtim është veshur dita e sotme, një ditë për të nderuar Lumturimin e Nënë Terezës. Thuajse të gjitha institucionet kulturore në Tiranë do të zhvillojnë sot veprimtari artistike për nder të shqiptares së famshme. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve njoftoi se të gjitha institucionet kulturore artistike në varësi të Drejtorisë së Arteve dhe Letrave pranë MTKRS-së, kanë planifikuar organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kushtuar kësaj dite të shënuar. Në Teatrin Kombëtar do të shfaqet premiera "Banorët e Katit të V-të", vepër e dramaturgut shqiptar Kin Dushi, vënë në skenë nga regjisorja Sonila Kapedani. Shfaqja do të organizohet me ftesa dhe njoftohet se për publikun hyrja do të jetë e lirë, duke i dhënë mundësinë kështu këtij të fundit që të frekuentojë teatrin falas në këtë ditë festive. Në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të organizohet një koncert me pjesë të zgjedhura klasike në hollin qendror të institucionit, në të cilin do të interpretojnë solistët më të mirë të këtij teatri. Koncerti do të mbahet gjatë paradites, ndërsa në mbrëmje do të shfaqet premiera "Porgy and Bess", një opera që vjen si bashkëpunim i këtij teatri me Ambasadën amerikane. Në Arkivin Qendror të Filmit, në kuadër të manifestimit "Shën Tereza e Shqiptarëve" do të shfaqet të martën në ora 12 filmi dokumentar "Aleluja!", prodhim i "Albafilm Studio" i vitit 1992, si dhe filmi dokumentar "Kardinali i parë shqiptar", mbi figurën e Mikel Koliqit, prodhim i "Albafilm Studios", me regji të Rikard Ljarjes. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, publiku do të mund të vizitojë 6 sallat e linjës së saj dhe njëkohësisht ekspozitën fotografike "Jordi SOCIAS", e çelur në bashkëpunim me Shoqërinë Shtetërore, Kulturore të Jashtme të Spanjës dhe Ambasadës së Spanjës në Shqipëri. Edhe në këtë institucion hyrja do të jetë e lirë për të gjitha sallat e ekspozuara. Por edhe Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve do të organizojë sot një varg veprimtarish kulturore kushtuar kësaj dite. Programi do të mbështetet në ndërthurjen dhe performimin e të gjitha gjinive artistike që zhvillohen në këtë qendër. Në skenën e Teatrit Kombëtar të Kukullave do të ketë një shfaqje për fëmijë që do t'i kushtohet kësaj dite festive. Piktorët e vegjël, të frymëzuar nga puna dhe figura e Nënë Terezës, do të hedhin në telajo piktura në formate të ndryshme në ambientin para tetarit. Kori i fëmijëve do të performojë një repertor të larmishëm të këngëve për fëmijë, por do të mbahet edhe një shfaqje me balet klasik, valle tradicionale dhe poezi, kushtuar punës dhe veprës së kësaj shenjtoreje.
BESIMTARI- Antar i e aktiv
- Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010
Similar topics
» Kenge te preferua nga une
» Kenge Greke
» KENGE POPULLORE
» Kenge te muzikes lehte
» KENGE TE NDRYSHME SHQIPTARE
» Kenge Greke
» KENGE POPULLORE
» Kenge te muzikes lehte
» KENGE TE NDRYSHME SHQIPTARE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi