Në çdo shkollë, tri gjuhë të huaja me detyrim
Faqja 1 e 1

Ankesa e mësuesve, Ministria e Arsimit urdhëron hapjen e sistemit shumëgjuhësh të detyruar në të gjitha shkollat
Nxënësit, të cilët në klasën e VI nuk kanë bërë gjuhë të huaj, do të zhvillojnë orë ekstrakurrikulare
Ministria e Arsimit u ka lëshuar urdhër të gjitha drejtorive arsimore në vend, që brenda afatit të fillimit të vitit shkollor 2009-2010, të plotësojnë me gjuhë të huaj të parë të detyruar të gjithë sistemin arsimor bazë në vend, ku futen gjuha e huaj angleze, italiane dhe frënge.
Urdhri vjen pas ankesës së paraqitur nga shoqata e mësuesve të gjuhës frënge, të cilët kanë ngritur si shqetësim nivelin e dobët që nxënësit paraqesin në përvetësimin e gjuhëve të huaja në arsimin e mesëm, gjë që reflektohet edhe në vazhdimin e studimeve universitare. Ky urdhër vjen edhe si përmbushje e konventave të mësimit të gjuhëve të huaja që Ministria e Arsimit ka nënshkruar me homologe të saj në Evropë.
Në qarkoren e lëshuar për drejtoritë arsimore rajonale, ku përfshihet edhe ajo e Tiranës, MASH-i udhëzon që lënda gjuhë e parë e detyruar angleze, frënge dhe italiane, në arsimin bazë të mësohet nga klasa III deri në klasën e IX.
Po kështu, drejtoritë duhet të marrin masa që shkollat të ofrojnë strukturë shumëgjuhëshe që në klasë të tretë të ciklit të ulët shkollor, në mënyrë që shkollat të mos ofrojnë vetëm një gjuhë të huaj për të gjithë nxënësit që ndjekin klasën e tretë, por të planifikojnë dhe mundësojnë ndarjen e klasave sipas gjuhëve përkatëse.
Edhe në rastet kur drejtoritë arsimore do të kenë mungesë të personelit të duhur që mundëson zhvillimin e lëndëve të gjuhëve të huaja të detyruara, drejtoritë arsimore duhet të vënë në dijeni Ministrinë e Arsimit.
Të vetmet raste kur nuk do të kërkohet sistemi shumëgjuhësh, do të jetë vetëm atëherë kur për hir të mungesës së kuadrit është i pamundur zhvillimi i njërës prej gjuhëve të huaja.
Qarkorja e MASH-it udhëzon më tej që çdo nxënës duhet të vijojë të mësojë detyrimisht në klasën e VI gjuhën e huaj të filluar në klasën e III. Klasa e VI do të njihet edhe si stadi i dytë i fillimit të mësimit të një gjuhe të huaj.
Nxënësit, të cilët nuk kanë kryer gjuhë të huaj të parë të detyruar, do të fillojnë të marrin mësime në klasën e VI. Po kështu, nxënësit të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhë të huaj të dytë fakultative, paçka se kanë filluar mësimin e gjuhës së huaj të parë në ciklin e ulët, do t'u mundësohet një gjë e tillë në klasën e VI.
Ministria e Arsimit u ka kërkuar po ashtu drejtorive arsimore që, për të gjithë nxënësit, të cilët kanë probleme në përvetësimin e gjuhës së huaj, t'u krijohet mundësia që krahas orëve në programin mësimor, të zhvillohen edhe orë ekstrakurrikulare, të cilat do të ndihmojnë nxënësin të përvetësojë sa më mirë lëndën. Orët ekstrakurrikulare do të bëhen vetëm me miratimin e prindërve dhe jo pa pëlqimin e tyre.

BESIMTARI- Antar i e aktiv
- Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi