Interpretimi i ëndrrës
FORUM SHQIPTAR :: HISTORI :: PSIKOLOGJI
Faqja 1 e 1
Interpretimi i ëndrrës
Interpretimi i ëndrrës --------------------------------------------------------------------------------
Endrrat, jane konfuze, jointeligjente ose shume te veshtira per tu kuptuar, dhe ato qe na thone mund te bien ne kontradikte me gjithcka qe ne dime per realitetin qe na rrethon ... Por ne kemi gjetur menyren tone per ti interpretuar ato, dhe te kuptojme sa te mundim prej tyre. Po si ?
Tri drejtime na shfaqen per vleresimin e endrres. I pari e gjen shprehjen e vet ne nje numer filozofesh , ketu theksohet qe ne baze te jetes se endrrave ndodhet nje gjendje e vecante e veprimtarise psikike , qe ata e lavderojne si nje ngjitje ne nje nivel me te larte . “Endrra do te cliroje shpirtin nga ndikimet e natyres se jashtme, ajo do te shkepuse shpirtin nga pengesat sensoriale” –Shubert. I dyti e gjen shprehjen e vet te disa njerez qe mendojne se endrrat rrjedhin ne thelb nga ngacmimet fizike , dhe jane shprehje e pengesave psikike , shfaqja e lire e te cilave gjate dites eshte e penguar. I treti natyrisht u takon mjekeve qe mbrojne pikpamjen se endrra nuk ka vleren e nje dukurie psikike . Sipas tyre, eksituesit e endrres jane ngacmimet mjedisore te cilet e ngacmojne nga jashte ate qe fle, dhe rastesisht shfaqen ne organet e tij te brendeshme . Endrra sipas tyre eshte nje proces trupor ashtu si ne rastet e semundjeve .
Endrra ne historine e psikoanalizes ze nje vend te vecante dhe shenon nje pike kthese per te , ajo jo me kot quhet “rruga mbreterore drejt te pavetedijshmes”. Fale interpretimit te endrres psikoanaliza ka bere perpara dhe ka kaluar nga metoda psikoterapeutike ne psikologjine e thellesive. Teoria e endrrave mbetet momenti me origjinal qe nuk ngjahson me asnje prej teorive te tjera ,eshte pjese e atij terreni qe eshte shkeputur prej paragjykimeve dhe mistikes. Nuk duhet te harrojme se endrra nuk eshte nje dukuri apo mjet shoqeror komunikimi, gjithashtu ne duhet te pranojme se e kemi shume te veshtire te kuptojme se cfare ka dashur te na thote endrraparesi, i cili nga ana e vet e di edhe me pak kete gje.
Per interpretimin e endrres duhet tu permbahemi tri rregullave te rendesishme:
1.Nuk duhet kushtuar vemendje faktit se c’perfaqeson endrra, qofte kjo e kuptueshme apo absurde.
2. Puna duhet kufizuar ne faktin se per cdo elemente te lindin perfytyrime zvendesuese pa i menduar e pa i verifikuar keto perfytyrime.
3.Duhet pritur deri sa e pavetedijshmja e fshehur qe kerkohet nga ne lind vetvetiu.
Hapi i pare qe psikoanaliza sugjeron eshte futja e dy koncepteve te reja, ate qe ne enderr e quajme tekst te endrres apo enderr e qarte, kurse ate qe kerkojme te nenkuptojme, prapa endrres – mendimet e fshehura te saj.
Pra ne sapo degjojme nje enderr, hapi i pare do te jete qe endrren e qarte duhet ta bejme te fshehte , dhe te perfytyrojme se si ne jeten shpirterore te endrraparesit, endrra e fshehte kthehet ne te qarten, ate te cilen ai mban mend dhe na i tregon apo ate qe ai eshte i vetedijshem. Ne e shikojme dhe mund ti ndajme punet e endrres ne dy ,pra pjesa e pare eshte praktike qe per te realizuar ate duhen disa teknika dhe pjesa e dyte eshte teorike.
Ne fillim sapo kemi degjuar nje enderr do te perpiqemi te meremi me ate qe kemi degjuar pra me endrren e qarte . Ajo ka veti te shumta , mund te jete harmonike , me kompozicion te qarte ose krejt e pakuptueshme , mund te permbaje elemente absurde apo thumba , mund te duket se permban perfundime te thella ose gjithashu mund te duket e qarte dhe e kuptueshme. Ne enderr mund te bashkohen tipare nga me te ndryshmet , karakteristike per sende te ndryshme . Ajo gjithashtu mund te jete pa emocione apo mund te shoqerohet me gezime fuqishme apo emocione te pakendeshme.
Mbasi kemi degjuar me kujdes endrren e qarte ne do ti kerkojme enderrparesit te clirohet nga pershtypja e endrres se qarte, duke e perqendruar vemendjen nga e tera ne fragmente te vecanta te permbajtjes, dhe te mundohet te gjej dhe te na tregoje se cfare i kujtohet ne lidhje me secilin nga keto fragmente. Ne mund ti permbahemi nje rendi kronologjik qe rrjedh nga rrefimi i endrres per vezhgimin e copzave te saj por natyrisht kjo eshte nje metode e rrepte e cila bie ne kundershtim me parimin e psikoanalizes. Nje teknike tjeter teper e vlefshme eshte qe ti kerkojme enderrparesit te gjej ne fillim te endrres mbetje te mbresave ditore sepse permbajtja na tregon qe ne cdo enderr shfaqet per dicka qe ka ngjare diten ose para dites kur eshte pare endrra . Dhe me ane te ketyre lidhjeve do te kalojme nga bota e endrres te jeta reale e endrraparesit. Nje metode akoma me e mire eshte qe te fillojme me ata elemente te permbajtjes se endrres qe i jane kujtuar si rrjedhim i qartesise se tij, pasi me ane te ketyre elementeve ai e ka me te lehte te zgjoj asosacionet. Ne fakt nuk ka ndonje rendesi te madhe se cilen menyre perdorim e rendesishme eshte te kemi asosacionet e kerkuara. Ne do ti vendosim atij si kusht te domosdoshem te mos perjashtoj asnje mendim qe i vjen neper mend dhe nese enderrparesi kundershton duke thene se mendimi : eshte teper i parendesishem , eshte teper absurd, nuk lidhet me ceshtjen apo qe nuk ka deshire ta thote. Dhe kur zgjohen asosacionet aty cfare ska :kujtime nga dita e djeshme , nga dita kur eshte pare endrra ,per kohe shume te hershme , diskutime pro dhe kunder , pyetje, pohime .

Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
FORUM SHQIPTAR :: HISTORI :: PSIKOLOGJI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi