FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:02 am

Plagët e Shqiptarëve; komunizmi, genocidi, eksodi dhe antipatriotizmi.


HIda Halimi

( 27/07/08) Gilmana Bushati

Njohja është forma e parë e komunikimit, është forma e parë e dashurisë për tjetrin, thelbi i pranimit. Dashuria është një kulturë që nuk mësohet, nëse nuk është pjesë genetike e njeriut. Refuzimi ndaj ekzistencës së këtij thelbi, ndaj kësaj kulture, është forma e kundërt e njeriut, që e shfaq sa herë që ai nuk e do veten. Rropatemi në gjetjen e formave të tjera të kësaj njohjeje, forma imagjinare, iluzive, që zgjasin krejt sa një ëndërr, duke mos lejuar të kuptohet ajo që është realisht ndër ne. Mjafton të pranosh njohjen, si formë e shprehjes së dashurisë jo vetëm ndaj tjetrit, por edhe ndaj vetes. Kjo është kuptimi i jetës, që nuk ke se si ta mësosh në libra pos nuk e mësove duke jetuar. Për ju duhet të jetë i njohur fakti që veç disa miqve, lexuesit, por as komuniteti i krijuesve të Shqipërise s'di asgjë për Hida Halimin. Përtej planit personal, si e vlerësoni këtë status quo që zgjat ç'prej s'mbahet mend? Nuk jam vetëm unë. Shkrimtarët shqiptarë nga Kosova më duket se kanë një farë censure të pa shkruar në mendjet letrare të Tiranës. Kjo ngjan që nga koha kur dominonte mendimi monist, ajo dergjë që nuk e kishte kursyer as letërsinë. Prandaj, Partia Komuniste e Jugosllavisë me lehtësi i servonte shkrimtarët e sistemit jashtë kufijve të vendit kuptohet edhe në Shqipëri. Ata shkrimtarë kanë mbetur edhe tash në kujtesën letrare atje. Nuk më është e qartë pse vazhdon edhe tash ky ves! Habitem, si nuk ka kureshtje letrare për këtë vend, së paku të dihet se a e kultivon edhe dikush tjetër letërsinë që është edhe e tyre. Dikur ndoshta ishte në pyetje mosnjohja e stilit modern në të cilin shkruhej këtu e që Shqipëria e asaj kohe nuk e njihte. Po tash!!!? E panjohura është nga pak e frikshme, më lehtë është të refuzohet, me një mohim të thjeshtë se sa të hulumtohet. Ka pasur edhe zëra që rridhnin nga Tirana, se Kosova nuk paska letërsi! Kjo është vërtetë e dhimbshme. Një farë oguri na ka përcjellë prej kohësh, neve, njerëzve të kësaj kthine ballkanike. Një lloj kompleksi i inferioritetit! Nuk kemi aq dëshirë ta dëgjojmë njëri-tjetrin. Për kuptimin tim, është kjo logjika e robit që shkel mbi bashkësinë e vet, për ta adhuruar padronin. Nuk kuptoj pse jemi aq të pasigurt në vlerat tona! Kjo nuk më duket e hijshme. Shihni çka po ngjan ndër ne sot: Shqipëria letrare e lexon "Thuaj zemrës po" (S.Tamaro) një "betseller" që në vendet e qeta e konsumojnë shtresat jo dhe aq të zëna, në kohën kur ngopen nga shikimi i reklamave mbi fitnes-in apo detergjentët. Shqipëria botuese pranë gjithë atyre nobelistve, e zgjedh për botim Ivo Andriqin, nobelistin serb, njërin nga përpiluesit e Memorandumit famëkeq mbi dëbimin e shqiptarëve dhe getoizimin e tyre në Kaçanik. Ai botohet pa e pasë parasysh as krejt vlerën e atij shpërblimi, i cili më parë ishte politik. Ishte ndarë në kohën kur Jugosllavia përkëdhelej nga qarqe të ndryshme të kancelarive ideologjike edhe letrare. Shqipëria televizive tek sa nuk i bie në gjunjë nobelistit turk, me t'u munduar ta bindë se ne jemi njerëzit e romaneve të tij. E detyrojnë njeriun të nënqeshet deri në përbuzje mu në mes Stambollit, me këtë lloj nënshtrimi, të një robërie gjenetike. Kjo nuk është e ndershme. Një qasje e tillë më bën të skuqem pa kurrfarë faji në dhomën time në Prishtinë. Ndërsa këtu në Kosovë, një krijues serioz tek sa nuk kërkon falje, nëse e shkruan një libër. Krijimtaria artistike është e mbuluar nga pluhuri i mediave që nuk e teprojnë me art. Ku në emër të kulturës, gërvallen gocat e turbo-folkut, me një folklor të huaj, plagjiat i keq që shërben sa për të ekspozuar pjesët më intime të trupit. Pastaj vijnë skribomanët që për çdo gurë varri në fshatrat e tyre e shkruajnë nga një monografi. Në këto vaje korale nuk është që nuk i përziejnë gishtat edhe krijuesit e mirëfilltë. Ata i miratojnë këto libra me nënshkrimet e tyre, u japin bekimin me pagesë kuptohet, sepse pazari nuk është aq i ulët. Krejt ky panair vlerash domosdo përcillet me duartrokitjen mediale të një kaste jo aq të shëndetshme, të vetëquajtur publicist: ata dinë gjithë çka shihet edhe ato të tjerat (De omni re scibili, et quibustam alias).
Kuptohet se në këto dy dekada vlera letrare ka pësuar tronditje, kudo në shoqëritë tranzitore, por shumë prej tyre janë këndellur. Ne si shqiptarë nga shekulli që shkoi kemi dalë me tri plagë, një komunizëm të egër, një luftë të imponuar me gjenocid dhe një eksod biblik. Kuptohet që as arti nuk ka mbetë i kursyer nga këto fenomene. Kjo bashkësi duhet organizuar që nga e para, të mëkëmbet, për t'u shmangur nga virusi i pakultivuar informativ, që e fundosë çdo lloj arti.
Krijimtaria shqiptare e ka këtë forcë. Unë kam besim, Shqipëria ngadalë po i merr këmbët. Nuk mendoj se jemi popull i vonuar. Ndodhë të jetë zgjuar dikush me vonesë, por ne jemi popull antik, pash Zotin! Struktura gjuhësore, folklori, mitet legjendat dhe vet ekzistenca jonë e dëshmojnë feniksin që ruhet në gjenet tona. Këtë dëshirova ta zbardhi në romanin tim "Ai që nuk ishte Fidia". Po kthehem edhe një herë tek pyetja juaj. Sa më përket mua, kur u botua vitin që shkoi romani im "Njeriu im" në Paris, fill pas gazit që e pushton çdo krijues në këso rastesh, një dorë zbrazësie qasej në mua. Sikur e kisha dërguar një letër në adresë të tjetërkujt. Po, e pata nisë këtë krijim për ne. Ky libër nuk është ekspozuar në asnjë nga vitrinat e Shqipërisë. Këtë roman nuk e kanë lexuar as krejt ata të cilëve ua dhurova atje. Ndaj nuk kam si t'ia shpjegoj, indiferencën time një Francine nga Zvicra as edhe kur më shkruan se pas leximit të romanit tim, ajo e quan Kosovën Dardanos. Në tempullin e Delf-it shkruhej: "Nosce te ipsum" (Njih vetveten) ata njerëz përfillën thirrjen e orakullit të tyre, arti i tyre u përball me njëzet shekuj.
Romani i parë i një shkrimtareje kosovare daton më 1995-n. Atëherë dhe tani autorësia juaj e "Ai që nuk ishte Fidia" më shumë ju bën të ndiheni krenare për veten apo disi në faj për vonesën e letërsisë së autoreve femrave në Kosovë?
Për fat, romani u aprovua si krijim letrar; nuk u klasifikua si krijim gjinor. Kjo më bënte të ndihesha mirë. Se më takoi mua si grua nga Kosova, ta shkruaja romanin e parë në dekadën e fundit të shekullit XX, me tre shekuj vonesë, kjo është e prekshme deri në pikëllim. Kosova ka krijuese shumë të mira. Nuk më është e njohur pse nuk e kultivojnë prozën. Unë nuk i fajësoj kushtet dhe rrethanat për këtë. Shkrimtari krijon vetëm, pos vullnetit dhe talentit, nuk i duhet më shumë se një kompjuter dhe një tavolinë. Po më duket se aty ka nevojë edhe për guxim intelektual, më shumë zemër për rebelim. Sipas meje është koha që gruaja të shpejtojë hapin në kërkim të vetvetes edhe në artin pa perde shpirtërore sikur që është proza.
Nacionaliteti nuk bërtet në letërsinë tuaj, por njeriu dhe ambienti shqiptar është i pranishëm në mënyrë organike dhe elegante. Ndjeheni ju vetë keshtu, apo letërsia ruan një distancë nga autori edhe në këtë aspekt? Këta nacionalistë që çirren me libra, me duket se nuk krijojnë, më fort e kanë për treg këtë vaj kolektiv mbi ndërresat e palara të atdheut që i la kjo golgotë kosovare. Më duket se çdo krijimtari është pjesë e artistit. Ajo shfaqet e përbërë nga esenca jonë. Kjo nuk do të thotë se librat e mi janë autobiografikë por më ngjasojnë aq fort. E pasqyrojnë mitin dhe realitetin e hapësirës ku u formova unë. As që kam menduar ndonjëherë të dal nga lëkura e gjenezës ime. A ka arti detyra? A mund të flitet për detyrë të letërsisë në emancipimin e shoqërisë? Cili është përfundimi i kësaj teze kur letërsia përditë e më shumë po humbet terren ndaj prirjeve ekstramoderne të njeriut?
Krijuesi, jo për farë profecie, por është një racë subtile. Mu për shkak të ndjesës që e ka, i parasheh gjërat. Ato edhe i shpreh në çfarëdo mënyre të artit. Ai do të ndajë me të tjerët thirrjet që i qasen nga trazimi artistik. Do ta bëjë të ditur atë që kishte vëzhguar. Krijon. Ndërsa bota hesht. Ai kthehet i fyer në vetminë e tij, pa e diktuar se ishte zgjuar shumë herët, se i kishte kapërcyer epokat, në kohën kur qytetërimi flen. Shumë fatkeqësi humane do të parandaloheshin, sikur politika ta kishte dëgjuar më vëmendshëm themi, Orwellin me "Vitin 84", Giraudoux-në dhe dramën që e shkroi në prag të Luftës së dytë botërore, "Lufta e Trojës nuk do të ndodhë" apo edhe ndonjë tjetër. Letërsia ec me shpejtësi drite, ndërsa politika është punë kalendarike. Do të ishte fantastike po të ishin njerëzit e politikës të edukuar dhe të pajisur me doktrina artistike. Aty do të kultivoheshin shpirtrat, bota do të ndryshonte. Fundja këtë mision e kishin edhe të gjitha librat e shenjtë, që fatkeqësisht u keqpërdorën dhe vazhdojnë të bëhen vegël e politikave nga sundimtarë të ndryshëm.
Nuk mendoj se letërsinë po e fundos prirja ekstramoderne e njeriut. Në këtë kohë më duket se letërsia ka hyrë në shërbim të shumë arteve tjera. Nuk ka film të mirë pa letërsi, nuk di se mund të ekzistojë një teatër apo opera pa shije letrare. Sikundër nuk mund të ketë pikturë me vlerë, nëse i mungon poetika. Njeriu bashkëkohor ndodh ose jo dashamir i artit të shkruar. Mendoj se teknika, më shkurt kompjuteri dhe interneti, është më parë një shërbim, që e ndihmon krijuesin dhe informon lexuesin, e përshpejton udhën e librit deri te ai. Edhe botimi klasik e ka vendin e vet të merituar tek dashamirët e tij. Në vendet stabile lexohet shumë. Aty ku Ministri i Kulturës e di sa tituj në vjet janë përkthyer dhe botuar jashtë shtetit të tij. Sa ekzemplarë janë shitur. Sa recensione janë shkruar, sa shkrimtarë të rinj janë shfaqur, letrari dhe letërsia kanë autoritet. Sikur që ndodhi vitin që shkoi, kur një gazetë prestigjioze angleze kishte guximin të konfirmojë se arti francez nuk është më pritar në këtë shekull. Nuk iu desht krejt një natë Ministrit të Kulturës së Francës, për t'iu përgjigj kësaj gazete me të gjitha informatat e duhura mbi kulturën letrare të vendit të tij. Desha të them se aty shkrimtari është figurë kombëtare, i respektuar dhe i mbrojtur nga shteti. I ndoqët aktivitetet e muajit të kulturës Shqipëri-Kosovë. A mund ta konsideroni si një aktivitet për propagandë dhe statistikë, apo pati realisht impakt në jetën kulturore të vendeve tona? Kultura është dashuri, ajo nuk duron imponime. Dy vendet tona duhet ta kenë afrinë e natyrshme kulturore. Njohjen dhe aprovimin e kësaj kulture. Një bashkim të këtij trupi aksidentalisht të shkëputur për mes, duhet ta bëjë media e shkruar dhe elektronike, pra duhen kulturuar këto redaksi, ku do të zinin vend njerëz që e duan artin dhe kulturën. Një afirmim të kësaj kulture duhet ta bëjë shteti në mënyrë elegante, spontanisht. Unë nuk i mbaj në mend asnjë nga kryetarët e shteteve tona, të kenë cituar apo zënë fare në gojë, ndonjë krijues të vendit që i prijnë. Më duket se ashtu do të nderohej kultura, por edhe vetë kryetari, i cili do të bënte të ditur, se shteti që ai udhëheq është edhe kulturor, pra i ka dy faqe. Më mirë se të nxjerrë në pah vetëm faqen e zezë, një shtet hajnash, policësh, brinjësh dhe skamnorësh. Jeni shprehur publikisht kundër disa politikave dhe praktikave kulturore të qeverive të mëparshme të Kosovës. A ka ndryshuar diçka te ju apo te puna e ministrisë për Kulture? Do djem të mirë kanë hyrë në këtë ministri sivjet. Druaj se po i prish lakmia. Është herët të shihen rezultatet. Këta djem sikur edhe unë, deri dje e kanë kritikuar avarinë kulturore këtu. Mbetet të shohim nëse kanë menduar për ndryshime serioze, apo e kanë lakmuar postin e paraardhësve të tyre. Unë jam një shkrimtare e këtij vendi. E mësuar të pozicionohem përherë në opozitë. Nuk do të më vinte mirë të çartem me ta. Përveç himnit, a mendoni se edhe flamuri i Kosovës është pa tekst? Në këtë purgator ballkanik, si duket po bie perdja. Ne po dalim humbësit më optimistë nga ky teatër provincial, që shfaqet në regjinë e atyre që nuk u duhet krejt harta e etnisë tonë. Jo, këtu nuk pajtohem. Si himni ashtu edhe flamuri flasin, me shkop në dorë. E shprehin në heshtje kërcënimin memec ndaj gjenezës së qytetarëve të këtij dheu. Ky flamur nuk është vetëm një leckë që varet zyrtarisht për festë. Ky flamur të bën "kosovarë" një krijesë kombi të ri shumetnik me t'i mohuar të gjitha përpjekjet për lirinë e banorëve (97 për qind sa është përqindja shqiptare këtu), me ta shlyer për një natë të drejtën historike, me ta marr hisen e të kaluarës, folklorin, origjinën, mitet dhe legjendat. Me t'i fshirë nga faqja e dheut krejt ata trupa që prehen në tokën e tyre me flamurin e tyre kuq e zi. Ata shkuan dhe mbetën shqiptarë për të lënë pas vetës kosovar multi-etnik. E pashë në ekran shpalimin e planit të z. Ahtisari në Prishtinë. Kryetari i shtetit të ri me gjysmë goje, pohoi se një kompromis pak i dhimbshëm ishte bërë në Vjenë. E lau veten, sa për të vazhduar t'i prijë kësaj krijese shtetërore. Gazetarët tanë nuk e morën vesh, ata merreshin ngryk, ia uronin njëri- tjetrit këtë propozim projekti! Ky ishte teatri më tragjikomik që e kam parë apo dëgjuar ndonjëherë. Këta njerëz ose nuk e kanë lexuar fare atë plan, apo nuk e njohin kuptimin e lirisë.
E pashë nga dritarja Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kolona të pashkëputura njerëzish nga të gjitha viset shqipfolëse hynë për tri ditë rresht në Prishtinë. Festiv këta shqiptarë, prishur fytyrash nga lumturia, ngisnin dhe puthnin flamurin kuq e zi, në shenjë triumfi. Kush do të kishte zemër t'ua prishte harenë këtyre njerëzve të mirë, me ua bërë të ditur se pas mbi gjysmë shekulli, vetëm edhe sot Kosova, zyrtarisht feston me këtë flamur!!?

Himni, sipas gjitha teorive, ka për qëllim glorifikimin e kombit, ky i "yni" hesht. Po çfarë do t'u thoshte këtyre humbësve të gëzuar.

Marre prej Gazeta Shqiptare.

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:03 am

Dëshpërimi i atyre që predikojnë në hava përçarjen e shqiptarëve

04-03-2009 / Nga Rrok Berisha


Në vend të reagimit ndaj deklaratave të imamit Shefqet Krasniqi

Është e çuditshme se si një imam, duke u thirrë në emër të Allahut e të myslimanizmit, fyen e njollos njerëzit bamirës! Në shtyp dhe përmes internetit, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka nisur një fushatë denigruese, fyese e të pamoralshme, duke i ndarë shqiptarët sipas përcaktimit të tyre fetar. Ky bishtuk shkon aq larg, sa hapur promovon idetë e tij të errëta fondamentaliste se kinse Nëna Tereze, pasi "që nuk është myslimane, ajo e ka vendin në Xhehnem" dhe "për mëkatet e bëra, do të digjet ne flakën e Xhehnemit”. Pra, ky njeri që paska arritur të "lidhë" kontakte me Allahun ka iluzione si është më i “mbërrimi” dhe më i “mençuri” e se nga toka e paska fuqinë që ta “caktojë” a ta “rezervojë” Xhenetin vetëm për myslimanë, ndërsa për të tjerët – Xhehnemin!!! Imam Shefqet Krasniqi vetën e quan patriot dhe çlirimtar të Kosovës, sepse paska marrë pjesë në luftën e Kosharës. Tash, pasiqë na e paska “çliruar” “në emër” të Zotit, i ka hyrë punës që ta shkatërrojë bashkëjetesën e marrëdhëniet ndërfetare dhe hapjen e vatrave të reja të krizës, si në Lindjen e Mesme, siç synonte e synon Serbia. Ajo çka ky imam e thotë për Nënë Terezën, është më shumë se skandaloze, më shumë se e turpshme, që nuk ka asgjë të përbashkët as me Kuranin e as me Islamin. Sikur Allahu të mos ishte aq shpirtgjerë ndaj krijesës se vet më të dashur-njeriut, Ai, imamin Shefqet Krasniqin dhe bashkëmendimtarët e tij, edhe pse janë myslimanë, do t'i përplaste në zgafellën e djallit. Por krijuesi është i mëshirshëm, kur është në pyetje njeriu edhe kur mëkatnon i jep arsyen e shansin që të jetojë, të përballet e ndjejë gabimet, të pendohet e të kërkojë falje, gjë që nuk vlen për imam Krasniqin. E Lumnueshmja Nëna Terezë, sa ishte gjallë, ishte përballë me shumë sfida, me llojllojshmëri të racave njerëzore, andaj edhe ka lanë porosinë: “Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egocentrik. S’ka rëndësi, duaje”. Ndërsa për jetën e saj ajo shprehej: “Kërkoj Krishtin që vuan në vëllezërit e tij, dhe dua t’ia lehtësoj vuajtjet”.
Këto porosi, sa humane e hyjnore, janë bazë e dashurisë ndaj njeriut pa dallim race, ngjyre a besimi. Kjo urtësi mund të dalë vetëm nga zemra e një Nëne me plot dashuri, humaniste e shënjtëreshë shqiptare, Gonxhe Bojaxhiut, e lindur nga baba Kolë Bajoxhiu nga Prizreni dhe nëna Drane, nga fshati Novoselë e Gjakovës. Është e dhimbshme kur imami shndërrohet në vrastar të së mirës e humanizmit, siç është vepra humane e me plot dashuri për njeriun e shënjtëreshës shqiptare.
E keqja është e keqe dhe reflekton shumë, sidomos fyerjet e shpifjet me plot urrejtje, ndaj figurave të çmuara të kombit, të një gjaku. Predikues i Kuranit, në emër të Allahut, për ta denigruar e turpëruar motrën e vet të një gjuhe e një gjaku, thotë: “Nëna Tereze e ka vendin në ferr, sepse nuk ka qenë myslimane... ajo i ka pasur të gjitha. E ka pasur derën çelë ku ka dashtë me shkua pa pare në këtë dynja, ka pasë me hëngër çfarë ka dashtë, me pi çfarë ka dashtë, burra kënd ka dasht me ndërruar...Ajo ka pasur të mira në këtë dynja plot”! Ky është gjykimi më i rëndë që njeriu i kësaj toke ia bën një shënjtëreshe në këtë rast Nënë Terezes, njeriut të kulturës e të qytetërimit 200-vjeçar të krishterimit të shqiptarëve, së cilës e tërë bota, pa dallim, i përulën, duke e quajtur Nënë e Botës. Por imam Shefqet Krasniqi, më bashkëmendimtarë, që s’janë gjë veç shpirtra të shitur, e kurrsesi njerëz të Allahut e as interpretues të Kur’anit, janë lëshuar në një aventurë mediatike, përmes gazetave e veçmas përmes internetit, ku promovojnë qëndrimet e tyre, në të njëjtën vijë me Xhihadin Fondamentalist. Kjo gjë dëshmon se dikush me hapa të shpejtë po shpejton që në Kosovë ta mbjellë farën e urrejtjes ndërkonfesionale. Jo rastësisht është filluar edhe përdhosja e figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dhe listat e likuidimit menjëherë pas luftës të 350 veprimtarëve e intelektualëve të besimit katolik, me thurjen e varrezave katolike në Prizren, sulmin fizik ndaj biografit të Nënë Terezës, Don Lush Gjergjit, pastaj me vështirësitë e punësimit të të rinjve shqiptarë katolikë si në polici a në institucione lokale e qendrore (analizo institucionet e Kosovës, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenca) dhe binduni për çka edhe numri i rinisë katolike që po largohet nga Kosova, është shumë i madh. E ndaj kësaj dukurie heshtet edhe tani që ky imam po mundohet ta përdhosë figurën më të ndritshme të kombit shqiptar pas Gjergj Kastriotit, të Lumnueshmën Nënën Tereze.
2. Këto përpjekje të errëta fondamentaliste do të dështojnë. Nga toka më shekuj nuk kanë mundur që t'i shkulin rrënjët tona, të menduarit, të vepruarit dhe të folurit shqip. S’kanë mundur të na i shkulin rrënjët e vlerave humane të civilizimit evropian, që kanë shqiptarët pa dallim besimeve. Trashëgimia e njimendttë shqiptare qëndron nëpër shekuj. I qëndroi Perandorisë Osmane, krajlive të Serbisë, diktaturës së komunizmit ekstrem të Enver Hoxhës. Prandaj, po ia përkujtoj këtij imami bishtuk se lulëzimi i humanizmit të Gonxhes shqiptare, u bë përmes dashurisë së saj në shërbim të njerëzimit, e jo përmes epsheve. Kongregacioni që e udhëhoqi Nëna Tereza, aktivizoi mbi 445 shtëpi bamirësie për njerëz nevojtarë, pa dallim, të shpërndarë në 95 kombe të botës. Për Nënën Tereze bota ishte e vogël, nuk ishte e ndarë në kufij nacionalë, racorë e as fetar, as vëth për katolik a mysliman, hindus etj. Shikuar realisht nga bamirësia e shenjtëreshës tonë, më se shumti kanë përfituar nevojtarët myslimanë, të cilëve ajo u ofroi ngrohtësi, dashuri e mirëqenie pa dallim. Për këtë, kombet e botës pos çmimit Nobel për Paqe, Nënës së Mirësisë, Nënës së Dashurisë, Nënës Tereze i dhuruan edhe 124 dekorata e çmime të ndryshme ndër më prestigjiozet. Këto nderime janë krenari edhe për ne shqiptarët, por që nuk vlejnë vetëm për imam Shefqet Krasniqin dhe bashkëmendimtarët e tij fondamentalistë.
Për fund, imam bishtukut duhet bërë edhe këto pyetje: Cilët janë armiqtë e Islamit, të myslimanëve e të librit të shenjtë Kuranit? Sigurisht se jo njerëzit humanë e as të shenjtëruarit si është Nënë Tereza, shqiptarja katolike. Nuk janë as besimtarët katolikë shqiptarë, ata që në shpirt dhe jetë e kanë tolerancën, humanizmin dhe bamirësinë. Kundër islamit, myslimanëve e Kuranit janë djajtë, që tash po na marrin formën e Shefqet Krasniqi. Nga kush paguhet ky njeri për mbjelljen e gjithë kësaj fare të urrejtjes në mes të shqiptarëve? A paguhet nga fondamentalizmi islamik apo nga ai ordodoks serbo-rus? Apo nga të dyja? Me prononcimet e veta, imam Krasniqi bën shërbimin e djallit, duke forcuar tezën serbe se Kosova është myslimane dhe si e këtillë paraqet rrezik për kulturën, paqen dhe stabilitetin në Evropë.
Krejtësisht në fund, institucionet e shtetit të Kosovës e kanë për obligim të marrin masa për eliminimin dhe kontrollimin e grupeve të caktuara, të cilat janë të lidhura me Xhihadin Islamik dhe fundamentalizmin ekstrem. Këto grupe hyjnë e dalin në Kosovë pa u kontrolluar, që mjerisht për pak lekë gjejnë mbështetje edhe nga individë që janë të indoktrinuar nga predikimet si të imam Krasniqit, por që kanë gjetur mbështetje edhe të disa bartës te funksioneve të shtetit të Kosovës.

Marre pej Gazets 55 Online

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:03 am

Nexhmije Hoxha, farkëtuese e “vëllazërimit” shqiptaro - serb

13-04-2009 / Gazeta 55


Gruaja e diktatorit, shërbëtore besnike e klaneve antishqiptare. Historia e tregon si nismëtare të futjes së serbishtes si “gjuhë e huaj” në shkollat shqiptare Ligësia dhe shpirti i keq nuk i kanë ndryshuar as në këto vite. Pavarësisht se sapo ka kapërcyer vitin e 88 të lindjes së sa, ajo ka mbretur po aq e zezë dhe antishqiptare sa ç’ka qenë në vitet kur drejtonte këtë vend në rrugën më të shtrembër që mund të mendohej ndonjëherë në historinë e tij. vazhdon të kafshojë si dukur. Por tani më shumë ka në dorë të lëshojë helm, atë helm të zi që synon të përligjë të gjithë të këqijat që kanë bërë dje e të furnizojë partiçkat e majta me ideologjizëm e armë të reja sot. Megjithatë, sot mendojmë t’i kujtojmë disa gjëra veprimtares së shoqërisë kulturore të miqësisë “Shqipëri – Jugosllavi”. Nuk është fjala vetëm për të kujtuar simpatinë e saj (të shprehura në librin e saj “Jeta ime me “Enverin”. Tiranë 2003, faqe 31) për biografin personal të Titos Vladimir Dedijer, i cili edhe ka botuar letrat që ajo i dërgonte shokëve jugosllavë gjatë luftës. Pi i kujtojmë disa gjëra të tjera. Më 24 mars 1946 në Beograd u formua Shoqata për Bashkëpunimin kulturor midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, ndërsa në sfond ishin vendosur foto të dy udhëheqësve komunistë Tito e Enver, si dhe në dy gjuhë, parulla paradoksale: “Rroftë miqësia e pazgjidhshme ndërmjet popujve të Jugosllavisë dhe popullit shqiptar!”. Si mbledhje pasuese, në ditën e gënjeshtrave, më 1 prill 1946, në Tiranë u mbajt mbledhja përkatëse nën variantin organizator jugosllav. Këshilli i ri i Shqipërisë për bashkëpunimin kulturor të Shqipërisë me Jugosllavinë federative, mbajti një mbledhje në kinema “Kosova”. Në sallën përkatëse ishin vendosur portrete të udhëheqësve komunistë të dy vendeve, si dhe parulla e madhe “Rroftë miqësia e madhe në mes të popullit shqiptar dhe popujve të Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë!”. President i shoqatës u zgjodh Ramadan Çitaku, ndërsa anëtarë kol.Kristo Themelko (n/president), Vasil Llazari (sekretar i përgjithshëm), dhe anëtarë gjen.-maj.Myslim Peza, kol.Haxhi Lleshi, Manol Konomi, Spiro Thoma Koleka, kap I Nuri Huta, n/kol.Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Shefqet Musaraj, etj. Këta luajtën një rol të posaçëm në futjen e serbishtes si “gjuhë të huaj” në shkollat shqiptare. Në artikullin “Rëndësia e studimit të gjuhës serbo-kroate”, botuar në revistën “Shqipëri - Jugosllavi” të vitit 1948”, ndër të tjera thuhej: “Në vendin tonë studimet e gjuhëve sllave, jo vetëm që nuk u ishte dhënë ndonjë rëndësi në të kaluarën por elementi që praktikonte një gjë të tillë persekutohesh. Shembuj të tillë kemi mjaft që tregojnë qëndrimin fanatik të regjimeve antipopullore. Mjaftonte që të dëgjoheshe nga agjentët e Zogut të flisje serbisht për tu ndjekur si armik i regjimit dhe për të përfunduar shpejt a vonë në internim ose burg. Metodat e përdorura në çdo formë prej agjentëve të imperializmit, shkonin paralelisht me edukimin që bënin ata edhe në fushën e kulturës për të na armiqësuar me popujt sllavë. Të rinjtë që ndiqnin shkollat helmatoseshin përmjet gjuhëve të huaja me ideologjinë e kalbur të regjimeve antipopullore”. Ndër synimet e shumta të organizimit, sikurse e thamë më lart, ishte edhe përsosja e teknologjisë së propagandës projugosllave në Shqipëri, duke përfshirë këtu, edhe bashkëpunimin me organizatën homologe jugosllave. Ky bashkëpunim është pasqyruar gjerësisht edhe tek gazetat e Beogradit, si dhe tek ato të Tiranës. Kongresi i II i Frontit Antifashist të Grave të Jugosllavisë, u mbajt më 25 - 27 janar 1948, është pasqyruar tek revista “Shqipëri – Jugosllavi”, nr.3, 1948. Kjo revistë e zhdukur nga qarkullimi me të shpejtë në vitin 1948, gjithsesi jotërësisht, përmban edhe fotot e Nexhmijes në mes të kongresit të grave jugosllave. Revista përshkruan vuajtjet e grave jugosllave, në lidhje me pjesëmarrjen e grave kundër nxitësve të luftës për një paqe të shëndoshë. Kur miqësisë së madhe po i vinte fundi, në Tiranë duket se nuk ndjehet asgjë. 8 marsi i vitit 1948, kishte po atë vijueshmëri festimesh dhe nuk dallonte fare nga herët e tjera. Kështu, delegacioni i grave jugosllave arriti në Tiranë për 8 marsin. Në krye, këtë herë ishte Mara Naçeva, n/presidente e e Frontit Antifashist të Gruas Jugosllave, Milica Pejkoviç, sekretare organizative e Kosovës dhe Metohisë dhe Naxhita Haxhi, kryeredaktore e revistës “Nova Zhena” (Gruaja e re) të Bosnjes. Ky delegacion u prit nga presidentja e BGSH-së Nexhmije Hoxha, dhe u largua pas pak ditësh (“Bashkimi”, 11 mars 1948 (“Bashkimi” 6 mars 1948). Zonja e parë e vendit i shprehu admirimin delegacionit jugosllav për “mikun e madh të popullit shqiptar, mareshallin Tito”. E si për të qenë të akord të plotë me gratë e vendit, në një artikull, Manush Myftiu shkruan kështu për 8 marsin: “Gruaja jonë e feston 8 marsin, së bashku me popullin shqiptar dhe e vëllazëruar si kurrë ndonjëherë, me motrat e vëllezërit e Jugosllavisë së mareshallit Tito, që është për ne, garancia e lirisë, indipendencës, sovranitetit dhe e së ardhmes sonë të lumtur” (“Bashkimi”, 7 mars 1948). Edhe ish-ambasadori shqiptar në Jugosllavi, Hysni Kapo, nuk mund të rrinte pa u shprehur, teksa thotë: “8 marsi, le të jetë për gruan shqiptare dita që do të forcojë sa më shumë bashkimin dhe vëllazërimin me gruan-motër të Jugosllavisë së mareshallit Tito, që qëndron shembulla e heroizmit dhe e vetëmohimit, si dje në luftë, edhe sot për ngritjen e jetës së re” (“Bashkimi”, 9 mars 1948). Vetë Nexhmije Hoxha, në të njejtën ceremoni për nder të grave jugosllave, do të shprehet: “Të dashura shoqe! Më lejoni që më parë të falenderoj nga zemra përfaqësuesen e grave heroike të BS-së, delegaten trime të Jugosllavisë së mareshallit Tito…Duke dëgjuar shoqe nga një anë zërin e grave të nderuara të vendit të socializmit e të demokracisë popullore të Jugosllavisë së Titos që, nën pushtetin popullor po ndërtojnë një jetë të lumtur për vetë e për fëmijët e tyre…..Lufta nacional – çlirimtare e popullit e në radhë të parë, e atyre që kishin në krye partitë komuniste, siç qe Partia e lavdishme Komuniste e Jugosllavisë, e udhëhequr nga biri i shquar e besnik Josip Broz Tito, përmbysi, bashkë me okupatorët dhe klikat reaksionare, tradhtarët, që ishin taman ata që kishin shtypur, shfrytëzuar e shitur shumë herë popullin e vendin e tyre. …Rroftë miku i shquar i shqiptarëve, mareshalli Tito! Rroftë bashkimi e vëllazërimi i popullit tonë me popujt e Jugosllavisë, që është edhe garancia e indipendencës e të ardhmes së vendit tonë!”. Siç edhe vërtetohet nga rrugë të tjera, kontributi i Nexhmije Hoxhës, nëpërmjet shoqatës shqiptaro – jugosllave, si dhe nëpërmjet drejtimit të organizatës së grave, mbetet një gjë e provuar që nuk shqitet kollaj nga jetëshkrimi politik i saj.



Letra e Nexhmije Xhuglinit dërguar Dushan Mugoshës: 7 maj 1944 I dashur shoku Dushan Me keqardhje të madhe mora vesh largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht me erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t’ikje. Megjithë se kemi ndenjë pak kohë bashkë, e ndjej mungesën tënde në mes tonë, ashti si edhe shokët tonë më të afërt. Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm kohën që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e ma, por sigurisht do të marr malli dhe për malet dhe fushat e Shqipëris që i lave me djersë dhe që u pive dhallën apo jo? Jo vetëm ne, por i gjithë populli shqiptar, do të të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjëherë, në vendin tonë do të shohësh se me punë, do të shpërblejë atë që. Sigurojmë me bindje të plotë se do të shtojmë, gjithnjë hovin punës, që të formojmë e naltësojmë partinë tonë dhe t’i sigurojmë edhe popullit tonë pushtetin e tij. Vetëm kështu do të shpërbljemë dhe ndihmën tuaj të vlefshme. Dushan, thuaji shokëve të Jugosllavisë se shokët shqiptarë ndjekin me besim hapin e tyre dhe kërkojnë çmos që të ndjekin edhe shembullin e tyre heroik. Thuaj që gjithë populli shqiptar ndjen për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre, një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqnore. Mos na harro. Po të mundesh na kujto me ndonjë copë letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. Të fala shoqnore Nexhmija (Vladimir Dedijer “Il sangue traditto”, 1949, faqe 208 – 209).

Marre prej Gazets 55 Online

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:04 am

Gjunjëzimi i mazhorancës para Abdijve të komunizmit

ARMAND MAHO

08/05/2009 Mazhoranca e dinte që më parë se katër gjykatësit e Kushtetueses kishin për t’ia rrëzuar kërkesën që kishte të bënte me përjashtimin nga çështja të katër gjykatësve për ligjin e lustracionit. Janë pikërisht Fehmi Abdiu, Vladimir Kristo, Kujtim Puto dhe Petrit Plloçi, për të cilët mazhoranca akuzon se kanë qenë gjykatës që kanë marrë pjesë në gjyqet e komunizmit. Unë s’i përkas asaj pjese që thotë se këta soj gjykatësish kanë bërë detyrën, pasi besoj se, që të bëheshe gjykatës politik dhe të dënoje njerëz me vdekje asaj kohe, duhej të ishe i përkëdheluri i regjimit dhe i testuar për devotshmërinë që duhej të kishe treguar ndaj tij. Ajo që më bën më shumë përshtypje në të gjithë këtë histori është skena banale që sajon mazhoranca, duke dashur të na tregojë sikur vërtet u dogj për t’i dënuar këto krime, megjithëse la jashtë ligjit bashkëpunëtorët e Sigurimit. Ajo tani i kërkon fajtorit me mirësjellje të tregojë fajin, u kërkon mbeturinave të komunizmit, që kanë uzurpuar institucionet e drejtësisë, të pranojnë se kanë qenë vegla të atij sistemi. U kërkojnë ta pranojnë, se kanë qenë ata që ndihmuan atë sistem të mbahej më këmbë. I kërkojnë, më tej Fehmi Abdiut, që dënoi me varje Avzi Nelën, që të miratojë një ligj ku ai të mos jetë më një gjyqtar i gjykatës më të rëndësishme në vend. Jo se po iku Fehmi Abdiu është ndonjë humbje e madhe, përkundrazi, ky vend vetëm të mira ka, por ky zotëria,po të ishte nga ata burra dhe të kishte atë ndërgjegje, këta vjet pas demokracisë duhej të mbyllej në shtëpi dhe të mos punonte as shitës ambulant për të shitur banane, sepse në parim s’duhet ta ketë kurajën të shohë në sy asnjë nga qytetarët e këtij vendi. Por ja që s’ndodh kështu. Fehmi Abdiu vazhdon të gjykojë dhe me ndërgjegjen e pastër apo me arrogancën e gjykatësit komunist ligjet e këtij vendi. Sa për Vladimir Kriston, ankesat kishin ardhur që më parë nga shoqatat e ish-të përndjekurit, por pak iu vu veshi. Nga zëvendësministër i Drejtësisë, kaloi kryetar i Gjykatës Kushtetuese me propozim të po kësaj mazhorance, e cila sot i kujton se paska qenë prokuror i komunizmit. Për dy gjykatësit e tjerë s’di të them, por derisa janë futur në listën për të hequr dorë nga gjykimi i këtij ligji, atëherë duhet të jenë i njëjti soj.

Loja që po luhet për dënimin e krimeve të komunizmit dhe hipokrizia që po ndjek mazhoranca me të përndjekurit politik s’është aspak e ndershme. Kjo e fundit i ka pasur të gjitha mjetet për të dënuar krimet e komunizmit gjatë gjithë karrierës së saj politike, por ja që s’e ka bërë. E kishte shansin në vitet 1992–1996, por u mjaftua me një ligj që pas ardhjes së socialistëve në pushtet në vitin 1997 u kthye në nul dhe ish-komunistët u rikthyen edhe më egërsisht. Gjithsesi, merita për dënimin e krimeve të komunizmit asokohe i duhet njohur në një masë të madhe ish-kryeministrit Meksi, i cili miratoi një ligj ku e ku më të mirë se ky aktuali për sa i përket kësaj çështjeje.

Por nuk ishin vetëm vitet 1992–1996 që mazhoranca me shumicën absolute që kishte nuk miratoi së paku një rezolutë për krimet e komunizmit. Flas për këtë forcë politike që e quan vetën të djathtë dhe lindi pikërisht si pasojë e luftës kundër komunizmit. E majta në këtë çështje s’ka lidhje, ajo dihet se nga e ka prejardhjen. Përdorja e ligjit të lustracionit doli në skenë vetëm pas denoncimit të një morie skandalesh, ku më i rëndi është natyrisht Gërdeci. Pra, mazhoranca u kujtua në çastin e saj më të keq për të propozuar një ndër ligjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me të shkuarën e këtij vendi, dhe natyrisht faji kryesor është i eksponentëve të lartë të saj: Kryeministrit, Kryetares së Kuvendit dhe Presidentit.

Më kujtohet fare mirë koha e ndryshimeve kushtetuese, kur Kryetarja e Kuvendit lëshoi një deklaratë nga ato tip Jozefine, ku sipas saj populli i thjeshtë ishte shumë i emocionuar për ndryshimet në Kushtetutë dhe i kishte dërguar Kryetares mesazhe urimi. Se për çfarë do ta uronin në ato farë ndryshimesh një Zot e di, por Kryetarja do të bënte mirë që të kujtohej për këtë çështje dhe kur bëheshin ndryshimet në Kushtetutë së bashku me Kryeministrin dhe jo të dërgonte Arenca Trashanin për të bërë propozime për kundërfirmat e dekretit të Presidentit. Aq i pavend ishte ky propozim, sa atëherë vuri në pozitë dhe vetë Kryeministrin. Asokohe Kryetarja, që sot i çon letra Abdiut dhe Kristos, nuk u kujtua ta fuste në Kushtetutë këtë paragraf, që Fehmi Abdiu të mos kishte në dorë t’i telendiste në këtë farë feje. Rama atëherë dihet se ishte shndërruar në një nxënës të zellshëm të Berishës për shkak të ndryshimit të Kodit Zgjedhor dhe ishin të gjitha gjasat që ta miratonte. Ose, përpara se të votohej Vladimir Kristo si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, pse nuk u kujtua askush të dëgjonte protestat e ish-të përndjekurve, por përdoreshin për luftë politike brenda llojit? Ende mbahet mend si përdoreshin ish-të përndjekurit duke bërë njëri deklarata kundër Presidentit, Simon Miraka në këtë rast, dhe tjetri në mbrojtje të tij, Ndregjoni në rastin tjetër.

Por nuk paska qenë e thënë që Shqipëria të shpëtojë një herë e mirë nga kjo mortje dhe nga ata që e mbajtën gjallë atë. Për sa kohë të mungojë vullneti politik për këtë çështje dhe për sa kohë që kjo temë të përdoret për interesa të ngushtë politikë, ne do vazhdojmë të jemi i vetmi vend me diktaturën më të egër që s’kemi bërë asgjë në këtë drejtim. Çekia e bëri, Gjermania Lindore po ashtu, Rumania veç plumbit ballit që i dha diktatorit, nxori dhe një nga ligjet më të forta për këtë çështje, ndërsa ne do vazhdojmë të gjykohemi nga kriminelët e diktaturës, pasi Kushtetuta jonë shprehet se, po t’i largojmë nga administrata këta biçimsëzë, shkelim të drejtat e njeriut (!). Pikërisht ata që na hiqnin dhe të drejtën për të jetuar, për t’u shprehur dhe për të qenë të lirë. Është dëshpëruese, por ja që kështu është.

©️ 2004 METROPOL GROUP Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:06 am

Si po humbet shqipja në Mal të Zi

Nga Ben Andoni, Revista “Mapo”
“Hajde, doddi ovamo. A po m’ndigjon. Zuri!” E dëgjoj bash mirë. Por nuk di si t’ia kthej njeriut që më thotë t’i afrohem dhe më nguc. Në Mal të Zi është e vështirë që t’i dallosh shqiptarët me malazezët e provincës. Ia kthej serbisht. I shpjegoj se dua të iki në Danilovgrad. Pak i intereson. Minuta më pas, e ndjej teksa kuturiset me një gegnishte të butë, drejt një miku të tij. Zgërdhihen të dy. Janë zhytur në kënaqësinë e tyre, duke përfolur me epsh format e një gruaje të re matanë. Tejet, një grua e pambajtur malazeze, që është në shalter-in (sportelin-serb) e stacionit të autobusit, më jep një shpjegim blic. Numrat e orarit duket sikur i rrotullohen në gojë. I them të m’i përsërisë dhe nëse... A ka mundësi shqip?! “Pak di...”, - ma kthen shqip. Dreqin, jam në Ulqin...


Në Podgoricë

I bindem instinktit, sipas të cilit në Ballkan është më mirë të fillosh rrugëtimin nga kryeqyteti. Podgorica e ditëve tona është tejet larg Titogradit (emrit të saj deri më ’90), kur ne e kundronim në televizion dhe si simbol i qytetit ishin pesë pallate të larta. Një orë e gjysmë më vonë jam atje. Stacioni i Podgoricës ka mbetur i njëjtë. Po aq i vjetër, vetëm se është shtuar ai grepshi rrotullues, që nuk të lë të dalësh nga stacioni, pa check-out biletën. Në kujtesën time ka mbetur viti 1991, koha e Luftës së Kroacisë, kur isha duke pritur një autobus mesnate, që do të më përcillte në Rijekë... Pak ‘larg’, por ndanë luftës. Vetëm 150 metra më tutje, në lulishten, nga ku kujtoj paramilitarët, është bërë një ndërtesë shumë-funksionale dhe një klub bash i mirë. Pranë është sërish muri i vjetër. E shikoj më ëndje, mikun e vjetër material. Pallati, nga ku dilnin dikur paramilitarët me ngazëllim dhe tërsëllëm me kamat që u rrëshqisnin deri afër gjurit, është po ai. Por është qetësi. Familje të qeta qytetarësh të mesëm shikojnë moskokëçarës, poshtë aparateve të plakur të kondicionerëve. Në një shtyllë, afër, ka mbetur ende një slogan i ndeshjes Mali i Zi - Itali, “Hajmo Cernagorci”... Shqipen e dëgjoj rastësisht nga një grup shqiptarësh që ankohen për diçka mesveti, në rrugën që të çon në qytetin e vjetër. Çuditërisht kanë zënë paralel të gjithë trotuarin dhe janë të veshur jo mirë. Frizura u ka mbetur me kohën e Zdravko Çoliç... Ankohen. Të gjithë. Në stacion. Në rrugë. Në kafiç. Duke ardhur, kam lexuar te “Vijesti” se në Nikshiç sindikatat kërkojnë punë për 900 punëtorë dhe jo 600. S’i dëgjojnë. Zonja Krizë ka sjellë dhuratë kudo shkurtime, ndërsa Euro dhimbet. Qoftë dhe këtyre qyqarëve shqiptarë që po bëjnë aq potere. Mali i Zi nuk mund të bëjë gjëra të tjera veç reformave të mëdha, sipas shefit të Bankës Botërore, Jan Peters Olters. Dhe malazezët duhet ta dinë mirë këtë. “Nissta... Oni ne razumi”, - më thotë Relja, një miku im gazetar serb, që më rrëfen shpesh anekdota me ta. Qeshim shpesh, kur kujtojmë se Mali i Zi është i mbushur me personazhe, duke mos harruar dhe që shumë syresh kanë emrat e famëkeqëve Radovan Karaxhiç... Sllobodan Millosheviç, Blazha Jovanoviç... Personalisht, nuk më duken aq budallenj, sa i duken mikut tim serb. Me skuthllikun e zakonshëm atavik, pak kohë më parë - gati ua mbyllën të vetmin zë në medien e shkruar, shqiptarëve. “Koha Javore”, që është e vendosur në një vend si të harruar në “Bulevar revolucije” u paratha të mbyllej me argumentin e krizës dhe botimin pastaj thjesht si shtojcë e “Pobjedës”, pjesë e së cilës është. Dhe minutat e pakta në televizionin publik shtetëror në gjuhën shqipe nuk mjaftojnë për asgjë. U sensibilizua. Justifikimi? Kriza!!! Diçka duket se po kalon. Mundohem të lidhem me një kolegun tim shqiptar, redaktor te “Koha”, por ai ma kthen se është në Oslo. Nedeljko Raduloviç, një koleg tjetër - mik i vjetër, që në vitet e fundit është bërë i njohur, më thotë se është në Vjenë. Mbyllur. Kudo. Mbyllur. Për fat, në qendrën e re të qytetit, që është përshtatur vetëm për këmbësorët, është një librari moderne. Atje marr me të mirë kohën. Janë të njohurit serbë Paviç, Kish, Basara, librat e të cilëve qëndrojnë bashkë. Shqip kurrkund. Vetëm se shqiptarët mbesin ende fajtorë për gjendjen e tyre. Kanë të njëjtin numër deputetësh katër edhe pas marsit ‘09, njësoj si më 1990 dhe 1996, por janë gjithmonë të palidhur me njëri-tjetrin për pozitën dhe statusin e bashkëkombësve. Kjo i bën malazezët t’i soditin, dhe t’ua marrin të drejtat pak e nga pak. “Vijesti” këtë ditë lajmëron faktin se po bëhet një klub i politikës shqiptare, por pa Dinoshën. Asgjë nuk kupton nga media ballkanike një i huaj. Kujtoj një publiciste amerikane, që më pyeste 15 vjet më parë për Fatos Nanon... “Pse është në burg ky? Çfarë krimi ka bërë?” Eh. Çfarë mund të bëjmë ne veç tollovisë?! Ndërkohë malazezët ecin. Me fytyrën e zakonshme të përvuajtur Mali i Zi ka marrë investime pa fund, por të gjitha tashmë derdhen në qytetet e saj bregdetare dhe kuptohet në kryeqytetin e vendit, që ka ndryshuar krejtësisht. Shqiptarët rrinë dhe i vështrojnë. I ndihën për pavarësinë. U binden. Kurse qyteti që dikur ruante emrin e Mareshalit Tito dhe rrotullohet i gjithi pas hotel “Crna Gorës”, pak kujtohet për ta. Instinktivisht i jam afruar pjesës së vjetër dhe varoshit të vjetër që është te xhamia. Edhe ajo po transformohet nga pak. I ngjan si dy pika uji lagjeve të traditës së Shkodrës. Fakti është se ky vend ka qenë thjesht një vend i shqiptarëve dhe si avanpost i mbrojtjes së tyre për Shkodrën hijerëndë. Në vend të kullave të vetme tashmë janë dy ose pak më shumë qendra të mëdha tregtare, që kundrohen që këtu. Malazezët ngatërrohen, kur u thua qendra e qytetit: Kanë këtë të vjetrën, ku është sahat Kulla dhe atë të renë. “Nisam vidio sahat”, - i them dikujt, sepse nuk po shoh orën e qytetit të vjetër... “Tamo je, ne ide”, - ma kthen një burrë bashkë me të shoqen, duke qeshur dhe më shpjeguar se nuk ka ku të shkojë. Kur kjo funksiononte, këtu ishin zyrat periferike të tregtarëve shkodranë, Jak Bianki, Ndrekë Muzhani, Ndrekë Çoba, Filip Parruca, Pjetër Suma... Ata dërgonin artikuj importi, kafe, sheqer, stofra, leshi, pambuku..., shkruan studiuesi Zija Shkodra. Sot, kohët kanë ndryshuar, sapo-evropianët të kërkojnë 10 euro për ‘ekolosskog poreza’ (taksë ekologjike) dhe 30 euro për prikolici (rulotët). Kjo i ka bërë evropianët e qëmotit që të mendohen kur vijnë. Jo më kot, 6250 turistë që janë në këto ditë përbëjnë gati 16% më pak se një vit më parë... Kurse 1.1 milion turistët e parashikuar duken si utopi, që të vijnë më në këtë vend. Lëvizja në dy bursat e Malit të Zi në tre muajt e parë të 2009 ka lëvizur nga 54.29 milionë euro, që do të thotë 4,5 për qind më pak sesa në të njëjtën kohë një vit më parë... Ndërmarrjet kanë rrudhur kapitalet dhe po aq edhe xhepat e njerëzve. Shqiptarët më shumë akoma. Kanë mbetur një grusht në Podgoricë, që u duhet të mbijetojnë. Janë të shkrirë, por pak adresat që kemi duket se nuk na e kanë ngenë në këtë fundjavë. “Ani, herën tjetër po”, - më thotë nga pas telefonit një zë i këndshëm gruaje intelektuale që nuk do të më flasë për shqipen. A do të ketë vallë herë tjetër? Në Podgoricë mësohet në universitet shqip, dhe ish-ambasadori i Federatës Jugosllave, Marko, një shqiptar i besimit katolik, jepte mësim këtu. Për fat, shqipja ruhet vetëm në fiset e paepura katolike, që janë në kufij me Shqipërinë. Sa për qytetarët, duket se ata e kanë braktisur me kohë, më thotë një kosovar. Iki nga varoshi. Xhamia është e mbyllur!!!

Intermexo

Nga fundi i shekullit XVIII, borgjezia shqiptare nisi të përdorë dhe shqipen e shkruar me alfabetin latin. Ky fenomen që nisi nga mesi i shekullit të XIX u shtua dhe vazhdonte dhe përbënte një nevojë të dorës së parë, jo vetëm në marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore të shtresës tregtare të pasur, por edhe të borgjezisë kombëtare e në disa raste dhe të mikroborgjezisë me shtrirje deri në Podgoricë, shkruan Shkodra.


©️ Copyright 2007 tema.al

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:08 am

Si po humbet shqipja në Mal të Zi

Nga Ben Andoni, Revista “Mapo”

Mali i Zi, sherr dhe me serbët


Atëbotë, Shkodra kishte në vartësinë e saj shtatë sanxhaqe të mëdha, të cilat përfshinin një zonë të gjerë bujqësore-blegtorale që shkonte nga Tivari, Ulqini, Podgorica...Tregtarët shkodranë arritën ta bëjnë institucion gjuhën e vendit të tyre... Ani pse, shqiptarët sot i druhen gjuhës së tyre. Përçarja i bën të ngatërruar dhe pak qesharakë. Për ironi të fatit, tashmë me gjuhën po vuajnë dhe serbët. Në vazhdën e modifikimeve gjuhësore, sllavët malazezë po mundohen t’i shmangen serbishtes në pak elementë, duke i lënë vëllezërit e mëdhenj të tmerruar. Pak të poshtëruar. Në Podgoricë shqipja e vetme është e pak banorëve dhe e ndonjë njeriu në stacion që ngutet të shkojë në perëndim të vendit mikroskopik. Në dokumente, malazezët stërbetohen se respektojnë standardin evropian. Respektin e pakicave. S’duket aq e vërtetë. Shqiptarët po e humbin dukshëm gjuhën, por tashmë me luftën e butë me pambuk. ‘Njësoj’, presidenti i SNS, Momçilo Vuksanoviç, kërkon kthimin e gjuhës serbe në fillore dhe të mesme dhe vendosjen e lidhjes së drejtë të institucioneve të Malit të Zi me Serbinë. “Vërtet, problemi i vetëm i Malit të Zi është Serbia”, - thotë këto ditë Gjukanoviç. Për ne, është ai problemi. Burokracia e bashkëpunëtorëve të tij nuk na e mundëson një intervistë. Po z. Gjukanoviç ka dhe probleme të tjera. Serbët u kërkojnë malazezëve të kenë kujdes për dy shtetësinë në pasaporta. Ivica Daçiç, ministri i Brendshëm serb, është i zemëruar. Malazezët, sikur të mos ekzistojë fare Serbia - japin një reportazh të gjatë të “Crna Gora” moj dio planete, ku të rinj pastrojnë në Cetinë, Nikshiç, Kolashin, Rozhaje, Mojkovc, Beranë, për sezonin e ri. Budva, tashmë zonja e rëndë, e turizmit vendas, ka mbledhur të gjithë angazhimin vendas. Shqiptarët atje janë gjithnjë e më pak. Por të ardhurit nga Shqipëria, gjithnjë e më shumë. Për fat, shumica e tabelave janë pa ciriliken e lodhshme... Dita po i afrohet fundit. Në një dyqan CD, ku shtyj minutat e fundit, shikoj se janë CD kushtuar Karaxhiçit. Pastaj turbo-folku sllav.




Edith Durham




Të nesërmen në mëngjes malësorët më shoqëruan te Qafa e Kishës dhe pastaj me kalin u drejtuam për në Podgoricë, pas një përpjekjeje të vendosur nga ana e kalit që donte të shkonte, ose në shtëpinë e vet të vjetër, spitali në Tuz, ose në kullën turke të djegur në kufi. Ishte mbrëmja e 3 nëntorit, kur arritëm të lodhur në qytet... Malazezët ishin tërbuar nga dështimi i bisedimeve për dorëzim. Kështu kam shkruar në atë kohë: “Urrejtja dhe egërsia e tyre janë të tmerrshme. Ata nuk bëhen merak, në qoftë se fëmijët myslimanë do të vdesin nga uria; ata deklarojnë se do të asgjësojnë gjithë popullsinë myslimane. Malësorët janë të zemëruar me qëndrimin malazias dhe unë parashikoj se në të ardhmen do të ketë ndërlikime të mëdha”... Në Podgoricë, kur misri iu shpërnda grave, të cilat i kishin burrat në front, katolikët më kot kërkuan ndihmë dhe në vend të saj morën fyerje. U njoftua dhe besohej se batalionet e shqiptarëve që ishin shtetas malazias, me qëllim ishin vënë në pozicionet më të rrezikshme. Podgoricanët zbaviteshin duke vizituar dyqanet e tregtarëve katolikë dhe duke u përshkruar atyre mënyrat, me të cilat të afërmit e tyre në Shkodër do të masakroheshin, sapo të binte qyteti. Një ditë një i ri me uniformë oficeri u ul afër meje në tryezë dhe u lavdërua se brenda dy vjetëve asnjëri nuk do të guxonte të fliste shqip në Shkodër.




Për në Ulqin




Po i drejtohem në fakt stacionit. Ia vlen me u qetësu, pas një udhëtimi të pafat, që të prehesh në një qytet shqiptar. Kujtoj shkrimin e Durhamit dhe çuditem s esi Zonjës i kemi marrë gjithnjë më të mirat. Ajo vetë duket se ka shkuar po aq mirë, dhe me serbët, dhe malazezët. I kemi vlejtur eksplorimeve të saj antropologjike dhe etnografike. Është vonë, ndërsa një ushtar i ri pranë meje mbllaçitet fort. Mbase ndonjë paraardhësi të tij, Durhami i ka rrëfyer se shqiptarët e ruajtën gjuhën dhe me Romën, Bizantin, turqit dhe... flasin sërish shqip.. ndërsa Ju... “Shkojmë mirë, gjithsesi me shqiptarët”, - më thotë një burrë i vjetër, me të cilin vrasim minutat e mbetura, para se të largohemi. Më pyet pastaj për Shkodrën. Në shtatëdhjetë vitet e jetës së tij nuk ka qenë asnjëherë dy orë më tej. Hija e Shkodrës i mbyt ende cërnagorasit... Ka pllakosur e tërë mbrëmja dhe më duhet të largohem. Me vete kam libra dhe zhgënjim. Nuk kam mundur të bëjë një intervistë, ndërsa njerëzit thjesht më kanë konfuzuar. Shqipja? Më ka ndihur pak. Duan t’ia presin krahët shqipes malazezët dhe në këtë punë duket se u po u vijnë në ndihmë dhe shqiptarët. Kur mbërrij në Ulqin më duket sikur jam në vendin tim. Intim. I këndshëm dhe shumë arkaik, të jep përshtypjen e Qafës Pazarit në Gjirokastër në bulevardin “Skandërbeg” dhe më tej, fill poshtë këmbës së Kështjellës zulmëmadhe të Balshajve ... edhe pak Sarandë. Ulqini vajton kohën e shkuar, ndërsa një banor që ka një klub bash përballë xhamisë në qendër, më rrëfen se si mblidheshin turistët gjermanë dhe kundronin myezinin, që këndonte me zërin e tij mbi minare. Po më bën diçka për të ngrënë. Zhduket. Vjen. Ndërrojmë pak muhabet. “Allahile, tash këndojnë me magnetofon. Nissta ne mogu da ccujess”, - ma kthen serbisht me brengë. “Pse serbisht?” -i them. “Ani, ka mbet”. Po kështu ma kthejnë të rinj që i pyes për një adresë. Dy djelmosha kosovarë nuk orientohen njësoj si unë. Për fat, ata i kanë thënë vërtetë lamtumirë serbishtes. Duhet t’i ndih unë serbisht me shqiptarët. Duket se aromën e shqiptarëve do e ndjej pak orë më vonë në ag, kur dua të gjej në Merajë, familjen e njohur Mani. Në fakt janë Maniç dhe brez pas brezi ruajnë tyrben e famshme, ku është i vendosur trupi i Mesisë së rremë Sabbatai Zevit, që vdiq pikërisht në ditën e Shpërblesës (sipas kalendarit hebraik 54337 apo shtator te vitit 1676), dy javë para se të ishte pesëdhjetë vjeç. Një grua e re më dërgon atje, por më lutet, që të mos fotografoj. Asllani, i mbeturi gjallë i vëllezërve Maniç, është përgjegjësi kryesor i tyrbes, që nuk hapet. Është krenar për shqipen, ndërsa më paralajmëron se më do të mirën, që s’më le të fotografoj, sepse hija e tyrbes të shiton. Përreth janë varret me elementët e funebrit Islam të familjes. Më tej një tyrbe e Resulbegut. Shikon mbi Pazar dhe dëgjoj që ka qenë njeriu që ka pritur Krajl Nikollën këtu. E pyes burrin për shqiptarët dhe gjuhën: Po e vështirë të mbahet gjuha, më thotë burri. Çelet pak nga pak, ndërsa po aq ngadalë i vjen dhe adhurimi për Shqipërinë. Ende është e bukur shqipja, kur e dëgjojnë nga shqiptarët. Familja e tij është një nga familjet më të vjetra të Ulqinit dhe falë tyre është ruajtur dhe një pjesë e integritetit shqiptar. Ndahemi me burrin, por më tej tregut krahasojmë çmimet. Na pyesin serbisht, por dy vajza të reja, që kanë mallin, kënaqen duke folur shqip dhe na kundrojnë për shqipen letrare. Një ditë më pas, një njeri i letrave, Hajro Ulqinaku, me një të folur gati metaforike më thotë se malazezët po ua marrin pak nga pak shqipen. Si ka të ngjarë? - i themi. “Po në shkolla nuk ka mësues. Malazezët janë kudo”. Malazezët janë vetëm 10% në qytet, por të mjaftë që t’ua shtypin pak nga pak kokën shqiptarëve. Që tash merren vesh mes tyre më shumë sllavisht. “Janë dy elementë në popujt bilingue që kanë lidhje me ruajtjen e gjuhës: Prestigji dhe shkollimi, më ka thënë znj. Eda Derhemi pedagoge e shkencave të Komunikimit në Illinois. Nëse nuk e shikon këtë mos bëj gjykime”. E ka të vështirë ta kuptojë shpjegimin tim, edhe pse shqiptarët e diasporës i njeh shumë më mirë se unë. Nuk më bëhet t’i them se Ulqini është simboli i rënies së shqiptarëve të Malit të Zi. Në vendin që ishte perla e ish-Jugosllavisë dhe e përkëdhelura e turistëve evropianë, tash është bërë një aneks dhe për malazezët. Shtëpi të tëra bosh. Papastërti. Çmime të larta. Zhgënjim. “Vijesti” i trullos dhe më shumë ulqinakët, kur jep lajmin se Sheiku Isa i Emirateve Arabe, një nga familja e njohur e Al-Nihijan në Abu Dabi, që do të marrë një segment të madh plazhi në Ada Bojana, është paraqitur në një foto marrë nga një vidio e NBS duke torturuar një tregtar. Ka pak edhe lajme të mira sepse britanikët e CUBUS LUX kanë përgatitur një projekt për plazhin e Ulqinit, Valdanos, por fjalë dhe fjalë. Në garë janë dhe rusët. “Ah të ktheheshim si më parë. Të gjithë do t’i bënim”, - më thotë Resmiu, pronari i hotelit, ku kam ndenjur dhe që ka të shënuar gjermanisht, anglisht dhe serbisht që jep dhoma. Kamerieri i tij shqiptar flet shumë mirë gjermanisht dhe anglisht, serbisht... dhe dobët shqip. Do të ndryshojë thonë ulqinakët dhe presin. Të kujtojnë pak vlonjatet dhe sarandjotët në pritjen e tyre gati ‘homerike’ për klientë. Por, Zoti nuk është gjithnjë kaq dashamirë. Të gjithë presin gjermanët, si dikur. DPA, në këto ditë shprese të tyre, ua ka kthyer serbisht: Nestassica struje i vode (pamjaftueshmëria e energjisë dhe ujit), nedostatak puteve (rrugët me të meta), loss servil (shërbimi i keq), visoke cijene (çmimet e larta) i nekontrolisana gradnja mogli bi cernogorski turizam da dovedu do bankrotstva, që me pak fjalë shpjegohet se s’janë larg falimentit...


...


Këto janë nga punët më të domosdoshme të kryebashkiakut, që një mbrëmje e hasim, teksa përuron me botuesin Fatmir Toçi kujtimet e ish-presidentit Moisiu. Janë shumë shqiptarë të pranishëm, në një sallë të vogël të Pallatit të Kulturës. Për fat, flitet shqip. Kjo s’mjafton për ish-portin e Shkodrës, që kur iu aneksua Malit të Zi më 1880 filloi të rrudhej dhe rrudhej pafund. Dhe, humbja më e madhe e këtij vendi, është shqipja. Atë që e flasin, gjithmonë e më pak të rinjtë dhe moshat e mesme. Këtë e ndjej, kur me një shofer shkodran kthehem pas. “Ej deda, ponovo?” “Je mirë? ”-i thotë një malazez çapraz në kufi të vjetrit. “Dreqin, sa e duen paranë këta. Po na mësojnë dhe gjuhën”, - më thotë plaku. Ikim. Ngucemi.

©️ Copyright 2007 tema.al.

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:09 am

Mu ihere per vedi nuk m'pelqen hic qe Shqyptarve te Krahinave tjera te coptume ne 1918 kan fillu me thu ju thirr ne mase "MALA ZEZ" "KOSOVARE" "MAQEDONAS" "CAM" a thu se jan komb tjeter, e a thu se dojn me zort me na nda si dikure ne komunizem.

Asht fatkeqsi me lexu Gazetat Shqyptare sot qe diskriminojn e percajn hapun me terma krahinore sa here qe flasin per trojet Shqyptare dhe per Shqyptart. Nuk besoj kurrsesi se asht e shtire apo e pamujtun mu fut termi shqyptare perpara cdo lajmi rreth shqyptarve kodo kjoshin E KUDO QE JETOJN.

Per mu termi "KOSOVARE" "MAQEDONAS" "MALA ZEZ" "CAM" qe perdoret ne mas prej mediave ne (Tirane, Shkoder apo kudo tjeter neper Shqypni) e konsideroj Antikombtare e Antishqyptare, percams e diskriminus qe nuk ka ven mes nesh se jena vetem 1 komb e 1 gjak, por mi tana s'ka as kuptim e as logjike.

Nuk e kuptoj se ku e marrin kyt helm kto media sot ne 2009, dhe se kuptoj se pse vazhdojn me kyt helmim t'qellimshem t'kombit .



Për mu personalisht ky artikull i Gazets Shqiptare i publikum dje me 25-07-08 qe se permen fjalën Shqiptare kerkun për viktimen Luljeta Kamberi past rahmet e drite atje ku është por e pasqyron viktimen Luljeta Kamberin si Maqedonase e si Kosovare për mu është thjesht diskriminim e antishqiptarizem i hapun i qelbun qe ushtrohet nga (Gazeta Shqiptare) kuner Shqiptarve prej trevave Shqiptare te Kosovs e Maqedonis qe vine e harxhojn lekun e majn kombin e turizmin Shqiptare ne kame. Turp e marrë ju kjoft gazetarve, redaktorve e te zotit te ksaj gazete, e nuk me met gja tjetër me thanë vetëm se i percelli hillnimin tem personal si bashkomas e si Shqiptare familjes te Luljeta Kamberi e rroft Shqiptarizmi e poshtëë tradhtart e injorantat antishqiptare kudo kjoshin sidomos kta mediat Shqiptare qe kan fillu mu qelb ne Tirane,Shkoder apo kudo tjeter, shkurt mediave Shqiptare qe po munohen me na perca e me na nda ju vjen era tradhti e poshtersi .


Infarkti i merr jetën pushueses nga Kosova

DURRËS - Një turiste maqedonase, rezidente në Zvicër, ka gjetur vdekjen nga infarkti dje në plazhin e Durrësit. Vdekja,sipas Policisë, ka ndodhur në kohën kur ajo ishte në rërë duke marrë
rreze dielli. Të martën rreth orës 13:00, në zonën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës, ka gjetur vdekjen 24-vjeçarja Luljeta Kamberi,
lindur në Tetovë të Maqedonisë e banuese në Zvicër. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili pas kontakteve me të afërmit e viktimës si dhe nga këqyrja e kufomës sqaroi se shkak
i vdekjes ka qenë infarkti i miokardit. 24-vjeçarja, sipas
konfirmimeve për gazetën, edhe më parë kishte vuajtur nga shqetësimet e zemrës. Ajo kishte ardhur familjarisht nga Zvicra për të kaluar pushimet në Shqipëri, duke u akomoduar disa ditë më parë në zonën e Plazhit në Durrës. Të martën, sipas burimeve për Gazetën, ajo ka dalë të marrë rrezet e diellit në rërë, por menjëherë ka ndjerë shqetësime të forta në zemër. Familjarët kanë
nxituar për t'i dhënë ndihmën e parë mjekësore, por çdo përpjekje ka rezultuar e pasuksesshme. Materialet për ngjarjen i kaluan organit të prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme hetimore. Gjatë këtij viti, në plazh kanë humbur jetën 8 njerëz.


Falemners
Lec Neli


Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Modify_inline

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:09 am

Doracak për patriotët

Nga Demir Reshiti

Nuk kam as më të voglin dyshim se “profesioni” më i kollajtë ndër shqiptarët mbetet ai i “patriotit”. Njëkohësisht, më i vështiri është ai i të qenit me të vërtetë patriot

Patriot (greqisht Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. HuhPlagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. HuhPlagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Huh = atdhetar), person që e do atdheun, person, i cili e do dhe është i gatshëm që ta mbrojë atdheun.

Patriotizmi është ndjenjë komplekse subjektive dhe orientim me vlerë, i cili përfshin ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, armiqësisë ndaj të gjithë atyre që përpiqen ta rrezikojnë atdheun dhe gatishmërinë e vendosur për ta mbrojtur vendin e dashur a shtetin si një nga vlerat sublime.

Sipas historianit të kulturës J. Huizing, fjala patriotizëm paraqitet në shekullin XVIII, madje vetë shprehja patriot, e cila vjen nga kuptimi burimor i bashkëvendësit dhe atdhetarit (patrie amans), i cili e do vendlindjen e tij, është shumë më e vjetër dhe e ka prejardhjen që nga antikiteti.

Dallon edhe nga nacionalizmi, sepse nënkupton ndjenjat e përkushtimit dhe dashurisë ndaj atdheut me të gjithë qytetarët e tij (të përkatësive të ndryshme etnike) e jo ekskluzivisht dashurinë ndaj kombit të vet. Ushqimi me ndenjen e patriotizmit paraqet një nga detyrat më të rëndësishme të edukimit shoqëror dhe familjar.

Historia tregon se Çezari ka pasur njerëz të përgatitur dhe të shkolluar enkas, të cilët kanë pasur për detyrë që popullatën e territoreve të okupuara ta ushqejnë me patriotizëm (dashuri) ndaj Romës, me qëllim të rekrutimit më të lehtë dhe ngritjes së aftësisë luftarake të rekrutëve të rinj. Aktivitete të tilla më vonë janë zhvilluar edhe në Iliri... e ma saktsisht ne Shkoder kryqytetin Ilir.


Patriotizmi duhet zhveshur nga politikanizmi dhe duhet kultivuar në formën e tij të pastër, që do të ishte vazhdimësi e traditës ilire të popullit shqiptar.


Montesquieu e konceptonte patriotizmin kështu: “Nëpërmjet dashurisë për njerëzit e mi, mësova që mbi të gjitha i përkas njerëzimit”.

Patriotizmi nuk është detyrim moral, edhe pse në të shumtën e rasteve nënkuptohet si i tillë. Detyrimet morale janë universale, bie fjala si detyrime që të mos gënjehet apo të mos heshtet për të vërtetën.

Mëdyshja për atë se patriotizmi është detyrim moral, paragjykoj se rrjedh nga strukturat shoqërore autoritare, ku ata, nga të cilët pritet që të jenë patriotë, nuk marrin pjesë në sjelljen e vendimit për atë se çka është akt patriotik dhe sjellje patriotike.

Ja disa karakteristika të patriotit shqiptar:

- Patriot është ai që asnjëherë nuk i hedh poshtë vëllezërit e një gjaku, pavarësisht nga dallimet krahinore, fetare, zakonore...

- Patriot është ai që flet gjuhen shqipe dhe mendon shqip në çdo sekondë të jetës së tij, pavarësisht se sa larg është fizikisht nga Shqipëria natyrale.

- Patriot është ai që braktis gjithçka në jetën e tij, dhe shkon pranë atdheut të tij për të dalë në mbrojtje të interesave kombëtare. Patriotët e vërtetë më të shenjtë kanë atdheun e tyre dhe për të janë gati të sakrifikojnë gjithçka, edhe familjen e jetën e tyre.

- Patriot është ai shqiptar që di të bëjë dallimin midis interesave kombëtare dhe interesave politike. Interesat kombëtare qëndrojnë gjithmonë mbi interesat politike dhe i bashkojnë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga bindjet e tyre politike.

- Patriot është ai shqiptar që ka një dëshirë dhe ëndje të madhe të njohë historinë, traditën dhe kulturën shqiptare dhe t’ua përcjellë atë edhe pasardhësve të vet.

- Patriot është ai shqiptar që ngre zërin e vet, sa herë që dikush guxon të cenojë a shesë interesat tona kombëtare. Të jesh shqiptar, nuk do të thotë vetëm të kesh lindur i tillë, por të jetosh gjithë jetën tënde me përgjegjësitë që vijnë me të qenit shqiptar.

Dhe ajo më kryesorja dhe e logjikshmja për mendimin tim është se patriot nuk të bëjnë fjalët, por veprat!

Marre prej Gazets Tema online

****************************************************************************************************************

Tirana zyrtare duhet te kerkoje bashkimin e trojeve shqiptare

11:00/09.10.08 - Danaj:

Kryetari i AMS dhe drejtor i Institutit te prognozave rajonale, Koco Danaj ka adresuar kritika te ashpra ndaj politikes dhe opinionit publik e mediatik ne Tirane lidhur me indiferencen e treguar ndaj miratimit nga OKB te rezolutes serbe per analizen juridike te pavarsise se Kosoves. Ne nje interviste televizive dhene tv Top Channel, Danaj eshte shprehur se indiferenca e politikes se Tiranes, qeveri plus opozite, indiferenca e medias se shkruar te dates 9 tetor qe ne faqe te pare hapeshin vetem me lajmin e serbo-boshnjakut Fazllic dhe nuk thoshnin asnje fjale per efektet politike, gjeopolitike, morale apo psikologjike te rezolutes serbe, tregon se Serbia fitoren me te madhe e arriti ne Tirane, Tetove dhe Prishtine dhe jo ne Nju-York. Ne daetn 9 tetor, per Tiranen duket se Fazllic vlen me shume se Kosova tha Danaj.
Sipas danaj : Qellimi kryesor i Serbise me miratimin e Rezolutes nuk eshte zhberja e pavarsise se Kosoves pasi kete nuk do ta arrije dot kurre, por Serbia kerkon te fitoje kohe per te realizuar ndarjen e Kosoves ne kompensim te njohjes se pavarsise se Kosoves se mbetur.
Ne keto kushte eshte e domosdoshme qe organet shtetore te Shqiperise te mbeshtetura ne Kushtetuten e saj te kerkojne bashkimin e trojeve shqiptare.
Danaj tha se kryeministri Berisha duhet te kerkoje konsultime urgjente me kryeministrin e Kosoves Thaci, presidenti Topi duhet te kerkoje jo vetem takim me presidentin Sejdiu, por duhet te ftoje ne Tirane drejtuesit kryesore te partive politike shqiptare ne te gjithe hapsiren shqiptare dhe te diskutoje me ata nevojen dhe dmd e bashkimit te trojeve shqiptare. Shqiperia Natyrale eshte pergjigja me e mire ndaj rezolutes serbe dhe mirenjohja me e madhe ndaj mbeshtetjes se SHBA qe edhe ne OKB votoi hapur kunder rezolutes serbe ne kundershtim me vendet e BE qe ose abstenuan ose votuan pro sic beri Greqia, Spanja Rumania, Sllovakia dhe Qipro.

|||Lajme.Net|||
Marre prej lajme.net

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:10 am

Një Shqipëri apo disa principata politike shqiptare?

DR. ARSIM SPAHIU


30/11/2008 Kush dëshiron të shkruajë diçka për çështjen kombëtare shqiptare, mendohet dhe matet mirë, sepse lexuesi në përgjithësi parapëlqen tema të tjera. Në shtypin shqiptar të Tiranës, tashmë të zgjeruar, rrallëherë gjen artikuj që i kushtohen kësaj problematike.

Në Shqipërinë shtetërore askush nuk kuturis të shpallë se është nacionalist apo të marrë nismën e kotë për formimin e një partie ose shoqate atdhetare, sepse shqiptarët bëjnë çudi me të dhe fare pak veta e mbështesin.

Afërmendsh, gjatë diktaturës gjysmëshekullore në ish-RPSSH, E. H. formoi dy brezni intelektualësh internacionalistë, të cilët nuk interesohen asfare për çështjen kombëtare shqiptare, krejtësisht të pazgjidhur. Këtu e një a dy vjet më parë një deputete deklaroi në ekranin e televizionit se ndjenjat patriotike tashmë janë vjetruar, çka do të thotë, me fjalë të tjera, se patriotizmit i ka ikur koha. Një deputet shton se kosovarët janë më të interesuar të ndërtojnë ndonjë vilë në bregdetin shqiptar sesa të bashkohen me Shqipërinë. Kurse një deputet tjetër pak muaj para se të shpallej pavarësia e Kosovës deklaroi hapur në Mal të Zi se Kosovës i mjafton një indipendencë e zgjeruar nën sovranitetin e Beogradit (!).

Qëndrime të këtilla antishqiptare janë disa nga arsyet pse bashkatdhetarët shqiptarë që banojnë jashtë kufijve të mallkuar të vitit 1912, detyrohen t’i peshojnë mirë fjalët kur pyeten për çështjen kombëtare shqiptare. Shkrimtari dhe gazetari Kim Mehmeti, shqiptar nga Maqedonia, në një intervistë të dhënë “Osservatorio balcani-t”, kur e pyetën nëse është e vërtetë se ambienti kulturor shqiptar i Maqedonisë vuan nga arroganca e Tiranës dhe indiferenca e Prishtinës, përgjigjet: “Plotësisht e vërtetë. Atje mendohet se këtu nuk bëhet gjë në kulturë, nuk krijohet gjë… Shqiptarët mendojnë ende sikur përbëjnë principata kulturore. Në Tiranë shqiptarët pandehin se nuk kanë nevojë për njeri tjetër, në Prishtinë indinjohen nga arroganca e Tiranës dhe dëshirojnë të shpikin një identitet të tyrin. Nuk ka kurrfarë integrimi kulturor.”

S’do mend, “njeriu i ri” i të paudhëve E. H. dhe R. A. është mbrujtur plotësisht me mësimet e këtyre të fundit, madje aq sa nuk i di kufijtë e atdheut, njësoj si Halim Huta nga Kalaja e Dodës, i cili nuk i dinte kufijtë e arave që i kishte lënë i ati. Intelektualët e formuar në vitet e diktaturës dhe sot e kësaj dite pandehin se nacionalizmi është okë pa pak ose okë e pak shovinizëm apo nazizëm, pra diçka krejt e papranueshme. Dhe ndonjë syresh që ushqen ndjenja të flakta nacionaliste, pra është nacionalist i vërtetë, nuk pranon se është i atillë, madje zemërohet po t’i thuash se është nacionalist. Kjo ndodh ngaqë në Shqipërinë shtetërore termi “nacionalizëm” ka marrë një kuptim vërtet të përçudshëm, rrënjësisht të ndryshëm nga kuptimi i tij i vërtetë. Mjerisht, deri në këtë pikë të paudhët e sipërpërmendur e bënë lanet nacionalizmin.

BE-ja bën sikur nuk e di se sa e pazgjidhur dhe e koklavitur është çështja kombëtare shqiptare në Ballkan; ajo nuk mund ta ngrejë këtë problem përderisa shqiptarët nuk e hapin gojën. Për BE-në është më problematike çështja e romëve sesa problemi i bashkimit kombëtar shqiptar. Ajo njeh vetëm disa çështje kombëtare të pazgjidhura në Evropë: temën e Hungarisë dhe minoritetit të saj jashtë kufijve shtetërorë, si dhe jehonat e saj në Rumani e Sllovaki etj.

Por krijimi i disa shteteve-kombe në Ballkan ka hapur probleme esencialisht gjeopolitike. Me problemet kryesore të Shqipërisë, në vend që të merren “mendarët” shqiptarë, sidomos ata të Tiranës, merren diplomatë të huaj si Lord David Ouen. Ky politikan largpamës ngre problemin e një riorganizimi territorial shqiptar në hapësirën gjeografike tradicionale të kombit shqiptar, madje një “etnicizim” tjetër të Ballkanit, pra një përkufizim të ri të kufijve të shteteve ballkanike, që të përputhen me sovranitetet shtetërore. Kjo do të thotë se ndër të tjera duhet të realizohet bashkimi kombëtar shqiptar. Kurse politikaxhinjtë allçakë të Tiranës, të dalldisur për t’u futur në organizma politike perëndimore, mendojnë se, kur të bëhet Shqipëria shtetërore anëtare e BE-së dhe NATO-s, ne shqiptarët do të dalim në selamet! Në fakt, anëtarësimi i Shqipërisë zyrtare dhe i Republikës së Kosovës në BE do të thellonte ndasitë kombëtare shqiptare: Shqipëria shtetërore dhe shteti i Kosovës ndoshta nuk do të bashkohen ndonjëherë dhe tokat e tjera irredente shqiptare ndoshta do të ngelen përgjithmonë jashtë kufijve të atdheut nënë.

E pra, t’i krahasosh këta të vetëquajtur politikanë të Tiranës me politikanët e vendeve fqinje, qofshin këto të fundit dhe vendet ish-komuniste, do të vinim re ndryshime të jashtëzakonshme. Këto kohët e fundit Vuk Karaxhiç në një intervistë shtypi deklaron me mburrje se është nacionalist serb dhe, si i atillë, nuk njeh asgjë para çështjes së atdheut të vet. Ai, njësoj si shumica e serbëve, po qe se është fjala për të integruar (padrejtësisht) Kosovën brenda kufijve shtetërorë të atdheut të tyre, nuk do t’ia dijë aspak as për NATO, as për BE. Kurse politologu Jacques Rupnik, duke analizuar rezultatet e votimeve të turit të parë të zgjedhjeve të sivjetme në Serbi, nënvizon: “Politika serbe nuk ndahet mes nacionalistëve dhe demokratëve evropianë, por përfaqëson një continuum të nacionalizmit, që shkon nga më radikalët në më të moderuarit… Të gjitha (partitë politike) janë të vendosura njësoj për Kosovën.”

Krejt ndryshe nga politikanët e Tiranës e shikojnë nacionalizmin ata shqiptarë të Shqipërisë zyrtare që kanë pasur mundësinë të dalin në vendet perëndimore dhe të kryejnë studime në ndonjërën nga degët humanitare, pra krejt ndryshe konsiderohet nacionalizmi në vendet perëndimore. Zhvillimi i idesë së nacionalizmit lidhet ngushtë me shtetet moderne të Evropës: Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, ku është përdorur dhe formuar për herë të parë nocioni nacionalizëm. Si doktrinë dhe ideologji nacionalizmi kristalizohet në shek. XIX dhe XX. Sado të ndryshme të jenë formulimet doktrinale të nacionalizmit në këto vende dhe në SHBA, vihet re prania e një fondi ideologjik të përbashkët, të organizuar rreth katër temave kryesore:

1. Nacionalizmi lind bashkë me vullnetin e kombit për të fituar sovranitetin. Këtu fitojnë rëndësi të madhe flamuri dhe himni kombëtar.

2. Në të gjitha rrafshet - etnik, shoqëror, politik, administrativ, gjuhësor dhe nganjëherë fetar - manifestohet e njëjta prirje për të luftuar kundër veçorive krahinore, për të zhdukur shkaqet e antagonizmave të brendshme.

3. Të gjithë bashkëkombësit duhet që pa tjetër të formojnë vetëdijen se i përkasin të njëjtit komb.

4. Ekzaltimi i së kaluarës nacionale lidhet ngushtë me afirmimin e vlerave universale të qytetërimit të njerëzimit mbarë.



Në Francë nacionalizmi ka lindur si një tendencë intelektuale dhe politike e Republikës së tretë. Asokohe nacionalistët përpiqeshin të kapërcenin ndasitë ideologjike, të bashkonin francezët rreth historisë dhe identitetit të përbashkët, që të formonin një lidhje kombëtare për të mbrojtur atdheun nga ambiciet e gjermanëve. Sot nacionalizmi në Francë është doktrinë politike, që afirmon parësinë e interesit të kombit ndaj interesave të grupeve shoqërore, klasave dhe individëve që e përbëjnë. Ky përkufizim i nacionalizmit, i nxjerrë nga Larousse-i i vitit 1994, është diametralisht i kundërt me nocionin absurd enverist mbi kombin të nxjerrë nga fjalori i gjuhës shqipe i vitit 1984: “Nacionalizmi është ideologji dhe politikë reaksionare e borgjezisë së një vendi, e cila i vë interesat e veta të ngushta klasore mbi gjithçka, duke i paraqitur si interesa të të gjithë kombit, e quan këtë më epror ndaj kombeve të tjera dhe ndez përçmimin e armiqësinë ndaj tyre.”

Me këso marrëzish piramidale i paudhi E. H. menjëherë pas Luftës II Botërore i dhuroi Titos me të dyja duart më shumë se gjysmën e Shqipërisë dhe e gremisi kombin shqiptar në humnerë. Dhe e keqja e fundit, kronologjikisht e viteve të diktaturës, politikanët e Tiranës po mbajnë dashka pa dashka të njëjtin qëndrim enverist ndaj çështjes kombëtare shqiptare, ndaj çështjes së bashkimit kombëtar shqiptar. Prandaj Shqipëria, duke nënkuptuar këtu të gjitha trojet shqiptare, të marra së bashku, është e ndarë në disa principata politike shqiptare.

Si përfundim, nacionalizmi nuk është as shovinizëm, as nazizëm, as djall me brirë. Ne shqiptarët e kemi nxënë termin “nacionalizëm” nga frëngu, ne nuk mund të pretendojmë të mësojmë popujt e vendeve të qytetëruar të Perëndimit se ç’do të thotë fjala “nacionalist”. Në Evropën Perëndimore dhe në SHBA luftëtarët e UÇK-së quhen “nacionalistë shqiptarë të Kosovës”. Ndër nacionalistët më të njohur shqiptarë janë vëllezërit Frashëri, Pashko Vasa, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Aqif Pashë Elbasani, Avni Rustemi, Faik Konica, Shaban Polluzha, Adem Jashari etj.

Kombi shqiptar gjendet para rrezikut të madh të sanksionimit të përjetshëm të copëtimit kombëtar. Prandaj t’u japim të drejtë atyre politikanëve shqiptarë që kërkojnë bashkimin kombëtar dhe besojnë se vetëm një kongres i ri i Berlinit do të mund të riparonte padrejtësitë e historisë në Gadishullin Ballkanik.

Marre prej Gazets Metropol Online


Falemners
Lec Neli


Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Modify_inline

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:11 am

Toskë? Gegë? Asht mir me ken shqyptar

Madhesia e germave:

“Toskë e gegë nuk merren vesht shoq me shoq… Në mes tyre mbretëron një antipati e trashëgueme gjysh-stërgjyshi, e cila shkakton shpeshherë zënie e grindje…”, - ka thënë më shumë se sa një shekull e gjysmë më parë dr. Johan Georg von Hahn, një vëzhgues i shkëlqyer i botës shqiptare. Ka sa të duash dhe të tjerë para, e sidomos pas Von Hahn-it, që e kanë vënë re dhe e kanë theksuar këtë gjë

Nga Mustafa Nano

“Toskë e gegë nuk merren vesht shoq me shoq… Në mes tyre mbretëron një antipati e trashëgueme gjysh-stërgjyshi, e cila shkakton shpeshherë zënie e grindje…”, - ka thënë më shumë se sa një shekull e gjysmë më parë dr. Johan Georg von Hahn, një vëzhgues i shkëlqyer i botës shqiptare. Ka sa të duash dhe të tjerë para, e sidomos pas Von Hahn-it, që e kanë vënë re dhe e kanë theksuar këtë gjë. Pati nga ata, që edhe ngjarjet e vitit 1997 i përkufizuan si një ndeshje mes gegësh e toskësh.

Teprohet me këtë përfundimin e fundit? Sipas shumë gjasave po, por kjo nuk do të thotë se ne duhet ta marrim në mënyrë të shpenguar këtë punën e kontrastit midis tribuve tona. Një numri diferencash midis tyre koha nuk ka mundur t’u bëjë gjë tjetër, veçse t’i kalcifikojë. Këto diferenca pra, të vëna re e të theksuara nga qindra vizitorë, vëzhgues, gjeografë, gjuhëtarë, historianë, spiunë, studiues, diplomatë, konsuj, gazetarë, sociologë, pushtues, ushtarakë, misionarë, antropologë, klerikë, akademikë, publicistë, të huaj e shqiptarë, të Gegërisë e të Toskërisë, ekzistojnë që ç’ke me të edhe sot e kësaj dite. Gegët janë qejflinj të armëve, ndërsa toskët janë qejflinj të parave; gegët dinë të bëjnë luftë, toskët dinë të bëjnë propagandë; gegët janë trima, toskët janë mendjehapur; gegët janë të dhënë pas fisit, toskët janë të dhënë pas vetes; gegët janë poetikë, toskët janë prozaikë; gegët janë dionisiakë, toskët apoloniakë (në konceptin nitzsche-an të termave); gegët janë të zgjuar, d.m.th finokë e dinakë, toskët janë të mençur, d.m.th pragmatistë e të korruptueshëm; gegët pëlqejnë jetën rapsodike brenda fisit, toskët pëlqejnë jetën sociale jashtë shtëpisë; gegët duan ta këqyrin bukurinë, toskët duan ta shijojnë atë; gegët pëlqejnë burrninë, toskët pëlqejnë njerzillëkun; gegët i duan gratë për t’i nderuar e për t’u nderuar prej tyre, toskët i duan gratë për t’i kënaqur e për t’u kënaqur prej tyre; gegët jetojnë për një nder, toskët jetojnë për një çikë qejf; gegët janë fanatikë, toskët janë të shthurur; gegët te çdo njeri shohin një mik/armik, toskët te çdo njeri shohin një ortak; gegët bartin virtyte kombëtare, toskët bartin virtyte civile; gegët janë të dhënë pas normave etike, toskët janë të dhënë pas normave civile; gegët parapëlqejnë vetëgjyqësinë e ngritur mbi kode morale, toskët parapëlqejnë të jenë nën hyqmin e një organi suprem amoral, siç është shteti; gegët shohin me dyshim modernitetin, toskët shohin me dyshim traditën; gegët janë tradicionalistë, konservatorë, deri edhe reaksionarë, toskët janë progresistë, liberalë, deri dhe revolucionarë; gegët janë zogollianë, toskët janë fannolianë; me gegët mund të ndërtosh një komb, me toskët mund të ndërtosh demokracinë e shtetin e së drejtës; gegët janë të djathtë, toskët janë të majtë.

Të kuptohemi, afërmacioni i fundit, tok me të gjitha afërmacionet e mësipërme, janë spekulime të rrumbullakosura e duhen marrë për të vërteta, pasi t’i kemi shumëzuar rast pas rasti me një koeficient të konsiderueshëm gabimi. Nga ana tjetër, edhe sikur ta marrim për të vërtetë spekulimin e fundit, puna është se gegët nuk e dinë që janë të djathtë e toskët nuk e dinë që janë të majtë, dhe me këtë dua të them se përthyerja konkrete që ka marrë spekulimi në fjalë në realitetin politik shqiptar lidhet me faktorë të tjerë. Dhe këtu nuk jemi më në lëmin e spekulimeve; përkundrazi, jemi përballë, si të thuash, zhvillimeve materiale. Partia Socialiste nuk u mjaftua me origjinën e vet prej Partisë së Punës, e cila ishte toskë “par excellence” (s’ka gjë se nën diktaturën e ndërtuar prej saj vuajtën toskët, po aq sa dhe gegët), por vijoi ta mbante qasjen tribale edhe për shumë vite të tjera. Një numër qeverish të majta janë përkufizuar jo pa të drejtë si qeveri të Zonës së Parë Operative. Tanimë kjo situatë tribale nuk ekziston më. Nuk di nëse shtribalizimi i Partisë Socialiste ka qenë një zhvillim i kërkuar, por duket që ajo nuk është më një parti me frymëzim toske. Në establishment-in drejtues të saj duket se kartat janë nakatosur thellë. Tanimë, gegët në krye të PS-së nuk janë më siç kanë qenë, d.m.th ose të numërueshëm me kokrra, ose gegë të promovuar e të graduar prej “meritës” se janë gegë; përkundrazi, janë të shumtë në numër e janë promovuar e graduar për vlerat që bartin e zotësitë që kanë. Rrjedhimisht, askush nuk i sheh më si gegë. Përveç kësaj, në kokën e PS-së qëndron rehat-rehat edhe një grua si Ledi Shamku, një nga betejat publike e intelektuale të së cilës është ngritur mbi kokëçarjen për riafirmimin kulturor të gegëve. Si një revanche ndaj toskëve? Si një përpjekje për të ruajtur me pahir ca përpjesëtime të stisura tribale brenda etnisë a kombit? Dua të besoj se Shamku e sheh riafirmimin kulturor të gegëve si një riafirmim kulturor kombëtar. Jo të gjithë e shohin kështu, megjithatë. Një gegë krenar me mbiemrin Kelmendi, shkrimtar, në përpjekje për ta marrë në mbrojtje në një diatribë të sajën me historianin e njohur Kristo Frashëri, i lejonte vetes të shfryhej nja tri javë më parë në gazetën “Tema” në mënyrë shumë tribale (ai përmendte dhe lumin e Shkumbinit si kufi, e linte të kuptohej se të gjithë toskët mund të degdisen poshtë atij kufiri). Por nëse shihet si një riafirmim kulturor kombëtar, asaj e të tjerëve do t’u bëhen krah edhe toskë putativë si puna ime.

Po në krahun tjetër? Herë pas here më është bërë rriqër ideja, se Sali Berishës duhet t’i njihet të paktën një meritë, e njëjta meritë që sapo i njoha Ledi Shamkut. Herë pas here pra, kam qenë i sigurt se ai ia ka dalë mbanë, që me praninë e tij të gjatë në politikën shqiptare, t’i japë një mundësi afirmimi kulturor tribusë së vet. Dua të them se nuk mund të mohohet që rishfaqja imponuese e gegëve në skenën nacionale, gjë që ka qenë e nevojshme pas një periudhe mbi dyzetvjeçare të sundimit kulturor të tribusë së toskëve, ka ardhur edhe si efekt i pranisë së tij të bujshme në skenën politike.

Sali Berisha pra, ka luajtur për vite me radhë një rol pozitiv në funksion të riafirmimit të tribusë së gegëve, i parë ky i fundit si një projekt me frymëzim kombëtar. Në periudhën 1992-1997, kur socialistët, ca nga halli e ca nga qejfi, nuk e çonin nëpër mendje një rritje të dozës së gegnizimit të partisë së tyre (leadership-i saj ishte një nga më tribalët në historinë politike të shqiptarëve), Berisha, në stilin zogollian, bënte një ndërthurje fantastike të tribuve në ndarjen e posteve e të përgjegjësive. Kjo ndërthurje bëhej, ç’është e vërteta, mbi kurriz të meritokracisë, por nuk është se tribalizimi i establishmentit drejtues të PS-së përligjej me kritere meritokratike. Absolutisht jo! Në atë mot, Berisha (në këtë drejtim) nuk kishte imazhin e një gegu. E nuk kishte pse ta kish. Në atë mot, amá!

Tani gjërat janë ndryshe. Ka kohë që janë ndryshe. Qysh nga momenti që Berisha filloi të sillej si gegë. Pas vitit 1997, ai nuk ka qenë asgjë tjetër, veçse një politikan gegë, tepër gegë. Për këtë arsye, ai nuk mund ta luajë më atë rol. Edhe sikur të binim dakord se “kauza gege” ka ende arsye të ekzistojë, Berisha është një barrë për këtë kauzë. Të mos harrojmë se ka qenë ky nga njëra anë me sjelljet e mendësitë e veta (e mbani mend atë frazën kërcënuese: “Po të dua unë, e marr pushtetin me demokratët e Mamurrasit e të Bushatit? Hëm, Mamurrasi e Bushati jo rastësisht janë të “brand”-it gegë), nga ana tjetër me bandat e fanatikëve të rekrutuar sipër në veri e të frymëzuara po prej tij, që bëri të ridalë bujshëm nga arkivat etiketimi fyes “malokë” për gegët e malësisë. Po ky ka bërë që Partia Demokratike të shihet nga shumëkush si një parti e gegëve. Është për të ardhur keq, por Berisha nuk bën asnjë përpjekje për ta ndryshuar këtë imazh. Të krijon përshtypjen se i pëlqen ky imazh i tij dhe i partisë së tij, pasi “brand”-i gegë është shumë më i shitshëm sot, sesa dje. Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe heqja e kufijve brenda botës shqiptare e ka rritur peshën e rëndësinë e tribusë gege deri në limitet natyrale. Kjo rrit vetvetiu peshën e rolin e politikanëve të llojit të Berishës, por kjo është e keqja: i bën këta edhe më tribalë. Mua personalisht më ka qëlluar të takoj sa e sa kosovarë, të cilët më kanë shprehur simpatinë e tyre për bacë Saliun. Nuk ka asnjë dyshim që kjo është simpati e natyrës tribale, e cila dashje pa dashje kushtëzon Saliun e të tjerë politikanë si ai në veprimtarinë e tyre publike (fjala vjen, Jozefina, e cila po e thekson gjithnjë e më shumë ligjërimin dialektor në majë të një karrigeje shumë të rëndësishme institucionale e shtetërore). Në këto rrethana është e lehtë që projekti i patësharë i riafirmimit të Gegërisë në botën shqiptare ta lërë mënjanë objektivin e shëndoshjes kombëtare e të marrë formën e një revanche-i ndaj toskëve. Pikërisht kjo është e rrezikshme, pasi hëm, na bën që t’i kemi gjithë kohën përpara syve dallimet tradicionale tribale. Hëm, i përcjell këto dallime në politikën shqiptare bash si të ishin dallime etnike. Në momentin që partitë tona politike (apo ndonjëra sosh) e përkufizojnë vetveten, jo mbi baza ideologjike, por mbi baza tribale, ky është fundi i politikës dhe fillimi i fundit të kombit.

Këto janë gjëra, të cilat druhemi për t’i trajtuar. Është fjala për patologjira, që ashtu si ca pacientë të trembur, nuk duam t’i ekzaminojmë, nga frika se na dalin sëmundje të këqija. Dhe harrojmë se ta fshehësh sëmundjen, nuk është se e largon atë. Ajo mbetet aty, duke rrezikuar të zhvillohet. Ndërsa ekzaminimi i saj na bën të njohim burimin e na shtrëngon të gjejmë kurën. Burimi janë identitetet e forta tribale, të cilat janë parë shpeshherë jo si komplementare, por si kompetitive, gjë që qëndron në themel të prapambetjes sonë plateale (të gjithë e dimë tanimë, që një nga arsyet themelore të prapambetjes historike të shqiptarëve lidhet me kohezionin e dobët kombëtar, rrjedhimisht me ndërgjegjen e dobët kombëtare, që ka ardhur prej antagonizmit mes tribuve). Ndërsa kura është e thjeshtë: identitetet tribale duhen lejuar e duhen nxitur të harlisen e të këndellen si t’ua ketë ënda (asgjë e keqe nuk vjen prej tyre, përkundrazi), por përpara tyre duhet nxitur e mbrojtur identiteti ynë kombëtar. Është bukur të jesh gegë apo toskë, por “asht po aq mirë me ken shqyptar”, sidomos në politikë.

Korrieri Online


Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Modify_inline

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:12 am

Gegë, toskë dhe katundarë

Nga * xhaxhai.wordpress.com

A ishte periudha totalitare në Shqipëri edhe sundim i Veriut nga Jugu ose i gegëve nga toskët? A ka bazë të thuhet, siç po dëgjojmë, se prapambetja ekonomike, sociale dhe kulturore e Veriut të Shqipërisë i detyrohet indiferencës, ose shpërfilljes së atyre zonave prej elitave toske që kishin pushtetin në Tiranë, gjatë gjysmë shekulli komunizëm?

Ky mem ka kohë që qarkullon ndër shqiptarë, sidomos në forume të Internetit; por tashmë po nis të nxjerrë kokë edhe në faqet konvencionale të gazetave, në shkrime autorësh konvencionalë; çka përbën, besoj unë, arsye për t’u shqetësuar.

E gjej, bie fjala, në një editorial të sotëm të Enver Robellit, në gazetën “TemA”, ku autori, duke iu referuar Kukësit dhe zonave përreth, shkruan:

“Ky rajon ishte lënë pas dore nga regjimi komunist, i cili dominohej prej politikanëve të jugut të Shqipërisë. Në sytë e tyre veriu ishte i dyshimtë, sepse pothuaj nuk kishte luftuar kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë, sepse nuk e kishte përqafuar ideologjinë komuniste, sepse nuk pranonte të shlyhej kultura dhe historia e krijuar nga intelektualët në veri të Shqipërisë, me Shkodrën si qendër. Kur u rrëzua diktatura, mijëra shqiptarë veriorë u vërsulën drejt Tiranës, ndërtuan kasolle në periferi e në qendër të kryeqytetit, liria absolute u shndërrua në keqpërdorim absolut. Ishte një lloj hakmarrjeje ndaj terrorit komunist dhe përbuzjes. Një hakmarrje në kohë të gabuar dhe me pasoja fatale. Jo vetëm për shkak të këtyre sjelljeve shqiptarët veriorë nga qytetarët e Tiranës, jo pak prej tyre po ashtu ardhacakë nga jugu, filluan të etiketohen si “çeçenë”.”

A ka ndonjë bazë historike ky pretendim, që vende-vende po merr përmasa histerike?

Edhe ka, edhe s’ka.

Është pa dyshim e vërtetë se regjimi komunist praktikisht ia zhduku Shqipërisë veriore elitat, krerët, bajraktarët dhe priftërinjtë; me pretekstin se këta kishin bashkëpunuar me pushtuesin (italian dhe gjerman), ose kishin refuzuar të pranonin udhëheqësinë e Frontit Nacionalçlirimtar. Kjo luftë klasash, shpesh e përgjakshme, u ndez ndonjëherë fshat më fshat, nuk la fis e familje pa prekur dhe e gjakosi keq Veriun.

Njëlloj është e vërtetë se regjimi komunist bëri çmos për t’i shkatërruar strukturat sociale në Veri të Shqipërisë, në emër të luftës kundër patriarkalizmit dhe konservatorizmit; por pa arritur dot t’i zëvendësonte me diçka të barasvlershme.

Por unë nuk besoj se faji për prapambetjen e sotme të Veriut të Shqipërisë mund t’i lihet i tëri komunizmit; sikurse nuk besoj se regjimi i Tiranës, në vetvete, synonte ta linte Veriun të pazhvilluar e të pagojë.

Argumenti që elitat politike dhe kulturore në Tiranë ishin kryesisht me prejardhje toske, prandaj edhe nuk e dëshironin zhvillimin e Veriut, është argument i tipit pasiv-agresiv, pjellë mendjesh thellësisht provinciale.

Nuk ka dyshim që elitat politike dhe kulturore në Tiranë ishin kryesisht me prejardhje toske; por këto elita e konsideronin krejt Shqipërinë si pronën e tyre, si çifligun e tyre, me të cilin mund të bënin ç’të donin.

Prandaj, ka më shumë gjasa që prapambetja e sotme e Veriut të Shqipërisë të jetë trashëguar nga një kohë shumë e hershme se komunizmi; meqë zonat veriore dhe veçanërisht malësia, kanë qenë tradicionalisht të prapambetura, të izoluara dhe të kapura peng të strukturave që u siguronin mbijetesën.

Kur them kohë shumë e hershme, kam parasysh periudhën osmane; kur malësia veriore ia kish siguruar vetes njëfarë autonomie, por me çmimin e lartë të izolimit nga fusha. Gegët e veriut të Shqipërisë nuk e njohën atë hapje ndaj botës dhe atë zhvillim ekonomik dhe kulturor që njohu Toskëria, gjatë shekullit XIX, si pasojë edhe e emigracionit.

Në shekullin XX, faktori kryesor që e pengoi zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Veriut ishte gjymtimi i trojeve shqiptare pas vitit 1912; dhe mbetja e Kosovës jashtë territorit të shtetit të ri shqiptar, që u shoqërua me ndërprerje të komunikimit njerëzor dhe të mallrave, të shkëmbimeve kulturore dhe të vetëdijes kombëtare si vetëdije praktike (përtej identifikimit me flamurin).

Një tjetër faktor që kontribuoi në këtë pellgëzim ishte mungesa e qyteteve; me përjashtim të Shkodrës, Veriu i Shqipërisë mbeti pa qytete, që t’i shërbenin si pika referimi kulturore, përveçse si qendra të zhvillimit tregtar, industrial dhe arsimor. Kjo gjendje, në një formë ose në një tjetër, vazhdon sot e kësaj dite.

Megjithatë, Shkodra katolike e viteve 1920-1944 njohu një zhvillim kulturor të pashembullt, i cili mbetet i admirueshëm për nga thellësia dhe larmia e kontributeve. Regjimi komunist arriti ta shkatërrojë këtë kulturë dhe këtë traditë, duke ia shpërndarë institucionet, burgosur e pushkatuar e internuar eksponentët dhe damkosur si armiqësore fenë katolike që i shërbente si nënshtrat. Arsyeja kryesore e këtij egërsimi ishte, besoj unë, armiqësia e betuar e komunizmit me fenë katolike, jo e toskëve komunistë me gegët katolikë.

Mirëpo shkëlqimi i Shkodrës katolike dhe i produkteve të saj kulturore nuk duhen ngatërruar me prapambetjen e Veriut geg; dhe veçanërisht të zonave verilindore të Shqipërisë, të cilët nga Shkodra merrnin shumë pak – tek-tuk ndonjë prift ose mësues. Para 1944-ës, gjendja ekonomike dhe sociale e atyre zonave ishte e mjeruar në shumë pikëpamje; dhe rrezatimi i Shkodrës, sado i vyer, zor se arrinte dot, bie fjala, deri në Kukës.

Pavarësisht nga ç’mund të shkruajë sot Enver Robelli, gjendja e djeshme dhe e sotme e zonave të Kukësit, Pukës, Mirditës, Matit, Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe Tropojës nuk vihet dot në lidhje me “kulturën dhe historinë e krijuar nga intelektualët në veri të Shqipërisë” – sepse këta intelektualë i përkisnin një sistemi jashtëzakonisht të brishtë, emergjent dhe të kufizuar kryesisht në Shkodër dhe në Tiranë.

Regjimi totalitar, që në fillim, u përpoq “ta shtrojë” Veriun; çka nënkupton jo vetëm dhunë, luftë klasash dhe përndjekje të elitave antikomuniste ose jokomuniste, por edhe investime në infrastrukturë: shkolla, rrugë, hapje tokash të reja, plehra kimike, elektrifikim, sharra, dele, vatra kulture, librari, agroteknikë, shëndetësi publike, vaksinime të fëmijëve, konsultore për gratë shtatzëna, ulje të vdekshmërisë foshnjore, bonifikime dhe vepra industriale madhore - hidrocentrale, miniera - të cilat ua shtuan të ardhurat familjeve që jetonin në ato zona.

Nuk duhet harruar që, për një kohë të gjatë, banorët e Veriut favorizoheshin në të drejta studimi; dhe se në degët më të preferuara (p.sh. mjekësi), shpesh mbeteshin vende të hapura pasi këto zona nuk arrinin të dërgonin studentë për t’i mbushur. E gjithë kjo ngjante, në shumë pika, me famëkeqin affirmative action që ndeshet sot në SHBA, në politikat parapëlqyese ndaj minoriteteve të ndryshme.

Çfarë e pengoi Veriun e Shqipërisë që të zhvillohej më shpejt e të dilte nga prapambetja ishte, më tepër sesa dhuna ideologjike dhe policore, mungesa e qyteteve me tradita. Kukësi dhe Puka nuk mund të krahasohen, për nga rrezatimi dhe prestigji, me Korçën, Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. Qytetet e reja si Laçi, Rrësheni, Rubiku, Fushë-Arrësi, Bulqiza nuk arritën dot të krijonin identitet të vetin të mjaftueshëm, as t’i imponoheshin rrethinave përreth me kulturën e tyre. Në fakt, arsimi dhe kultura Veriut të Shqipërisë i shkonte nga Jugu; dhe jo vetëm tërthorazi, nëpërmjet produkteve, por edhe drejtpërdrejt, nëpërmjet kuadrove, duke filluar që nga mësuesit dhe mësueset, të cilat çoheshin për të punuar në Veri forcërisht.

Në rrethana të tjera, sikur Shkodra të mos ishte plagosur për vdekje nga dhuna e regjimit dhe, sidomos, sikur Kosova të kishte mbetur brenda trojeve shqiptare, Veriu do t’i kishte pasur pikat e veta të referimit po aq vitale dhe produktive sa edhe Jugu - Korçës, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës do t’i “kundërviheshin” Shkodra, Prizreni, Prishtina, Gjakova… ndoshta Dibra dhe Manastiri.

Dëgjon ndonjëherë edhe argumentin e çuditshëm se Shqipëria komuniste e veçanërisht elitat toske, u majmën me pasuritë e Veriut: kromin, bakrin, energjinë elektrike të hidrocentraleve të Drinit… i cili argument mbështetet në premisën njëlloj të çuditshme, se banorëve e zonave veriore me pasuri hidrike ose minerare u është bërë padrejtësi, sa kohë që këto pasuri janë shfrytëzuar prej “të tjerëve”. Përsëri kemi të bëjmë me këndvështrim provincial, tipik katundar; meqë një banor i Mirditës nuk mund të ketë pasur kurrfarë pretendimi të shtuar ndaj të ardhurave të siguruara prej minierave të bakrit, në krahasim me, bie fjala, një banor të Përmetit; sa kohë që të dy kanë qenë qytetarë të të njëjtit shtet sovran - Shqipërisë. Thashë më lart katundar, sepse mendësia katundare nuk e rrok dot konceptin e sovranitetit, përtej katundit të vet, oborrit të vet, fisit të vet, bajrakut të vet.

Ka diçka të ndyrë dhe tejet përçarëse, në argumentin se sundimi komunist në Shqipëri ishte sundim i toskëve mbi gegët, ose i Jugut mbi Veriun e vendit; diçka që duhet denoncuar dhe luftuar, për të mos lejuar që të kthehet në premisë të pranuar arsyetimesh, si ai i Enver Robellit që citova në krye të këtij shkrimi. Malësitë e Veriut vërtet kanë qenë të prapambetura gjatë viteve të sundimit komunist; por a nuk kanë qenë njëlloj të prapambetura edhe malësitë e Jugut? Kush e ka shëtitur Shqipërinë në vitet 1970-1980, vallë nuk ka ndeshur në të njëjtin mjerim e dëshpërim, si në Rubik ashtu edhe në Çervenakë, si në Pukë ashtu edhe në Librazhd, si në Kukës ashtu edhe në Delvinë, si në Fushë-Arrës ashtu edhe në Mokër? Ky ishte mjerim ekonomik dhe shpirtëror, pjesërisht i trashëguar dhe pjesërisht i shkaktuar nga politikat ekonomike dhe sociale fund e krye të gabuara të Tiranës; të cilat nuk dallonin mes Veriut dhe Jugut, as midis gegëve dhe toskëve.

Pavarësisht nga format që merr dhe pozimet që bën para kamerave, katundaria nuk është funksion i gjeografisë, por më tepër një gjendje e mendjes, ose produkt i paaftësisë për të menduar në mënyrë qytetare, ose për të kapërcyer barrierat artificiale që ekzistojnë për shkak të varfërisë, padijes dhe frikës ndaj modernitetit. Teza e hedhur poshtë e lart, që e shpjegon prapambetjen e sotme të Veriut të Shqipërisë me prejardhjen toske të elitave komuniste gjatë viteve 1945-1990 është tezë tipike e këtij të menduari katundar, që ka nisur të dalë tashmë në sipërfaqe të komunikimit publik si ujë i vjetër gjirizesh të bllokuara nga gjithfarë kompleksesh inferioriteti dhe planesh revanshiste të keq-orientuara.

©️ Copyright 2007 tema.al.

Edhe jam edhe s'jam dakord me disa kanveshtrime personale me shkrimin e masiper, jam tu pritu mu marre me te ne detale se po me ik tan dita, gjithsesi me pelqevi kastan mrnova se ka vendin me shkrimet tjera ktu


Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Modify_inline

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:12 am

Maska shumëngjyrëshe për fytyra të ngjyrosura

Nga Kim Mehmeti

Shqiptarëve të Maqedonisë u mungon shumëçka, por jo jeta e begatë politike. Ata kanë fatin të përjetojnë furishëm më shumë fushata parazgjedhore dhe zgjedhje sesa bashkëkombësit e tyre në Kosovë e Shqipëri. Thënë ndryshe, cirqet e mitingjeve partiake për shqiptarët e Maqedonisë janë më të shpeshta: posa përfundojnë fushatat parazgjedhore të këtushme, ku ata ushqehen me premtimet e kryesuesve të tyre partiakë, u vjen radha atyre në Shqipëri dhe Kosovë. Madje, mund të thuhet, se zgjedhjet në Prishtinë e Tiranë për shqiptarët e këtushëm kanë po të njëjtën peshë sa edhe ato që mbahen në shtetin ku ata jetojnë. Nëse për hiçgjë tjetër, atëherë ngaqë ata qëmoti e kanë kuptuar se çdo parti e këtushme shqiptare ka motrën e vetë binjake në Tiranë dhe Prishtinë, se çdo lider i këtushëm shqiptar ka të fortin e vet në Shqipëri e Kosovë, me të cilin, nëse jo ideologjia, e lidh biznesi dhe nga i cili mund të kërkojë ndihmë sa herë që këtu t’i hasë sharra në gozhdë. Pra, shqiptarët e këtushëm, që moti e kanë kuptuar ç’është ajo që i lidh mes veti “vëllazëritë e motrave partiake” të shqiptarisë, dhe pse shpeshherë, politikanët e këtushëm që nuk i përkrah populli, ndonjë kryepartiak nga Tiranë do i kandidonte për president të Shqipërisë, e në Prishtinë i shpallin anëtarë nderi të kryesive të atjeshme partiake dhe, pse ata që do t’i heqë qafe Tirana, shqiptarët jashtë mëmëdheut do i votonin me shumicë absolute votash. Pra, e kanë kuptuar se politikanët shqiptarë kudo që janë, kanë një përparësi që u mundëson të kenë portret të dyfishtë: treg të veçantë ku shesin gënjeshtra e ku realizojnë përfitime personale - vendin ku veprojnë politikisht, dhe tregun ku shesin atdhetari e patriotizëm - atë në hapësirat shqiptare jashtë shtetit ku veprojnë.

Duke shfrytëzuar përparësitë që i ka sjellë koha e satelitëve që i shpërndajnë valët partiake shqiptare nëpër të gjithë planetin, shqiptarët e Maqedonisë, si asnjëherë më parë, patën mundësinë të ndjekin fushatën parazgjedhore dhe zgjedhjet në Shqipëri. Dhe nuk e kishin vështirë të shihnin se në shtetin e tyre amë çdo gjë është dyngjyrëshe, çdo gjë është e ndarë në “rozë” dhe “blu, duke filluar nga biznesi e deri te mediet dhe shumica e mendimtarëve që veten e quajnë të pavarur dhe jopartiakë. Dhe si i tillë, mbase mëmëdheu u la përshtypjen se është shoqëri, e cila, sa i përket organizimit partiak, me asgjë nuk dallon nga hapësirat e tjera shqiptare. Pra e karakterizon ajo që shkurtimisht mund të shpjegohet nëpërmjet thënies: Kundërshtari im politik nuk është armik imi, por edhe i shtetit dhe popullit. Dhe për fat të keq, kjo vetëdije dominonte edhe nëpër debatet televizive “jopartiake”, në ato ku merrnin pjesë disa mendimtarët dhe analistë “të pavarur”, të cilëve mbase askush nuk u kishte treguar se, rrëfimin për politikanët e sotëm të brengosur për fatin e popullit e kanë trilluar gjyshet demokratike shqiptare, të cilat nuk janë si ato të dikurshmet, që në kohën e lirë uleshin përpara portave të shtëpive të tyre dhe tjerrshin lesh, por shkojnë në mitingje partiake dhe shikojnë TV-novela. Apo panë debatues, të cilët ende nuk e kanë kuptuar se çdo elitë partiake vjen në pushtet me votat e të pashpresëve dhe të pambrojturve, por, posa e merr në duar timonin e shtetit, bëhet mbrojtëse e të fortëve dhe të pasurve.

Sa u përket mitingjeve parazgjedhore partiake, ato kishin dekor perëndimori, i cili i përshtatej një realiteti demokratik, por që i ngjante maskës shumëngjyrëshe të vënë mbi fytyrën dyngjyrëshe të Shqipërisë. Dhe në atë dekor perëndimor, ku ishte vendosur folklori politik shqiptar, mbeti i padukshëm, por prezent, mendimi i “lirë dhe jopartiak” i atyre që shpjegonin shumëçka që në fund të tregonin se Shqipëria e tyre mund të jetë o “blu”, o “rozë“, duke harrura se mbi të gjitha ajo duhet të jetë e kuqe dhe e zezë. Me çka linin përshtypjen se kishin po të njëjtin qëllim si edhe politikanët: ta gënjejnë popullin se jashtë këtyre dy ngjyrave çdo gjë është vetëm gënjeshtare dhe e pashpresë. Me çka doli se Shqipëria e sotme, njësoj si edhe viset tjera shqiptare, vuan nga “dymendësia” demokratike, se ajo të do, vetëm nëse je i përcaktuar mes dy ngjyrave të partive dominuese, se sikur të mundeshin, disa mendimtarë të atjeshëm, edhe ylberit do ia fshinin ngjyrat e tjera, se edhe kutitë me lapsa shumëngjyrësh për shkollarët do i mbushnin vetëm me lapsa që kanë këto dy ngjyra. Apo doli se politikanët bënin atë që u takonte - në momentin e duhur të shpalosnin gënjeshtrën që populli mund ta pranonte si të vërtetë, e disa mendimtarë dhe analistë të “pavarur” bënin çmos që të ngjiteshin një shkallë më lart - gënjeshtrën politike ta shpallin si të vërtetë të pamohueshme.

Gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, politikanët i treguan popullit pse duhej të votonte për ta, e disa mendimtarë dhe analistë të “pavarur” nuk bënë asgjë më shumë përpos që dhanë kontribut që politika shqiptare atje, dhe kudo në hapësirat shqiptare, të mbetet edhe më tej ajo që është: përjashtuese, grindavece dhe biznesi më fitimprurës që të pasuron brenda natës. Pra disa nga këta mendimtarë të “lirë e të pavarur” linin përshtypje se janë të gatshëm të shkojnë edhe përtej pakënaqësisë, përtej pezmit ndaj partisë që urrenin: të ndjehen keq, pse në zgjedhjet nuk kishte trazira më të mëdha se ato që ndodhën, t’i nënshtroheshin bindjes se, “nëse nuk fiton imi, nuk vlen gjë Shqipëria!”

Shqiptarëve të Maqedonisë u mungon shumëçka, por jo edhe cirqet parazgjedhore dhe zgjedhore. Sepse me të njëjtën zjarrmi ata i përcjellin dhe i përjetojnë edhe zgjedhjet në Kosovë e Shqipëri. Andaj, ata ndoshta më mirë e kuptuan se cilat ishin problemet e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Shqipëri, e që disa mendimtarë dhe analistë të “pavarur” të atjeshëm shtireshin se nuk i shihnin. Thjesht, gjatë përcjelljes së procesit zgjedhor në Shqipëri, shqiptarët e këtushëm kishin përshtypje se janë duke rishikuar një film nga e kaluara e tyre politike, i cili përafërsisht ka këtë përmbajtje: në shtetet pseudodemokratike, fatin e partive nuk e vendosin votuesit, por numëruesit e votave. Dhe se partitë e mëdha lehtë merren vesh mes veti si t’i ndajnë vëllazërisht votat e partive më të vogla, por kacafyten, atëherë kur shohin se kjo vjedhje nuk u mjafton për t’i fituar zgjedhjet dhe duhet të shkojnë më tej - ta vjedhin njëra-tjetrën. Ajo që nuk e kuptojnë shqiptarët e Maqedonisë nuk ka të bëjë me Kodin e atjeshëm të çuditshëm Zgjedhor, por me atë se si është e mundur që në një Shqipëri tanimë anëtare të NATO-së, numëruesit e votave të jenë vetëm partizanët e të dy partive më të mëdha dhe si mund të ndodhë që në një Maqedoni që ka halle me emrin dhe mbiemrin e saj, rezultati paraprak të dihet tri-katër orë pas mbylljes së vendvotimeve, e në shtetin amë duhet të kalojnë muaj që të përfundojë numërimi i votave?! Shqiptarët e këtushëm i huton edhe ajo se, si në një Maqedoni me barrën e shumë problemeve ndëretnike, humbësi del dhe ia uron fitoren kundërshtarit të vet politik disa orë pasi mbyllen vendvotimet, e në një Shqipëri me det e peshkatarë, humbësi sillet krejt ndryshe: bën llogari a t’i pranojë zgjedhjet, pasi ta lodhë popullin duke e nxjerrë në protesta apo pas ndonjë viti, pasi ta bindin të huajt se cili është interesi i Shqipërisë.

©️ Copyright 2007 tema.al

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:12 am

Adami i rrugëve dhe urave:

Jo more, se nuk bëhemi njerëz Jovan Adami : Qershor 1920

Elsa Demo | 07/08/2009

Botohet vepra shkencore dhe publicistike e inxhinier Jovan Adamit, një figurë ithtar i mendimit: do bërë Shqipëria. Studenti i parë shqiptar në Salzburg e bëri realitet këtë mendim me vepra publike dhe punë shpirtërore.

Tetëdhjetë vjet të shkuara u përgjigjet atyre që edhe sot thonë s'bëhemi njerëz. Trashëgimtarët e Adamit botojnë, mes të tjerash, ditarin e studentit në Austri, shënime intime dhe dëshmitë e një të riu në kohë të Luftës Botërore

Në qershor të vitit 1920, kur Jovan Adami, nga studimet në Austri, kthehej me vapor nga Trieste përgjithmonë në Shqipëri, u takua më dy zotërinj. Kur i pyeti "Ç'kemi nga Shqipëria?", iu përgjigjën: "Jo more, jo, ne s'bëhemi njerëz!".

Një muaj më vonë, në Gazetën e Korçës, vendlindja e tij, ai përshkruan për këtë mendim të rrënjosur tek një shtresë shqiptarësh, njëlloj si sot, që hëm dredhin zinxhirë, hëm fryjnë bulçitë për jetën dhe punët e katundarisë.

Adami, që deri atëherë kishte jetuar larg Shqipërisë, në kolonitë e shqiptarëve në mërgim në Bullgari dhe më pas mes librave, student i inxhinierisë, gjen në atdhe jo vetëm bindjen, por edhe mënyrën e të jetuarit sipas asaj "ne s'bëhemi". Me siguri kjo na vë përballë veten tonë, sot e tërë ditën.

"Pse s'bëhemi njerëz? S'duam t'i zbulojmë të metat tona,"- përgjigjet ai, në të tjera shkrime publicistike, që lexuesi i gjen në përmbledhjen e sapobotuar të veprës shkencore dhe letrare të inxhinier Jovan Adamit. "Jeta dhe vepra e Jovan Adamit 1892-1951" është botuar nga shtëpia botuese "Elena Gjika", me parathënie të Aleksandër Meksit. Kur flet për Adamin, Meksi, i së njëjtës fushë si ai, e pohon si element të plejadës së shquar të intelektualëve të Rilindjes dhe Pavarësisë.

"Brezit të intelektualëve të ndershëm dhe patriotë të pas viteve 20-të të shekullit të kaluar, si Jovan Adami, u ra për detyrë të ishin në ballë të punëve për ndërtimin e shtetit të ri modern shqiptar...

Kishin studiuar në vende të qytetëruara, por erdhën në atdhe dhe "nuk i trembi as varfëria e as injoranca, në të cilën ishte zhytur vendi e as forcat konservatore, veçse shumëfishuan forcat e energjitë dhe punuan me vetëmohim... Bindja dhe thirrja e Jovan Adamit, "Të kemi besim në forcat e kombit tonë", nuk ishte thjesht një slogan."


Adami ishte një figurë ithtare e mendimit: do bërë Shqipëria. Studenti i parë shqiptar në Salzburg bëri realitet këtë mendim me vepra publike dhe punë shpirtërore.

Trashëgimtarët e Adamit botojnë për herë të parë, mes të tjerash, ditarin e studentit në Austri, shënime intime dhe dëshmitë e një të riu në kohë të Luftës Botërore
Pjesa e parë është Ditari në Austri 1917-1920, student në Salzburg; pjesa e dytë e librit janë artikuj në shtypin e viteve 1920-'51; pjesa e tretë - përshtypje udhëtimi botuar në "Illyria", "Bota e re" etj.; pjesa e katërt - studime, shkrime divulgative për njohuri tekniko-shkencore; pjesa e pestë një vepër e tij "Bota dhe origjina e njeriut", 1943, i pritur me reagime dhe replika në botimet e klerit katolik të Shkodrës; pjesa e gjashtë përbëhet nga përkthime studimesh për Shqipërinë; pastaj vjen letërsia origjinale dhe në fund letërsia e përkthyer. Librit i bashkëngjiten skica e ilustrime nga ekspeditat kërkimore arkeologjike dhe një album fotografik.

Nga shkrimet në shtyp, ku Adami trajton probleme të kohës, 1920-1945, përmendim: "Të kemi besim në fuqitë e kombit tonë"; "Që nga drita e pishës gjer te drita elektrike"; "Pyjet dhe qytetërimi"; "Uji që do të sjellë Tirana -qysh duhet të veprojë bashkia; "Ligji i rrugëve - nevoja e ndryshimit të tij"; "Pse nuk zhvillohen skelat e Shqipërisë, një përgjigje Mehdi Frashërit"; "Si mund të mbahen rrugët e shtetit tonë"; "Një rrugë e re Korçë-Sarandë"; "Qymyri i bardhë-fuqia e lumenjve të Shqipërisë"; "Rregullimi i Bunës dhe i Drinit". Udhëton shumë dhe shkruan për Shqipërinë e sotme. Tek përshkrime udhëtimi hyn edhe një shëtitje nëpër Romë, në Romën e Musolinit, ku trajton me detaje qendrën e saj monumentale dhe veprat e artit të inxhinierisë dhe arkitekturës.

Adami ishte shkolluar në Austri për inxhinieri ndërtimi, pasi kishte punuar edhe si gurskalitës, zanat që e kishte ushtruar bashkë me të atin. Prej kësaj pune, qysh fëmijë, si më i madhi i katër djemve të familjes, atij iu dëmtua përjetë njëri sy nga një cifël guri.
Ishte lindur në fshatin Progër të rrethit të Devollit, kishte bërë filloren në shkollë greke. I ati, gurskalitës, kishte punuar në disa vende të Evropës Lindore.

Ai do të merrte me vete Jovanin për të punuar bashkë deri në ndërtimet e qyteteve të Bullgarisë. Punoi në shtypshkronjën "Mbrothësia", në koloninë shqiptare në Bullgari, të patriotit Kristo Luarasi, i cili do ta ndihmonte që të fitonte një bursë studimi për në Austri. Tek "Mbrothësia" kishte shtypur vepra të shqiptarëve të mëdhenj.

Dhe ai është i vetëdijshëm për këtë lloj patriotizmi që u mboll tek ai në këtë mjedis. E përshkruan edhe në faqet e ditarit të studentit, ku lexuesi nuk mund të rrijë indiferent nga shqipja aq kultivuar e Adamit.

Me t'u kthyer në atdhe, punoi si inxhinier bashkie, bëri plane, studime dhe aplikime për ndërtime rrugësh, urash, ujësjellësish. "Ai dinte çfarë duhej të bënte për vendin e tij: të ndërtonte ura dhe rrugë që ishin edhe profesioni i tij, por edhe u përpoq për ngritjen e nivelit kulturor të popullit të tij."

Autori i parathënies, Meksi, shkruan se ky personalitet i shquar është lënë në harresë "sigurisht, jo pa qëllim, sepse për pushtetet pas vitit 1944, bota fillonte me ardhjen e tyre." Ai vë në dukje punën e këtij njeriu në Institutin e Shkencave, në sektorin e arkeologjisë - pasioni i tij - përkrah Hasan Cekës e Skënder

Anamalit, kreu kërkime në terren dhe studime për ndërtimet e lashtësisë dhe të mesjetës, studioi monumente të kulturës, pak të njohura ose aspak, "duke ndihmuar në studimet albanologjike të brezave të tërë studiuesish të ndërtimeve antike e mesjetare, por edhe për vënien në mbrojtje të tyre, çka i shpëtoi mjaft prej tyre nga humbja."

Kjo është arsyeja që në këtë vepër janë përfshirë edhe shkrime e studime për kulturën materiale, raporte dhe relacionet e punës së tij si inxhinier nga ekspeditat arkeologjike. Familja ka ruajtur për një kohë fletore me skica dhe planimetri me vlera arkeologjike dhe kanë botuar aq sa kanë mundur të gjejnë.

Vepra përmban studime ekonomike, analiza shkencore, studim historik mbi gjeografinë dhe gjeologjinë e vendit, studime për historinë e rrugëve të Shqipërisë, sidomos për rrugën Egnatia, për ujësjellësin antik të Durrësit.

Gjatë katër vjetëve si inxhinier, kryetar i zyrës së punëve botërore në Bashkinë e Korçës, në mesin e viteve '30-të, ai mbajti definitive pjesën e rrugës Pogradec-Qafa e Thanës, caktoi trasetë e rrugës ura e Maliqit pas Devollit deri në Lozhan me lidhje Gramshin, e një rruge e cila nga çdo pikëpamje - ekonomike dhe strategjike - që lidh Qarkun e Korçës me Durrësin, si dhe të asaj Voskopojë-Qafa e Marës me lidhje Çorovodë-Berat. Shtypi i kohës e vlerësonte një shembull të papërsëritshëm këtë punë të tijën.

Plani rregullator i Shkodrës është gjithashtu vepër e tij. Më 1935-ën, Adami është inxhinier i Bashkisë së Elbasanit, ku punon për projektimin e objekteve dhe ndjekjen e tyre në terren, i ujësjellësit të Elbasanit, i rrugës Peqin-Elbasan.

Pas tre vjetësh, deri më 1945-ën, u transferua në Tiranë, në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare. Pastaj në Ministrinë e Ndërtimit, i ngarkuar me disa punë drejtuese në tharjen e Kënetës në Maliq, në rindërtimin e burgut të Burrelit.

Me siguri që, meritë të veçantë për paraqitjen e veprës së Jovan Adamit ka edhe redaktorja e veprës, përkthyesja Donika Omari. Ajo s'ka bërë gjë tjetër, veçse ka ruajtur freskinë e gjuhës dhe logjikën racionale. Tekstet e Adamit janë të përpunuara gjuhësisht falë punës me përkthime jo vetëm studimesh për Shqipërinë, po edhe letrare. Ai ka përkthyer nga Guy De Maupassant, Van Vermeskerken, Hans Wesemann, përrallat shkencore nga Karl Ewald, Emil Zola.

Lirizmi në pjesën e parë, në Ditarin, i përket një botë ndjesish që s'ka frikë të rrëfehet, t'i sjellë përvojat si përjetime shumë personale.
Në ditar shkruan:

"Po përse vallë këto kujtime ma lëndojnë zemrën?! A nuk i kam prerë marrëdhëniet me të dashurit e mi që kur ka nisur lufta?! Përse më vete mendja gjithnjë në shtëpi?!

Ç'është kjo fuqi misterioze, ky zë i fortë që, nga fundi i shpirtit, më thërret: Ti je i qetë, i gazçëm, po i lumtur jo! Në rrembat e tua lëvrin gjak shqiptar i ushqyer me erën e maleve dhe bjeshkëve të vendit tënd.

Lumturinë e vërtetë do ta gjesh vetëm në ato male e brigje, ku sytë e tu panë për herë të parë dritën e diellit dhe veriu përkëdheli flokët e tu."
Duket, dhe për këtë bien dakord disa nga lexuesit e parë të veprës se Adamit para se kjo të botohej, se po të mos i përkushtohej inxhinierisë, do të ishte një shkrimtar i talentuar. Ja si e përshkruan takimin me të dashurën e tij sygështenjë, atje, në Salzburg. Janë përshkrime që zënë vend të konsiderueshëm në Ditar:

"Natë e Krishtlindjes! Thuamëni, vajzë, a ju pëlqen kjo natë? A e ka pushtuar zemrën tuaj kjo dritë e magjepsur e hënës?" Asnjë përgjigje!. Ngriti kokën e vogël, më pa me sytë e saj të mëdhenj plot zjarr dhe, pa dashur, buzët tona u përpoqnë.
- A dëgjon, - tha, - si më rreh zemra, a ndien si më dridhet trupi, si më djegin faqet,? Pse tërë këto?!!!

- Nga dashuria, vajzë!
- Thuamë i dashur, ç'është dashuria?
- Dashuria është më mister se vdekja, o gocë sygështenjë. Mos kërko të dish për këtë fuqi të paanshme, mos pyet për Perëndinë. Dashuria është më e ëmbël se mjalti dhe më e hidhur se zeheri.

- Ti flet si një filozof. A vjen kjo nga vera e tepërt?
- Vera turbullon trutë, po dashuria deh zemrën, shpirtin, dhe nga kjo dehje vijnë fjalët e mia, o vajzë e dashur!"
Shkrimet e Jovan Adamit të përmbledhura në këtë libër, u mblodhën e u sistemuan dhe u përgatitën për botim nga fëmijët e tij, Vita Adami, në bashkëpunim me të vëllanë, Dhimitër Adami. Ndërsa specialisti i Bibliotekës Kombëtare, Maksim Gjinaj, ndihmoi në grumbullimin e artikujve të Jovan Adamit, të botuara në shtypin e kohës.

Jo more, se nuk bëhemi njerëz Jovan Adami : Qershor 1920

Çukat dhe kodrat e Triestes po skuqeshin nga rrezet e para të diellit që s'kish lindur ende. Poshtë në skelë frynte një erë e hollë, që lozte me flamurin e vaporit. Deti kishte tallaz; valët suleshin njëra pas tjetrës, përpiqeshin mbi gurët e limanit, përçaheshin, shkumëzoheshin, humbitnin që të lindin përsëri.

Vapori i madh "Baron Buck" i shoqërisë "Lloyd Triestino", që nisej për në skelat e Dalmacisë dhe të Shqipërisë, po mbushej me udhëtarë. Shqiptarë, italianë, sllavë, grekë, austriakë po mbushnin dhomat e tij të paqme dhe të bukura.

Meqë s'njihja njeri, dhe kisha shumë kohë që s'kisha dëgjuar shqip, digjesha nga dëshira për të kuvenduar me bashkatdhetarë, të fjalosesha mbi Shqipërinë, të këmbenja mendime mbi të, mbi gjendjen e sotme dhe mbi të ardhmen e atdheut tim të dashur. Iu afrova një zotërie që mbante një fletë italiane në dorë, dhe e pyes:
- Ç'kemi ndonjë të re, zotëri?
- A, shqiptar qenke ti, o? Pe nga të kemi, more?
- Nga Devolli.
- Punët në Shqipëri venë si mos më keq; gazeta shkruan se Shqipëria nuk do qëndrojë shumë.

- Po pse?
- E po pse...? E me kë more? Me tanët, me bejlerët? A bëhet punë me ta? Ata shikojnë vetëm për qesen e tyre, s'i shikon se si zihen njëri me jatrin, kush e kush të bëhet i parë?
Zotëria e la gazetën sa të dridhte mustaqet e plota dhe të zeza, dhe të shikohej në pasqyrë.

- Mos u zemëro, ti, kështu është si...
- Jo, zotëri! - ia pres fjalën.
- E ku di ti, ti je edhe djalë; unë u thinja në këto punë, do t'i shohësh vetë e do më kujtosh.
E lashë këtë pesimist dhe shkova në anën tjetër të vaporit, duke mallkuar veten për pyetjen që bëra.

Dielli ishte hedhur disa hostenë në qiell dhe udhëtarët mbi det e ndienin fuqinë e rrezeve të tij. Era kish pushuar dhe, përveç bujës që bënte vapori ynë, asgjë tjetër nuk i trondiste ujërat e kaltra të atij deti të dëgjuar. Malet e Dalmacisë, fare të zhveshura, i tërheqin vërejtjen çdo udhëtari. Një austriak më pyet:
- Pa më thuaj, o zotëri, me se rrojnë njerëzit e këtushëm?
- Me gurë, - i them.

Në Spalato pashë për herë të parë policë jugosllavë. Në skelat e para kisha parë vetëm italianë. Ky ndryshim më bëri të pyes një shqiptar:
- Ju lutem, më thoni pse s'janë edhe këtu italianët, po shqehtë?
Ngriti kokën, mblodhi vetullat e trasha dhe të rëna, rrudhosi ballin:
- E pse thua shqeh, ore?

- Po si të them, zotëri, a nuk janë shqehë këta?
- Ky është një emër i keq për këtë komb aq trim. Ne duhet të qitim kapellën përpara sllavëve. Luftuan me një mbretëri të madhe dhe dolën mundës. S'jemi të zotët t'i zëmë me gojë ata.

- Po në janë të zotët, janë për veten e tyre, ne mund të marrim shembull nga ata.
- E kush, more? A je edhe ti nga ajo parti? Jo, more jo, mbusheni kokën: ne s'bëhemi njerëz!
Dacka e dytë qe më e fortë nga e para!!!

©️ 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Modify_inline

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:14 am

PDSH bojkot Kuvendit. Thaci: Shqipëria veto Maqedonisë për në NATO


(Dërguar më: 11/08/09) Menduh Thaci i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni (PDSH) bëri të ditur se është çështje ditësh bojkoti i Parlamentit. Duke përsëritur arsyet që e cojnë në këtë bojkot, Thaci kërkon që edhe Shqipëria të tregohet e ashpër me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ashtu si Greqia

TETOVE - Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka thënë se grupi parlamentar do ta bojkotojë punën e Kuvendit të Maqedonisë, duke filluar nga java e ardhshme. Lideri i PDSH-, Menduh Thaçi, ka pohuar se mendon që edhe autoritetet e Shqipërisë të kërkojnë të vënë veto për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
"Ky vendim i PDSH-së nuk është obstruksion. Ky vendim i PDSH-së është parandalim. Ne mendojmë se në mënyrë korrekte e kryejmë punën e opozitës dhe i parandalojmë punët e këqia që mund të ndodhin", ka thënë Thaçi. Në prag të përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Thaçi e përsëriti qëndrimin se kjo marrëveshje "është jofunksionale dhe e shkatërruar", ndërsa BDI-së i ka bërë thirrje që ta braktisin qeverinë, në mënyrë që "të mos jenë bashkëveprues e politikës së keqe".
Kreu i PDSH-së i është përgjigjur edhe rekomandimeve dhe sugjerimeve të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së, Ervan Fuere dhe Filip Riker, të cilët kanë bërë thirrje që të mos shkohet në vendimin për bojkotimin nga ana e PDSH-së.

“Mendoj se të dy ambasadorët janë miq të PDSH-së, miq të shqiptarëve dhe miq të Maqedonisë. Kam mirëkuptim të plotë për shqetësimin e tyre, janë njerëz serioz dhe të gjithë shqetësohen, vetëm Qeveria nuk shqetësohet. Kanë njoftime ndoshta shumë të mira miqësore ndaj Maqedonisë, por fatkeqësia është se ato orientime nuk i pranon Qeveria e Maqedonisë.”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Tallja e tillë ndaj shqiptarëve, mospërmbushja e asnjë marrëveshjeje qoftë të partive në koalicion ose Marrëveshjes së Ohrit, përfundimisht dëshirën e PDSH-së dhe timen që shqiptarët janë lojalë ndaj këtij shteti e kanë kthyer me kokën mbrapshtë dhe kjo pakënaqësi e madhe e shqiptarëve manifestohet me jolojalitet të skajshëm të shqiptarëve dhe çështja e tretë është kriza ekonomike. Këto veprime shkaërrojnë ardhmërinë e fëmijëve tanë dhe ne nuk mund të rrijmë që të heshtim”, ka theksuar Thaçi, duke përmendur edhe armiqësimin e pakuptueshëm të kësaj qeverie me shumë faktorë si Greqinë, Bullgarinë, bashkësinë ndërkombëtare, BE-në, NATO-n etj.
Në këtë kuadër, lideri i PDSH-, Menduh Thaçi, ka pohuar se mendon që edhe autoritetet e Shqipërisë të kërkojnë të vënë veto për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Edhe pse nuk ia kërkoi për një arsye këtë zyrtarisht Berishës në takimin që pati para pak ditësh në Tiranë, Thaci nuk ngurron ta bëjë publike atë për mediat maqedonse.
“Sinqerisht në takimin me kryeministrin Berisha desha të kërkoj në emër të partisë që Shqipëria t’a përdor veton ndaj Maqedonisë për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni .Kisha një shqetësim se do të më keqkuptojë kryeministri dhe vendosa që herën tjetër ta hapim një çështje të tillë”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, duke shtuar se gjatë qëndrimit në Tiranë në takimet me politikanët dhe analistë të rëndësishëm ka arritur që të krijojë opinion pozitiv lidhur me kërkesat e PDSH-së. Ai ka shtuar se këtë jave takime të niveleve të larta do të zhvillojë në Kosovë.

(d.b/INA/BalkanWeb)


Shpresoj qe politka komtare te fillojn me leviz "prej vorrit" ku nodhet, sepse deri tash ka ken e vazhdon me ken e dekun. Qeshtja e Shqypnise linore apo "Maqedonise sot" nodhet mes 4 rrugve dhe pasojat shifen me injorimin dhe mohimin e te drejtave komtare Shqyptare pamvarsisht se perbajn 1/3 e popullsis. Kordinimi i qeshtjes mare Shqyptare prej vete faktorit politik Shqyptare asht i domosdoshem e shum urgjent per Shqyptart dhe trojet e tyne ne shtetin fantazem te "Maqedonis"

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Lec Neli Tue Aug 11, 2009 7:26 am

PDSH bojkot Kuvendit. Thaci: Shqipëria veto Maqedonisë për në NATO


(Dërguar më: 11/08/09) Menduh Thaci i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni (PDSH) bëri të ditur se është çështje ditësh bojkoti i Parlamentit. Duke përsëritur arsyet që e cojnë në këtë bojkot, Thaci kërkon që edhe Shqipëria të tregohet e ashpër me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ashtu si Greqia

TETOVE - Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka thënë se grupi parlamentar do ta bojkotojë punën e Kuvendit të Maqedonisë, duke filluar nga java e ardhshme. Lideri i PDSH-, Menduh Thaçi, ka pohuar se mendon që edhe autoritetet e Shqipërisë të kërkojnë të vënë veto për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
"Ky vendim i PDSH-së nuk është obstruksion. Ky vendim i PDSH-së është parandalim. Ne mendojmë se në mënyrë korrekte e kryejmë punën e opozitës dhe i parandalojmë punët e këqia që mund të ndodhin", ka thënë Thaçi. Në prag të përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Thaçi e përsëriti qëndrimin se kjo marrëveshje "është jofunksionale dhe e shkatërruar", ndërsa BDI-së i ka bërë thirrje që ta braktisin qeverinë, në mënyrë që "të mos jenë bashkëveprues e politikës së keqe".
Kreu i PDSH-së i është përgjigjur edhe rekomandimeve dhe sugjerimeve të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së, Ervan Fuere dhe Filip Riker, të cilët kanë bërë thirrje që të mos shkohet në vendimin për bojkotimin nga ana e PDSH-së.

“Mendoj se të dy ambasadorët janë miq të PDSH-së, miq të shqiptarëve dhe miq të Maqedonisë. Kam mirëkuptim të plotë për shqetësimin e tyre, janë njerëz serioz dhe të gjithë shqetësohen, vetëm Qeveria nuk shqetësohet. Kanë njoftime ndoshta shumë të mira miqësore ndaj Maqedonisë, por fatkeqësia është se ato orientime nuk i pranon Qeveria e Maqedonisë.”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Tallja e tillë ndaj shqiptarëve, mospërmbushja e asnjë marrëveshjeje qoftë të partive në koalicion ose Marrëveshjes së Ohrit, përfundimisht dëshirën e PDSH-së dhe timen që shqiptarët janë lojalë ndaj këtij shteti e kanë kthyer me kokën mbrapshtë dhe kjo pakënaqësi e madhe e shqiptarëve manifestohet me jolojalitet të skajshëm të shqiptarëve dhe çështja e tretë është kriza ekonomike. Këto veprime shkaërrojnë ardhmërinë e fëmijëve tanë dhe ne nuk mund të rrijmë që të heshtim”, ka theksuar Thaçi, duke përmendur edhe armiqësimin e pakuptueshëm të kësaj qeverie me shumë faktorë si Greqinë, Bullgarinë, bashkësinë ndërkombëtare, BE-në, NATO-n etj.
Në këtë kuadër, lideri i PDSH-, Menduh Thaçi, ka pohuar se mendon që edhe autoritetet e Shqipërisë të kërkojnë të vënë veto për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Edhe pse nuk ia kërkoi për një arsye këtë zyrtarisht Berishës në takimin që pati para pak ditësh në Tiranë, Thaci nuk ngurron ta bëjë publike atë për mediat maqedonse.
“Sinqerisht në takimin me kryeministrin Berisha desha të kërkoj në emër të partisë që Shqipëria t’a përdor veton ndaj Maqedonisë për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni .Kisha një shqetësim se do të më keqkuptojë kryeministri dhe vendosa që herën tjetër ta hapim një çështje të tillë”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, duke shtuar se gjatë qëndrimit në Tiranë në takimet me politikanët dhe analistë të rëndësishëm ka arritur që të krijojë opinion pozitiv lidhur me kërkesat e PDSH-së. Ai ka shtuar se këtë jave takime të niveleve të larta do të zhvillojë në Kosovë.

(d.b/INA/BalkanWeb)


Shpresoj qe politka komtare te fillojn me leviz "prej vorrit" ku nodhet, sepse deri tash ka ken e vazhdon me ken e dekun. Qeshtja e Shqypnise linore apo "Maqedonise sot" nodhet mes 4 rrugve dhe pasojat shifen me injorimin dhe mohimin e te drejtave komtare Shqyptare pamvarsisht se perbajn 1/3 e popullsis. Kordinimi i qeshtjes mare Shqyptare prej vete faktorit politik Shqyptare asht i domosdoshem e shum urgjent per Shqyptart dhe trojet e tyne ne shtetin fantazem te "Maqedonis"

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc. Empty Re: Plagët e kombit: Tradhti-antipatriotizem-aksod, percamje prapametje, injoranc, arroganc.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi