Pi nga xhelozia, masakron gruan me thike
2 posters
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: KRYESORE
Faqja 1 e 1
Pi nga xhelozia, masakron gruan me thike
Pi nga xhelozia, masakron gruan me thike
Pija i ka errësuar sytë një bashkëshorti në Tiranë, duke e bërë xheloz për të shoqen, e në këtë gjendje e ka vrarë barbarisht në banesë, ku ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur. Krimi i rëndë brenda familjes ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, kur Shpëtim Zhllima është kthyer i dehur në shtëpi dhe ka nisur një sherr me gruan, që ka degjeneruar në vrasjen e saj. Më pas, ai ka tentuar të vrasë edhe veten, ka dalë nga banesa e pushtuar nga vaji i dy fëmijëve, të cilët janë zgjuar nga zhurma e sherrit dhe është nisur për arrati. Por, shumë shpejt, policia ka rënë në gjurmët e tij, duke e arrestuar vetëm 500 metra larg banesës. Policia e kryeqytetit tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Spitalit Ushtarak, te zona e quajtur “Treshi”. Një fqinj i familjes ku ndodhi krimi i rëndë, ka njoftuar policinë se një sherr po ndodhte brenda një familjeje. Me t‘u njoftuar në vendin e ngjarjes janë nisur shërbimet e postës së policisë së Laprakës, që janë nën juridiksionin e Komisariatit Nr. 3. Kur kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes, nuk e kanë pasur shumë të vështirë të identifikojnë banesën ku kishte ndodhur konflikti, nga të qarat e dy fëmijëve të familjes, vajzë e djalë, të moshës 14 dhe 8-vjeçare. Njëkohësisht edhe fqinjët janë afruar pranë banesës, të cilët janë zgjuar të tmerruar. Policia shpjegoi se ora shënonte 23:00, kur kanë hyrë brenda banesës dhe kanë parë trupin e 41-vjeçares Nafije Zhllima, e cila ishte mbuluar nga gjaku në ambientet e kuzhinës. Ajo ende nuk kishte ndërruar jetë. Menjëherë, policia e ka vënë në makinë dhe e ka nisur drejt Spitalit Ushtarak, që nuk ndodhet shumë larg. Por, pa mbërritur ende te dera e spitalit, ajo ka ndërruar jetë. Nga ana tjetër një grup hetimor ka nisur punën për dokumentimin e këtij krimi të rëndë dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, nga vetë fëmijët e viktimës, janë vënë në dijeni se vrasjen e kishte kryer babai. Emri i tij është shpërndarë në radio policie dhe patrullat kanë rrethuar zonën. Pa kaluar mesi i natës, një patrullë ka pikasur një person të gjakosur, i cili ecte në errësirë. Ka qenë pikërisht, Shpëtim Zhllima, i cili po kërkohej për vrasjen e të shoqes. Edhe ai është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe është lënë në ruajtje nga uniformat blu. Shumë shpejt, pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, pasi ai kishte marrë një plagë të lehtë me thikë në trup. Ndërkohë, grupi hetimor ka rindërtuar ngjarjen në banesën e familjes Zhllima, që prej pak vitesh ishte zhvendosur në atë zonë nga një fshat i Tiranës. Sipas policisë, gruaja kishte shtruar darkën, teksa priste të shoqin, i cili ka ardhur i dehur në banesë. Fëmijët kishin rënë në gjumë, ndërkohë që ata, të dy bashkë, kanë nisur të hanë darkën. Në këtë kohë, mes tyre ka nisur një sherr për gjellën, e nga fjala në fjalë debati ka degjeneruar në xhelozi. Burri i pirë ka shfaqur shenja të theksuara dyshimesh për gruan e tij, duke e akuzuar për tradhti. Por, ajo nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe sherri ka marrë nota më të ashpra, derisa 40 vjeçari ka marrë thikën mbi tavolinë dhe është vërsulur drejt të shoqes. Ajo ka tentuar të largohet, por thika, e ngulur në kurriz, ia ka ndalur vrapin. Më pas, një tjetër goditje e ka pasur në qafë, e goditja përfundimtare i është dhënë në pjesën e përparme të barkut. Sipas ekspertëve, krimi ka qenë tejet i dhunshëm. Por menjëherë, fëmijët, të frikësuar janë afruar, ndërsa burri është kthjelluar për atë veprim që kishte kryer. Duke dalë në korridor, ai ka goditur veten me thikë dhe është nisur për t‘u larguar. Megjithatë, arratia e tij ka marrë fund, pasi është prangosur nga policia dhe akuzuar për vrasje me dashje.
Burimi: Gazeta Shqip

Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
Re: Pi nga xhelozia, masakron gruan me thike
Te kene e ta varin me koke poshte ,kriminelin,e ta lene ashtu deri ne frymen e fundit
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: KRYESORE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi