FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matura, nën përgjim mësuesit dhe nxënësit

2 posters

Shko poshtë

Matura, nën përgjim mësuesit dhe nxënësit Empty Matura, nën përgjim mësuesit dhe nxënësit

Mesazh nga ADMIN Wed May 13, 2009 6:11 pm

Matura, nën përgjim mësuesit dhe nxënësit
Reagime të ashpra: Po na shkelin privatësinë


Të gjithë maturantëve dhe mësuesve të lëndëve të provimeve të maturës shtetërore do t‘u përgjohen telefonat. Ky është vendimi më i fundit i Drejtorisë Rajonale të Arsimit, që do të prekë shkollat e mesme publike dhe jopublike të Rrethit të Fierit. Ka qenë Zyra juridike e DRA-së së Fierit ajo që ka shpërndarë një formular në të gjitha shkollat publike dhe jopublike të rrethit. Shpërndarja e formularit ka nisur qysh javën e kaluar, ndërkohë që procesi duhet të përfundojë dy ditët e para të kësaj jave, të hënën dhe të martën. Burime zyrtare të drejtorive të shkollave publike dhe jopublike kanë pohuar për gazetën "Shqip" se një urdhër i shoqëruar me një formular ka mbërritur në drejtoritë e shkollave të enjten e kaluar. "Na është kërkuar të deklarohen numrat e telefonit të të gjithë maturantëve, si dhe të të gjithë mësuesve që japin lëndët e provimeve të maturës. Përveç numrit personal të tyre, na është kërkuar edhe numri fiks që mësuesit ose nxënësit kanë në shtëpi. Justifikimi zyrtar që na ka ardhur prej drejtorisë arsimore për këtë proces ka qenë përgjimi i telefonit që do t‘u bëhet mësuesve dhe nxënësve gjatë zhvillimit të provimeve të maturës". Kështu ka treguar për gazetën Lindita Sila, drejtoreshë në një prej shkollave jopublike të Fierit.

Mësuesit, të cilëve do t‘u përgjohen telefonat, janë ata që japin lëndën e letërsisë dhe të matematikës. E ndërsa maturantët janë shprehur të lehtësuar se e kanë gjetur zgjidhjen e prekjes së privatësisë, duke vënë në dispozicion të këtij procesi numra telefoni që nuk funksionojnë, apo numra telefoni që i kanë siguruar në tregun e zi, reagim më i ashpër ka ardhur prej mësuesve të lëndëve të maturës. "Përderisa rregulli është që gjatë zhvillimit të provimeve ne nuk do të mbajmë të hapur telefonat celularë, apo nuk do të hyjmë në provim me aparat telefoni në çantë, pse duhet të deklarojmë numrat tanë? Ky është cenim i privatësisë, që bëhet në emër të shtetit", ka thënë Elida Gjermeni, mësuese matematike në një nga shkollat publike të rrethit. Konfirmohet se mësuesit janë mbështetur dhe nga drejtoritë e shkollave. Ndërkohë ata kanë hartuar një peticion drejtuar drejtorisë së arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. E ndërsa shumë prej shkollave të Fierit e kanë neglizhuar procesin në fjalë dhe e kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike, zyrtarisht në drejtorinë rajonale të arsimit të Fierit thonë se është zyra juridike ajo që po merret me procesin në fjalë. Po ashtu, në institucionin më të lartë arsimor të pohojnë se urdhri dhe formulari i lëshuar për të gjitha shkollat e Rrethit të Fierit ka qenë si rezultat i zbatimit të një urdhri të mbërritur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave. Vitin e kaluar, gjatë provimeve të maturës shtetërore është aplikuar për herë të parë përgjimi i telefonave të nxënësve dhe mësuesve dhe të dhënat tregojnë se nga Fieri nuk u kap asnjë mësues apo nxënës që të ketë përdorur telefonin personal gjatë kryerjes së provimeve.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Matura, nën përgjim mësuesit dhe nxënësit Empty Re: Matura, nën përgjim mësuesit dhe nxënësit

Mesazh nga arberia Thu May 14, 2009 4:43 am

Ende ka korupsion,prandaj eshte gjetur kjo menyre,per ta minimizuar sado pak.
Mbaj mend kur,para 4 viteve,nje kandidate per studente shume e pregatitur,por kur te them shume,shume me te vertete,u spostua ne liste pasi dolen perpara ata qe mezi kane kaluar maturen ,vetem nga tezat e zgjidhura,qe ju dergoheshin me mesazhe ne celular.Dhe po te mos kishte marre te drejte studimi nepermjet statusit te te perndjekurit qe kishte nga e gjyshja,per ate vit per pak u dogj.
Po shume mire kane bere me kete variant .Mund te kete edhe me te mira por he per he ,ne rregull.
Te merret çdo provim me forcat e tua dhe me djersen tende,jo pa ishte bere amulli e madhe ne arsim edhe diplomat falso na qarkullonin...skandal
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Matura, nën përgjim mësuesit dhe nxënësit Empty Re: Matura, nën përgjim mësuesit dhe nxënësit

Mesazh nga ADMIN Thu May 14, 2009 7:56 am

Nuk e di por nuk me pelqen ky vendim jo demokratik ,ata duhet qe te vendosin rregulla brenda ne klase ,jo ne jeten e tyre personale
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Matura, nën përgjim mësuesit dhe nxënësit Empty Re: Matura, nën përgjim mësuesit dhe nxënësit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi