FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandali, liridalja nga burgu paguhet 100 euro në ditë

2 posters

Shko poshtë

Skandali, liridalja nga burgu paguhet 100 euro në ditë Empty Skandali, liridalja nga burgu paguhet 100 euro në ditë

Mesazh nga ADMIN Tue May 12, 2009 8:14 pm

Skandali, liridalja nga burgu paguhet 100 euro në ditë
"Fiks Fare" denoncon korrupsionin në qendrën e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë


Liria e një të dënuari në burgjet shqiptare kushton sot vetëm 100 euro në ditë. "Fiks Fare" tregoi dje se si bëhej pazar me vëllain e drejtorit të burgut të Rrogozhinës për të nxjerrë me leje një të dënuar që po vuante penalitetin e dhënë në këtë institucion të kryerjes së dënimit.

Vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës është sekseri që merr përsipër të lirojë të burgosurit kundrejt pagesës. Çdo ditë leje në këtë burg kushton 100 euro. Ndërkohë që drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ylli Zdrava, të vëllain e ka edhe shoferin e tij personal. Kështu, çdo pazar për daljen me leje të të dënuarve kalon nëpërmjet shoferit të tij.

"Fiks Fare" kontaktoi me vëllain e drejtorit të burgut të Rrogozhinës. Emri i të dënuarit për të cilin kërkuam pesë ditë leje, ishte i rastësishëm. "Fiks Fare" zgjodhi emrin e një prej të burgosurve që vuajnë dënimin në burgun e Rrogozhinës.

Arben Avdyl Sakaj është i dënuari për të cilin "Fiks Fare" kërkoi te vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës pesë ditë leje.

I dënuari nuk dinte asgjë.

Vëllai i drejtorit të burgut pranon që të sigurojë lejen për të dënuarin, por kjo do të ishte leje shpërblyese. E rëndësishme për të ishte pagesa që do të merrte dhe jo dokumentacioni.

Pasi ra dakord me pazarin, shoferi i drejtorit të burgut të Rrogozhinës i premtoi gazetarit të "Fiks Fare" se i dënuari do të dilte me leje po atë ditë. Përgjigje për orën e saktë ai do t‘i kthente në telefon. Madje për këtë kishte edhe një kod të veçantë komunikimi, që në këtë rast do të ishte fjala "pllaka".

Pas dy telefonatave, shoferi i drejtorit të burgut të Rrogozhinës e siguroi gazetarin e "Fiks Fare" se "kamioni" (ky ishte kodi për drejtorin e burgut të Rrogozhinës) e kishte firmosur lejen për të dënuarin Arben Sakaj.

Po atë ditë, më 5 maj 2009, në orën 16:45, i dënuari Arben Sakaj, së bashku me disa të dënuar të tjerë, doli nga dera e burgut të Rrogozhinës i vetëm, i pashoqëruar nga asnjë polic.

I hutuar nga dalja e papritur me leje, i dënuari, të cilit i kanë mbetur edhe shtatë muaj burg, doli në rrugë për të pritur një makinë të rastit, për të shkuar pranë familjes.

Një makinë e "Fiks Fare" i ofroi ndihmë dhe e shoqëroi të dënuarin deri në fshatin Kutalli.

Gjatë këtij udhëtimi, i dënuari tregon sesi në mënyrë krejt të papritur e kishin zgjuar nga gjumi dhe i kishin thënë se do të ikte pesë ditë me leje në shtëpi. Fillimisht nuk kishte besuar dhe e kishte pyetur disa herë gardianin që po e shoqëronte drejt portës së burgut. Vetë i dënuari tregon skemën sesi funksionon marrja e një dite leje në këtë burg. Ai tregon se drejtori i burgut ka një "menaxher", që është vëllai i tij, të cilin e përdor edhe si shofer. Sipas tij, ai është personi që bën pazaret.

Pasi ka udhëtuar për 30 minuta me grupin e xhirimit të "Fiks Fare", i dënuari Arben Sakaj ka zbritur në Kutalli për të vazhduar më pas vetë për në Komunën Strumë, ku banon familja e tij.



Biseda me shoferin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës


Fiksi - Unë jam për Arbenin, Arben Sakaj, që ka rënë për hashash.

Shoferi i Drejtorit - I dënuar është ai apo...?

Fiksi - Po, po i dënuar.

Shoferi i Drejtorit - Ka dalë ndonjëherë me leje?

Fiksi - Nuk ka dalë ndonjëherë.

Shoferi i Drejtorit - Sa ka për të bërë?

Fiksi - Ka akoma edhe 7 muaj.

Shoferi i Drejtorit - Të dalë? E merr ai menjëherë. Në qoftë se ka edhe 7 muaj, del.

Fiksi - Edhe 7 ka...

Shoferi i Drejtorit - Muaj, jo vjet?

Fiksi - Muaj. Ai u dënua 4 vjet.

Shoferi i Drejtorit - S‘prish punë ajo. Po ç‘ne që nuk ka dalë me leje ai?

Fiksi - Ata janë tejet të lodhur. Ai ka qenë me mua jashtë dhe në Itali që ishim, njëherë bëri punë dhe ngeli brenda. Bëri 2 vjet për transport, përsëri erdhi këtej dhe bëri 4 vjet për transport. Kur mundem më e shpejta ta kem?

Shoferi i Drejtorit - Ti mbase e do edhe sot atë, por...

Fiksi - Kur mundesh?

Shoferi i Drejtorit - Edhe sot e bëjmë atë. Të vete të flas me drejtorin se mbase e bëjmë sot.

Fiksi - E bën edhe sot thua?

Shoferi i Drejtorit - Të flas me drejtorin njëherë. Varet me çfarë mendje ke ardhur ti!

Fiksi - Unë kam ardhur me mendje të pjekur. Këtu ke emrin e tij dhe emrin e babait.

Shoferi i Drejtorit -Paska dhe emrin tim ai, ARBEN SAKAJ, AVDYL. Tre ditë thua këtu.

Fiksi - Tre, por kam ardhur me mendje të pjekur, por më thuaj ti. Kam ardhur me mendje të ndarë. Sot, ç‘është?

Shoferi i Drejtorit - E martë.

Fiksi - Po, 5 Maj. Atëherë deri të dielën sa i bie 5? Sa më vete 5 mua?

Shoferi i Drejtorit - 5 ditë!! Kam hall se po mori leje speciale, duhen bërë ca letra edhe kanë avaze ato, në qoftë se e bëjmë leje shpërblimi, 5 ditë vete me 100 euro dita.

Fiksi - 100 euro dita.

Shoferi i Drejtorit -E, për 5 ditë në qoftë se është me leje shpërblyese, e ke parasysh? Do e merr sot, do e merr nesër, do e merr pasnesër dhe ik. Në qoftë se e do të premten, në mëngjes më bën një zile mua.

Fiksi - Sot, kur e marr unë?

Shoferi i Drejtorit -Zakonisht ata dalin nga ora 2-3 pasdite.

Fiksi - Atëherë, sikur unë të vij dhe ta marr në 3 dhe të vij ta marr unë atë për 5 ditë.

Shoferi i Drejtorit - Kur në 3?

Fiksi - Sot.

Shoferi i Drejtorit - Ja të vete të llafos unë. Ti do ta marrësh sot në 3?

Fiksi - Është këtu në tavolinë?

Shoferi i Drejtorit - Jo, jo është tek puna ai.

Fiksi - Ti do shkosh tek puna.

Shoferi i Drejtorit - Biles mund të ikim bashkë fare atje tek puna.

Fiksi - Të t‘i jap unë 500 euro tani të mbarojmë punë? Një, 200 - 300 - 400 - 500. Tani unë për 500 euro për 5 ditë e kam... Edhe sot vij e marr unë po të më marrësh ti në telefon.

Shoferi i Drejtorit - Tani ka dhe 7 muaj burg se mos më... Se ka 7 apo 8, se ka dhe 1 vit nuk më prish punë.

Fiksi - Jo ore nuk të ndryshon.

Shoferi i Drejtorit - E ke të marrë ore, e ke të marrë.

Fiksi - Do pres telefonin tënd unë.

Shoferi i Drejtorit - Po, me sa e ke në fund. O shoku do të të them unë. Ti mos jep emrin e të dënuarit në telefon. Ti në fund të fundit nga ora 1 më bëj një telefon dhe më thuaj: "Çu bë? Do ma bësh atë pllakën?"

Fiksi - Do të të pyes i kam ato pllakat? Mund t‘i kem?

Shoferi i Drejtorit - I marrim dot sot ato pllakat më thuaj, kaq.





Biseda me të dënuarin në makinën e "Fiks Fare", pas daljes së tij nga burgu



Fiksi - Juve ju nxorën tani nga burgu?

I dënuari - Me leje.

Fiksi - Nga je ti?

I dënuari - Unë jam nga Roskoveci.

Fiksi - Për çfarë të kishin dënuar?

I dënuari - Për plagosje.

Fiksi - Sa ke bërë?

I dënuari - Po, bëra tre muaj //////////////////////////////////////////////

Fiksi - Si e ke emrin?

I dënuari - Arben Sakaj.

Fiksi - Ke dalë herë tjetër me leje?

I dënuari - Po, bëra tre muaj

Fiksi - A ke dalë?

I dënuari - Kam dalë 5 - 6 herë, aman me lekë, me kafe.

Fiksi - Ka ndonjë çikë kushte aty?

Fiksi - Burg hesapi.

I dënuari - Burg ore burrë, por ka liri veprimi. Ke telefon me vete ti?

Fiksi - Kam.

I dënuari - Të bëj një telefonatë unë, me kartën time?

Fiksi - Merre rregulloje vetë!

I dënuari - Ne i bëjmë shpejt e shpejt atje brenda.

- Alo Beni jam.

- Ku je tani ti?

- Do vish të më marrësh në Roskovec ti mua apo në Kutalli?

- Dola me leje unë tani, por nuk dija gjë fare, jam afër Lushnjës, me një makinë.

- Tani, ku e ke më mirë, në Roskovec apo në Kutalli?

- Ej dëgjo këtu, dua që mos të zbres në Strumë fare unë, mos të dukem atje.

- Po ça u lirova unë, u lirova unë, me leje kam dalë.

- Në Kutalli? Mirë.

Fiksi - S‘dinë gjë njerëzit fare ë?

I dënuari - Jo dhe vetë isha në gjumë.

Fiksi - Po si ju tek të të lironin kështu me leje?

Fiksi - I keni me data kështu apo...?

I dënuari - E dija që do ikja me leje, por jo sot, se i kisha dhënë kafen për 10 ditë.

Fiksi - Për 10 ditë?

Fiksi - Jo, kishte 10 ditë.



Fiksi - Sa ditë leje ke?

I dënuari - Pesë ditë.

Fiksi - Për këto ditët me leje, keni ndonjë shef apostafat për këtë punë apo...?

I dënuari - Drejtorin.

Fiksi - Direkt me drejtorin ë...? Mirë që i paske rënë në kokë drejtorit.

I dënuari - Në kokë jo, por ka futur të vëllain menaxher ai. Ka marrë shofer të vëllanë ai dhe çojmë paratë tek vëllai, shkon emri dhe... E vështirë aman, njëqind mijë lekë dita.

Fiksi -Si llogaritet, njëqind mijë lekë dita?

I dënuari - Pesë ditë 500 000 lekë. Të hyn dhe mikrobi, të tjerët dalin ti s‘del..

Fiksi - Për kartat (sim) si ja bëni, keni telefon brenda?

I dënuari - Fshehtas, kabina ka, por janë të shtrenjta, mirë që kanë dalë ofertat, me këto rrokemi ne.

Edhe zakonisht punojmë natën, se ditën ka shumë kontrolle.

Fiksi - Ambulancë etj., keni brenda?

I dënuari - Kemi ca veterinerë, se mjekë s‘janë ata. Asnjë gjë nuk ka burgu, as batanije, as çarçafë.

I thashë policit kur më ngriti nga gjumi, se mos po më gënjen ore...

Ore vishu më tha, se nuk po bëj shaka. Nuk mora as çantë, asnjë gjë. Se thashë po më gënjen, mos ma ka bërë ndonjëri për shaka.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skandali, liridalja nga burgu paguhet 100 euro në ditë Empty Re: Skandali, liridalja nga burgu paguhet 100 euro në ditë

Mesazh nga arberia Wed May 13, 2009 1:59 am

pupuuuu....ç'fare skandali......e tmerrshme....
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi