FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sëmundja e veshkave, 450 raste të reja çdo vit

Shko poshtë

Sëmundja e veshkave, 450 raste të reja çdo vit Empty Sëmundja e veshkave, 450 raste të reja çdo vit

Mesazh nga ADMIN Mon May 11, 2009 7:29 pm

Sëmundja e veshkave, 450 raste të reja çdo vit


Specialistët e Nefrologjisë kanë raportuar për një shtim të personave të prekur nga sëmundja e veshkave, ku regjistrohen rreth 450 raste të reja në vit. Rezultatet janë bërë të njohura gjatë Konferencës Ndërkombëtare Mesdhetare të Nefrologjisë, e cila u mbajt për herë të parë në vendin tonë. Në këtë konferencë mori pjesë edhe Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, specialistë të fushës së neurologjisë në Shqipëri si dhe në Mesdhe. Specialistët u shprehën se sëmundja kronike e veshkave karakterizohet nga humbja graduale e funksionit të veshkave që vjen duke u përkeqësuar nga grada e parë deri në të pestën, që është dhe shkalla më e rrezikshme. Në stadin e pestë pacientët kanë nevojë për procedurat e dializës ku funksionin e veshkave e zëvendësojnë aparaturat përkatëse, ose për transplantim të veshkave. Një nga komplikacionet më të shpeshta të sëmundjes kronike të veshkave është anemia. Specialistët sqaruan se ekziston një lidhje e ngushtë midis prevalencës së anemisë dhe agresivitetit të sëmundjes. Studime të ndryshme paraqesin faktin që anemia është e pranishme në pjesën dërrmuese të pacientëve në stadin e pestë. Prezenca e vazhdueshme e anemisë te këta pacientë shkakton lodhje dhe këputje. Anemia kontribuon në zhvillimin e sëmundjeve progresive kardiovaskulare, që sjell një rritje të shtrimeve për pacientët me sëmundje kronike të veshkave, e cila reflektohet në shtimin e kostove të trajtimit, si dhe rritje të vdekshmërisë. Në vendin tonë me një popullsi prej më shumë se 3 milionë banorësh, incidenca e pacientëve që kërkojnë këtë trajtim, është mesatarisht 50 raste në vit. Qendrat e dializës janë të vendosura në katër qytete Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër. Sëmundjet kronike të veshkave dhe rreziku i vdekshmërisë janë të lartë edhe në vendin tonë.
Më shumë se 500 milionë njerëz në të gjithë botën, ose 10% e popullatës së rritur, vuajnë nga ndonjë formë dëmtimi e veshkave. Ndërsa, 90% e atyre që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave mbeten të paidentifikuar. Kostoja globale për dializën dhe transplantim parashikohet të tejkalojë 1 milion dollarë brenda dekadës së ardhshme. Në të gjithë botën numërohen mbi 1,5 milionë njerëz, të cilët mbahen në jetë me anë të dializës apo transplantimit. Kjo shifër parashikohet të dyfishohet brenda dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Specialistët theksuan se kjo barrë ekonomike do të vërë në vështirësi buxhetet e shëndetësisë në vendet e zhvilluara. Ndërsa vendet me të ardhura të ulëta është e pamundur të përballojnë kosto të tilla. Nëse sëmundja nuk trajtohet në kohë problemet që lindin janë të një përmase tepër të rëndë. Mjafton të thuhet që në vitin 2015, rreth 36 milionë persona do të vdesin nga veshkat në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë synon të ulë vdekjet në sëmundjet kronike në 2 për qind në vit për dhjetë vitet e ardhshme. Qëllimi kryesor është sensibilizimi i njerëzve, në mënyrë që ata të bëhen të vetëdijshëm për këtë rrezik. Në këtë kontekst, ai u shërben jo vetëm pacientëve dhe njerëzve në përgjithësi, por edhe personelit mjekësor, për t’u bërë të vetëdijshëm për rolin e veshkave dhe të sëmundjeve që shoqërohen më shumë me dëmtimin e tyre, si diabeti dhe hipertensioni arterial.


11 Maj 2009
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi