FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë

3 posters

Shko poshtë

Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë Empty Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë

Mesazh nga Orfe@ Wed Apr 29, 2009 5:32 am

Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë F.0429034758791_m
Prindërit dhe familjarët të tjerë të vëllezërve Duka presin vendimin e Gjykatës. Foto: AP




Gjykata Federale në Camden të New Jerseyt ka dënuar të martën me burgim të përjetshëm, pa mundësi të faljes, tre vëllezër shqiptarë Dritan Duka (30), Elvir Duka (25) dhe Shain Duka (28).

Vëllezërit Duka, për të cilët thuhet se kanë imigruar drejt SHVA-ve nga Maqedonia, janë shpallur fajtorë për planifikim të vrasjes së ushtarëve në bazën e ushtrisë amerikane - Fort Dix, rreth 64 kilometra në lindje të qytetit Philadelphia - për të cilën prokurorët thanë se ishin frymëzuar nga ideja e luftës së shenjtë kundër SHBA-ve.

Vëllezërit Duka kanë pasur një biznes riparimi kulmesh në Cherry Hill të New Jeresyt, dhe ishin në mesin e pesë myslimanëve të lindur jashtë SHBA-ve që u shpallën fajtorë në dhjetor të vitit të kaluar për planifikim të një sulmi të armatosur në bazën ushtarake Fort Dix.

Gjatë gjykimit 8-javor, prokurorët i kanë quajtur të akuzuarit “islamistë radikalë” dhe kanë thënë se ata kishin planifikuar vrasjen e sa më shumë ushtarëve, në sulmin e tyre që nuk është kryer kurrë. Avokatët e mbrojtjes ndërkaq, kanë pohuar se të akuzuarit e kanë përdorur gjuhën e ekstremizmit porse nuk kanë pasur as qëllimin e as aftësinë për të kryer një sulm të tillë.

Të dënuarit – siç bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve – nuk kanë treguar asnjë ndjenjë të pendimit – por kanë thënë se janë viktimë e një konspiracioni të qeverisë së SHBA-ve.

Dënimet për dy të akuzuarit të tjerë, Mohamad Shnewer, një taksist nga Philadelphia i lindur në Jordani, dhe Serdar Tatar, një shitës dyqani i lindur në Turqi, pritet të shpallen të mërkurën (sot).

Ky grup është arrestuar në maj të vitit 2007 pas një hetimi 14-mujor gjatë të cilit dy njerëz që kanë punuar për FBI-në janë infiltruar në grup dhe kanë siguruar qindra orë audio dhe video-incizime.
Orfe@
Orfe@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 23
Points : 63
Reputation : 4
Registration date : 22/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë Empty Re: Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë

Mesazh nga arberia Wed Apr 29, 2009 5:42 am

Po ,po te jene te faktuar te gjitha sa thuhen ne akuze,mendoj se mire ja kane bere me denimin max.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë Empty Re: Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë

Mesazh nga Tiffany008 Wed Nov 03, 2010 2:31 am

Thank you for your topic about the Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë. Useful news for us...

Tiffany008
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 3
Points : 3
Reputation : 0
Registration date : 03/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë Empty Re: Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi