Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE
3 posters
Faqja 1 e 1

Ilirian Agolli
Zëri i Amerikës,Tiranë
26-04-2009
Qeveria shqiptare njoftoi sot se ka vendosur që të paraqesë në 28 prill kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.
Kryeministri Sali Berisha tha se ky është vendim i një rëndësie historike për shqiptarët. Ai deklaroi në një mbledhje të posaçme qeverie se ky nuk është një vendim i njëanshëm, por është bashkërenduar dhe konsultuar gjerësisht me drejtuesit e Bashkimit Europian.
"Shqipëria - tha kryeministri Berisha - paraqet kërkesën pasi të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian votuan dhe ratifikuan në parlamentet e tyre Marrëveshjen e Asocim - Stabilizimit, pa ngritur qoftë edhe një rezervë të vogël, por u votua me vlerësime pozitive nga parlamentet e vendeve anëtare".
Zoti Berisha tha se krahas diplomatëve dhe specialistëve të administratës, qeveria falenderonte edhe opozitën, për votimin e reformave në parlament, duke theksuar se ky nuk ishte një veprim elektroral, por zbatim i rezolutës që bashkarisht kanë miratuar në parlament, sepse antarësimi në BE është një akt themelor i programit politik të të gjitha forcave politike serioze të vendit.

Orfe@- Antar i e regjistruar
- Numri i postimeve : 23
Points : 63
Reputation : 4
Registration date : 22/04/2009
Re: Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE
shpejt se mezi po presim ,dite me te mira do te vijne pastaj per te gjithe ne
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Re: Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE
Po e shikova tek kanali 21 ,fjalimi i kryeministrit ishte shume i mire ,edhe une do thoja se eshte nje kohe e duhur ,kemi ptite boll
Similar topics
» Shqiperia “pa viza” me t’u plotesuar kushtet
» Shqiperia do te aplikoje per ne BE
» Shqipëria në BE, bashkë me Serbinë
» Shqiperia, demokraci hibride
» SHQIPERIA E KERKUAR PER TURIZEM
» Shqiperia do te aplikoje per ne BE
» Shqipëria në BE, bashkë me Serbinë
» Shqiperia, demokraci hibride
» SHQIPERIA E KERKUAR PER TURIZEM
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi