Kombi shqiptar nuk mund të fuqizohet në Ballkan duke mbetur i ndarë
2 posters
Faqja 1 e 1

REPLIKË
“Fuçia e barutit" e Ballkanit do të shuhet vetëm me krijimin e shteteve etnike në Ballkan
Nga Mona Agrigoroaiei
Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës (AAK), Blerim Shala trajton në artikullin "Shteti i Kosovës dhe fuqizimi i shqiptarëve në Ballkan", i botuar në gazetën Express, më 13 prill 2009 problemin e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë: "Nëse në këto rrethana, sado të vështira që janë, ne, qyshdoqoftë, rikthejmë temën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ne shfaqim dyshimin në mbijetesën e shtetit të Kosovës, ne e marrim si akt të kryer humbjen e Veriut të Kosovës, ne kontestojmë konceptin euro-amerikan të zgjidhjes së problemeve madhore në Ballkan". Ai pohon se vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, e drejta e tyre të vetëvendosjes, është sendërtuar me krijimin e shtetit të Kosovës dhe se "krijimi i shtetit të Kosovës është fuqizim i shqiptarëve në Ballkan, në të gjitha fushat e mundshme. Dhe, ky fakt patjetër që do të ndikojë edhe në forcimin e faktorit shqiptar në Maqedoni dhe në Mal të Zi – në dy shtete të cilat janë gjithnjë e më të vetëdijshme për rolin që Shqipëria dhe Kosova mund ta luajnë në rajon – gjithsesi, në kuadër të agjendës ndërkombëtare të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Paktin NATO dhe në Bashkimin Europian. "
Nuk pajtohem me këto përfundime të tij. Duke parë në këndvështrim më të gjerë gjeografik, edhe Moldavia (që pas vitit 1944 u pushtua nga Bashkimi Sovjetik, "vëllai më i madh" i Serbisë) u krijua (pas rënies së komunizmit) për të mos u ribashkuar me Rumaninë. Rusia, duke e humbur Moldavinë, kishte qëllim t'ia ndalë ribashkimin me Rumaninë. Tanimë, midis të dy vendeve jo vetëm se qëndron një perde të hekurt, me një regjim pro-rus autarkik, që mohon të drejtat e njeriut për popullsinë e vet, që e gjakos dhe dërgon "shigjete të helmuara" se paska një komb moldav, i ndryshëm nga ai rumun.
Pra, edhe në rastin e Kosovës, Beogradi sado i pakënaqur mund të jetë me humbjen e kolonizimit të drejtpërdrejtë të Kosovës, është thellësisht i kënaqur nëse Kosova nuk ribashkohet me Shqipërinë dhe nëse krijohet një komb "kosovar", i ndryshëm nga ai shqiptar, sipas përcaktimeve të vjetra titiste. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shteti i Kosovës është ende i pakonsoliduar, nën ndikimin e UNMIK-EULEX-it, me një administratë që nuk mund të shtrihet deri në veriun e Kosovës. Kosova është shtet, aspak nuk është i pa varur, por qëndron me duart të lidhura me pranga nga vendimmarrja e Brukselit.
Por, zoti Shala duhet të kuptojë një gjë: duke u pajtuar vetëm me rrjedhat kryesore e Fuqive të Mëdha, kurrë një komb nuk mund të zhvillohet dhe të përparojë. Fuqitë të Mëdha kanë interesin e tyre, shqiptarët duhet të kenë interesin e tyre kombëtar. Ka një ndalim midis të qenit pjesëtar të BE-së dhe të qenit koloni të BE-së. Ai shteti që është pjesë e barabartë me shtetet e tjera brenda BE-së, ka të drejtë të marr pjesë në vendimmarrjen e Bashkimit Evropian, të negociojë dhe, sipas aftësive të veta negociuese, të përfitojë më shumë brenda këtij organizimi. Bashkimi Evropian është bashkim shtetesh kombëtare. Atje merret parasysh përmasat gjeografike të shtetit, numri i popullsisë, dhe fuqia ekonomike. Një Shqipëri e copëtuar, një Kosovë e pakonsoliduar me rrezik permanent ndarjeje, çfarë peshë do të ketë brenda BE-së?! Pasi të bëjnë shqiptarët hapin integrues për në BE, duhet të integrohen në vetveten, duke u ribashkuar në një shtet të vetëm kombëtar, duke u bërë komb balancues me kombe të tjera të Ballkanit, me krijimin e një shteti të vetëm etnik kombëtar shqiptar.
Nga ana tjetër, nëpërmjet "pakos Ahtisari" është krijuar një mekanizëm, që popullit ia ndalon të drejtën e vetëvendosjes dhe të referendumit. Politikanët servilë "yesmen" mund të pajtohen me këtë pako, sepse e kanë më të mirë të jenë të parët në katund se sa të dytët në qytet. Atyre nuk u konvenon një shtet i bashkuar shqiptar, sepse do të humbasin postet dhe kolltukët që ua ofruan të huajt, por ashtu siç ka pohuar edhe Departamenti i Shtetit në një raport të tij të vitit të kaluar, midis popullit dhe politikanëve të Kosovës ka një greminë të thellë. Çfarë është më e rëndësishme, populli kurrë nuk u pyet nëse pajtohet apo jo me pakon Ahtisari dhe me mosbashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Politikanët mund të mashtrojnë një - dy vite popullin, por nuk mund ta mashtrojnë përgjithmonë. Sot, lëvizja kombëtare po fuqizohet gjithnjë e më shumë, ajo ka këmbët te themeli, brenda popullit, sepse bijat e bijtë që janë në gjirin e tij janë bij e bija të popullit shqiptar dhe kërkesa e tyre kryesore është çlirimi dhe ribashkimi i Shqipërisë. Ky është një realitet që nuk mund të mohohet dhe që e shqetëson gjithnjë e më shumë politikanët që kanë pranuar kompromise, duke filluar me Grupin e Unitetit e deri në nënshkrimet për pranimin e zbatimit të pakos Ahtisari. Këta politikanë mendojnë gjithmonë se si të bëjnë keq, se si të sabotojnë dhe të ndalojnë procesin e pandalshëm të ribashkimit të kombit shqiptar, duke sajuar edhe disa pseudoargumente të tipit "me bashkimin e Kosovës me Shqipëri, veriu i Kosovës do të ndahet" apo "kombi shqiptar fuqizohet në Ballkan me krijimin e shtetit kosovar, duke mbetur i ndarë.".
Këto janë qëndrime propagandistike për të hedhur hi syve të popullit, që të mos shikojë më aspiratën e tij shekullore, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, për ribashkim kombëtar. E para, për humbjen e veriut të Kosovës mund të akuzohet vetëm pushtetin e tanishëm, që ka pranuar institucionet paralele të Serbisë në Kosovë, krijimin e enklavave serbe, "decentralizimi" i tyre dhe lidhjet të veçanta horizontale midis tyre dhe vertikale, me Beogradin. Ata kanë bërë këto kompromise, të papranueshme për të gjithë atdhetarët që duan dhe pranojnë idenë e ribashkimit kombëtar.
E dyta, kombi shqiptar nuk mund të fuqizohet në Ballkan duke mbetur i ndarë. Një komb i ndarë dhe i pushtuar kurrë nuk mund të fuqizohet. Ai përherë do të mbetet i mjeruar dhe i skllavëruar, në mëshirën e të tjerëve. Kombi shqiptar sot, nuk është vetëm i ndarë. Një pjesë është "në mbikëqyrje", një pjesë gjendet nën pushtim dhe kolonizim klasik nën Maqedoni dhe nën Serbi, popullit të të cilëve u është hedhur kurthin e disa "të drejtave" (të cilat edhe ashtu nuk respektohen), për t'ua mohuar çlirimin nga pushtuesi dhe kolonizatori.
Si përfundim, sot, e vetmja trajtesë korrekte e çështjes kombëtare shqiptare është se kjo është çështje koloniale, që zgjidhet vetëm me respektimin së drejtës për vetëvendosjes dhe dekolonizimit të kombit shqiptar. "Fuçia e barutit" e Ballkanit do të shuhet vetëm me krijimin e shteteve etnike në Ballkan, që nënkupton një Shqipëri Etnike, një Bullgari Etnike, pse jo edhe një Serbi Etnike. Është koha që edhe politikanët të mendojnë me të vërtet ta fuqizojnë kombin shqiptar, duke respektuar amanetin dhe programin e Lidhjes së Prizrenit dhe jo duke përqafuar pozita "sulltaniste" antishqiptare, për përforcimin e kufijve artificiale shqiptaro-shqiptare dhe dobësimin e vazhdueshëm deri në asimilimin e plotë kombit shqiptar.

Orfe@- Antar i e regjistruar
- Numri i postimeve : 23
Points : 63
Reputation : 4
Registration date : 22/04/2009
Re: Kombi shqiptar nuk mund të fuqizohet në Ballkan duke mbetur i ndarë
Jam shum dakord me Orfe@, asht marre e turp me menu nji komb te coptum ne 100 copa si jena na Shqyptart sot per sot, kastan edhe un mendoj se duhet me kene qeshtja kryesore e cdo bashkombasi bashkimi dhe shkrimja e kombit ne nji te vetem, edhe athere ku muund te duket si e pamujtun si per shemull rasti Camrise, mendoj se duhet me punu fort e mos me i ndal kurr perpjekjet tona me saldu kombin tone. Pa komb te shkrime e pa komb Iliro-Shqyptari ka me met gjithmone copa copa neper kam te gjithkuje, koha ka ardh qe Shqyptari mu cu prej ktij rrzimi miravjecare e me rregullu shpin e trollin e vet.
Lec Neli- Antar i e aktiv
- Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009
Similar topics
» Heronjet e Kombi
» Nje vajze dhe nje djale mund te kene shoqeri te sinqert?!!
» V.I.P SHQIPTAR
» TELEVIZIONI SHQIPTAR
» PELLGU SHQIPTAR

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi