Çamëria moj Çameri, na mbeti loti në sy…
Faqja 1 e 1

Mbresa nga veprimataria që u organizua në Nju Xhersi nga Shoqata Për të Drejtat e Njeriut ”Çamëria” në ShBA
Nga Dalip Greca
Tragjedia e çamëve, genocidi i bandave të gjeneralit famkeq grek Zerva mbi popullsinë e pambrojtur, mbetet më tragjikja në Ballkan. E thotë kënga çame “Vaj e mall për Çamërinë”, e cila përcjell amanetin gjyshërve për të mos harruar vendlindjen: “Çamëria moj Çameri, na mbeti loti në si…s’ka një varr për të qarë…” Ky varg u bë refreni i aktivitetit që organizoi shoqata Çamëria të shtunën në Nju Xhersi.
Tragjedia çame ndau të gjallët e të vdekurit. Siç ka shkruar studjusja angleze, Miranada Vickers, kjo masakër e egër ndaj shqiptarëve muslimanë u bë nga ushtarët grekë që nuk bënin më pjesë në formacionet ushtarake. Me 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë muslimanë, burra, gra dhe fëmijë - shumë prej të cilëve u përdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas dëshmitarëve okularë, të nesërmen, një batalion i EDES hyri në Parga, ku u vranë 52 shqiptarë të tjerë. Me 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 vetë. Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u grumbulluan dhe u dërguan në ishujt e Egjeut.
Në bazë të statistikave që jep Shoqata Çamëria, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945, në fshatrat çame janë vrarë gjithsej 2771 civilë shqiptarë : Në Filat dhe rrethinat 1286, në Igumenicë dhe rrethinat 192, në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5800 shtëpi në 68 fshatra. Shifrat paraqesin vetëm një pjesë të tragjedisë.
Parlamenti shqiptar ka përcaktuar datën 27 qershor si dita e përkujtimit të viktimave të tragjedisë çame. Në përkujtim të kësaj dite, çdo vit shqiptarët çamë shkojnë në Qafën-Botë, ku është ndërtuar një memorial që përkujton viktimat dhe vendosin lule në shenjë nderimi.
Edhe çamët që jetojnë në ShBA e përkujtojnë këtë ditë me veprimtari të shumta. Këtë fundjavë Shoqata Për Të Drejtata e Njeriut ”Çamëria” organizoi aktivitetin përkujtimor së bashku me degën e Nju Xhersi-t, ku morën pjesë zv/ ambasadori i Shqipërisë në Uashington Kreshnik Çollaku së bashku me sekretarin e parë të ambasadës Dritan Mishto si edhe një sërë shoqatash të komunitetit si Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, që u përfaqësua me kryetarin ekzekutin Avni Mustafaj, Federata “Vatra” me nënkryetarin dr. Gjon Buçaj, Lidhja Demokratike e Dradanisë me kryetar Agim Rexhaj, Partia Lëvizja e Legalitetit me kryetarin Hakik Mena etj.
Aktiviteti u organizua në Royal Manor Palace në Garfield, NJ. Takimin e ka drejtuar sekretarja e shoqatës Laura Selmani dhe Endri Merxhushi. Pas Hymnit Kombëtar, është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë Çame.
Hoxha i Xhamisë së Nju Xhersit, Rifat Halili, është lutur për shpirtrat e të masakruarëve të tragjedisë dhe ka bërë apel për kthimin e çamëve tek varret e të parëve.
Kryetari i Shoqatës Për të Drejtat e Njeriut ”Çamëria”, Ahmet Xhiafo, ka mbajtur fjalën e rastit, ku ka përkujtuar edhe një herë tragjedinë që ndodhi në Çamëri, ku popullsia e pafajshme çame iu nënshtrua një genocidi të paparë. Z. Xhiafo, ashtu si edhe në deklaratën e lëshuar me 27 qershor, i bëri apel qeverisë greke që të njohë realitetin dhe të kontribuojë për njohjen e të drejtave të popullsisë çame. Apeli i tij qe i drejtëpërdrejtë: ”Në këtë ditë të dhimbshme të Përkujtimit të Gjenocidit Çam, ne i bëjmë thirrje qeverisë së Z. Karamanlis që të heqë dorë pa humbur kohë nga qëndrimi intransigjent e mohues dhe të njohë e mbrojë të drejtat e njeriut të pakicës çame, përfshirë kthimin në vatrat e tyre stërgjyshore.I bëjmë gjithashtu thirrje qeverive të SHBA, Britanisë së Madhe, Rusisë, si dhe Komisionit Evropian, OSBE-së, Këshillit të Evropës që në kuadrin e angazhimit të tyre ndaj kauzës së të drejtave të njeriut dhe të pakicave, të ushtrojnë ndikim pranë qeverisë greke me qëllim zgjidhjen e shpejtë e të plotë të çështjes së të drejtave të njeriut të minoritetit çam të Epirit dhe Thesprotisë.”, ka apeluar z. Xhiafo.
Zv/ ambasadori shqiptar, z. Kreshnik Çollaku ka përshëndetur organizatorët dhe ka folur për ditën përkujtimore, e cila është futur në memorien e historisë dhe Parlamenti Shqiptar e ka përcaktuar si Dita e Përkujtimit të viktimave Çame. Në fjalën e tij diplomati Çollaku ka theksuar:” Sot jemi mbledhur për të përkujtuar një nga ato ngjarje të hidhura e të dhimbshme që gjatë shekullit që shkoi kanë goditur kombin shqiptar.
Të tilla goditje, pavarësisht se janë shkaktuar në vende të ndryshme, në kohë të ndryshme e nga autorë të ndryshëm, ato kanë të përbashkët motivin, i cili ka qenë i njëjtë dhe njëlloj i padrejtë ; motivi ka qenë vetëm se shqiptarët nuk kanë pranuar të humbin gjakun, gjuhën, identitetin e vlerat e tyre kombëtare e qytetëruese. Genocidi antiçam është pjesë e padrejtësisë historike me të cilën fataliteti goditi kombin shqiptar gjatë 100 vjeçarit që lamë pas…”
Për diplomatin Çollaku ora e historisë po troket për shqiptarët.Sot duket se plagët shekullore po shërohen e ëndërrat po behen realitet. Kosova është e pavarur dhe Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë anëtare e aleances më të madhe demokratike, politike e ushtarake të kohës,NATO. Edhe çështja e komunitetit çam ka më shumë mundësi e siguri të zgjidhet në një rajon të integruar në një rajon pjesë e strukturave euro-atlantike.
Dr. Gjon Buçaj, zv/kryetari i Vatrës ka përshëndetur pjesmarrësit në emër të kryetarit Agim Karagjozi dhe të gjithë vatranëve. Ai tha se në këtë ditë të gjithë ndjehemi çamë dhe të tillë do të jemi derisa të plotësohet amaneti i martirëve të masakruar. Buçaj theksoi faktin se Vatra ndjehej e obliguar që të mbështesë kërkesat e popullsisë çame, mbi të cilën është ushtruar genocid, janë marrë jetë njerëzore, mbahen peng pronat, deri dhe varret e të parëve.
Më pas nga Ilir Ademi u lexua një përshëndetje-kumtesë e prof. Sami Repishti,i cili solidarizohej me kërkesat e Shoqatës dhe përshkruante genocidin e pashembullt të Greqisë mbi popullsinë e pafajshme.
Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë, z. Agim Rexha, përshëndeti organizatorët e aktivitetit dhe u solidarizua me platformën e shoqatës Çamëria për të drejtat e mohuara.
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Hakik Mena, pasi përshëndeti organizatorët dhe mbështeti kërkesat e drejta të Shoqatës, kritikoi ashshpër qeveritë shqiptare të të gjitha krahëve, të cilat nuk kanë bërë as përpjekjen më të vogël për të institucionalizuar në rrugë zyrtare të drejtat e çamëve. Ai i cilësoi servilë qeveritarët e Tiranës që vihen para presionit të Athinës për kërkesat e egzagjeruara për minoritarët grekë, të cilët i kanë me shumicë të drejtat, ndërkohë që shqiptarëve çamë u mohohet e drejta për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, e drejta për të vendosur një tufë lule mbi varret e të dashurve, pa llogaritur mbajtjen peng të pronave dhe të shtëpive, nga të cilat fashistët grekë të udhëhqur nga kryenazisti Zerva, i nxori me dhunë, vrau e theri sa deshi, ndërsa atyre që mbetën gjallë u dha rrugët drejt Shqipërisë.
Elmira Muja përshëndeti në emër të Shoqatës së grave Shqiptaro-Amerikane ”Motrat Qiriazi”.
I gjithë programi, që ishte i ngarkuar me shumë emocione, u shoqërua nga një shfaqje profesionistësh nga grupi i Valleve”Bashkimi” të udhëhequr nga koreografi Bashkim Braho.
Aktori Xhevat Limani interpretoi poezi per çamërinë të poetit disident Bilal Xhaferri.Në fund u shfaqën pjesë nga dokumentari “Çamëria 64 vjet pas genocidit të 1944”
***
Mjeshtri Bashkim Braho vargjet pikëlluese të këngës “Vaj e mall për Çamërinë” i ka koreografuar dhe i biri, Donaldi, në krye të Asamblit “Bashkimi”, e bëri që të dridhej salla e Royal Manor Palace, në Nju Xhersi, ndërkohë që ne që i ndiqnim lëvizjet drtithëruese të vajzave dhe djemve, mbanim zemrën dhe fshihnim sytë e lotuar. Vallja të rrëqeth, e ta dridh shtatin:” Çamëri na mori malli…Neve u ndamë nga halli…”
Zëri i këngëtarëve që vjen nga DJ të pikëllon, ndërsa lëvizjet e valltarëve ta figurojnë tragjedinë para syshë. Vajzat kërcejnë nën mesazhin e vargjeve:
Gjyshi më kish thënë
Se kur jemi ndarë
Atje ke vëllanë që kurrë s’e ke parë…
…Drama bëhet drithëruese…Vajzat e asmablit, si shtojzovalle, rrotullohen sipas ritmit, ndërkohë që djemtë, me lëvizjet dinamike dhe rrotullimin në erë të fustanellave, krijojnë një realitet mitik, ku dhimbja dhe malli shkrihen së toku.
Nju Xhersi, 28 qershor 2008

Hene@- Antar i e regjistruar
- Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi