Kultura e debatit
Faqja 1 e 1
Kultura e debatit
Per tu ardhur ne ndihme te gjithe atyre anetareve te forumit qe e kane te veshtire komunikimin me anetaret e tjere. Te dish te komunikosh e debatosh me njerez te tjere eshte virtyt i karakterit te gjithesecilit. Do perpiqem qe te gjithe eksperiencen time ne kete drejtim, ta hedh me poshte. Ftoj te gjithe ata shqiptare qe gezojne nje kulture te gjere demokratike qe te hedhin keshillat dhe eksperiencat e tyre me poshte. Ne kete menyre, te gjithe perfitojme.
1. Cfare eshte ne vetvete diskutimi?
Diskutimi ose debati eshte nje shkembim idesh midis 2 ose me shume personash mbi nje teme te caktuar. Te gjithe pjesemarresit ne diskutim shprehin mendimin e tyre mbi nje teme te caktuar. Mendimet mund te perkojne ose jene te ndryshme dhe ne te shumicen e rasteve qellon qe jo dy persona mendojne njesoj. Kjo eshte mese normale dhe e pranueshme.
2. Perse njerezit e lire diskutojne?
Qe te arrini te shikoni vleren e diskutimit, duhet qe te keni te qarte qe zgjidhja me e mire per nje problem eshte ajo qe del si produkt i shkembimit te mendimeve te sa me shume personave qe kane njohuri te avancuara ne nje fushe te vecante. Gjate ketij debati, serviren fakte dhe mendime te faktuara te cilat mbrojne ose hedhin poshte nje mendim apo hipoteze. Kjo praktike mundeson qe: a) te arrihet ne nje zgjidhje me konsensus pas nje diskutimi te hollesishem b) te gjithe ata qe marrin pjese ne diskutim zgjerojne bagazhin e tyre duke mesuar nga njeri-tjetri. Ne kete menyre idete evoluojne dhe shoqeria avancon.
3. Cfare ju nevojitet per te marre pjese ne diskutim?
a. Njohuri te mjaftueshme mbi temen ne fjale.
b. Njohje te normave demokratike
c. Etika e te shprehurit.
d. Eksperienca mbi debate te ndryshme.
Le ti zeme tashme te treja keto me rradhe per ti shtjelluar me tej.
a. Njohurite e mjaftueshme mbi temen
Asnjehere mos jepni mendim mbi nje teme ku informacioni juaj mbi te eshte zero. Shprehni mendim mbi temat dhe forumet ku ju keni nje interes te vecante dhe kjo ju ka shtyre qe te mesoni me shume mbi ato tema. Nese forumi ka 150 nen-forume ju mund te lexoni te 150 por mund te shkruani rregulisht ne 5-10 prej tyre, te cilet jane edhe forumet ne te cilet diskutohen temat qe ju i shihni me interes. Une nuk shkruaj tek forumi i letersise, pasi une kam njohje shume te ceket te kesaj fushe. Kjo nuk me pengon mua te lexoj ne ate forum, dhe te bej komente personale mbi pershtypjen qe me la nje poezi ose proze e postuar nga dikush tjeter. Thjeshte une nuk ia lejoj vetes qe te perfshihem ne nje debat letrar, pasi nuk kam njohuri dhe do te beja figuren e budallait. Ju nuk doni te beni nje figure te tille apo jo?!
Eshte me mire te pyesesh se sa te dalesh me supozime te gabuara! Nese lexoni nje teme me interes, dhe doni te mesoni me shume per te, perapara se te beni nje koment, do te ishte me e udhes qe te shtronit disa pyetje ne ate teme qe iu linden pasi e lexuat temen. Ne kete menyre anetaret e tjere qe kane nje bagazh njohurish me te medha ne ate fushe do te jene ne gjendje qe tu japin ju pergjigje. Pasi ti lexoni pergjigjet, ju jeni ne pozita me te mira per te bere nje gjykim te drejte te problemit, pasi vetem tani ju i njihni te gjitha detajet ne temen ne fjale.
Cdo teme qe ju lexoni e rrit bagazhin tuaj mbi ate sfere diskutimi! Ky eshte nje proces qe ndodh pa vetedijen tuaj dhe duke lexuar debatin mbi nje teme ju servir ju te dyja anet e medaljes. Nga pozitat qe ju jeni, ju mesoni larmite e mendimeve qe anetare te ndryshem servirin, dhe ne kete pike ju gjykoni e dilni edhe me nje qendrimin tuaj ne temen ne fjale. Mos nguroni ta shprehni mendimin tuaj duke dale pro ose kunder nje mendimi ne nje teme por gjithmone kete mendim faktojeni me fakte reale nga jeta dhe eksperienca juaj. Ne kete menyre ju do te jeni bindes dhe komenti juaj do te kete nje vlere te vecante ne ate teme.
Edukoni veten me informacion ekstra mbi nje teme perpara se te shprehni mendimin tuaj ne te! Kjo do te thote qe nese tema qe diskutohet eshte me interes per ju, ju shume mire mund te kerkoni ne internet ose neper mjete te tjera informacioni, fakte qe ndihmojne mendimin tuaj mbi ate teme. Keto mund ti servirni si citate ose referime ne shkrimin tuaj. Ky eshte mbase edhe kontributi me i madh qe ju mund te jepni ne forum. Kete praktike e ndjekin njerezit qe kane nje kulture te gjere demokratike. Argumentet e tyre jane bindese pasi mbeshteten jo thjeshte mbi obzervime subjektive por mbi fakte reale.
b. Njohja e normave demokratike dhe etikes te se shprehurit
Te jesh njeri i ditur eshte njera ane e medaljes. Te dish si ta shprehesh sa me pastert dhe ne menyren me bindese mendimin tuaj, eshte ana tjeter e medaljes. Me kete dua te them qe po aq e rendesishme sa mendimi qe shpreh eshte edhe menyra se si e shpreh. Pra ne skene del edukata personale e secilit dhe forma se si manifestohet kjo ne sjelljen e secilit ne debat.
1. Lexo shume, shkruaj pak
Kjo eshte cilesi e njerezve te zgjuar, te cilet lexojne shume e shkruajne pak ne forum. Kjo manifestohet ne cdo teme qe hapet ne forum, dhe njererezit me kulture, perpara se te shpehin mendim ne nje teme, lexojne me vemendje te gjitha mendimet e atyre qe kane marre pjese ne diskutim. Pasi njihesh me mendimin e anetareve te tjere, ju jepni mendimin tuaj te plote ne formen ne ate teme.
Asnjehere mos harroni vleren e diskutimit, qe aplikohet edhe ne kete rast. Ju merrni pjese ne kete forum per shume arsye por ajo me kryesorja eshte te zgjeroni bagazhin tuaj kulturor duke mesuar mbi te rejat me te fundit nga fusha te ndryshme diskutimi. Kete do ta beni vetem duke lexuar mendimet e anetareve te tjere te shumte qe marrin pjese ne kete forum. Perzgjedhjen se cili prej mendimeve mbart me shume peshe, e beni pikerisht ju.
2. Diskutoni mbi temen e jo mbi personin
Nje shprehje e famshme tani ne kete forum thote tekstualisht: "Njerezit e medhenj diskutojne mbi idete, njerezit medioker diskutojne mbi ngjarjet, njerezit e vegjel diskutojne mbi njerezit!". Kjo shprehje eshte kuptimplote. Kjo sherben si nje barometer per te matur shkallen e kultures se secilit prej nesh qe diskutojme ne forum: ka nga ata qe jane anetare te respektuar pasi diskutojne e sjellin gjithmone ide te reja; ka nga ata qe pergjithesojne duke u nisur nga episode apo ngjarje te vecanta; ka edhe nga ata qe diskutojne mbi njerezit.
Sa here qe lexoni nje teme e merrni mundimin te pergjigjeni, kini parasysh qe pergjigjia te mos marri formen e nje replike me nje anetar tjeter. Cdo pergjigje duhet ne fillim te permbaje mendimin tuaj personal mbi temen ne fjale fillim mbarim, dhe brenda saj ose ne fund mund te jepni edhe disa mendime mbi mendimet e anetareve te tjere per te mbeshtetur mendimin tuaj. Replikat ia ulin vlerat diskutimit per aq kohe sa perqendrohen mbi njeri-tjetrin duke hequr keshtu vemendjen nga tema. Kjo eshte dobesia kryesore tek shume anetare ne forum.
3. Respekto bashkebiseduesin
Nese deshiron qe anetaret e tjere qe te lexojne te te respektojne ty, ti duhet ti respektosh ata me pare. Respektin ti e tregon ne fjalet qe perdor ne shkrimin tuaj, menyren se si u drejtohesh, tonin qe i jep shkrimit tuaj dhe kortezine reciproke. Anonimitetin virtual shume njerez e interpretojne si liri per tu shprehur e bere ashtu sic duan ata, duke dashur keshtu qe te kompesojne lirine e humbur ne jeten reale, me ate virtuale. Ne fakt, ky lloj mentaliteti eshte foshnjerak dhe i gabuar, pasi nese ne jeten reale komunikoni me njerez sy ne sy, ne jeten virtuale komunikoni po me te njejtet njerez vecse kesaj here nuk i shikoni sy nder sy, por i gjykoni nga mendimi qe shprehin, dhe jo nga paraqitja. Ne forum ka njerez te mirenjohur qe shkruajne, me te cilet ju nuk keni mundesi ne jeten reale qe te komunikoni, ashtu sic keni edhe me njerez te grupmoshave/krahinave/arsimeve te ndryshme.
Asnjehere nuk duhet te shkelni lirite dhe dinjitetin e bashkebiseduesit, kushdo qofte ai. Asnjehere, ne cfaredo rrethane qe te jeni, mos e humbni toruan qe te ofendoni, ironizoni, apo shkruani mbi personin me te cilin diskutoni. Ju nuk doni qe te jeni ne grupin e njerezve te vegjel, qe diskutojne vetem mbi njerezit. Zakonisht, vetem njerezit e ulet perdorin nje fjalor rruge ne diskutimin e tyre. Sa here qe keta njerez frikohen nga forca e shprehjes se mendimit te bashkebiseduesit, perdorin sulmin personal si armen me te fundit. Kjo ne vetvete tregon nje dobesi te karakterit dhe te gjithe "njerezit e vegjel" injorohen nga njerezit me kulture. Fjala per njeriun e mencur eshte e shtrenjte, per budallain eshte shume e lire.
4. Qendroni larg pergjithesimeve
Gjithmone kur shprehni mendimin tuaj ne forum, beheni kete dua perdorur veten e pare njejes, "Une mendoj se...". Asnjehere mos merrni persiper te flisni ne emer te gjithe shqiptareve, ose ne emer te nje grupi te cilit ju nuk i perkisni. Nese ju do te beni pergjithesime te tilla, ne shumicen e rasteve do te hasni ne replikat e anetareve te tjere, dhe keto replika do ta degjenerojne diskutimin ne fjale qe nuk kane fare lidhje me temen per diskutim.
Njerezit qe kane paragjykime bejne edhe pergjithesime te rrezikshme. Keto pergjithesime i hasim shpesh ne forum nga individe qe kane krijuar paragjykime per nje krahine, grup shoqeror ose shtet, fale episodeve qe ata kane patur ne jete me nje individ qe i perkiste ketij grupi shoqeror. Kini parasysh qe nese ka 100 kriminele shqiptare ne nje shtet, kjo nuk do te thote qe te gjithe emigrantet shqiptare, qe mund te kapin shifra deri ne qindra mijra, jane kriminele. E njejta gje edhe me krahinizmat, shume individe i nxjerrn ne pah krahinizmat dhe provicionalitetin e tyre duke sulmuar me fjale te uleta krahina te vecanta shqiptare. Sic do te lexoni me poshte, te tille njerez injorohen nga shumica e anetareve fale sjelljes se tyre.

Hene@- Antar i e regjistruar
- Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009
Re: Kultura e debatit
5. Argumentoni dhe mos komentoni
Diskutimit i rritet vlera kur ju arrini qe te argumentoni mendimin tuaj me fakte te sjella nga libra, shkrime autoresh te tjere, ne formen e citimeve. Shume mire mund te shprehni mendimin tuaj, por kjo nuk do te jete e mjaftueshme per te mbrojtur qendrimin tuaj, iu duhet ti mbroni keto mendime edhe me mendimet e personazheve te tjere te mirenjohur. Keta mund te jene figura publike, autore, shkrimtare, poete e gjithe kategoria e njerezve qe futen ne eliten e nje kombi.
Eshte e lehte ti thuash dikujt qe mendimi i tij eshte i gabuar, por jo aq e thjeshte te ndertosh nje ceshtje bindese per te, qe edhe ai ta kuptoje se ku eshte ndryshimi midis mendimit te tij dhe mendimit tuaj. Ne kete menyre, diskutuesit jo vetem shkembejne fjale me njeri-tjetrin, por edhe mesojne nga njeri-tjetri. Ne kete menyre ju kontribuoni ne emancipimin e atyre qe do tu lexojne dhe kane deshire te mesojne me shume ne ate teme.
6. Mbani nje mendje te hapur
Mendjet e hapura e vleresojne diversitetin e mendimit ne nje diskutim. Mendjet e mbyllura utopike i acaron diversiteti i mendimeve ne nje diskutim. Ne nje forum me mijra anetare, eshte e natyrshme te lexosh nje mori mendimesh ne nje teme te caktuar. Diskutimi ne kete pike eshte shumengjyresh por jo te gjithe i pelqejne ngjyrat. Ka nga ata qe e shohin boten ne bardhe e zi, dhe reagojne keq kur perballen me nje larmi mendimesh. Ne jeten e perditshme njerezit shoqerohen me ata njerez qe mendojne si vetja, ose kane te njejtat hobe dhe interesa. Ne forum perplasen nje numer i madh anetaresh qe vijne nga eksperienca te ndryshme ne jete, me grupmosha te ndryshme, nga klasa te ndryshme te shoqerise, me nivel arsimor te larmishem.
Nese deshironi te merrni pjese ne nje forum, duhet te jeni te pergatitur te lexoni edhe mendimin ndryshe. Nese ju pelqen qe te jetoni ne ate boten tuaj, ku ju ngrini te vertetat tuaja dhe i mbroni ato me fanatizem, atehere nuk iu rekomandohet te merrni pjese ne kete forum. Forumi dhe perplasja e mendimeve jane nje testim i mire i bindjeve tuaja. Do te qelloje qe keto bindje ta kalojne kete test, ashtu sic mund te qelloje qe bindjet tuaja te ndryshojne fale njohurive te reja qe ju do te lexoni nga anetaret e tjere te forumit. Te vetmit qe nuk perfitojne nga nje diskutim jane propagandistet dhe "njerezit e vegjel" qe nuk e kane kapacitetin te kuptojne ato qe lexojne.
c. Etika e te shprehurit
Po aq e rendesishme sa mendimi qe ti shpreh ne nje teme, eshte edhe menyra se si ju e shprehni kete mendim. Mund te merrni parasysh keto keshilla:
- Shprehni mendimin tuaj ne gjuhen shqipe. Eshte turp te shkruash ne gjuhe te huaj ne forumin shqiptar. Nese kujtoni se i ngrini vlerat vetes duke u shprehur ne gjuhe te huaj, une iu them qe vetem sa tregoni mendjelehtesine tuaj.
- Respektoni gramatiken dhe shenjat e pikesimit te gjuhes shqipe. Nese ju shkruani pa teklif, duke mos respektuar as shenjat e pikesimit te gjuhes shqipe, ju po largoni anetaret e respektuar dhe po afroni adoleshentet dhe anetaret e paskrupuj qe te marrin pjese ne temen tuaj.
- Titulli i temes eshte gjithmone nje permbledhje me sa me pak fjale e temes qe diskutohet. Cdo teme qe ju hapni, vetem nga titulli, anetaret duhet te kuptojne se perse diskutohet ne te. Temat me titull te gjate, te shkruajtur keq, ose me titull sensacional, vetem sa terheqin llafazanet e forumit.
- Fjalori i rruges ose fjalet e uleta tregojne shkallen e edukates te atij qe i shpreh. Asnjehere mos perdorni te tilla fjale, pasi sa here qe do ti perdorni do te beni qe shume anetare te fyhen nga to kur ti lexojne. Gjithashtu, moderatoret e forumit do tu terheqin ju vemendjen duke iu paralajmeruar ne privat ose ne publik.
- Mendimi juaj ne cdo teme duhet te shprehet i plote ne nje mesazh. Ata qe lene shume mesazhe me 2-3 rreshta vetem sa e degjenerojne diskutimin. Pasi ta shprehni mendimin tuaj te plote, ju mund ta mbroni kete mendim ne vazhdim.
- Asnjehere mos perseritni veten ne nje teme. Fakti qe ju perseritni te njejtat fjale nuk ben qe mendimi juaj te triumfoje por qe diskutimi te kaloje ne nje diskutim personal. Ata qe e komentojne shkrimin tuaj dinjitoz te plote, me 2-3 rreshta nuk meritojne pergjigjen tuaj.
- Ndajeni mendimin tuaj ne pika dhe theksojini keto pika duke shkruajtur disa paragrafe per cdo pike. Ne kete menyre, mendimi juaj eshte i rrjedhshem, llogjik dhe jo thjeshte "llafollogji".
- Citoni mendimet e anetareve te vecante, ose theniet e te tjereve duke perdorur thonjezat dhe emrin e personit i cili i ka shprehur keto fjale. E njejta gje vlen edhe me artikujt e sjelle nga burime te ndryshme, ne fund te tyre duhet te jepni edhe burimin e artikullit.
d. Eksperienca ne debate
Per aq kohe sa ju do te mbani parasysh dhe respektoni udhezimet e mesiperme ju do te jeni ne gjendje qe te reflektoni kulture me mendime qe do te shprehni ne forum. Megjithate, ajo perben vetem anen teorike te diskutimit pasi praktike do tu vendosi ne situara te tilla qe udhezimet e mesiperme nuk i mbulojne. Ne kete pike secili del me ato rregullat e veta te pashkruara si mesime nga eksperienca e tyre ne diskutime. Me poshte po ju jap disa prej leksioneve qe une kam nxjerre nga diskutimet e ndryshme.
1. Jo te gjithe gezojne kulturen e duhur
Sa here qe merrni pjese ne nje diskutim, duhet te jeni te pergatitur qe te perballeni me njerez nga te cilet ke se cfare meson, ashtu sic do te perballesh edhe me nje njerez qe nuk kane as edukaten dhe as arsimin e duhur. Kjo nuk duhet tu shokoje apo frenoje ju ne ndonje menyre. Forumi mbledh shume njerez dhe keta njerez kategorizohen ne klasa pikerisht nga niveli i mendimit qe keta shprehin ne forum, dhe sa mire i njohin rregullat e mesiperme. Qellon shpesh me njerezit e edukuar qe te shokohen nga mendimi prematur i anetareve te vecante. Kjo eshte e natyrshme si fillim.
2. Injoroni ne heshtje personat qe nuk gezojne kulturen e duhur
Nese ju qellon qe nje anetar i vecante te mundohet qe ta ktheje mendimin tuaj ne nje replike personale me ju, eshte me mire qe ketij personi ju te mos i ktheni pergjigje fare por ta injoroni. Disa persona gezojne nje edukate dhe arsim te ulet dhe kjo manifestohet me ato qe keta shkruajne ne forum. Sa here qe ne diskutim perplaseni me te tille persona, eshte me mire ti injoroni, pasi po i konfrontuat e ulni veten ne nivelin e tyre. Me besoni, ju nuk deshironi ta beni kete.
3. Kerkoni ndihmen e stafit te forumit kur ofendoheni
Sa here qe dikush ju ofendon hapur me fjalet me te uleta, mos iu pergjigjni me te njejten monedhe por njoftoni stafin e forumit per kete incident. Stafi i forumit do te nderhyje duke i terhequr vemendjen personit qe ju ka ofenduar, dhe ka per te fshire edhe ofezat karshi jush. Duhet ti rezistoni tundimit per tiu pergjigjur me te njejten gjuhe te tille personave.
4. Beni qe prezenca juaj te ndihet ne forum
Nje njeri me kulture e fiton respektin e lexuesit fale mendimit qe ai shpreh ne forum. Nje njeri llafazan kujton se duke shkruajtur sa me shume, i rrit vlerat vetes. Asnjehere mos hezitoni te shprehni mendimin tuaj. Mendimi juaj, menyra se si ju e shprehni kete mendim, eshte shembulli me i mire ne forum per ata anetare qe kane deshire te mbushin boshlleqet e tyre ne kete fushe.
Asnjehere mos tu shkoje ndermend se pjesmarrja ne forum eshte humbje kohe. Keshtu mendojne vetem hipokritet dhe egoistet. Mendimi qe ju shprehni, koha qe shpenzoni ne forum i sherben nje qellimi fisnik, emancipimit te bashkekombasve te tu me kulturen demokratike. Te ndertosh nje shoqeri demokratike do te thote qe te emanciposh individin me normat, lirite dhe pergjegjesite e shtetasit ne nje shoqeri demokratike. Kete detyre nuk e ka vetem klasa politike, por e kane te gjithe ata shqiptare qe kane jetuar, studiuar dhe punuar ne perendim. Gjeja me me vlere qe keta importojne nga perendimi nuk jane leket dhe veshjet e bukura, por kultura demokratike.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi