FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu: “Presim intensifikim njohjesh pas Arabisë Saudite”

Shko poshtë

Sejdiu: “Presim intensifikim njohjesh pas Arabisë Saudite” Empty Sejdiu: “Presim intensifikim njohjesh pas Arabisë Saudite”

Mesazh nga ADMIN Wed Apr 22, 2009 6:34 pm

Sejdiu: “Presim intensifikim njohjesh pas Arabisë Saudite”
Njohja e fundit, nxitje edhe për vendet e tjera të Gjirit Arabik dhe Konferencës Islamike. Jeremiç në Bruksel: “Keqardhje që Arabia Saudite e njohu Kosovën në këtë moment”

Blerina Olldashi
Autoritetet kosovare e kanë vlerësuar njohjen e Republikës së Kosovës si një veprim i cili hap një kapitull të ri të raporteve të reja politike dhe ekonomike me vendet arabe, por dhe intensifikim njohjesh të tjera. Sipas tyre, procesi i njohjes së Kosovës së pavarur nuk do të ndalet. Presidenti Fatmir Sejdiu u shpreh se njohja e fundit mund të konsiderohet si nxitje edhe për vendet e tjera të Gjirit Arabik dhe Konferencës Islamike për njohje të reja të Kosovës. Këto njohje, vlerësoi Sejdiu, do të hapin një kapitull të ri të raporteve të Kosovës me vendet arabe dhe islamike për bashkëpunim politik dhe ekonomik. “Mendoj se do të shtohet numri i vendeve që do të njohin Republikën e Kosovës. Është bërë punë e madhe në kontaktet me përfaqësuesit e tyre në nivele të ndryshme dhe dëshiroj të falënderoj të gjitha vendet që kanë qenë mbështetëse të Kosovës, për të nxitur vendet e tjera për të njohur Republikën e Kosovës”,- tha presidenti Sejdiu. Në lidhje me procesin gjyqësor të Hagës, që ka filluar më 17 prill, për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, autoritetet kanë shprehur besimin se procesi nuk do të ndikojë në njohjet e mëtejshme. Duke përshëndetur vendet që po njohin Kosovën e pavarur, edhe kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur besimin se në një të ardhme të afërt, numri aktual i 58 shteteve që e kanë njohur Kosovën, do të shënojë rritje. “Njohjet për Kosovën do të rriten në një të ardhme të afërt. Do të kemi njohje të reja, njohje këto që do të dërgojnë mesazhin se perspektiva e Kosovës është e sigurt dhe se këto njohje ndodhin edhe si rezultat i suksesit tonë, i punës së mirë që kanë bërë institucionet e Kosovës, i suksesit të Kosovës dhe perspektivës që po ndërtojmë bashkërisht me ndërkombëtarët. Pra do të ketë njohje të reja”,- theksoi Thaçi. Lidhur me njohjen e Kosovës nga Arabia Saudite reagoi negativisht Serbia. Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Vuk Jeremiç, shprehu keqardhjen për vendimin e Arabisë Saudite. Shefi i diplomacisë serbe, Jeremiç, ndodhej në Bruksel për një takim me komisionerin për Zgjerim Oli Rehn dhe shefin për Politikë të Jashtme e Siguri, Havier Solana. “Është për të ardhur keq sepse vendimi i Arabisë Saudite për ta njohur Kosovën, erdhi në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë duhet të deklarohet për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës”, - tha Jeremiç para gazetarëve. Diplomati serb tha se vendi i tij asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.


22 Prill 2009
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi