Shtohet eksodi i tamilëve
Faqja 1 e 1
Shtohet eksodi i tamilëve
Shtohet eksodi i tamilëve
Shkruar nga Freddi TUESDAY, 21 APRIL 2009 22:50 Sri Lanka thotë se mijëra vetë janë bashkuar me eksodin e refugjatëve që po largohen nga territori i fundit që kontrollohet nga forcat rebele që njihen me emrin Tigrat e Tamilit. Ndërsa ofensiva e ushtrisë në verilindje të vendit po vazhdon, burime qeveritare thonë se që nga dita e hënë afro 50 mijë civilë janë larguar nga zona e luftës. Në njoftimin e ushtrisë së Sri Lankës thuhet se disa civilë u larguan përmes detit me ndihmën e flotës së Sri Lankës. Ushtria po i verifikon të gjithë civilët që janë larguar dhe po i zhvendos ata në kampe të posaçme. Ajo thotë se ka rrethuar afro një të tretën e rripit të tokës që kontrollohet nga forcat rebele të Tigrave të Tamilit. Në këtë rajon nuk ka gazetarë, prandaj është e vështirë të konfirmosh lajmet që jepen nga të dyja kampet në këtë betejë propagandistike. Në deklaratat e tyre, rebelët tamilë thonë se mbi njëmijë civilë janë vrarë dhe dy herë më shumë janë plagosur si rezultat i ofensivës së trupave qeveritare në këtë zonë. Rebelët e kanë akuzuar qeverinë se ka përdorur civilë të grupit etnik tamil si mburoja njerëzore apo i ka detyruar ata të pastrojnë zonat e minuara. Por një zëdhënës i ushtrisë i hodhi poshtë këto akuza dhe tha se ushtria ka bërë të pamundur për të shmangur viktimat në radhët e civilëve. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar e përshkroi situatën e civilëve që kanë mbetur në zonën e konfliktit si katastrofike dhe bëri thirrje për hapa urgjente për t'i shpëtuar ata. Konflikti në Sri Lankë filloi para 26 vjetësh për shkak të diskriminimit të pakicës tamile. Ushtria është krejtësisht e dominuar nga shumica singaleze

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi