FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIRGJERESHA E FUNDIT

2 posters

Shko poshtë

VIRGJERESHA E FUNDIT Empty VIRGJERESHA E FUNDIT

Mesazh nga ADMIN Tue Mar 31, 2009 6:51 pm

VIRGJERESHA E FUNDIT Aleqm5ja1ku4qmsgk1cbtxd

Drane Markgjoni është një nga ‘virgjëreshat e fundit” në Shqipëri, një zakon i vjetër i grave të cilat marrin rolin e burrit dhe që pranohen nga familjet dhe shoqëria e tyre.
“Jeta ime ka qenë sikurse e qenit”, nënvizon 87 vjeçarja, cila jeton në një shtëpi modeste në Shkodër, në pjesën veriore të Shqipërisë, atje ku pikturat fetare të kombinuara me fotografinë e të vdekurve, janë më të dashurat.
Por tash 87 vjeçarja këmbëngul se nuk ndjen “keqardhje”.
Ajo sërish shpejt qeshë kur kujton peshën e fatit të saj tradicional dhe kushtet e barrës të pas luftës II botërore, ne regjimin komunist të Enver Hoxhës.
Agjencia e lajmeve AFP, sjell një reportazh nga Shqipëria, duke ilustruar fenomenin e “virgjëreshave të betuara”, ku tash kanë mbetur gjallë vetëm dhjetë prej tyre.
E veshur me rroba të vjetra dhe me një xhaketë të zezë, me flokët e bardha e të shkurtra, Markgjoni e cila kurrë në jetën e saj nuk ka mësuar të shkruajë apo të lexojë, përpiqet të mbrojë vetën e vet nga të ftohtit në shtëpinë e saj të ngrirë.
Ajo ka lindur në Bajram Curri, në veri të vendit. Që në kohën kur ka qenë në djep, martesa e saj ishte planifikuar ashtu siç e donte zakoni në atë kohë.
Por në ditën e dasmës në vitin 1949, burri i saj arratiset nga Shqipëria drejt shtetit fqinj të Jugosllavisë, që ishte një gjë e zakonshme gjatë periudhës së vështirë të pas luftës.
Disa orë më vonë, policia e regjimit të Enver Hoxhës, arrestojnë të gjithë burrat e familjes së saj.
Markgjoni papritur e gjen veten të vetme me gratë he fëmijët e familjes së burrit të saj. Ajo thotë se kjo martesë kurrë nuk u realizua.
Dhe kjo ishte arsyeja që ajo vendosi të “shndërrohet” në “burrin e shtëpisë”, rol të cilin ajo e përshtati në linjë të njëjtë me zakonet e vjetra shqiptare të “virgjëreshës së betuar”.
Vendimi do të thoshte ndryshim i përjetshëm i gjinisë së saj, mënjanimi i mundësisë që të jetë sikurse gratë e tjera, të pasurit burrë tjetër , të lindë fëmijë dhe sigurisht, të ketë marrëdhënie seksuale.
“Nuk kisha ndonjë zgjedhje tjetër”, thotë ajo duke kujtuar se si ishte depërtuar për në jug të vendit me gratë dhe fëmijët e familjes së të fejuarit të saj.
-‘Në kohët e vjetra, mund t’i besoje një burri’-.
Për 12 vjet, ajo ka jetuar një jetë sikurse të ishte një burrë duke punuar në ndërtim, bartur thasë çimentoje, e deri te ndarja e bujtinës me burra, ku ishte pranuar pa ndonjë telashe.
Gra të tilla të cilat shndërrohen në “burrat e shtëpisë”, në Shqipëri janë “virgjëreshat e betuara”.
Puna krah për krah me burrat, i ka sjell asaj respekt të plotë dhe zgjedhja e saj ishte konsideruar “një sakrificë e lartë”, shpjegon Afërdita Onuzi nga Instituti Antropologjik në Tiranë.
Onuzi, një etnografe, thotë se vitet e fundit kur gratë kanë vendosur të shndërrohen në “virgjëresha të betuara” ka qenë në të 1960-tët.
Ky fenomen ka qenë i shtrirë gjithashtu edhe në Kosovë dhe është gjetur si tek familjet e shqiptarëve myslimanë ashtu edhe tek ata katolikë.
Gjatë 50 vjetëve të komunizmit shqiptar deri në vitin 1990, megjithatë, është munduar t’i jepet fund kësaj praktike.
Onuzi nënvizon se tash vetëm 10 “virgjëresha”, janë ende gjallë në Shqipëri.
Kanë qenë dy mënyra që të shndërrohesh në “virgjëreshë”, shpjegon ajo: një vajzë ka vendosur që të marrë detyrat e burrit në atë moment kur të gjithë meshkujt e familjes kanë vdekur apo janë larguar, ose të bëhet “virgjëreshë” që të shmangë martesat me burrat e përzgjedhur që në kohën kur ato kanë qenë në djep.
Zakonisht një xhaxha ka qenë ndërmjetës në fejesa të vajzave të reja që të gjejë zgjidhje, thotë Onuzi.
Nëse arsyet për të kundërshtuar martesën nuk janë konsideruar si të ligjshme apo të mjaftueshme, familja e vajzës është dashur t’i japë familjes së të fejuarit një plumb për ta vrarë atë, shpjegon etnografja.
"Mbetja pa burrë ka provuar se sa i fortë është karakteri. Ti duhet të jesh shumë e vendosur”, thotë Markgjoni.
"Në kohët e vjetra, ti ka pasur mundësi t’u besosh burrave, të udhëtosh me ta. Por tash, gratë konsiderohen si objekt. Dhe gratë tash mendojnë vetëm se si t’i ngacmojnë burrat”, thotë ajo.
Markgjoni është e brumosur thellë edhe me besimin e saj Romano Katolik, ku lutjet në kishë, ajo thotë se e mbajë gjallë.
"Janë ata që më japin vetëbesim”, thotë ajo, duke u ngritur dhe prekur një fotografi fetare të vendosur mbi kokën e shtratit të saj.

Përktheu: Jeton Musliu
__________________
Njerzit do të harrojne atë qka ke thënë ti por kurr nuk do të harrojn ndjenjen qe u ke krijuar.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIRGJERESHA E FUNDIT Empty Re: VIRGJERESHA E FUNDIT

Mesazh nga arberia Wed Apr 01, 2009 6:17 am

Dhe shkaku i kesaj sakrifice sublime ,pe3rseri ka qene sistemi i eger diktatorial i Enverit dhe ujqerve te tij.Te mendosh se tere jeten kjo femer e ka kaluar ndryshe si ja kishte nisur PERENDIA...eshte e tmerrshme.
Femer me nje karakter shume te forte Malesorja nga Bajram Curri.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi