FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alegreto Albania" rikthehet në Teatrin Kombëtar

Shko poshtë

Alegreto Albania" rikthehet në Teatrin Kombëtar Empty Alegreto Albania" rikthehet në Teatrin Kombëtar

Mesazh nga ADMIN Tue Mar 31, 2009 3:41 am

Alegreto Albania" rikthehet në Teatrin Kombëtar
Komedia me regji të Altin Bashës ngjitet në skenë në datat 2 dhe 3 prill


Skenës së Teatrit Kombëtar i kthehet edhe një herë komedia "Alegreto Albania", nën drejtimin e regjisori Altin Basha. Publiku do të ketë mundësinë ta ndjekë shfaqjen në datat 2 dhe 3 prill. Në komedinë e ngujimit të autorit Stefan Çapaliku, luajnë aktorët Mirush Kabashi, Ahmet Pasha, Vasian Lami dhe krahas tyre katër aktorët e rinj: Olta Daku, Gazmend Paja, Xhejni Fama e Klea Konomi. Skenografia e kostumet i përkasin Iliriana Loxhës,

ndërsa muzika është e Ramazan Kaponit. Vepra është një udhëtim brenda universit të individit në realitetin e sotëm. Në qendër të saj vihet një kryefamiljar i ngujuar së bashku me familjen e tij. I zoti i shtëpisë rri i mbyllur bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, sepse njerëzit e viktimës i kanë dërguar fjalë fisit të vrasësit se do e marrin hakun te më i miri. I zoti i shtëpisë i ka bërë apel vetes, se kush mund të ishte më i miri dhe pas shumë dyshimesh i ka rezultuar vetja. E gjitha kjo ndodh kur jashtë shtëpisë, në qytet, ka nisur stina koncertore "Alegreto Albania"...
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi