Berisha kërkon “kokën” e Ina Ramës
2 posters
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: SHTYPI
Faqja 1 e 1
Berisha kërkon “kokën” e Ina Ramës
Berisha kërkon “kokën” e Ina Ramës
Ish-ministri i Mbrojtjes paditi kupolën e organit të akuzës. Trajtimi i padisë së Mediut, “gur i rëndë” për kryeprokuroren
Habjon Hasani
Tiranë - Padia e ish-ministrit Mediu i hap rrugën një mësymjeje parlamentare ndaj kryeprokurores së vendit. Ngritja e kësaj padie vetëm tre muaj para zgjedhjeve ndaj kryeprokurores lë shijen e një lëvizjeje të vërtetë prej “shahisti”, ndoshta e koordinuar politikisht. Kupola e Prokurorisë së Përgjithshme është nën akuzë, e paditur nga ish-ministri më i rëndësishëm që ka hetuar dhe akuzuar ndonjëherë ky institucion. Dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes politike mes kryeministrit Berisha dhe kreut të republikanëve, Fatmir Mediu, ky i fundit depozitoi dje një padi penale ndaj krerëve të organit të akuzës duke i dhënë një tjetër përmasë hetimit dhe rrethanave të trajtimit të dosjes “Gërdeci”, e cila është ndoshta dosja më e madhe e hetuar ndonjëherë nga Prokuroria në 20 vitet e fundit. E paraqitur si një padi nga një i pandehur për mosrespektim të procedurës hetimore, kjo padi duket se mbart një vlerë jo të vogël në tërësinë e ngjarjeve, madje duke pasur të gjitha premisat për t’u shndërruar në një instrument politik mbi institucionin e akuzës dhe krerëve të saj. Mbërritja në dyert e Prokurorisë së Tiranës të një padie mbi kryeprokuroren e vendit dhe drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimeve, minimalisht do të kompleksonte punën rutinë të këtij institucioni. Për cilindo prokuror të thjeshtë të Prokurorisë së Tiranës do të ishte një detyrë absolutisht e padëshiruar hetimi i eprorëve të tij, nën dritën e interesit të medias. Sikundër duket se kjo padi premton një kompleksim edhe të dy të akuzuarve që duhet që minimalisht të përkrahin vartësit e tyre për trajtimin konformë ligjit të kësaj padie. Nga ana tjetër, çdo pengesë apo bllokim hetimi i reklamuar në media mbi hetimin e kryeprokurores mund të përbënte kurdoherë një “alibi” të mirë të mazhorancës parlamentare për t’i kërkuar “kokën” e kryeprokurores, Presidentit të Republikës.
Mundësitë
Si mund të hetohet një prokuror i Përgjithshëm? Shembuj konkretë nuk gjenden, të paktën që pas vitit 1998, kur Kushtetuta e Republikës i dha institucionit të prokurorit të Përgjithshëm një pozitë të fuqishme në raport me qeverinë, madje dhe me shumicën parlamentare në rastet kur Presidenti i Republikës nuk mbështeste nismat e Kuvendit për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm. Si rregull, në rast se Prokuroria e Tiranës vlerëson pozitivisht padinë e z. Mediu dhe avancon me hetimet, duhet që të bëjë objekt të saj kryeprokuroren, ndërsa kjo e fundit duket se nuk gëzon imunitet ndaj hetimeve të institucionit që ajo vetë drejton. Kryeprokurorja është e ekspozuar ndaj një hetimi mbi një vepër penale. Ligji “Për Prokurorinë” nuk e shmang kryeprokuroren nga asnjë padi direkte e institucioneve të saj të varësisë. Ndërsa prokurori i Tiranës, Gent Xholi, ka të gjitha kompetencat për të vendosur mbi fatin e kësaj padie të paraqitur dje nga ish-ministri Mediu, të paktën bazuar në ligjin e fundit “Për Prokurorinë”, prokurorët e rretheve kanë më shumë autonomi veprimi në trajtimin e padive që u drejtohen për shqyrtim. Në kushtet kur Prokuroria e Tiranës është parë gjithnjë e më shumë si një institucion ku mazhoranca parlamentare dhe qeveria kanë pasur “akses të kënaqshëm”, pranimi i padisë penale të z. Mediu nuk do të përbënte ndonjë ngjarje të paimagjinueshme.
Mospranimi
Kjo lëvizje e z. Mediu duket se përveç vënies së të drejtës së tij në vend (për barazi para hetimit dhe mosparagjykim) duket se i dhuron mazhorancës një fitore politike të sigurt. Në rastin kur Prokuroria e Tiranës pranon padinë, automatikisht kryeprokurorja vihet në vëmendjen e opinionit publik si një person që ka paragjykuar dhe keqtrajtuar hetimin e dosjes më të rëndësishme që ka organi i akuzës. Nga ana tjetër, nëse padia e z. Mediu do të refuzohej nga Prokuroria e Tiranës, interpretimi i këtij refuzimi politikisht do të ishte kurdoherë një “as nën mëngë” i mazhorancës për të deklaruar në këtë stinë zgjedhore se, “Kryeprokurorja shkeli ligjin, paragjykoi çështjen dhe bllokoi hetimin e vetes dhe të bashkëpunëtorit të saj”. Madje, në rastin e dytë do të ishin më të motivuar politikisht edhe deputetët e mazhorancës, të cilët mund të nisnin procedurat ligjore për shkarkimin e kryeprokurores. Cilido qoftë fati i kësaj padie, ajo funksionin e saj kryesor e kreu qysh dje, kur të gjithë shqiptarët panë kupolën e organit të akuzës nën akuzë për manipulim faktesh, shkeljesh të rregullave hetimore dhe manipulim të opinionit publik. Pak a shumë një pretendim i ngjashëm me të gjitha deklaratat publike dhe sulmet verbale të kryeministrit ndaj organit të akuzës, veçse kësaj here ato janë shprehur në formën e një padie penale nga ish-ministri i tij i Mbrojtjes, i dorëhequr një vit më parë pas shpërthimit në Gërdec që “shkundi” Shqipërinë mbarë.
Kushtetuta për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm
Neni 148
1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj.
2. Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si një organ i centralizuar.
3. Në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve.
Neni 149
1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.
3. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të prokurorit të Përgjithshëm.
4. Prokurori i Përgjithshëm informon herë pas here Kuvendin për gjendjen e kriminalitetit.
Paralajmërimi, tri ditë më parë, Berisha e quajti Prokurorinë ”parti politike”
Dy ditë pasi dosja e plotë e hetimit të tragjedisë së Gërdecit, për të cilën akuzohet si përgjegjës edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mbërriti në Gjykatë, organi i akuzës ka rënë pre e një sulmi të drejtpërdrejtë të kryeministrit Sali Berisha. I ulur në krah të Mediut, me të cilin ka nënshkruar dje dhe marrëveshjen e re të bashkëpunimit, shefi i qeverisë nuk ka ngurruar të akuzojë hapur Prokurorinë si të kapur politikisht. I pyetur nga gazetarët nëse marrëveshja e bashkëpunimit, e lidhur me PR-në, kryetari i së cilës është nën akuzë për ngjarjen e rëndë të Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, do të kishte një efekt negativ edhe për vetë të djathtën, kryeministri Berisha i ka quajtur konkludimet e Prokurorisë si të falsifikuara dhe të montuara politikisht dhe, për rrjedhojë, s’do të kenë asnjë ndikim në zgjedhjet e ardhshme. “Prokuroria, me akuzat false që ka formuluar në fillim, ka përdhosur të vdekurit. Mos harroni se ata janë vëllezërit e mi, vëllezërit e tu, nënat tona, motrat tona, njerëzit tanë. Në mënyrën se si nisi Prokuroria me urdhrat politikë, ka formuluar pseudo akuza”, - tha Berisha. Shefi i qeverisë ka komentuar edhe akuzat konkrete të bëra nga Prokuroria për Mediun, i ka dalë atij në mbrojtje dhe duke hedhur poshtë si të pavërtetë akuzën për shmangie nga vendimmarrja të ushtarakëve të Shtabit të Përgjithshëm. “Ka qenë ky kryeministër që ju ka thënë juve se duhet të zbardhet e vërteta dhe duhet të jeni të bindur se e kam bërë jo për të mbrojtur ndokënd mbi tokë, por vetëm për të mbrojtur hetimin që duhet të bëhej, pasi, nëse e akuzon tjetrin për atë që nuk qëndron, siç iu tha zotit Mediu, se ai ka shmangur dhe anashkaluar ushtarakët, kjo është si t’i thuash këtij populli se ‘ti ha bar’. Me formulat e vjetra dhe unë mund të të them ty ç’të duash dhe ti më beson, por aty ishin 32 dokumente, secili me nga 3 deri në 7 firma dhe nuk kishte asnjë shmangie. Por, ku ishte problemi? Problemi ishte se duhej devijuar një linjë e tërë, në mënyrë që dikush, diku, të dilte krejtësisht i larë”, - tha më tej Berisha. Ai ka sulmuar edhe mediat që kanë publikuar dosjen e plotë të Prokurorisë për Mediun, si bashkëpunëtore me ata persona që kërkojnë ta kthejnë këtë çështje në një sulm politik ndaj të gjithë mazhorancës. “A e keni parë sot dosjen të publikuar në media? Kush e nxori dosjen? E nxori opozita? Jo, nuk e ka nxjerrë opozita. Unë do të doja të thosha se e ka nxjerrë opozita. E ka nxjerrë ai që do ta shndërrojë Prokurorinë në parti politike. Dosja sot del nga të dobëtit, të keqpërdorur politikisht, që kanë frikë nga ligji dhe marrin e bëjnë mediatizim. Ky nuk është shteti ligjor”, - u shpreh kryeministri.
24 Mars 2009

Re: Berisha kërkon “kokën” e Ina Ramës
Ne fakt ,kjo zonja prokurore nuk po ben gje.Nuk po degjojme ndonje gje konkrete nga dosjet qe kane zene pluhur ne prokurori,prandaj Berisha (nuk dua t'i dal krah,pasi s'kam aresye),kerkon"koken" e saj.
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
FORUM SHQIPTAR :: POLITIK :: SHTYPI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi