FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shefer: “Bombardimet në Serbi në 1999-n ishin të domosdoshme”

2 posters

Shko poshtë

Shefer: “Bombardimet në Serbi në 1999-n ishin të domosdoshme” Empty Shefer: “Bombardimet në Serbi në 1999-n ishin të domosdoshme”

Mesazh nga ADMIN Tue Mar 24, 2009 7:02 pm

Shefer: “Bombardimet në Serbi në 1999-n ishin të domosdoshme”


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, ka deklaruar në dhjetëvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 në Serbi se kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme për të parandaluar katastrofën humanitare që po ndodhte në Kosovë. Shefer, duke folur në forumin transatlantik në Bruksel, tha se pavarësisht kritikave të bëra, bombardimet në Serbi ishin të nevojshme. Edhe ambasadori amerikan Riçard Hollbruk është shprehur se sulmi ajror i NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, një dekadë më parë, ka qenë veprimi i duhur që ka përmirësuar jetën e shqiptarëve të Kosovës dhe të vetë serbëve. Duke folur në konferencën Forumi i Brukselit, Hollbruk kujtoi kohën kur një dekadë më parë i kishte dhënë ultimatumin final Sllobodan Millosheviçit, që duhej të zgjidhte mes pajtimit dhe bombardimit. “E kujtoj dhe mendoj se ndonjëherë është e domosdoshme të përdoret forca dhe rezultati ishte i mirë në fund”, - tha Hollbruk, aktualisht i dërguari amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin. Ndërsa ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Sutanovaç, deklaroi se opinioni i tij nuk kishte ndryshuar asnjëherë. Sipas tij, nuk është e natyrshme që një komb të bombardohet dhe se NATO-ja mund të kishte arritur qëllimet e saj duke harxhuar më pak energji dhe duke kursyer jetën e njerëzve. Bombardimet e NATO-s mbi ish-Jugosllavi nisën më 24 mars të vitit 1999.

24 Mars 2009
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shefer: “Bombardimet në Serbi në 1999-n ishin të domosdoshme” Empty Re: Shefer: “Bombardimet në Serbi në 1999-n ishin të domosdoshme”

Mesazh nga arberia Wed Mar 25, 2009 8:19 am

normal qe ishin te d.m.d.keto bombardime,pasi duhej t'i pritej dora gjakatare e serbit,m.gj.s. shume keq me vjen per popullin serb,pasi e pati peshqesh kete lufte nga politika e keqe e qeverise se tij.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi