FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milionat që kushton një aksion policor

2 posters

Shko poshtë

Milionat që kushton një aksion policor Empty Milionat që kushton një aksion policor

Mesazh nga ADMIN Mon Mar 23, 2009 7:25 pm

Milionat që kushton një aksion policor
Shpenzimet për çdo lloj operacioni, mbrojtjen e dëshmitarëve, apo ekzaminimin e provave
Bledi Gilaj


Kryhen çdo ditë. Ndoshta edhe dhjetëra në 24 orë në të gjithë vendin. Por kushtojnë. Bëhet fjalë për operacionet e Policisë së Shtetit. Duhen para për çdo lëvizje, për çdo hetim, për çdo "spiun"...
Departamenti i hetimit të krimeve është një ndër strukturat më të rëndësishme të Policisë së Shtetit. Ai merret me punën për rritjen e kapaciteteve investiguese, orientimin e strukturave të saj drejt inteligjencës dhe rritjen e bashkëpunimit me strukturat e tjera dhe partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, të gjitha këto kushtojnë para. Por sa kushton një punë e kryer nga departamenti i hetimit të krimeve në Policinë e Shtetit? Sa kushton një hetim i kryer, një operacion i realizuar, apo mbrojtja e një dëshmitari. Për të gjitha këto, policia ka nxjerrë kosto të veçantë, ku edhe ka parashikuar sesa të tilla mund të përballojë brenda një viti. Këto parashikohen në programin e buxhetit për vitet 2009-2010.
Informatorët dhe dëshmitarët
Kështu, analizimi i një dosjeje të vetme nga hetimi i krimeve kushton 13 mijë lekë, ndërkohë që për vitin 2009 janë parashikuar të analizohen 11 mijë e 400 dosje. Ndërkaq, një tjetër shpenzim për policinë dhe konkretisht për këtë departament është informacioni. Për të siguruar këtë shërbim nga informatorët, policia duhet të shpenzojë 31 mijë lekë për çdo rast, që vetëm brenda një viti pritet të ofrohen 1600 produkte të tilla. Ndërkohë, nuk duhet harruar se një kosto të madhe merr mbrojtja e dëshmitarëve të drejtësisë. Nga të dhënat zyrtare pritet që në vitin 2009, por edhe në dy vitet e tjera të programit. Në vitin 2009, pritet që të ofrohet shërbim për 70 dëshmitarë dhe persona të afërm të trajtuar në programet e mbrojtjes. Ndërkaq, në vitet e tjera pritet që kjo shifër të rritet me rreth 10 të tillë. Megjithatë, policia thotë se mbrojtja e një dëshmitari kushton shumë. Sipas përllogaritjeve të kryera nga specialistët, kosto për një dëshmitar është 2.4 milionë lekë, duke përfshirë gjithë shërbimet ndaj tij, përveç mbrojtjes së pjesëtarëve të tjerë të familjes.
Operacionet e ndryshme
Kosto të tjera janë për operacionet që zhvillohen nga hetimi i krimeve. Kështu, realizimi i një operacioni antidrogë dhe antitrafik kushton 497 mijë lekë. Policia deklaron se 60 operacione të tilla pritet të realizohen gjatë vitit 2009, ndërkohë që kjo kosto nuk është e njëjtë me operacionet e llojeve të tjera. Kështu, gjatë vitit 2009 do të ofrohen edhe 200 operacione kundër kultivimit të bimëve narkotike, ku kostoja për njësi është 464 mijë lekë. Gjithashtu, te departamenti i hetimit të krimeve hyjnë edhe operacionet e vëzhgimit në terren, ku priten rreth 300 të tilla në një vit dhe ka kosto rreth 456 mijë lekë një i tillë. Por, veç operacioneve, kosto kanë edhe provat e gjurmëve të gishtave, provat balistike, testimi dhe biologjike. Sipas të dhënave të policisë, gjatë një viti ofrohen 2 500 prova të gjurmëve të gishtave, ku kosto për njësi është 5 850 mijë lekë. Ndërkaq, do ofrohen njëmijë prova balistike me kosto 12 mijë lekë për njësi, 1100 prova testimi të lëndëve narkotike me të njëjtën vlerë dhe 1500 prova biologjike me kosto 7.43 mijë lekë për njësi. Ndërkaq, nuk lihen mënjanë edhe trajnimi i specialistëve, ku për një vit do të ofrohen 700 të tillë të trajnuar, ku kostoja për një specialist është 5.26 mijë lekë. Ndërsa operacionet kundër korrupsionit janë ato që kushtojnë bashkë me operacionet për pastrimin e parave dhe kundër krimit ekonomik. Sipas të dhënave policore, 1 operacion kundër korrupsionit kushton 1.4 milionë lekë, 1 operacion kundër pastrimit të parave kushton 1.8 milionë lekë dhe një operacion kundër krimit ekonomik kushton 1.9 milionë lekë. Ndërsa një operacion për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia kushton 427 mijë lekë. Me këto kosto për çdo lloj operacioni pritet që policia të përballet gjatë tre viteve të planifikuara në buxhetin e saj.


Defektet

Sugjerohen disa ndryshime për kërkesat e viteve të ardhshme. Policia, më shembullorja

Kërkesa e buxhetit për Ministrinë
e Brendshme, me shumë probleme

Kërkesa e buxhetit të Ministrisë së Brendshme ka pasur gjithmonë probleme, sidomos në mënyrën e detajimit të produkteve. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me buxhetin e vitit 2009-2011, që është vënë në dukje edhe në përfundim të miratimit të tij. Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për policinë, e cila është treguar më konkrete në detajimin e nevojave të saj. Sipas informacioneve zyrtare, nga analiza e kërkesave buxhetore 2009-2011 të paraqitura nga ana e Ministrisë së Brendshme, vërehet një përmirësim i ndjeshëm i këtyre kërkesave nga ana e të gjithë programeve të kësaj ministrie, ku kryesisht për t‘u përgëzuar është puna e kryer nga programi "Policia e Shtetit". Megjithatë vazhdojnë të evidentohen probleme në hartimin e një deklarate misioni të qartë për ministrinë, pasi deklarata e paraqitur nuk i plotëson aspak kriteret e kërkuara për këtë qëllim, pra që të jepet përshkrimi i arsyes themelore të ekzistencës së Ministrisë së Brendshme. Probleme vërehen edhe në përcaktimin e qartë të qëllimeve dhe objektivave si në terma sasiorë, ashtu edhe kohorë për disa nga programet. Gjithashtu, produktet vazhdojnë të shfaqin probleme për sa i përket specifikimit të tyre, si dhe kostove të tyre për njësi, që në disa raste është joreale dhe në raste të tjera luhatet së tepërmi përgjatë kohës. Për këtë, qeveria i ka bërë disa rekomandime Ministrisë së Brendshme. Në këto rekomandime deklarohet se pavarësisht se përgjithësisht evidentohet një përmirësim i kërkesave buxhetore për Ministrinë e Brendshme, krahasuar me vitin e kaluar, ende mbetet shumë punë për t‘u bërë nga të gjitha programet e kësaj ministrie, në mënyrë që kërkesat buxhetore të jenë brenda standardeve të kërkuara. Sugjerohet që gjatë përgatitjes së kërkesave buxhetore 2010-2012, të merren në konsideratë disa sugjerime të tjera, me shpresën që në qëllimet e politikës të programeve të jepen qartë se çfarë synohet më konkretisht në periudhën afatgjatë. Gjithashtu, sugjerohet të rishikohen objektivat e programit, duke qenë më specifik, realist, i matshëm dhe i përkufizuar në terma kohorë për atë çka synohet nga programi në periudhën e PBA-së dhe që do të kontribuojë direkt në arritjen e qëllimeve të politikës. Veç këtyre, sugjerohet që të rishikohen edhe produktet për të gjitha programet, si nga pikëpamja e identifikimit dhe zgjerimit të tyre, ashtu dhe nga pikëpamja e sasisë që duhet të ofrohet për to gjatë periudhës së PBA-së dhe e kostos reale të tyre.


Paratë për aksionet
në vitin 2009

11400 dosje të analizuara në mbështetje të hetimit të krimit; kosto për njësi: 13 mijë lekë

1600 informacione të grumbulluara nga informatorë për kryerjen e operacioneve të veçanta policore;
kosto për njësi: 31 mijë lekë

70 dëshmitarë dhe persona të afërm të trajtuar; kosto për njësi: 2.4 milionë lekë

60 operacione antidrogë dhe antitrafik; kosto për njësi: 497 mijë lekë

200 operacione kundër kultivimit të bimëve narkotike; kosto për njësi: 464 mijë lekë

300 operacione vëzhgimi; kosto për njësi: 456 mijë lekë
2500 prova të gjurmëve të gishtave; kosto për njësi: 5850 mijë lekë

1000 prova balistike të kryera; kosto për njësi: 12 mijë lekë
1100 prova testimi të lëndëve narkotike; kosto për njësi: 12 mijë lekë

1500 prova biologjike; kosto për njësi: 7.43 mijë lekë
700 specialistë të trajnuar; kosto për njësi: 5.26 mijë lekë
30 operacione kundër korrupsionit; kosto për njësi: 1.4 milionë lekë

10 operacione kundër pastrimit të parave; kosto për njësi: 1.8 milionë lekë

30 operacione kundër krimit ekonomik; kosto për njësi: 1.9 milionë lekë

1200 operacione për kapjen e personave të kërkuar; kosto për njësi: 427 mijë lekë

30 operacione sekuestrimi të kryera; kosto për njësi: 1.9 milionë lekë

1000 operacione të alternuara mbikëqyrëse; kosto për njësi: 545 mijë lekë

1400 prova shkencore me ndihmën e interceptimeve telefonike FIX; kosto për njësi: 191 mijë lekë


Buxheti, objektivat
e hetimit të krimeve


Viti 2009
Sigurimi i një analize të mirë të informacionit në një formë/mënyrë që do të kontribuojë në hetime/policime të udhëhequra nga inteligjenca/informacioni, duke shfrytëzuar edhe sistemet TIMS dhe MEMEX
Sigurimi sistematik i eficensës për mbrojtjen e dëshmitareve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë
Ruajtja e treguesve dhe të numrit të operacioneve policore kundër grupeve kriminale me aktivitet në trafikimin e drogës, trafikimit e kontrabandimit të njerëzve, apo trafiqeve të tjera të paligjshme
Ulja e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike
Rritja e treguesve për luftën kundër krimeve ekonomike dhe financiare, pastrimit të parave dhe korrupsionit
Parandalimi në minimum i veprave penale të vlerësuara si akte terroriste
Parandalimi dhe zbulimi i krimeve të rënda në masën 95%
Zgjerimi i sferës së përdorimit të teknologjive ekzistuese në zbulimin dhe identifikimin me anën e provave ligjore të autorëve të veprave penale dhe rritja e aplikimit të mjeteve të reja tekniko-shkencore në përmirësimin e kapaciteteve të Policisë Shkencore
Viti 2010
Ruajtja e treguesve të vitit 2009 lidhur me numrin e operacioneve policore kundër grupeve kriminale
Rritja e mëtejshme e treguesve për luftën kundër krimeve ekonomike dhe financiare, pastrimit të parave dhe korrupsionit
Konsolidimi i treguesve 2009 për drejtimin antiterror. Parandalimi dhe zbulimi i krimeve të rënda në masën 96%
Aplikimi i teknikës të identifikimit të njeriut me anën e AND-së
Zgjerimi i sferës së përdorimit të teknologjive ekzistuese në zbulimin dhe identifikimin e provave ligjore
Rritja e aplikimit të mjeteve të reja tekniko-shkencore në Policinë Shkencore
Viti 2011
Përmirësimi sasior dhe cilësor i treguesve lidhur me numrin e operacioneve policore kundër grupeve kriminale me aktivitet në trafikimin e drogës, trafikimit e kontrabandimit të njerëzve, apo trafiqeve të tjera të paligjshme
Reduktimi i mëtejshëm i zonave të kultivimit të bimëve narkotike
Rritja e kapaciteteve të vëzhgimit dhe përgjimit me 15%
Rritja e mëtejshme e treguesve për luftën kundër krimeve ekonomike dhe financiare pastrimit të parave dhe korrupsionit
Ruajtja e koeficientit të vitit 2010 për aktet terroriste Parandalimi dhe zbulimi i krimeve të rënda në masën 97%
Futja e teknologjive të reja në identifikim biometrik të njeriut
Zgjerimi i sferës së përdorimit të teknikave ekzistuese në zbulim
Identifikimi i provave ligjore
Rritja e aplikimit të mjeteve të reja tekniko-shkencore në përmirësimin e kapaciteteve të Policisë
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Milionat që kushton një aksion policor Empty Re: Milionat që kushton një aksion policor

Mesazh nga arberia Wed Apr 15, 2009 2:00 am

Po le te kushtoje sa te doje,n.q.s nuk arrijne nga te ardhurat e taksapaguesve ,le te jape shteti nga buxheti edhe me shume Policise.Pa investuar ketu nuk kemi gje ne terezi,ne asnje rast s'do te kemi zbulimin ,le pastaj kapjen e krimineleve ne çdo fushe te jetes ne vend.Krimin po nuk e kape qe ne embrion(prandaj duhet teknika ne zbulim),te iku ..ehe...te mori dhene pastaj
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi