Trukimi i ndeshjeve, gati institucioni per “hetimin
Faqja 1 e 1

Trukimi i ndeshjeve mbetet problemi kryesor në futbollin shqiptar. Në qendër të vëmendjes janë kryesisht sfidat ndërkombëtare, që ekipet e Kategorisë Superiore zhvillojnë në kupat e Evropës. Megjithatë, në vitet e fundit, akuzat kanë qenë nga më të shumtat: nga ato të Kryeministrit Sali Berisha për krerët e FSHF-së dhe Kombëtaren (dy takimet e fundit në eliminatoret e Euro 2008 kundër Bjellorusisë dhe Rumanisë), deri te presidentët e klubeve, që nëpër media akuzojnë futbollistët për trukim rezultatesh e mungesë angazhimi, duke ndihmuar kundërshtarët. Për të hetuar në mënyrë të hollësishme rreth të gjitha këtyre dyshimeve e akuzave, Ministria e Sportit ka konfirmuar krijimin e një institucioni të veçantë, që do të grumbullojë prova për të gjithë ata që shkelin rregullat e lojës dhe përfitojnë në mënyrë të paligjshme. Kjo është konfirmuar nga drejtori i ri i sporteve në MTKRS, Vasil Bici, i cili ka theksuar se ka ardhur koha që të mos diskutohet më me hamendje, apo akuzat të mbeten muhabete tavolinash. “Një pjesë e rëndësishme e ligjit për sportet është ajo që parashikon frenimin e trukimit të rezultateve të ndeshjeve në futboll”, deklaroi Bici, që për detyrën në ministri u largua nga drejtimi i Lushnjës. “U duhet dhënë fund përfitimeve të jashtëligjshme në sport. Por, është e nevojshme që për këtë fenomen të mos flitet më me hamendje, u shit apo nuk u shit ndeshja; duhen fakte konkrete”. Më tej, ai shtoi: “Do të ngrihet një institucion i veçantë, detyra e të cilit do të jetë ndjekja hap pas hapi e procedurave dhe kapja e personave që bëjnë shkelje të tilla, duke përfituar në kurriz të sportit”. Në fakt, një komision i tillë hetimor ekziston në Federatën Shqiptare të Futbollit, por deri më tani ai nuk ka dhënë asnjë rezultat konkret. Edhe pse ekziston prej afro dy vitesh e gjysmë, ai nuk ka dalë me asnjë vendim zyrtar për akuzat e shitjeve të ndeshjeve, qofshin këto kombëtare apo ndërkombëtare. Vetëm pak ditë më parë, në konferencën e tij të parë për shtyp në vitin 2009, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e mbrojti këtë komision, duke thënë: “Nuk kanë zgjidhur asnjë çështje? E keni gabim, ata kanë bërë një punë të madhe”. Gjithsesi ende nuk dihet nëse për institucionin e ri, që do të kujdeset për hetimin e ndeshjeve, MTKRS-ja do të konsultohet me FSHF-në. Këta të fundit kanë ndërmarrë një hap konkret për “kontrollimin” e këtij fenomeni: dhënien e shpërblimeve për skuadrat shqiptare, në rast se ato kualifikohen në turet eliminatore të aktiviteteve kontinentale.
Privatizimi
Drejtori i sporteve, Bici, ka folur edhe për ligjin e aprovuar nga Këshilli i Ministrave, për kalimin e klubeve sportive në “Sh.A.”. Sipas tij, privatizimi pritet t‘u japë sporteve një zhvillim sipas rregullave të ekonomisë së tregut. “Aty përcaktohet qartë se buxheti administrohet nga klubet, të cilat duhet të sigurojnë burime të ardhurash nga donatorë të ndryshëm apo sponsorë, sqaroi Bici. Prej shumë kohësh sporti ka mbetur thjesht konsumator. Tashmë ka ardhur koha që ai të ndryshojë dhe të kthehet në biznes fitimprurës”.
Burimi: Gazeta Shqip

Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi