FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VLLAZNIA NE GJYSMEFINALE

Shko poshtë

VLLAZNIA NE GJYSMEFINALE Empty VLLAZNIA NE GJYSMEFINALE

Mesazh nga ADMIN Tue Mar 17, 2009 7:40 pm

Eliminohet Dinamo, Vllaznia në gjysmëfinale


Dinamo zyrtarisht e eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, Vllaznia në gjysmëfinale pasi fiton në tavolinë 2-0 me blutë. Partizani e Flamurtari do të luajnë një ndeshje të tretë në një fushë asnjanëse për të përcaktuar skuadrën e katërt gjysmëfinaliste të edicionit të 57-të të Kupës së Shqipërisë, teksa dy ndeshjet e luajtura më parë midis tyre anulohen plotësisht. Këto janë vendimet e dhëna nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, duke i dhënë fund të gjithë “qorrsokakut” dhe kaosit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Dinamo është “viktima” e drejtpërdrejtë e shkeljes së Nenit 36, Pika 25 e Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kombëtare të FSHF-së, pasi ka aktivizuar futbollistin Elis Bakaj, i cili më parë ka luajtur me Partizanin në Kupën e Shqipërisë. “Kjo për faktin se në dispozitën e sipërcituar është i sanksionuar një ndalim i tillë për aktivizim të lojtarëve të regjistruar më parë me ekipe pjesëmarrëse në po të njëjtin edicion të Kupës së Shqipërisë”, - thuhet në komunikatën zyrtare të Komisionit të Disiplinës.
“Mbështetur në parashikimet e Nenit 36/25, të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, Nenit 23/ 2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF dhe Nenit 55 të Kodit të Disiplinës së FIFA-s, Nenit 14 të Kodit të Disiplinës së UEFA-s, KF Dinamo humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, në favor të KF Vllaznia”. Duke marrë në konsideratë edhe rezultatin e ndeshjes së parë në “Loro Boriçi”, ku Dinamo fitoi me rezultatin 2-1, rezultati i përgjithshëm i dy takimeve shkon në 3-2 për Vllazninë, duke iu bashkuar kështu Tiranës e Shkumbinit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Krejt ndryshe paraqitet situata dhe zgjidhja e “enigmës Partizani-Flamurtari”. Edhe pse drejtuesit vlonjatë kishin kërkuar fitoren në tavolinë (2-0), Komisioni i Disiplinës vendosi mospranimin e ankesave të KF Flamurtari dhe KF Partizani si të pabazuara në Rregulloret e FSHF e në Kodet e Disiplinës së UEFA-s dhe FIFA-s. Të dy klubet kishin aktivizuar gjatë përballjeve të dyfishta lojtarë, të cilët më parë ishin aktivizuar me klube të tjera: Gjondeda e Bakalli të Partizanit respektivisht me Teutën e Elbasanin, ndërsa Merxha i Flamurtarit me Elbasanin.
Vendimi i Disiplinorit përcaktoi fshirjen e rezultateve të dy ndeshjeve të para (1-0 për Flamurtarin në Vlorë dhe 1-0 për Partizanin në Tiranë, plus rezultatin 5-4 nga gjuajtjet e penalltive për Partizanin) dhe zhvillimin e një ndeshjeje të tretë në fushë asnjanjëse.

Ekipet gjysmëfinaliste
Tirana, Shkumbini, Vllaznia

Për t’u luajtur
Partizani-Flamurtari

ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi