FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mjeket britanike, sherbim falas ne Tirane

2 posters

Shko poshtë

Mjeket britanike, sherbim falas ne Tirane Empty Mjeket britanike, sherbim falas ne Tirane

Mesazh nga ADMIN Thu Mar 12, 2009 4:24 am

Mjeket britanike, sherbim falas ne Tirane


Mjeket britanike, sherbim falas ne Tirane Spitalii
Per 5 dite femijet jetime dhe femije te familjeve te varfera qe kane probleme madhore ortopedike do te vizitohen dhe operohen falas nga nje grup mjekesh angleze, qe kane mberritur ne bashkepunim me ambasaden britanike ne vendin tone.
Organizata bamirese “Frodo”, ne bashkepunim me mjeket ortopede kane ekzaminuar me qindra femijeve ne keto dite qendrimi dhe kane konstatuar 25 raste per nderhyrje kirurgjikale.

“Gjate kesaj faze ne kemi konstatuar 25 femije qe kane nevoje per nderhyrje kirurgjikale, por vetem 10 femije do te operohen kete radhe, ndersa 15 te tjere radhen tjeter. Gjithashtu, jane shume raste qe kane nevoje per fizioterapi dhe rehabilitimin e tyre. Ne kemi punuar edhe me stafin e fizioterapisteve vendas dhe kemi kontaktuar me stafin e spitaleve neper rrethe per te mundesuar rehabilitimin e tyre”, deklaron mjeku Rick Lynar, menaxher i programit.

Operacionet kryhen ne bashkepunim edhe me mjeket shqiptare, pasi organizata “Frodo” ka lidhur marreveshje me drejtorine e QSUT per misionin qe po kryen ne vendin tone.

“Praktikisht ka nje marreveshje qe eshte bere si nje model i marreveshjeve te kesaj natyre. Vete shoqata u paraqit prane QSUT me te gjitha kredencialet e nevojshme qe garantojne nivelin e larte te profesionalitetit”, sqaron nendrejtori i QSUT, Xheladin Dracini.

Sipas Dracinit, kjo eshte nje ndihme edhe per zonat e thella pasi ky fondacion mundeson transportin dhe kurimin e femijeve qe nuk kane mundesi per ta kryer kete nderhyrje ne zonen ku banojne. Fondacioni “Frodo” u vjen ne ndihme vendeve me nivel te ulet jetese.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mjeket britanike, sherbim falas ne Tirane Empty Re: Mjeket britanike, sherbim falas ne Tirane

Mesazh nga arberia Tue Mar 17, 2009 7:10 am

Po te kisha mundesine e falenderimit per kete organizate,do ta benja me gjithe zemer.Nuk ka me te madhe se ndjenja e humanizmit per femijet me probleme shendetesore.
Edhe drejtoria e QSUT-se falenderime pewr punen e mire ne lidhje me mareveshjet e ketij lloji ne ndihme te shendetit.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mjeket britanike, sherbim falas ne Tirane Empty Re: Mjeket britanike, sherbim falas ne Tirane

Mesazh nga ADMIN Tue Mar 17, 2009 7:53 am

Po cedo se istuticionet mjeksore te tjera po kalojne nje korrupsion te pa pare ,a ka ma hall se kur je i semure dhe duhet te dalesh ne qytet te blesh ilacet qe infirmjerja ne spital ti japi per ndryshe do te vdesesh ne krevat ,i lutem zotit qe sa me shume organizata te tilla te vijne per ndihme te popullit shqiptar
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mjeket britanike, sherbim falas ne Tirane Empty Re: Mjeket britanike, sherbim falas ne Tirane

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi