Ndërtuesit: Pse nuk i ulim dot çmimet e apartamenteve
Faqja 1 e 1
Ndërtuesit: Pse nuk i ulim dot çmimet e apartamenteve
Ndërtuesit: Pse nuk i ulim dot çmimet e apartamenteve
Kompanitë e pronave: Pengesë, disa masa në fushën e taksave
Kompanitë e pronave: Pengesë, disa masa në fushën e taksave
Gjergj Erebara
Disa ekspertë nga tregu i pronave të paluajtshme replikuan dje në distancë me qeverinë mbi çmimet në tregun e apartamenteve. Sipas tyre, disa masa administrative në fushën e taksave pengojnë seriozisht uljen e mëtejshme të çmimeve të apartamenteve në Shqipëri për shkak se shoqërohen me kosto të paqena fiskale.
Të dielën, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit deklaroi se "ndërtuesit duhet të rishikojnë normat e tyre të fitimit në tregun e apartamenteve para se të kërkojnë ndihmë nga qeveria". Sipas ministrisë, kompanitë ndërtuese kanë norma fitimi shumë të larta dhe nuk mund të flitet për krizë për sa kohë ndërtuesit janë ende në gjendje të mbajnë çmime të larta dhe të papërballueshme nga konsumatori i mesëm, pavarësisht se kanë mbi 4 mijë apartamente të përfunduara, por të pashitura. Vetë ndërtuesit pranojnë se çmimet janë shumë të larta, por justifikohen me faktin se "çmimet i përcakton tregu" dhe se çmimet e apartamenteve në të gjithë vendin kanë rënë ndjeshëm. Në disa zona, çmimet janë ulur me 200 apo 300 euro për metër katror, ndërsa disa kompani shpresojnë se çmimet do të stabilizohen në rreth 400 euro për metër katror. Por rënia e mëtejshme e çmimeve kushtëzohet edhe nga disa rregulla fiskale që janë hartuar në kohën kur tregu ishte në ditën më të mirë dhe nuk janë rishikuar, pavarësisht rënies së vërejtur gjatë muajve të fundit.
Çmimet referuese
Kompanitë e ndërtimit në Shqipëri paguajnë taksa mbi çmime të përcaktuara nga qeveria në të gjitha hallkat e tregut, nga kostoja e materialeve të ndërtimit deri te çmimi final. Ndërtuesit paguajnë TVSH të inkorporuar për çdo metër katror të ndërtuar me çmim ligjor prej 30 mijë lekësh. Ky çmim u rrit për herë të fundit në vitin e kaluar, kur gjithçka ishte në rritje. "Përgjysmimi i çmimeve mbi lëndët e para, nga hekuri te çimentoja, nuk janë pasqyruar në koston zyrtare të ndërtimit", - thonë ekspertët. Kostoja minimale fiskale në sektorin e ndërtimit bazohej dikur te një studim periodik i Institutit të Statistikave, por më vonë, u vendos nga Ministria e Financave pa marrë parasysh koston e vlerësuar nga INSTAT. Kompanitë e ndërtimit paguajnë 20 për qind të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Shqipëri pavarësisht se realizojnë 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, si pasojë e praktikave të taksave referuese.
Që prej pesë vjetësh, qeveria ka vendosur edhe një hartë çmimesh për apartamentet dhe dyqanet. Çmimet e përcaktuara për Tiranën u freskuan për herë të fundit vitin e kaluar dhe variuan nga 600 në 1200 euro për metër katror. Për të gjithë Tiranën, këto çmime nuk janë më të vlefshme për shkak se kanë pësuar rënie, por përballë tatimeve, këto janë çmimet mbi të cilat paguhen taksat. Qeveria ka vendosur edhe çmime reference për normat e fitimit për metër katror nga shitja e apartamenteve të reja, të cilat përdoren për përcaktimin e tatimit mbi fitimin. Për më tepër, gjatë vitit të kaluar, është vendosur një taksë e re për transferimin e pronësisë në masën 9 për qind të vlerës së banesës që shitet për herë të parë ose në masën 9 për qind të fitimit të realizuar për banesën e shitur për herë të dytë. Si rregull, tatimet nuk e konceptojnë dot shitjen e një apartamenti me çmim më të lirë nga ai i blerjes. Sipas çmimeve referuese, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Përveç pasojës psikologjike që ka në treg çmimi referencë i përcaktuar nga qeveria, si te shitësi, ashtu edhe te blerësi, kostoja fiskale që shoqëron pafundësinë e çmimeve referuese e bën të vështirë uljen e mëtejshme të çmimeve në tregun e apartamenteve.
Afrofe
Taksat problematike
* Shitja e apartamenteve në të gjithë Shqipërinë ka çmime referuese të përcaktuara nga administrata tatimore
* Kompanive të ndërtimit u janë vendosur "norma referuese" për fitimet që realizojnë për çdo metër katror apartament të shitur
* Pronat që shiten nga individët kanë gjithashtu çmime referuese të përcaktuara nga qeveria, gjë që rrit artificialisht koston e transaksionit dhe ul gatishmërinë e njerëzve për të shitur apartamente
* Kostoja minimale fiskale në ndërtim, mbi të cilën paguhet TVSH, është më e lartë sesa kostoja reale e vlerësuar nga INSTAT
* Të gjitha çmimet referuese, përveç tendencës favorizuese ndaj disa kompanive, nuk reflektojnë ndryshimet në treg
* Ndërtuesit thonë se tatimet kanë filluar të zbatojnë çmime referuese për një pafundësi mallrash dhe shërbimesh në të gjitha segmentet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi