Pack: Aplikimi për statusin në BE? Ju lutem, prisni!
Faqja 1 e 1
Pack: Aplikimi për statusin në BE? Ju lutem, prisni!
Pack: Aplikimi për statusin në BE? Ju lutem, prisni!
"Mos e përdorni këtë për ndonjë manovër politike"
"Mos e përdorni këtë për ndonjë manovër politike"
Kryetarja e delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Doris Pack, i jep "shuplakën" e radhës insistimit të mazhorancës për të aplikuar në BE. "Mendoj se fillimisht duhet të them se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara dhe për këtë duhet ta vlerësoj. Por nuk është momenti për të kërkuar statusin kandidat", theksoi Pack në një prononcim për mediat. Sepse, shtoi ajo, e shihni çfarë ndodh në Bashkimin Evropian në këtë moment që po flasim, do të kemi dhe zgjedhjet e Parlamentit Evropian, do të kemi një Komision të ri. "Ata nuk do të marrin asnjë përgjigje. Kjo do të thotë se ta bësh kërkesën në muajin prill për shembull, atëherë nuk do të ketë asnjë përgjigje gjatë këtij viti dhe do të duhet të presin", theksoi Pack. Sipas saj "është më shumë frustruese që të kërkosh diçka dhe të mos marrësh përgjigje në kohë, sesa të presësh dhe të vazhdosh të punosh drejt Bashkimit Evropian". Dhe unë mendoj, nënvizoi zyrtarja evropiane, se nuk ju bën asnjë dëm nëse ata presin. "Si një mike e Shqipërisë, unë mund t‘ju them, ju lutem prisni. Dhe mos e përdorni këtë për ndonjë manovër politike, pasi kjo gjë nuk ju ndihmon", u shpreh Pack. E pyetur nëse është e sigurt se në Presidencën Çeke nuk do mund të shqyrtohet kërkesa, Pack insistoi: "Jo, jo, jo, unë po ju them që ata nuk mund të marrin asnjë drite jeshile gjatë këtij viti. Ju flas nga eksperienca ime". Tani kemi Presidencën Çeke, ngulmoi Pack, por ajo nuk mund ta bëjë e vetme, pasi duhet të jenë dakord të 27 vendet dhe pikërisht në këtë moment ne kemi probleme të tjera sesa t‘i përgjigjemi kësaj kërkese. "Kemi një situatë ku kemi edhe zgjedhjet siç ju thashë dhe konstituimin e Komisionit të ri. Unë jam e sigurt, të paktën kështu mendoj ndoshta dhe gabohem, por eksperienca ime është e gjatë në këtë çështje. Pra mendoj se nuk do të ketë asnjë përgjigje këtë vit. Pra ju lutem prisni. Prisni dhe nëse e bëjnë në fund të vitit aplikimin, atëherë mund të marrin përgjigjen vitin tjetër. Pra kjo do të ishte rruga korrekte. Më besoni", nënvizoi Pack. Dy ditë më parë, komisioneri evropian për zgjerimin, Olli Rehn, u deklarua në të njëjtën linjë, por paksa në mënyrë më diplomatike. "Zgjedhjet në Shqipëri janë kushti kritik kur t‘i vijë koha vlerësimit se sa i gatshëm është vendi për t‘i dhënë statusin kandidat", tha Rehn. Në vlerësimin e tij, Shqipëria gëzon perspektivën evropiane me qëllimin përfundimtar të anëtarësimit, gjë që kërkon që në një moment të jetë logjike dhe e natyrshme që Shqipëria të aplikojë për anëtarësim në BE. Por, shtoi ai, ne kemi kritere shumë të qarta për këtë dhe njësoj si në rastin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, vendi duhet të plotësojë kriteret politike dhe numri një i këtyre është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standardeve ndërkombëtare. "Konkluzionin nga kjo mund ta nxirrni ju", insistoi Rehn. Sakaq, ministri i Jashtëm çek, Karen Schwarzenberg, deklaroi pak ditë më parë se "nëse ju do më ftoni në shtëpinë tuaj, unë e pranoj ftesën dhe i bie ziles, e pikërisht në atë moment, janë çarë tubat dhe shtëpia noton në ujë, ju nuk do jeni aq mikpritës sa do ishit në një moment normal". "Nga kriza ekonomike, BE-ja është tashmë si një shtëpi e mbushur me ujë. Pra nxirrini vetë pasojat e kësaj", tha Schwarzenberg. Një batute të tillë, zyrtarisht Ministria e Jashtme iu përgjigj me insistimin për të aplikuar për statusin e kandidatit në BE brenda Presidencës Çeke. Kryeministri Sali Berisha iu përgjigj kësaj çështjeje me batutë, duke thënë se "tani mund të shtyhet pak, sa të thahet uji, kjo është normale, ne miqtë i mirëkuptojmë, por brenda Presidencës Çeke ne duam që ta paraqesim".
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi