FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Pranvera e Kosovës" shfaqet në Torino

Shko poshtë

"Pranvera e Kosovës" shfaqet në Torino Empty "Pranvera e Kosovës" shfaqet në Torino

Mesazh nga ADMIN Mon Feb 23, 2009 7:17 pm

"Pranvera e Kosovës" shfaqet në Torino
Një udhëtim përmes imazheve dhe rrëfimeve për një vit pavarësi

Jehona e festimit të përvjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës nuk është shuar ende. Në Torino, një film dokumentar, përmes imazheve të regjistruara do të kthejë edhe njëherë vëmendjen në ditën e shpresës së madhe. Regjisori i ri, Erjon Kadilli, do të shfaqë në datën 26 shkurt në Muzeun e Rezistencës, Internimit, të Luftës, të Drejtave e të Lirisë, dokumentarin e titulluar simbolikisht "Pranvera në Kosovë". Ky aktivitet i organizuar nga shoqata kulturore italo-shqiptare "Vatra" i propozon publikut torinez dëshmi të kësaj ngjarjeje, të marra nga regjisori i ri, i cili do të jetë edhe vet i pranishëm. Përmes këtij projektimi do të vijnë edhe njëherë të qarta momentet dhe vendet që shënuan ditën historike të një viti më parë. Njëkohësisht, dokumentari do të jetë një udhëtim emocionues dhe mallëngjyes në jetën e përditshme të njerëzve të thjeshtë si: Përparimi, Rrahmani, Xhelali, Profesor Kelmendi, por edhe në Prishtinën e tyre ku gjurmët e luftës janë ende të dukshme. Përveç kësaj, dokumentari udhëton në atë qytet ku shpresa për jetë është më e fortë se kudo tjetër. Gjatë projeksionit të dokumentarit, do të jenë të pranishëm për të marrë edhe fjalën, prof. Guido Franzinetti nga Universiteti i Piemontit Lindor dhe prof. Vincenzo Cuçi, president i federatës së shoqërive shqiptare, italo-shqiptare dhe arbëreshe të Piemontes. Takimin do ta drejtojë gazetari Benko Gjata.

Shkrimtari kosovar, Eqrem Basha, vjen te lexuesi shqiptar përmes një libri të ri. Dymbëdhjetë tregime dhe 4 skica botohen për herë të parë nën titullin "Shtëpia e mallit" nga shtëpia botuese "Ideart". "Eqrem Basha i ka ofruar përherë lexuesit një vështrim qytetar mbi realitetin dhe shijon absurditetet e jetës së përditshme", shprehet për të Robert Elsie. Eqrem Basha, lindur në Dibër më 1948, poet, tregimtar, romancier, skenarist, kritik i arteve figurative, përkthyes nga frëngjishtja, italishtja e gjuhët sllave dhe botues është autor i dhjetë vëllimeve me poezi, katër vëllimeve me tregime dhe tre romaneve (i treti në dorëshkrim). Poezia e tij është përkthyer në dhjetëra gjuhë, në revista dhe antologji të ndryshme, por edhe në vëllime të veçanta me poezi të zgjedhur në gjuhën angleze dhe polake (Seyni).

Shtëpia e njohur frënge "Fayard" në vitin 1999 botoi një vëllim me tregime të zgjedhura "Les ombres de la nuit"(Hijet e natës) që pati mjaft jehonë në shtypin frëng dhe i hapi rrugën e pjesëmarrjes në shumë takime e festivale evropiane të letërsisë. "Është dëm i madh të presësh një aktualitet tragjik për të njohur një prozë kafkiane dhe këtë shkrimtar pesëdhjetëvjeçar, shqiptar i ardhur nga Maqedonia që jeton në Prishtinë," shkroi asokohe gazeta prestigjioze parisiene "Le monde", ndërsa Andre Clavel, në "L‘Express" e quajti "një muskëter i ri i letrave shqipe, fabulat çjerrëse duan ta rikthejnë mbarë një botë që është përmbysur".

Eqrem Basha është gjithashtu mjaft i njohur edhe si përkthyes. Ai ka sjellë në shqip vepra të njohura të Sartrit, Kamysë, Joneskos, Beketit (kryesisht në gjininë e dramës), A. Malraux etj.

Basha është autor i një antologjie të teatrit frëng të shekullit XX me 15 autorë të shquar, si dhe i një monografie të skulptorit Agim Çavdarbasha (bashkë me fotografin A. Spahiu).

Puna e gjatë në Televizionin e Prishtinës (deri në korrik të vitit 1990, kur u dëbua me dhunë) e ka orientuar edhe në botën e filmit dhe televizionit, kryesisht si skenarist.

ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi