Perdor elektrikun te shkrije deboren, i ve flaken shtepise
2 posters
Faqja 1 e 1

Zjarrfikësit në New Bedford, Massachusetts, thotë se një amerikan përdori elektrikun e dorës të shkrijë akullin në pragun e derës, por i vuri flakën shtëpisë, duke shkaktuar më shumë se 30 mijë dollarë. Kapiteni i zjarrfikësve, Scott Kruger thotë për “Standart-Times” se askush nuk është lënduar pas aksidentit të djeshëm, përveç shtëpisë. Kruger thotë se babai i 3 fëmijëve përdori elektrikun, të cilin e furnizonte me lëndë të djegshme. Ai u afrua shumë pranë kornizave të drurit, gjë që ndezi flakën. Zjarri shumë shpejt u shpërnda edhe në katin e dytë dhe të tretë të shtëpisë.
Burimi: Tirana Observer

Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
Re: Perdor elektrikun te shkrije deboren, i ve flaken shtepise
Bletet e droguara me kokaine sillen si njerezit
Ato janë mjaft shoqërore, kanë një sistem të ndërlikuar komunikimi dhe ndihen krenare. Por tani është zbuluar se bletët ngjajnë edhe më shumë me njerëzit në një anë që më parë ishte anashkaluar: ato sillen po njësoj si ne nën influencën e kokainës. Shkencëtarët australianë kanë zbuluar se bletët që kanë marrë kokainë, bëjnë një kërcim energjik dhe “flasin” me shoqet e kosheres. Në momentin që efekti i kokainës kalon, ato bëhen “të ftohta” me koleget e punës. Kërkimi është kryer në universitetin “Macquarie” dhe profesori që ka drejtuar grupin ndihet mjaft krenar për këtë zbulim të rëndësishëm.

Lyen makinen me 250 shishe manikyri
Jill Bell nga Urbana, Maryland riparoi një gërvishtje të vogël në makinë me manikyr dhe i pëlqeu kaq shumë, sa leu të gjithë makinën me to. Kur pa se manikyri i rezistoi dimrit të gjatë me dëborë dhe nuk ndryshoi ngjyrë dhe as u shpërbë, ajo nisi punën e gjatë por të kënaqshme. Gjatë 13 muajve të fundit ajo e ka mbuluar të gjithë sipërfaqen me dizenjo plot fantazi, të ngjashme me një qilim. Bell thotë se ka mbledhur rreth 250 shishe manikyri nga të gjithë ata që njihte. “Shumë gra në kishën time më kanë dhuruar manikyr dhe shumë nga ata që e morën vesh se çfarë po bëja”, thotë ajo.

Firma e avokatise kerkon punonjese me taka te larta
Gratë që punojnë në një firmë ligjore janë këshilluar të veshin taka të larta me funde dhe jo pantallona, në mënyrë që të “përqafojnë feminitetin e tyre”. Avokatet femra në “Freshfields Bruckhaus Deringer”, një prej firmave më të vjetra e më të respektuara të SHBA-së, gjithashtu janë paralajmëruar të mos mbajnë varëse, duke qenë se tërheqin vëmendje në dekolte. Kompania, e cila ka 2400 punonjës, ka punësuar konsulentë imazhi që të përmirësojë pamjen e jashtme të stafit. Meshkujt duhet të shmangin këpucët kafe dhe kravatat e gjata, femrat këpucët e sheshta dhe aksesorët.

Punonjesit e stresuar thyejne pjata per tu qetesuar
Punonjësit e stresuar në Japoni kanë mundësi të thyejnë pjata në mur për të çliruar stresin e për t’u qetësuar. “Punonjësit e stresuar mund të shkojnë në “Venting Place” në Tokio, ku paguajnë për të thyer e copëtuar qelqurina në murin e betonit”, raporton “Daily Telegraph”. Katsuya Hara, e cila drejton skuadrën e mjekëve, thotë: “Që gjithë ne e dimë nga eksperienca se të thyesh diçka do të thotë të qetësohesh, pasi çlirohet një sasi e madhe ankthi. Shpresojmë që kjo të bëhet mënyra e re si gratë dhe burrat biznesmenë mund të çlirojnë stresin”. Çmimi i pjatave varion nga 1.40 në 7.40 paund.

Perdor elektrikun te shkrije deboren,i ve flaken shtepise
Po ky,mendjendrituri,ne vend qe te vinte vetulla,paska nxjerre syte,lumemadhi.Gjynah
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi