FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Magjepsja e erret e Eliza Dushkut

Shko poshtë

Magjepsja e erret e Eliza Dushkut Empty Magjepsja e erret e Eliza Dushkut

Mesazh nga ADMIN Sat Feb 21, 2009 10:59 am




Për Eliza Dushkun pjesëmarrja në serinë e re të titulluar “Dollhouse” solli vetëm kritika dhe fjalë jo të mira. Komente nga më të ndryshmet për telefilmin e yllit me origjinë shqiptare të titulluar ”Buffy”. Por bukuroshja duket se ka me çfarë të ngushëllohet, pasi pamja e jashtme mund t’i japë veçse pluse. Ajo vjen me një shërbim të ri fotografik veshjesh intime të realizuara për revistën ”Maxim Usa”. E të mendosh që elementet e serialit të saporealizuar të Elizës dukeshin perfekte, përfundimi për fat të keq nuk ishte i tillë. Duke filluar nga autori Xhosh Uedon, krijues i “Buffy”, për të vazhduar më pas me fushatën promocionale të bërë me shumë kujdes dhe sensualitet nga vetë Eliza, me anë të disa fotografive joshëse. Dhe përfundimi ishte turbullues. Bukuroshes me origjinë shqiptare nuk i mbetet veçse të shpresojë tek një tjetër film horror, i cili do të dalë pas disa muajsh. Historia e tij bën fjalë për një grup të rinjsh, të cilët shpërthejnë forcat e së keqes dhe hapin gabimisht një send antik satanik. Gjithë të dridhurat e tjera vijnë nga shërbimi i Elizës për revistën “Maksim”. Poza seksuale, por duke mbajtur gjithmonë të dukshme anën e errët të një protagonisteje filmash horror.

Rihana, ende e dashuruar me Kris Braun

Vazhdon telenovela me protagonistë Rihanën dhe të fejuarin, Kris Braun, i cili e masakroi me grushte më 8 shkurt. Në pritje që drejtësia të bëjë punën e saj, këngëtarja po e merr veten ngadalë. Ndërsa familjarët deklarojnë se lidhja mes të dyve ka përfunduar, mbërrin një lajm surprizues. Revista “Star” citon burime të afërta me këngëtaren, sipas të cilave, në realitet Rihana mezi pret të përqafohet me Krisin e saj: “Ajo e do akoma”. Këtë e pohon një mik i çiftit, emri i të cilit mbetet anonim. Në një intervistë të shkurtër për revistën “Star” burimi është shprehur: “Rihana po reflekton për situatën në të cilën ndodhet dhe për herë të parë në jetën e saj do të sigurohet që Kris e ka kuptuar vërtet atë që ka bërë. Hapi tjetër do të jetë të kuptojë si të vazhdojë me lidhjen”. Nuk ka pasur asnjë përgënjeshtrim për këtë deklaratë nga ana e këngëtares.

ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi